Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»OP-ED»Analiza»THE: Inteligjenca artificiale po e ndryshon fenë, dhe fetë po përpiqen të ndryshojnë inteligjencën artificiale
    Analiza

    THE: Inteligjenca artificiale po e ndryshon fenë, dhe fetë po përpiqen të ndryshojnë inteligjencën artificiale

    Dija OnlineBy Dija Online03-09-2026010 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    THE: Inteligjenca artificiale po e ndryshon fenë, dhe fetë po përpiqen të ndryshojnë inteligjencën artificiale
    THE: Inteligjenca artificiale po e ndryshon fenë, dhe fetë po përpiqen të ndryshojnë inteligjencën artificiale
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Nga The Economist

    A do t’i zëvendësojnë chatbot-et këshillat e imamëve dhe priftërinjve, apo do t’i ndihmojnë ata të përhapin fjalën e Zotit?

    27 gusht 2026

    “Shpresojmë që Papa Leo të na shohë si ushtarët e tij,” shprehet Matthew Harvey Sanders, kreu i Longbeard, një startup katolik. Në një dhomë pranë Universitetit Papnor Gregorian në Romë, robotët e firmës skanojnë libra të vjetër, dorëshkrime dhe kodikë. Për një kohë të gjatë studiuesit e kanë pasur të vështirë ta bëjnë të aksesueshme atë “urtësi të pamatë që pushon në raftet” e institucioneve katolike, thotë ai, por përparimet në inteligjencën artificiale (IA) bëjnë që “ne tani mund të kuptojmë thellësisht përmbajtjen” madje edhe të teksteve antike më të konsumuara. Më pas, firma e tij e ushqen këtë korpus masiv në një formë më moderne të komunikimit fetar: Magisterium AI, një chatbot që bazohet mbi një bibliotekë të kuruar me kujdes të doktrinës dhe studimeve të larta katolike. Sipas z. Sanders, mjeti numëron miliona përdorues në 190 vende të botës, të cilët e përdorin atë për të marrë “përgjigje mbi pyetje të thella”.

    Puna e Longbeard tregon se si teknologjia më e avancuar në botë po ndryshon traditat e saj më të vjetra. Ajo thekson gjithashtu përpjekjet e ethshme të institucioneve dhe firmave fetare për të ndikuar në mënyrën se si IA po zhvillohet dhe po përdoret. Teknologjia po fillon të kryejë detyra që fetë i kanë kryer për mijëvjeçarë të tërë: formësimin e këndvështrimit të njerëzve mbi jetën dhe ndihmesën e tyre për të gjetur kuptim në të. Modelet më të avancuara po zhvillohen nga laboratorë në Silicon Valley dhe në Kinë, pa asnjë lloj kontributi fetar, gjë që i shqetëson thellësisht udhëheqësit fetarë. Në enciklikën e tij të parë në muajin maj, Papa Leo XIV argumentoi se teknologjia nuk është asnjëherë asnjanëse, por merr “karakteristikat e atyre që e shpikin, e financojnë, e rregullojnë dhe e përdorin atë”. Frika është se IA do të jetë në mënyrë të tepruar sekulare dhe do të gërryejë, e madje edhe do t’i zëvendësojë plotësisht besimet fetare.

    Inteligjenca artificiale po e ndryshon fenë në mënyra që shumë nga besimtarët i shohin si thellësisht shqetësuese. Disa prej tyre janë të rëndomta, siç është përdorimi i saj në rritje nga klerikët për të përgatitur predikime dhe udhëzime. Kisha Mormone i dekurajon predikimet e shkruara nga IA sepse “Njerëzit duhet të përdorin ndjenjat dhe frymëzimin e tyre,” shprehet Gerrit Gong, një nga udhëheqësit e saj. Orvatja ballë për ballë me tekstet origjinale, në vend të përmbledhjeve të tyre nga IA, është thelbësore për praktikimin e judaizmit, ashtu si edhe në besime të tjera. Për më tepër, predikimet që mbështeten te IA mund të përfshijnë edhe “halucinacione”, siç është keqcitimi i shkrimeve të shenjta.

    Një shqetësim edhe më i madh është se IA mund të ndryshojë marrëdhënien midis klerit dhe laikëve (besimtarëve të thjeshtë). Shtypshkronja e vendosi Biblën në duart e shumë më tepër të krishterëve, duke ushqyer interpretime të reja të besimit, e më pas ndihmoi në përhapjen masive të këtyre pikëpamjeve pavarësisht kundërshtimeve klerikale. Në një frymë të ngjashme, këshillimi fetar i ofruar nga IA mund të zbehë rëndësinë e këshillave të ofruara nga udhëheqësit shpirtërorë. Waleed Kadous, i cili ka zhvilluar Ansari, një chatbot me inteligjencë artificiale për myslimanët, shqetësohet se, meqenëse modelet shpesh janë “servile dhe fokusohen te përdoruesi, e jo te komuniteti i tyre”, besimtarët mund të tërhiqen drejt praktikave “më të individualizuara”.

    Në ekstrem, IA po ushqen “improvizimin fetar”, shprehet Beth Singler nga Universiteti i Cyrihut. Teksa njerëzit ndërveprojnë gjithnjë e më intensivisht me chatbot-et dhe me kërkues të tjerë shpirtërorë me të njëjtat ide, disa prej tyre po formojnë besime të reja të organizuara lirshëm. Për shembull, “Theta Noir”, një “kolektiv shpirtëror”, pret ardhjen e MENA-s, një superinteligjencë e së ardhmes me fuqi hyjnore, e cila do t’i dhurojë njerëzimit atë që ata e quajnë “përditësimi i madh” (the great upgrade).

    Mbase frika më e madhe e udhëheqësve fetarë rreth IA-së, është fakti që shumë njerëz po i drejtohen asaj në vend të autoriteteve shpirtërore për të gjetur përgjigje. Shaza Nasheha, një myslimane 37-vjeçare nga Singapori, thotë se shpesh i kërkon ChatGPT-së t’i shpjegojë koncepte islame. Pyetjet me natyrë fetare përbënin rreth 5% të totalit në një set të dhënash me miliona biseda me chatbot-e të publikuar së fundmi, sipas CEFE AI, një nismë kërkimore ku përfshihen disa universitete fetare.

    Këshilltare baritore, por e pafé

    Megjithatë, këto modele të avancuara vuajnë nga një anësi sekulare. Një analizë e fundit nga The Economist zbuloi se modelet e OpenAI-t ishin më sekulare sesa të anketuarit në çfarëdolloj vendi të botës. CEFE AI ka shtruar 150 pyetje rreth zisë, marrëdhënieve, moralit dhe problemeve të tjera personale apo etike te 27 modele të mëdha gjuhësore. Në një punim të ardhshëm, organizata përshkruan se si këto modele e përmendin fenë në vetëm 5-16% të përgjigjeve të tyre, pavarësisht se vetë personat e anketuar deklaruan se idetë fetare do të ishin të rëndësishme në 45-59% të rasteve.

    Për shembull, përdoruesit që i drejtohen IA-së për ndihmë sepse jeta u duket e pakuptimtë, mund të udhëzohen drejt librave të ndihmës për veten (self-help) në vend të këshillimit me një imam, prift apo rabin. “Nëse kompanitë e marrin sekularizmin si parazgjedhjen e tyre bazë, do të ketë një dobësim të besimit,” paralajmëron David Wingate i CEFE AI. Disa fe mund të trajtohen gjithashtu në mënyrë më të padrejtë se të tjerat: në një tjetër studim të ardhshëm, CEFE AI zbulon se chatbot-et janë më të prirura që njerëzit të bëhen katolikë sesa Dëshmitarë të Jehovait.

    Udhëheqësit fetarë i frikësohen faktit se chatbot-et sekulare të IA-së jo vetëm që do të dobësojnë besimin e njerëzve, por gjithashtu do të krijojnë njerëz më të dobët. IA-të bisedore “janë të optimizuara për rehati afatshkurtër”, thotë Audrey Tang, ish-ministre në qeverinë e Tajvanit. Shumë besime e konsiderojnë përballjen me vështirësitë, kritikën dhe ndërveprimin njerëzor si pjesë thelbësore të procesit për t’u bërë një njeri i mirë. Në Daoizëm, për shembull, tensioni midis të kundërtave është pjesë e krijimit. Juewei Shi, një murgeshë budiste nga urdhri Fougangshan, shqetësohet se njerëzit nuk do të jenë në gjendje të përballojnë vuajtjet — apo njerëzit e tjerë me të meta — nëse mësohen duke “marrë rehati artificiale”. Steven Croft, një peshkop anglikan në pension, shprehet: “Nëse e gjithë bota joshet nga chatbot-e narcisiste, kjo mund ta bëjë punën edhe më të vështirë për ne.”

    Pikërisht këto shqetësime shpjegojnë arsyen se pse grupet fetare po përpiqen sa t’i formësojnë vetë modelet e IA-së, aq edhe të ndikojnë në mënyrën se si besimtarët i përdorin ato. Kompanitë fetare të inteligjencës artificiale po zhvillojnë “frerë mbrojtës” që i mbajnë chatbot-et “të linjëzuara teologjikisht” duke futur kufizime dhe duke monitoruar përmbajtjen e tyre, shprehet Nick Skytland i Gloo, një firmë që merret me krijimin e tyre.

    Megjithatë, më thelbësore mbeten përpjekjet e grupeve fetare për të ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin e modeleve. Z. Kadous ankohet se humanizmi sekular ka pasur një ndikim shumë më të madh në mendësinë e laboratorëve të IA-së sesa idetë fetare. “Kushtetuta” e Claude-it dhe “specifikimet e modelit” të OpenAI-t (parimet që modelojnë sjelljen e modeleve), kryesisht “e lënë jashtë fenë”, thekson ai. Pjesërisht kjo mund të ndodhë për shkak se etika fetare thekson shpesh tipare karakteri që janë të vështira për t’u reduktuar në rregulla të thjeshta që IA mund t’i ndjekë. Po kështu, integrimi i ideve fetare në një teknologji të përdorur nga njerëz të besimeve të ndryshme (apo ata pa fe) është i ndërlikuar. Chloe Lubinski, e cila drejton kërkimin e kompanisë Anthropic rreth “traditave të urtësisë”, thekson se kompania bën kujdes që të mos e linjëzojë “modelin me asnjë traditë të veçantë” dhe se përballet me sfida “në ndërtimin e një teknologjie pluraliste”.

    Z. Kadous ka marrë pjesë në takime të organizuara nga Anthropic së bashku me njerëz të besimeve të tjera, siç është edhe z. Skytland. Ai shprehet se Islami ka mësime të dobishme për të ndarë, për shembull rreth hierarkisë së imperativëve moralë. Znj. Lubinski, e cila i kryeson këto bashkëbisedime, thekson se firma e saj po kërkon të përkufizojë “se çfarë përbën një karakter të mirë”, sepse “formimi moral” i një modeli IA-je “do të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm” mbi përdoruesit e tij — njësoj, thotë ajo, siç njerëzit që lexojnë librat e Harry Potter-it ndikohen nga personazhet e tyre. Znj. Lubinski i përcjell reagimet nga këto takime drejtuesve të lartë të Anthropic.

    Kisha Katolike, në veçanti, ka krijuar lidhje të forta me laboratorët e IA-së. Në muajin maj, Chris Olah, bashkëthemelues i Anthropic, foli në prezantimin e enciklikës së Papës Leo në Romë. Dokumenti e ka bërë më të lehtë për zhvilluesit të bëjnë pyetje rreth etikës së asaj që po ndërtojnë, shprehet një studiues i IA-së në një kompani të madhe teknologjike në Silicon Valley. Drejtuesit e mëdhenj amerikanë të teknologjisë kanë bashkëbiseduar për vite të tëra me udhëheqës katolikë, në takimet e njohura si “Dialogët e Minervës”. Anthropic u konsultua me mendimtarë katolikë, mes të tjerëve, teksa po hartonte kushtetutën e Claude-it.

    Megjithatë, në gjendjen aktuale, mbetet e vështirë të interpretosh mekanizmat e brendshëm të shumicës së modeleve pararojë, pjesërisht për shkak të ndërlikimit të matematikës së përfshirë në to. Si rrjedhojë, shumë besimtarë kanë krijuar chatbot-e fetare të personalizuara — nga GitaGPT te Salaam World — për t’i ndihmuar përdoruesit të përballen me pyetjet gjembore të jetës. Edhe disa qeveri po zhvillojnë modelet e tyre me vlera fetare të rrënjosura që në gjenezë. Katari po mbështet Fanar-in, një familje modelesh arabofone e dizajnuar për të pasqyruar vlerat islame dhe për t’u përgjigjur pyetjeve rreth besimit. Qeveria e Tajvanit ka mbledhur që nga viti 2023 “kuvende harmonizimi”, ku qytetarët debatojnë se si IA duhet të sillet; konkluzionet nga këto takime janë përdorur për të formësuar modele të zhvilluara lokalisht, përfshirë ato që pasqyrojnë besimet shpirtërore të komuniteteve. Znj. Tang argumenton se njerëzit duhen fuqizuar që të “përshtatin sipas vetes modelet që ata tashmë përdorin”, si dhe të kenë qasje në modele më të vogla. Kjo, sipas saj, do të parandalonte atë “rrafshim” të besimeve që mund të sillnin modelet e përgjithshme mainstream.

    Artificiale, por shpirtërore

    Ndonëse disa udhëheqës fetarë shqetësohen për përhapjen e chatbot-eve fetare, të tjerë mirëpresin mundësitë që IA sjell me vete. Kishat në vendet perëndimore janë përballur prej kohësh me mungesa të klerit dhe me kërkesa administrative gjithnjë e më të ndërlikuara, duke i lënë priftërinjtë me më pak kohë për reflektime teologjike, përkujdesje baritore dhe takime me komunitetin. Christopher Benek, një pastor në Miami, shprehet se ai e përdor IA-në për të përshpejtuar detyrat administrative dhe kërkimore që dikur i merrnin orë të tëra, duke çliruar kohë për studim më të thelluar biblik dhe shërbesë ballë për ballë. Disa pastorë madje kanë krijuar “binjakë” të inteligjencës artificiale të vetvetes, të trajnuar mbi predikimet e tyre të mëparshme.

    Së fundmi, Longbeard ka zhvilluar “Ephrem”, një model gjuhësor të vogël të dizajnuar për t’i kthyer njerëzit në shenjtorë. Ai harton një plan jete për njerëzit, duke u bazuar në historitë e jetës së shenjtorëve. Z. Sanders shprehet se IA “është si një engjëll i vogël mbi supin tënd, i cili sigurohet që prioritetet e tua të jenë të qarta”. Mjete të ngjashme mund të përdoren edhe për të predikuar besimin (prozelitizëm). Një studim i ardhshëm nga studiues të Universitetit të Oksfordit dhe të tjerë, e vendosi IA-në bisedore përballë oratorëve publikë me përvojë, përfshirë kampionë debati, dhe zbuloi se IA ishte “në mënyrë të besueshme më bindëse”.

    “Puna pastorale do të jetë një nga fushat më pak të rrezikuara nga IA,” vlerëson Andrew Davison i Universitetit të Oksfordit. Kjo ndodh pjesërisht sepse shumë priftërinj shpenzojnë më pak kohë duke dhënë këshilla sesa duke administruar rituale. Janë të paktë ata besimtarë që duan chatbot-et të drejtojnë dasmat, varrimet apo pagëzimet e tyre. Për më tepër, teksa njerëzit kalojnë gjithnjë e më shumë kohë vetëm dhe online, disa udhëheqës shpirtërorë mendojnë se interesi për aktivitete kolektive në botën reale, siç janë ritualet fetare, mund madje të rritet. “Ne do të dëshirojmë marrëdhënie autentike njeri-me-njeri dhe hyjni-me-njeri,” thotë z. Gong.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleEzani nuk ndalet në Tokë për asnjë sekondë: Projekti i ri digjital vërteton jehonën e pandërprerë të thirrjes për namaz
    Dija Online

    Related Posts

    Ezani nuk ndalet në Tokë për asnjë sekondë: Projekti i ri digjital vërteton jehonën e pandërprerë të thirrjes për namaz

    03-09-2026

    FP: Fundi i së ardhmes

    03-09-2026

    Zgjidhje profetike për pasigurinë financiare: Kultivimi i bereqetit, qëndrueshmërisë dhe paqes në zemër

    03-09-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    THE: Inteligjenca artificiale po e ndryshon fenë, dhe fetë po përpiqen të ndryshojnë inteligjencën artificiale

    Ezani nuk ndalet në Tokë për asnjë sekondë: Projekti i ri digjital vërteton jehonën e pandërprerë të thirrjes për namaz

    FP: Fundi i së ardhmes

    Zgjidhje profetike për pasigurinë financiare: Kultivimi i bereqetit, qëndrueshmërisë dhe paqes në zemër

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    THE: Inteligjenca artificiale po e ndryshon fenë, dhe fetë po përpiqen të ndryshojnë inteligjencën artificiale

    FP: Fundi i së ardhmes

    GROTESKU I PAQES DHE URTËSIA (*) – Fatmir Baçi

    • Besimi

    THE: Inteligjenca artificiale po e ndryshon fenë, dhe fetë po përpiqen të ndryshojnë inteligjencën artificiale

    Ezani nuk ndalet në Tokë për asnjë sekondë: Projekti i ri digjital vërteton jehonën e pandërprerë të thirrjes për namaz

    Zgjidhje profetike për pasigurinë financiare: Kultivimi i bereqetit, qëndrueshmërisë dhe paqes në zemër

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.