Author: Dija Online

A jeni pyetur ndonjëherë se pse gripi është sezonal? Sipas një studimi të realizuar kohë më parë, përhapja e gjerë e virusit ka të bëjë me nivelet e lagështisë.Në regjionet me klimë të mesme, si në Amerikën Veriore dhe Evropë, gripi arrin kulmin gjatë sezonit të dimrit, kur lagështia është e ulët. Por, kërkuesit amerikanë kanë vërejtur se në disa regjione tropikale virusi influenca shpërthen gjatë sezoneve me reshje.Pasi kanë matur shkallën e mbijetesës së virusit influenca A në nivele të ndryshme të lagështisë, kërkuesit kanë arritur në përfundim se gripi është më i shpeshtë gjatë muajve të dimrit pasi mbijetesa e virusit në mukus rritet kur lagështia relative është 50 për qind. Megjithatë, studiuesit kanë gjetur se virusi po ashtu lulëzon kur lagështia është afro 100 për qind.Shkencëtarët kishin hedhur viruset në lëngje të ngjashme me gjendjen e traktit respirator si dhe në mukusin njerëzor, dhe pastaj kanë matur përqindjen e mbijetesës së viruseve pas ekspozimit në nivele të ulëta, mesatare dhe të larta të lagështisë.Kur lagështia është e ulët jashtë, si gjatë dimrit, pikëzat respiratore ishin avulluar plotësisht. Nën këto kushte të thata, virusi ishte më i aftë të mbijetojë.Kur lagështia rritej në nivele mesatare, pikat nuk avulloheshin krejtësisht, andaj virusi mbetet i ekspozuar ndaj niveleve të larta të lëndëve kimike, dhe është më pak i aftë t’i infektojë qelizat.Kërkuesit kanë arritur në përfundim se lagështia prek përqendrimet e kripërave dhe proteinave në lëngjet respiratore, që ndikon në mbijetesën e virusit të gripit. Kjo është arsyeja se pse gripi është sezonal.Në zonat e Amerikës Veriore dhe Evropës, gripi fillon që nga tetori dhe vazhdon deri në majin e vonshëm.

Ju duhet të synoni ti shndërroni 7 aktivitetet Produktive shpirtërore në shprehi tuajat, në mënyrë që me shpresë do të vazhdoni të përfitoni prej tyre gjatë gjithë jetës suaj. Unë i konsideroj këto aktivitete si të pandara nga njëra tjetra sa i përket çdo Muslimani Produktiv. Ti zhvilloni ato si shprehi është esenca e nisjes për në udhëtimin drejt dashurisë së Allahut (Subhanehu ue te‟ala) dhe drejt ngritjes së vazhdueshme të imanit tuaj, inshAllah:
1) Fali Namazet sunnet para dhe/ose pas Namazeve obligative:
E di që është më e lehtë që vetëm ti falësh namazet e obligueshme dhe të vraposh jashtë xhamisë! Megjithatë, kur ti kuptojmë shpërblimet që i humbim me mosfaljen e këtyre namazeve sunnet, nuk do ti lëmë më ato.
Gjatë viteve kam mësuar se ekziston vetëm NJË mënyrë e detyrimit të vetvetes për faljen e këtyre namazeve sunnet në vazhdimësi: Kyçu në shprehinë e faljes së tyre! Së shpejti ato do të bëhen pjesë dhe parcelë e namazit tënd dhe namazi yt do të ndihet i pakompletuar pa kryerjen e këtyre veprave.
2) Përkujtimi i Allahut pas namazit:
Sërish, është e lehtë të ngutemi drejt daljes nga xhamia për shkak të jetesës sonë të ngarkuar; por, le të bëhemi të sinqertë, sa kohë na merr thënia e duave pas namazit? (Përgjigja: 5-7 minuta!). Nëse nuk jeni të sigurt se në çfarë po aludoj, ju mund ti gjeni vetë duatë tek libërthi “Mburoja e Muslimanit”.
Ditëve të sotme ju mund të gjeni laptopë xhepi ose aplikacione telefoni që i përmbajnë këto dua. Kyçu në shprehinë e recitimit të tyre çdo ditë pas çdo namazi për ta pasuruar të përjetuarit e namazit.
3) Përkujtimi i Allahut mëngjes/mbrëmje
Hapi i dytë përfshihet gjithashtu në këtë shprehi. Ekziston një përmbledhje e bukur e duave/përkujtimit të Allahut nga sunneti i të dërguarit Muhamed (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) të cilat i thoshte para lindjes së diellit dhe para perëndimit të diellit.
Ato janë me të vërtetë larguese të stresit dhe përforcuese të energjisë, të cilat nuk dështojnë asnjëherë ti shndërrojnë ditët dhe netët e mia në të bekuara.Edhe këto dua mund ti gjeni në “Mburojën e Muslimanit.”
4) Namazi i natës:
Elhamdulilah, gjatë Ramazanit ne kemi Taravitë e mrekullueshme për ti falur. Megjithatë, jashtë Ramazanit ka shumë raste të volitshme që ende të mbahet shpërblimi i namazit të natës. Nëse je i ri në namazin e natës (Tehexhud) apo nuk e falë atë vazhdimisht gjatë vitit, sigurohu të provosh që ti falësh namazet për çdo natë me xhematë në xhami(posaçërisht vëllezërit), dhe vendosja vetvetes ligjin e “s‟kaarsyetim”-it.
Zhvilloje shprehinë e të falurit të Tehexhudit dhe të vazhdimit të faljes së këtij namazi për 30 ditë rresht; kjo do të vendosë në një rrugë më të mirë për të vazhduar me namaz nate përgjatë tërë vitit inshAllah.
5) Namazi i Duhasë:
Ky është top sekreti i Muslimanit Produktiv për të pasur një ditë produktive: 2 rekate të cilat njihen si namazi i Duhasë, të cilat mund ti falni në çdo kohë pas lindjes së diellit e deri para se dielli të arrijë zenitin e tij (rreth 30 minuta para drekës).
Shpërblimi për këtë namaz është i njëjtë me dhënien e lëmoshës për çdo kockë të trupit tënd, ndërsa energjia dhe lëvizshmëria që do ta ndjesh gjatë ditës është e mrekullueshme.
6) Lutjet para se të flesh:
Ju vetëm se keni pasur një ditë të gjatë dhe je shumë i lodhur. Ti arrin në shtratin tënd dhe dëshiron të hidhesh në jastëk… por … prit! Para se ta bësh këtë, a mund t‟ia ndash vetes tënde vetëm edhe 10 minuta më shumë për ti lexuar lutjet para se të flesh? Kjo është e tëra.
Provoi këto dhe gjeje veten tënde duke përjetuar gjumin më të këndshëm që ke bërë ndonjëherë dhe zgjimin e lehtë për namazin e Sabahut, inshAllah.
7) Recitimi i Kuranit nga një orë për çdo ditë:
Vërejtje: Unë po them lexo Kuran një orë për çdo ditë dhe jo një xhuz ose një sure. Sasia e Kuranit që ti e lexon nuk është aq e rëndësishme sa është kualiteti i kuptimit tënd.
Nëse ti kalon një orë duke recituar një ajet mirëpo plotësisht e kupton atë, është më e rëndësishme dhe më fitimprurëse sesa leximi i një sasie të madhe të Kuranit meshpejtësi marramendëse përderisa nuk e kupton asnjë fjalë.
Pra ja ku jemi, 7 shprehi shpirtërore produktive që mund ti zhvillosh përgjatë vitit duke filluar që nga SOT
Perkthimi i muslimanit prooduktiv
productivemuslim/motraime

Turqia do të vendos bazën e saj ushtarake në Katar në kuadër të marrëveshjes për mbrojtje qëllimi i së cilës do të jetë ndihmë atyre shteteve që të përballen ndaj”armiqëve të përbashkët”, ka deklaruar ambasadori turk në Katar Ahmet Demirok. Marrëveshja e nënshkruar në vitin 2014, e të cilin parlamenti turk e ka ratifikuar në qershor, promovon partneritetin turk me Katarin në kohën e shtimit të jostabilitetit në rajon.Këto dy shtete japin mbështetje Vëllezërve mysliman në Egjipt si dhe forcave opozitare siriane të cilët luftojnë për të rrëzuar kryetarin Bashar al Asad. Ambasadori turk ka thënë se në bazën ushtarake e cila do të jetë instalimi i saj i parë ushtarak në Lindjen e Afërt, do të jenë të stacionuar 3000 ushtar. Aty do të jenë njësitë detare, ajrore si dhe trajnerët për ushtrinë si dhe njësitë speciale intervenuese. Shtoi më tutje se “baza shumëshërbimesh” do të shfrytëzohet primarisht si lokacion për ushtrimet e përbashkëta ushtarake. Marrëveshja poashtu Katarit i lejon mundësinë e vendosjes së bazës ushtarake në Turqi, ka thënë Demirok.
“Turqia dhe Katari kanë probleme të përbashkëta dhe të dyja shtete janë shumë të shqetësuara me ngjarjet në rajon, si dhe për shkak të gjendjes jo të sigurtë në shtete tjera. Përballemi me armiqët të përbashkët. Në këtë kohë kritike në Lindjen e Afërt bashkëpunimi ynë është shumë i rëndësishëm”, ka thënë ai. Demirok ka thënë se momentalisht në Katar gjenden 100 trupa ushtarake të cilët stërvisin pjesëtarët e ushtriës së këtij vendi .Nuk ka dhënë afatin kohor gjat së cilës baza ushtarake do të jetë e përfunduar. Sot nuk ndërtojmë aleancën e re por rizbulojmë lidhjet vëllazërore historike”, ka thënë ai.

Vitet e fundit po flitet shumë mbi efektet negative që ka gluteni për shëndetin.
Një studim i vitit të kaluar tregoi se pjesa më e madhe e amerikanëve po përpiqen për të eleminuar glutenin nga dieta ditore.
Gluteni është një proteinë që gjendet tek kokrrat e drithërave, përfshi grurin, thekrën, tërshërën dhe elbin.
Gluten nuk tretet në ujë, gjë që shpjegon dhe vështirësinë e tretjes së glutenit në trup.
Tek shumë njerëz organizmi reagon negativisht kur përdorin produkte që kanë gluten. Disa shembuj të reagimit të organizmit janë: personi është si i hutuar, nuk ka energji, është gjithë kohës i plogësht, nuk e kupton pse nuk ndjehet mirë, etj.
Shumë prej nesh ia vënë fajin stresit dhe punës, por realiteti është që gluteni është duke dëmtuar organizmin. Personi me alergji ose ndjeshmëri ndaj glutenit ankohet nga problemet me stomakun, kapsllëkun, aneminë, depresionin, është nevrik, ka puçra në fytyrë, etj. Mjekët dhe shkenca gjithashtu argumentojnë që individët me autizëm kanë ndjeshmëri ose alergji ndaj glutenit.
Ja faktet shokuese rreth glutenit
1. Sa vjen dhe shtohen rastet me sëmundjen celiake dhe shumë njerëz nuk diagnostikohen.
Personat që vuajnë nga sëmundja celiake nuk tolerojnë glutenin. Nëse kjo sëmundje nuk trajtohet atëherë dëmton zorrën e hollë.
Nëse kjo sëmundje nuk mjekohet krijon komplikacione të tjera si osteoporozë (për shkak të mospërthithjes së kalçiumit), po ashtu mund të shkaktojë anemi. Kjo është një sëmundje e trashëgueshme dhe shërohet vetëm duke eleminuar nga dieta juaj të gjitha ato ushqime që përmbajnë gluten.
Gluteni përbëhet nga 2 proteina… gliadin dhe glutenin. Është gliadina ajo që shkakton efektet negative në organizëm.
Kur mielli përzihet me ujin, gluteni bën të mundur fryrjen e volumit të miellit, duke mundësuar fryrjen e bukës gjatë pjekjes.
Faktikisht gluteni e ka marrë emrin nga vetitë ngjtëse që ka (glue)
Kur kjo proteinë arrin në traktin digjestiv dhe ekspozohet ndaj qelizave të sistemit imunitar, këto të fundit besojnë gabimisht se këto janë bakterie.
Tek disa njerëz që janë të ndjeshëm ndaj glutenit, kjo bën që sistemi i tyre imunitar t’i luftojë.
Në sëmundjen celiake (rasti më i rëndë i ndjeshmërisë nga gluteni), sistemi imunitar sulmon proteinat e glutenit, por sulmon gjithashtu edhe një enzimë në qelizat e traktit digjestiv.
Prandaj, personat që janë të ndjeshëm ndaj glutenit duhet të tregohen të kujdesshëm me atë që hanë pasi sistemi i tyre imunitar sulmon jo vetëm glutenin, por edhe murin e zorrës së hollë. Për këtë arsye, sëmundja celiake është klasifikuar si një sëmundje autoimune.
Ka raste që personat me këtë sëmundje nuk kanë asnjë simptomë, por janë pikërisht testet laboratorike, analizat e gjakut ato që zbulojnë këtë sëmundje.
Ndër simptomat përmendim lodhjen, aneminë, diarre e shumë probleme të tjera.
Sipas një hulumtimi, mbi 80% e personave që vuajnë nga sëmundja celiake nuk kanë dijeni për sëmundjen e tyre.
2. Pasojat që sjell glutenit edhe pa vuajtur nga sëmundja celiake
Përveç sëmundjes së mësipërme, ekziston edhe një çrregullim tjetër i quajtur intoleranca nga gluteni, që është më e zakonshme se sëmundja celiake.
Nëse keni vënë re që ushqimet si buka, makaronat, orizi etj., ju sjellin probleme në organizëm atëherë duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun për të parë nëse keni probleme me glutenin.
Megjithatë edhe gjatë intolerancës së glutenit simptomat mund të jenë të njejta si tek sëmundja celiake, përfshi fryrjen dhe dhimbjet e stomakut, lodhje e vazhdueshme, diarre si dhe dhimbje kyçesh dhe kockash.
Megjithëse është e vështirë të identifikosh nëse ke intolerancë ndaj glutenit apo nëse vuan nga sindromi i zorrës së irrituar (shpesh këto ngatërrohen për shkak të simptomave të ngjashme) ekzistojnë 2 mënyra që tregojnë se 6-8% e njerëzve kanë probleme me glutenin, bazuar në antitrupat anti-gliadin në gjak.
Sidoqoftë, një gastroenterolog gjeti se 11% e njerëzve kishin në gjak antitrupa kundër glutenit dhe 29% e të tjerëve kishin antitrupa kundër glutenit.
Specialistët theksojnë se mënyra më e mirë për ta ditur nëse keni probleme me glutenin është duke e eleminuar atë përkohësisht nga dieta juaj, më pas ta konsumoni përsëri për të parë nëse keni të njëjtat simptoma.
3. Gluteni mund të shkaktojë efekte negative edhe tek ata që nuk janë të ndjeshëm ndaj tij.
Ka gjithashtu studime që tregojnë se personat të cilët nuk vuajnë as nga sëmundja celiake dhe as nga intoleranca ndaj glutenit, kanë disa reagime në trup.
34 personat me sindromin e zorrës së irrituar u ndanë në dy grupe, ku grupi i parë konsumoi ushqime me gluten dhe i dyti, dietë pa gluten.
Grupi i parë (dietë me përmbajtje gluteni) kishte më shumë dhimbje, gazra lodhje, krahasuar me grupin e dytë.
Ka gjithashtu studime që tregojnë se gluteni mund të shkaktojë inflamacion në zorrë.
Gluteni mund të ketë gjithashtu efekte negative për organizmin pasi për shkak të mosfunksionimit të duhur të zorrëve, lejon substancat e padëshiruara të “derdhen” në sistemin e qarkullimit të gjakut.
Megjithatë kjo “derdhje” ndodh vetëm tek pacientët që vuajnë nga sëmundja celiake.
4. Shumë çrregullime të trurit lidhen me glutenin
Për të gjithë ata që se dinin, gluteni mund të jetë i rrezikshëm jo vetëm për zorrët, por edhe për trurin.
Shumë raste të sëmundjeve neurologjike mund të jenë shkaktuar nga konsumi i glutenit.
Në një studim me pacientë që vuanin nga sëmundje neurologjike pa iu ditur shkaku, 30 prej 53 pacientëve (57%) kishin antitrupa kundër glutenit në gjak.
Çrregullimi më i madh neurologjik mendohet të jetë shkaktuar pjesërisht nga gluten iscerebellar ataxia, një sëmundje serioze e trurit që shkakton paaftësinë për të koordinuar balancën, lëvizjet, probleme me të folurin etj.
Specialistët theksojnë se tashmë dihet që shumë raste janë të lidhura drejtpërsëdrejti me konsumin e glutenit.
Ata theksojnë se personat që vuajnë nga autizmi kanë përmirësim të simptomave të tyre kur heqin dorë nga gluteni.
Gjithashtu, tek fëmijët që vuajnë nga epilepsia është parë përmirësim i simptomave të tyre nëpërmjet një diete pa gluten.
Për të gjithë ju që mendoni se mund të keni probleme nga gluteni, konsideroni elemenimin e të gjitha ushqimeve që e përmbajnë këtë grup proteinash për të paktën 30 ditë.
E vetmja mënyrë për të kuptuar nëse duhet ta evitoni ose jo glutenin është ta eleminoni atë nga dieta juaj e përditshme dhe më pas konsumojeni përsëri për të parë reagimin.

Byroja Australiane e Meteorologjisë pretendon se Kina është përgjegjëse për sulmet kibernetike të kryera javën e kaluar ndaj sistemit të saj kompjuterik.
Sipas institucionit mediatik australian ABC theksohet se ka prova që Kina qëndron pas sulmeve kibernetike të ndërmarra javën e kaluar ndaj rrjetit kompjuterik të Byrosë Australiane të Meteorologjisë e cila posedon një prej super kompjuterëve më të mëdhenj në vend.
Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Politikave Strategjike të Australisë (ASPI) Peter Jennings, tha se ka prova që pas sulmeve kibernetike qëndrojnë piratët e kompjuterëve (hakerët) kinezë.

Samsung Galaxy Note 5 ende nuk është lansuar në Europë, megjithëse është raportuar se kjo pajisje më në fund do të vijë gjatë muajit janar të vitit 2016.
Galaxy Note 5 është i pajisur me ekran 5.7-inç QHD me rezolucion 1560×1440 pixels. Pajisja posedon procesorin coat-core Exynos 7420 me 4 gigabajt RAM memorie.
Fableti do të ketë dy opsione në memorien e brendshme, 32 dhe 64 gigabajt, derisa posedon edhe dual-kamera.
Kamera ballore është 5-megapixels ndërsa kryesorja 16-MP.
Telefoni ka baterinë 300 mAh dhe operon me sistemin operativ Android 5.1 Lollipop.

Dyqanet në Britani janë duke përdorur një teknikë të identifikimit të kriminelëve nëpërmjet njohjes së fytyrës, një teknologji kjo në testim, raporton BBC.Deri tani, Facewatch i ka dhënë mundësi bizneseve lokale që të shpërndajnë pamjet e hajdutëve të dyqaneve të tyre. Por tashmë i jep mundësi këtyre dyqaneve të japin alarmin nëse sistmei i njohjes së fytyrës përputhet me individë në pamjet e shpërndara nga konsumatorët në dyqanet e tyre thotë Chris Vallance.
Themeluesi i Facewatch, Simon Gordon thotë se sistemi i ndihmon këto biznese lokale të krijojnë një rrjet, për shembull të pamjeve të hajdutëve të dyqaneve apo të çantave.Në këtë skemë, ku janë regjistruar 10 mijë subjekte, mund të ngarkohen shumë shpejt pamjet e kamerave për tia transmetuar policisë. Tashme thotë Gordon janë duke testuar edhe sistemin e njohjes së fytyrës.Edhe pse kjo teknologji është në fazë testimi, në Britani ka hapur mjaft debate, nëse cënon apo jo privatësinë e publikut./TCH/

Bota po e pret me padurim… Tanku kombëtar i Turqisë, “Altay”, po numëron ditët për prodhimin e tij në seri.
Emrin e mori nga heroi i Luftës së Pavarësisë së Turqisë, Fahrettin Altay.Nuk është vetëm Turqia ajo e cila po e pret me padurim, por e tërë bota po e pret atë me një kuriozitet dhe emocion të madh.Sepse pas prodhimit të tij në seri, Altayi do të jetë tanku me teknologjinë më të fundit në botë.Pamje të tij nuk ishin publikuar për një kohe të gjatë.Shtabi i Përgjithshëm ka shpërndarë në kanaline saj zyrtar në “Youtube” një video, që përmban testet e kryera të Altayit.Ajo çka ngjallte më shumë kureshtje ishte mënyra sesi tanku Altay bën qitje kur është në lëvizje.Në imazhet e publikuara së fundmi është gjetur edhe përgjigjja e kësaj pyetjeje.Testimet për kualifikimin teknik të tankut kombëtar turk janë në përfundim e sipër.Prodhimi në seri i tankut Altay do të nisë pas hapjes së tenderit gjatë vitit të ardhshëm.Në këtë mënyrë, Forcat Tokësore të Turqisë do të fuqizohen më tepër me tankun “më modern në botë” dhe mbi të gjitha “prodhim kombëtar”.

Avioni kombëtar turk i telekomanduar pajiset me raketa me rreze të gjatë të veprimit prodhim i kompanisë turke Roketsan.
Raketa e zhvilluar nga ana kompanisë turke, “Roketsan” e lëshuar nga avioni kombëtar i telekomanduar “Bayraktar”, që në qitjen e parë testuese goditi objektivin me një saktësi të lartë nga një distancë 8km.Raketa e drejtuar me laser u lëshua nga një lartësi 5km nga ana e operatorit që ndodhej në stacionin tokësor.Avioni i telekomanduar, i cili goditi objektivin me madhësi 4 metra katrorë, si armatim përdori raketën anti-tanke UMTAS prodhim vendor.Në saje të pajisjeve të sofistikuara që përmban, raketa shtë efikase kundër çdo kërcënimi që kanoset nga tanket në fushëbetejën moderne.

Indiani Sundar Pichai, i cili momentalisht kryen një nga funksionet më të rëndësishme në Google, atë të drejtorit gjeneral, në një letër publike shpalosi atë që mendon rreth deklaratës së Donald Trump.
Tramp-it, i cili tha se muslimanëve duhet t’u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Pichai iu përgjigj me një letër të titulluar: “Mos të lejojmë që frika të triumfon mbi vlerat tona.” Pichait i takon të flas për këtë temë kontroverse dhe të nxehtë, për shkak se ai vetë, 22 vjet më parë erdhi në SHBA nga India, duke arritur ngritje klasike të kategorisë “ëndrra amerikane”, dhe duke u bërë një nga njerëzit më të fuqishëm në një nga kompanitë më të fuqishme të IT në botë .
“Mendja e hapur, toleranca dhe pranimi i amerikanëve të rinj, këto janë përparësitë më të mëdha të këtij vendi të bukur”, shkroi Pichai ndër të tjera.
“Që kur kam ardhur këtu, madje që nga kampusi universitar, e deri më sot takoj njerëz të ndryshëm. Një diversitet të shkëlqyeshëm të racave dhe kulturave, ku secili nga këta njerëz, përfshirë edhe mua, ka një zë, një vizion, perspektivë dhe një histori të ndryshme për të treguar … Pikërisht ky diversitet na çon të gjithë neve drejt rezultateve më të mira në këtë vend, prandaj duhet të jemi të ndërgjegjshëm. Isha duke menduar se a duhet ta shkruaj këtë letër apo jo. Vendosa ta shkruaj, sepse intoleranca është bërë më e fortë. Ne duhet të mbështesim muslimanët, por edhe të gjithë të tjerët, jo vetëm në SHBA, por në mbarë botën”, tha CEO i Google-s në letrën e tij.