Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Fokus»Kodi Civil është në konsultim publik, zëri juaj vlen andaj merrni pjesë aktivisht në proces
    Fokus

    Kodi Civil është në konsultim publik, zëri juaj vlen andaj merrni pjesë aktivisht në proces

    Dija OnlineBy Dija Online06-11-202606 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Kodi Civil është në konsultim publik, zëri juaj vlen andaj merrni pjesë aktivisht në proces
    Kodi Civil është në konsultim publik, zëri juaj vlen andaj merrni pjesë aktivisht në proces
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram
    Procesi i hartimit të legjislacionit në vend ka hyrë në një fazë kritike. Projektligji i Kodit Civil është hapur zyrtarisht për konsultim publik, duke krijuar një mundësi të drejtpërdrejtë për çdo qytetar, organizatë joqeveritare, bashkësi fetare dhe strukturë shoqërore që të shprehë qëndrimet, vërejtjet dhe bindjet e veta para se ligji të shkojë drejt miratimit final.
    Për qytetarët me orientim konservator dhe ata me frymë besimi e bindjesh tradicionale, kjo është një dritare e rëndësishme institucionale që kërkon angazhim të kujdesshëm dhe pjesëmarrje të gjerë.

    Detajet kyçe të procesit

    • Afati i fundit: Komentet publike direkte mund të dërgohen deri më 16 nëntor.
    • Kush mund të kontribuojë: Qytetarët individualë, OJQ-ja, bashkësitë fetare dhe organizimet e tjera shoqërore.
    • Platforma zyrtare: Dokumenti dhe mundësia e komentimit gjenden në [suspicious link removed]. (Shënim: Për të dorëzuar komentet, platforma kërkon regjistrim me email dhe kyçje paraprake).

    Pse është e rëndësishme pjesëmarrja juaj?

    Kodifikimi civil përcakton vlerat themelore të familjes, martesës dhe rendit shoqëror në Republikën e Kosovës. Heshtja në këtë fazë lë hapësirë që perspektivat e rëndësishme tradicionale dhe familjare të mbeten pa përfaqësimin e duhur në dokumentet zyrtare.
    Shprehja e mendimit përmes kanaleve zyrtare të konsultimit është hapi minimal qytetar që secili prej nesh mund dhe duhet ta ndërmarrë.

    Hapa konkretë për një ndikim më të gjerë

    1. Analizoni materialin me kujdes: Shqyrtoni draftin e projektligjit duke shfrytëzuar të gjitha mjetet dhe analizat e disponueshme (përfshirë mjetet e inteligjencës artificiale) për të identifikuar pikat kyçe, nenet e ndjeshme dhe implikimet afatgjata që lidhen me vlerat tradicionale dhe familjare.
    2. Dërgoni komente të argumentuara: Përgatitni vërejtje të qarta, konstruktive dhe të bazuara, dhe dorëzoni ato direkt në platformën e konsultimeve para datës 16 nëntor.
    3. Komunikoni me përfaqësuesit e zgjedhur: Përtej platformës online, kontaktoni deputetët e Kuvendit të Kosovës nga të gjitha subjektet politike me të cilët keni njohje apo lidhje institucionale, duke u kërkuar që në pikat kritike të Kodit Civil të reflektojnë dhe të mos përkrahin dispozitat që binë ndesh me parimet e familjes tradicionale.
    4. Shpërndani informacionin: Ndajeni këtë thirrje me miq, familjarë, rrjete dhe komunitete kudo që keni mundësi, për të siguruar një ndërgjegjësim dhe pjesëmarrje sa më masive.
    Çdo kontribut, qoftë përmes platformës zyrtare apo përmes dialogut institucional, ndihmon që zëri i arsyes dhe i vlerave tona të dëgjohet aty ku vendoset e ardhmja e shoqërisë.
    Dokumenti është i madh andaj mund ta përdorni edhe inteligjencën artificiale për ta analizuar dhe për ta përgatitur komentin tuaj. Përdorni vegla të shumta se të gjitha kanë paragjykime kufizuese ndaj vlerave e besimeve tona.
    Linku për komente: https://konsultimet.rks-gov.net/viewConsult.php?ConsultationID=43173&Language=al

    AI Prompts me shembuj:

    Promptet i jepni një nga një dhe në fund mund t’i thoni: nga këto pika, pika x, pika y, pika z janë pika që dua t’i bëj si vërejtje – kërkesë në kuadër të konsultimit publik të ligjit dhe ma përpilo kërkesën në emrin tim.

    Analizo këtë projektligj dhe identifiko se si preken më së shumti grupet shoqërore të margjinalizuara në këtë rast grupet besimtare, grupet me binjde konservatore, si ndërron struktura e familjes, si afektohen cështjet si adaptimi i fëmijëve, fekondimi IFV, martesa, kurorëzimi, shkurorëzimi, trashëgimia, prona dhe cështje të tjera të kësaj rëndësie.
    Nga ky projektligj, m’i nxjerr të gjitha nenet që mund të përbëjnë shqetësim për një shoqëri konservatore, për një shoqëri të besimit islam, që nga parimet e ligjit, tek dallimet nga situata aktuale shoqërore në Kosove, dallimet krahasuar me vetveten në nivel vendi, nga situata aktuale paraprake tek situata e re, analizo gjithashtu dallimet me vendet e zhvilluara, dallimet me vendet islame. Tek vendet e zhvilluara përdor si referncë ato vende që mund të kenë tolerancë dhe respekt më të madh për karakteristikat e ndryshme dhe vetorganizimin e grupeve të ndryshme komunitare dhe besimtare p.sh. Britania e Madhe nëse mund të jetë.
    Mbaj thellësi, mbaj kreativitet të lartë, shmang në mënyrë absolute bias dhe heuristics. Vepro si avokues me bazë universale, si avokues i këtyre komuniteteve të papërfaqësuara në nivel politik dhe në law literacy. 
    Gjeni në këtë dokument fragmentet që lidhen me çdo gjë që mund të dëmtoj interesat, strukturat dhe praktikat aktuale të grupeve besimtare, grupeve konservatore dhe familjen tradicionale. Citoni ato duke përmendur numrin e seksionit dhe shpjegoni, në dy rreshta për secilin, standardin e zbatuar. 
    Cilat grupe lobiste, ideologji politike apo institucione mund të përfitojnë në mënyrë disproporcionale nga formulimi aktual i të këtij projektligji?
    Gjej të gjitha shprehjet abstakte apo të paqarta në tekst (si ‘në raste të veçanta’, ‘sipas nevojës’, ‘arsye të bazueshme’) që lënë hapësirë për arbitraritet administrativ.”

    Cilat zbrazëti ligjore apo shtigje shmangieje krijon ky projektligj për aktorët me pushtet?

    A përmban ky projektligj mekanizma të mjaftueshëm ndëshkues për institucionet shtetërore nëse ato dështojnë të përmbushin detyrimet ndaj qytetarëve?
    A i jep ky projektligj pushtet të tepruar diskrecional ekzekutivit apo agjencive rregullatore përmes udhëzimeve administrative të ardhshme?
    Krijo një fletë informuese me 5 pikat më kritike të këtij projektligji që mund të përdoret për një fushatë ndërgjegjësimi publik.
    Përgatit një listë me 5 pyetje provokuese dhe argumentuese ligjore që shoqëria civile me bazë fetare dhe avokatët e komuniteteve fetare duhet t’u bëjë hartuesve të ligjit gjatë dëgjimit publik.
    Rrezo argumentet zyrtare të qeverisë/sponsorizuesit të ligjit duke përdorur të dhëna dhe parime ligjore ndërkombëtare, aktuale ose historike, me perspektivë nga e drejta universale, nga perspektiva e ruajtjes së interesit publik në mënyrë autentike përfaqësuese, përfshij këtu edhe perspektivën e kartave të të drejtave të njeriut në Islam dhe programe të tjera, konsidero se  shumica e shoqërisë me vullnetin e saj demokratik ka më shumë vlera konservatore dhe të mbështetura në besim, në shoqëri nuk ka shtypje të të drejtave të njeriut, nuk ka krizë shoqërore por harmoni shoqërore sipas besimit dhe vlerave tradicionale, dhe njëkohësisht është e hapur në progresin teknologjik e shoqërorë si adaptues i hershëm i gjërave pozitive.
    Krijo nga 3 skenarë realë të përplasjes me qytetarët, bëje këtë për cdo libër të këtij dokumenti se si ky ligj do të zbatohej në praktikë ndaj një qytetari të thjeshtë.
    Si e zgjidhin vendet e tjera me sisteme të ngjashme juridike këtë çështje dhe çfarë mbrojtjesh shtesë për komunitetin përmbajnë ligjet e tyre ku mund të mbështetemi? Merr shembuj ku besimi dhe të drejtat me burim nga besimi janë më të toleruara, më të integruara dhe ku komunitetet kanë më shumë të drejta për vetorganizim. p.sh. nëse Britania e Madhe është një shembull i tillë, ekzagjeroje dhe përdor edhe shembuj të tjerë.

    Shkarkoje Projekt Kodin vetëm në gjuhën shqipe

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleFP: Pse Hegseth duhet të largohet
    Dija Online

    Related Posts

    FP: Pse Hegseth duhet të largohet

    15-10-2026

    Lajme nga bota: Zelensky dënon kufizimet e Starlink; aksionet e çipave pësojnë rënie të ndjeshme

    15-10-2026

    THE: Lulëzimi i Inteligjencës Artificiale kërcënohet nga një epidemi shifrash të pasigurta

    15-10-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Kodi Civil është në konsultim publik, zëri juaj vlen andaj merrni pjesë aktivisht në proces

    FP: Pse Hegseth duhet të largohet

    Lajme nga bota: Zelensky dënon kufizimet e Starlink; aksionet e çipave pësojnë rënie të ndjeshme

    THE: Lulëzimi i Inteligjencës Artificiale kërcënohet nga një epidemi shifrash të pasigurta

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    FP: Pse Hegseth duhet të largohet

    THE: Lulëzimi i Inteligjencës Artificiale kërcënohet nga një epidemi shifrash të pasigurta

    FP: Arabia Saudite i korruptoi njerëzit e gabuar

    • Besimi

    Vizioni ekonomik Islam për një ummet që ka rreshtim strategjik – Dr. Almir Colan

    Kurani si udhëheqës drejt më supremes, më të drejtës – Naif bin Nahar

    THE: Inteligjenca artificiale po e ndryshon fenë, dhe fetë po përpiqen të ndryshojnë inteligjencën artificiale

    Ezani nuk ndalet në Tokë për asnjë sekondë: Projekti i ri digjital vërteton jehonën e pandërprerë të thirrjes për namaz

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read

    Shfuqizimi i Hilafetit islam, një fatkeqësi edhe për botën – Fatmir Baçi

    07-03-20264 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Shfuqizimi i Hilafetit islam, një fatkeqësi edhe për botën – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.