Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Fokus»Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter
    Fokus

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    Dija OnlineBy Dija Online29-05-202601,07510 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter
    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Oborne

    Nëse Mbreti Abdullah II hyn në luftë për të mbrojtur vendin e shenjtë, kombi i
    tij mund të zbulojë se ka më shumë aleatë nga sa presin Trump-i dhe Netanyahu.

    Myslimanët janë falur në Xhaminë Al-Aksa për rreth 1400 vjet.

    Izraeli i ka pasur sytë tek ky vend i shenjtë që nga krijimi i shtetit në
    vitin 1948, dhe udhëheqësit e tij kanë bërë përpjekje gjithnjë e më agresive për
    të marrë kontrollin gjatë çerek shekullit të fundit.

    Në shtator të vitit 2000, Ariel Sharon, atëherë udhëheqës i opozitës në Izrael,
    mësyu kompleksin Al-Aksa me më shumë se 1000 policë. Ky veprim nxiti Intifadën e
    Dytë.

    Ky ishte gjithashtu fillimi i marrjes graduale nën kontroll të kompleksit
    Al-Aksa nga Izraeli, i cili, së bashku me Mekën dhe Medinën, është ndër tre
    vendet më të shenjta të Islamit.

    Në teori dhe me ligj, kujdestari i Xhamisë Al-Aksa është Mbreti Abdullah II i
    Jordanisë. Ai është përgjegjës për mirëmbajtjen, sigurinë dhe – nëse është e
    nevojshme – mbrojtjen e saj. Por që nga skandali i Sharonit, Izraeli e ka
    gërryer gradualisht kontrollin jordanez.

    Kur e vizitova muajin e kaluar, forcat izraelite të sigurisë ishin kudo, me një
    stacion policie të ngritur në qendër të kompleksit. Punonjësit e xhamisë më
    thanë se nuk mund të lyejnë zyrat e tyre apo të riparojnë një tub uji pa lejen
    e Izraelit.

    Muret e sallës së lashtë të lutjeve në skajin jugor të kompleksit janë të
    mbuluara me vrima plumbash, ku forcat izraelite kanë hapur zjarri ndaj
    besimtarëve.

    Sipas marrëveshjes së vjetër të status-kuosë, e cila mbështetet nga e drejta
    ndërkombëtare, kjo ndërhyrje nuk është thjesht skandaloze. Ajo është plotësisht
    e paligjshme.

    Por po planifikohet diçka më e keqe. Shumë më e keqe.

    Një precedent i errët

    Middle East Eye raportoi këtë javë se SHBA-ja dhe Izraeli po bashkëpunojnë
    fshehurazi për t’i hequr familjes mbretërore jordaneze kujdestarinë e saj
    historike.

    Një zyrtar amerikan e ka mohuar raportimin, burimet thonë se sipas planit të
    përshkruar për MEE nga zyrtarë amerikanë, jordanezë dhe palestinezë, Izraeli do
    të fitonte kontrollin mbi emërimin e imamëve dhe zyrtarëve të lartë të xhamisë.

    Plani, i cili thuhet se po shtyhet përpara nga dhëndri i presidentit amerikan
    Donald Trump, Jared Kushner, dhe ambasadori Mike Huckabee, do t’i jepte
    gjithashtu Izraelit një rol në miratimin e përmbajtjes së hytbeve të së premtes.

    Kjo ide bazohet na një precedent të errët: ndarjen e Xhamisë Ibrahimi në Hebron
    pasi terroristi çifut Baruch Goldstein masakroi 29 palestinezë në vitin 1994.

    Kjo nuk është një rastësi. Goldstein është një nga heronjtë e ministrit izraelit
    të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir. Ai kishte varur një fotografi të
    Goldstein-it në murin e dhomës së tij të ndenjes përpara se të hynte në
    politikë.

    Sot, Ben Gvir shkel rregullisht status-kuonë, duke hyrë me forcë në Al-Aksa në
    imitim të Sharonit një çerek shekulli më parë. Muajin e kaluar, ai deklaroi:
    “Këtu ndjehem si pronar”.

    Kryerabinët e njëpasnjëshëm izraelitë kanë dënuar aktivistët çifutë që ndjekin
    shembullin e Ben Gvir-it dhe falen apo valëvisin flamuj në vendin e shenjtë.
    Këto grupe radikale synojnë shkatërrimin e Kupolës së Shkëmbit (Dome of the
    Rock), faltores së lashtë islame në zemër të kompleksit Al-Aksa, dhe
    zëvendësimin e saj me një Tempull të Tretë, i cili shumë çifutë fetarë besojnë
    se do të hapë rrugën për Mesian.

    Tradicionalisht, Shin Bet, shërbimi i brendshëm i sigurisë i Izraelit, i ka parë
    me alarm inkursionet e tyre provokuese.

    Dyzet e dy vjet më parë, Shin Bet parandaloi për pak një sulm të planifikuar
    terrorist çifut në kompleksin Al-Aksa. Ehud Yatom, një nga komandantët e Shin
    Bet-it që ndaloi këtë mizori, i tha mediave izraelite në vitin 2004 se po të
    kishte ndodhur ai sulm, “kjo do të nënkuptonte të gjithë botën myslimane kundër
    shtetit të Izraelit dhe kundër botës perëndimore, një luftë fetare”.

    Ai shtoi: “Me gjithë dhimbjen dhe vuajtjen e tyre, sulmet e sotme terroriste nuk
    do të ishin asgjë në krahasim med atë që mund të ndodhte – madje edhe Lufta e
    Tretë Botërore”.

    Cënimet e rrezikshme

    Por qasja e Shin Bet-it ndaj kësaj çështjeje, nën presionin e qeverisë së
    koalicionit të ekstremit të djathtë të kryeministrit Benjamin Netanyahu, po
    ndryshon.

    Shefi i ri i agjencisë, David Zini, po e rreshton Shin Bet-in me të djathtën
    fetare të Izraelit. Disa ditë pasi ai mori detyrën, sfondet e të gjithë
    kompjuterëve të agjencisë u ndryshuan duke vendosur një fotografi të Malit të
    Tempullit (Temple Mount), emri që çifutët përdorin për kompleksin Al-Aksa. Kjo
    lëvizje thuhet se shkaktoi reagime kundërshtuese të brendshme dhe ekranet u
    rikthyen siç ishin, ndërsa agjencia e fajësoi këtë si një “aksident”.

    Deri më tani, Mbreti Abdullah i Jordanisë e ka gëlltitur krenarinë e tij
    përballë cënimeve gjithnjë e më të rrezikshme izraelite në Al-Aksa. Por a do
    të dorëzohet ai përsëri nëse Netanyahu jep miratimin për planin e përfolur
    Kushner/Huckabee?

    Disa nga këshilltarët e tij në Aman – ku CIA është mirë e përfaqësuar – ndoshta
    do ta këshillojnë se ai nuk ka zgjedhje tjetër, sepse përballja me izraelitët do
    të përfundojë vetëm me humbje dhe shkatërrim të plotë.

    Ata do t’i kujtojnë atij se Jordania varet nga Izraeli për sigurinë e saj, si
    dhe për gjërat elementare si uji, në një vend ku 12 milionë banorët e tij
    jetojnë kryesisht në një rrip toke përgjatë kufirit me Izraelin. Nëse Abdullahu
    dëshiron të qëndrojë në fron, mund të shtonin ata, Izraeli është një armik i
    pamëshirshëm dhe mizor.

    Megjithatë, ka argumente të fuqishme që e shtyjnë Abdullahun drejt rezistencës.
    Këto janë paraqitur me shumë qartësi në një libër të bardhë për Al-Aksanë, të
    autorizuar nga vetë Abdullahu gjashtë vjet më parë.

    “Qe nga dita e parë e Revolucionit të Madh Arab në vitin 1916, Mbretërit
    Hashimitë kanë udhëhequr Ushtrinë Arabe në mbrojtje të identitetit të
    Palestinës, popullit të saj dhe Vendeve të Shenjta të Jeruzalemit,” vëren
    dokumenti. “Nën tokën e Palestinës dhe Jeruzalemit prehen trupat e mijëra
    ushtarëve jordanezë që paguan me gjakun e tyre për mbrojtjen e Tokës së
    Shenjtë.”

    Libri i bardhë më tej thekson rolin e luajtur nga paraardhësit e Abdullahut në
    përpjekjet për të penguar Deklaratën Balfour të vitit 1917 dhe në mbrojtjen e
    Murit al-Buraq, i njohur gjithashtu si Muri i Lotëve (Western Wall). Stërgjyshi
    i mbretit aktual, Abdullahu I, “ishte në vijën e parë të kryengritjes arabe të
    viteve 1936-1939 në kundërshtim me shitjen e tokës palestinezëve te kolonët
    çifutë të asaj periudhe”.

    Libri i bardhë vëren se nën kujdestarinë hashimite, “asnjë pëllëmbë e vetme”
    e 144 dynymëve (14 hektarë) të kompleksit të shenjtë nuk i ka humbur Izraelit.

    Detyrë e shenjtë

    Ç’është më e rëndësishmja, libri i bardhë përmban gjithashtu një paralajmërim
    për çdo ndërhyrës të mundshëm në Al-Aksa. Ai pohon në emër të Hashimitëve
    detyrën e shenjtë “për ta mbrojtur dhe ruajtur atë nëse është e nevojshme”.

    Ky është një detyrim që shtrihet shumë përtej vetë Jordanisë. Libri i bardhë
    deklaron se përgjegjësia për Al-Aksanë është “fard ajn” – një detyrim individual
    – për “çdo mysliman të vetëm në botë”.

    Gjithashtu, aty pohohet se “është vetëm Kujdestari, Lartësia e Tij Mbreti
    Abdullah II, ai që mund të bëjë thirrje për mbrojtjen e saj fizike, dhe është ai
    që përcakton mënyrën e saktë për ta bërë këtë”. Libri i bardhë vazhdon të vërejë
    se “vetë leja dhe arsyetimi për një luftë të drejtë (casus belli) jepet në
    Kuranin e Shenjtë si mbrojtje e vendeve fetare (përfshirë kishat dhe
    sinagogat)”.

    Me fjalë të tjera, Abdullahu ka të drejtën të nisë një luftë fetare në mbrojtje
    të Al-Aksasë në rast se ajo merret nga Izraeli. Shumë myslimanë – përfshirë
    shumë nga shtetasit e tij – do të shkonin më tej. Ata do të thoshin se ai e ka
    për detyrë ta bëjë këtë.

    Shumica e ekspertëve me të cilët kam biseduar thonë se Abdullahu ndoshta do të
    mjaftohet me një deklaratë proteste nëse Izraeli vjen për Al-Aksanë, duke u
    pajtuar pa dëshirë. Por mbani mend këtë: mbreti u ka bërë ballë Trump-it dhe
    Netanyahut edhe më parë.

    Siç zbuloi MEE në shkurt të vitit 2025, Abdullahu i dërgoi një mesazh
    Uashingtonit dhe Tel Avivit se Jordania ishte e gatshme t’i shpallte luftë
    Izraelit nëse Netanyahu realizonte kërcënimin e tij për të dëbuar me forcë
    palestinezët në territorin e saj.

    Abdullahu nuk kishte asnjë iluzion se Jordania mund të mposhtte forcat e
    armatosura shumë më të fuqishme të Izraelit në betejë. Por ai llogariti se
    Izraeli do të përballej me një kosto të papranueshme nëse rrëzonte Hashimitët.

    Kufiri izraelit me Jordaninë shtrihet në 400 km, pothuajse në të gjithë
    gjatësinë e vendit. Një pjesë e madhe e këtij kufiri është terren malor, dhe
    në disa pjesë është pothuajse e pamundur të patrullohet.

    Një burim i lartë me njohuri të afërta për situatën e sigurisë përgjatë kufirit
    i tha MEE-së: “Fakti është se ne mund të ecim drejt Jeruzalemit sonte dhe të
    mbërrijmë atje nesër.”

    Burimi shtoi se Jordania aktualisht siguron kufirin, duke garantuar kështu
    stabilitet për Izraelin. Ky stabilitet, siç mund të supozohet, do të zhdukej
    brenda natës nëse do të shpërthente lufta.

    Jordania, mos harroni, ka një kufi të hapur në lindje të Izraelit. Izraeli
    kështu mund të përballej med perspektivën e një lloj fushate të zgjatur guerile
    që përfundimisht dëboi SHBA-në nga Iraku dhe Afganistani – një fushatë që me
    siguri do të tërhiqte luftëtarë nga Siria, Iraku, Arabia Saudite dhe më gjerë.

    Luftë fetare

    Abdullahu, i cili është i 41-ti në një linjë të dokumentuar të pasardhësve të
    drejtpërdrejtë të Profetit Muhamed, do ta dijë se tensionet kanë arritur pikën e
    vlimit për shkak të gjenocidit izraelit në Gaza, krahas mizorive të tij në
    Bregun Perëndimor të pushtuar dhe në Liban.

    Ky tërbim nuk ndjehet vetëm nga 2.4 milionë refugjatët palestinezë të Jordanisë,
    por nga e gjithë popullsia jordaneze si e tërë. Është e rëndësishme të theksohet
    se dy sulmet e fundit në kufirin Jordani/Bregu Perëndimor u kryen nga jordanezë
    të Bregut Lindor.

    Të gjithë jordanezët ndjejnë faj që kanë qëndruar anash gjatë bombardimeve dhe
    shpërbërjes së Gazës nga Izraeli. Ky faj kombëtar ndihmon në shpjegimin se pse
    kufiri i Jordanisë mund të përbëjë një kërcënim të tillë për Izraelin.

    Ky do të jetë gjithashtu një faktor në mendimet e Abdullahut: ai mund të arrijë
    në përfundimin se rezistenca ndaj synimeve grabitqare izraelite në Al-Aksa,
    cilatdo qofshin rreziqet, u jep Hashimitëve shansin më të mirë për të mbijetuar.

    Mbreti gjithashtu mund të mendojë se bota ka ndryshuar. Pas poshtërimit të
    Trump-it nga Irani, SHBA-ja nuk është më ajo forcë që ishte dikur.

    Nëse Abdullahu hyn në luftë për Al-Aksanë, një Jordani në dukje e pambrojtur
    mund të zbulojë se ka më shumë miq nga sa presin Trump-i dhe Netanyahu.

    Ndërsa Izraeli dhe SHBA-ja bluajnë në mendje një grabitje të paligjshme me forcë
    të vendit të tretë më të shenjtë në Islam, Abdullahu përballet kështu me një
    zgjedhje ekzistenciale: t’u nënshtrohet Trump-it dhe Netanyahut, ose të luftojë
    dhe të rrezikojë jetën dhe fronin e tij.

    Nuk është vetëm e ardhmja e dinastisë hashimite që varet nga zgjedhja e tij, e
    as vetëm e ardhmja e Lindjes së Mesme.

    Tre vjet më parë, unë intervistova sheikun Azzam al-Khatib, drejtorin e Vakfit
    Islamik, i cili administron vendin e shenjtë, në lidhje me kërcënimin izraelit
    ndaj Al-Aksasë.

    Ai tha këtë: “Këtu në Jeruzalem ne mbështetemi te kujdestaria e Mbretit
    Abdullah. Ky vend është pjesë përbërëse e teologjisë dhe besimit islam. Ai
    përfaqëson besimin e pothuajse dy miliardë myslimanëve. Mbreti Abdullah dhe të
    gjithë Hashimitët janë pasardhës të profetit. Ata kurrë nuk do të lejojnë që
    Izraeli ose dikush tjetër të kontrollojë xhaminë.

    Zoti na ruajt nëse Izraeli ndryshon status-kuonë. Kjo do të çonte në një luftë
    fetare që do të shtrihej shumë përtej Al-Aksasë.”

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleNJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli
    Next Article Lufta e Trump-it ndaj Iranit është një moment Suezi – por jo ashtu siç mund ta mendoni – Dan Glazebrook
    Dija Online

    Related Posts

    Përgjegjësia fetare dhe verifikimi i informacionit në epokën digjitale – Festim Rizanaj

    12-06-2026

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    31-05-2026

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    31-05-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Përgjegjësia fetare dhe verifikimi i informacionit në epokën digjitale – Festim Rizanaj

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Përgjegjësia fetare dhe verifikimi i informacionit në epokën digjitale – Festim Rizanaj

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.