Sapo dorëzuam kallëzim penal në Prokurori Speciale ndaj Illyrian Kastrioti (Avdi Maxhuni nga Vushtrria), për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit mbi baza fetare. Ky ekstremist (katoliko-zionost) i Lëvizjes për Rikthim në katolicizëm, në vazhdimësi paralajmëron dhe nxit rrënimin e xhamive dhe vrasjen e muslimanëve shqiptar të Kosovës. Ndaj secilit “tigër të facebookut” provokator dhe urrejtje-nxitës të këtyre lëvizjeve fashiste do të parashtrojmë kallëzime penale.

https://www.facebook.com/share/p/17siMe4gki/
PROKURORIA SPECIALE E KOSOVES
Kallëzuesi: Avokat Asdren Bytyqi, me zyre në Prishtinë, Rr. Garibaldi, hyrja 5/5, në bazë të nenit 80 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, paraqesim këtë:
KALLËZIM PENAL
Drejtuar: Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës
Kundër të dyshuarit: Avdi Maxhuni nga Vushtrria, me vendbanim në Gjermani (i njohur edhe si “Illyrian Kastrioti” në rrjetin social Facebook)
Objekti: Kallëzim penal kundër personit të identifikuar si Avdi Maxhuni (i njohur edhe si Illyrian Kastrioti), për veprën penale nga neni 147 I Kodit Penal të Republikës së Kosovës “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, nëpërmjet postimeve dhe deklaratave publike të tij.
Hyrje
Me anë të këtij kallëzimi penal paraqitet dyshimi i bazuar se personi Avdi Maxhuni ka kryer veprën e lartpërmendur penale, përmes përhapjes së ideologjisë së urrejtjes fetare dhe thirrjeve publike për veprime të dhunshme dhe kërcënimit publik ndaj një grupi të caktuar shoqëror – qytetarëve shqiptarë të besimit islam. Këto veprime cenojnë vlerat themelore kushtetuese të Republikës së Kosovës, e cila sipas nenit 3 dhe nenit 7 të Kushtetutës bazohet në parimet e barazisë, mosdiskriminimit, lirisë fetare, paqes e tolerancës. Po ashtu, Kushtetuta e Kosovës e përcakton republikën si shtet laik dhe neutral në çështje fetare, ku secilit individ i garantohet liria e besimit dhe e ndërgjegjes (neni 38) dhe mbrohet barazia pa diskriminim në bazë të fesë apo përkatësisë kombëtare (neni 24). Në këtë kontekst, deklaratat publike të z. Maxhunit, të analizuara më poshtë, bien ndesh drejtpërdrejt me këto parime kushtetuese dhe paraqesin rrezik real për rendin juridik e sigurinë publike.
Përshkrimi i Fakteve dhe Provave Kryesore
Personi i dyshuar, Avdi Maxhuni, vepron publikisht në rrjetin social Facebook me emrin “Illyrian Kastrioti”. Ai ka mbledhur mijëra ndjekës online dhe postimet e tij propagandojnë një ideologji radikale krishtere-zioniste dhe anti-islame, e cila synon “rikthimin e shqiptarëve në krishterim” dhe përjashtimin e fesë islame nga sfera publike shqiptare. Më poshtë përshkruhen faktet kryesore, në formë kronologjike, të dokumentuara me postimet publike të tij:
Si provë kryesore paraqiten disa postime publike të z. Maxhuni në rrjetin social Facebook, të cilat përmbajnë thirrje të hapura anti-myslimane dhe nxitje të dhunës në baza fetare e kombëtare:
