Author: Dija Online

NATO-ja do të mbështesë Turqinë në mbrojtjen tokësore, ajrore dhe detare. Aleanca e Atlantikut Verior njoftoi se do të dërgojë në Turqi përforcime për mbrojtjen, përfshi këtu dhe avionë zbulimi e paralajmërimi të hershëm.
Përgatitjet në këtë suazë kanë nisur 10 muaj më parë me kërkesë të Turqisë, e cila percepton kërcënime të sigurinë në kufirin e saj jugor.Kërkesa e Ankarasë u miratua në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s, mbajtur më datë 2 dhjetor.Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, theksoi për mediat se kjo çështje nuk ka të bëjë me rrëzimin e avionit rus, që dhunoi hapësirën ajrore turke.Në paketën e përforcimeve parashikohet dërgimi i avionëve të paralajmërimit të hershëm (AWACS), sistemeve të mbrojtjes ajrore, fregatave siluruese dhe i luftanijes komanduese.Paketa në fjalë do të zgjasë edhe afatin e raketave Patriot, që janë instaluar nga NATO-ja në Turqi.Luftanijet dhe avionët, që do të dërgohen në Turqi, do të qartësohen më shumë në bisedimet dypalëshe të ditëve në vijim.Avionët AWACS, me rreze fluturimi deri në 400 km, janë të aftë që t’u transmetojnë të dhënave bazave komanduese tokësore, detare dhe ajrore përmes lidhjeve digjitale.AWACS-ët operojnë nën urdhrat e Komandës Supreme të Forcave Aleate në Evropë (SACEUR).

Gjuha, quhet ndryshe edhe “barometri” i shëndetit. Vëzhgimi i gjuhës së pacientit është një metodë rutinë për diagnostikim. Sipas mjekësisë tradicionale organi i gjuhës lidhet ngusht me zemrën; veshja e gjuhës tregon informacione të rëndësishme për shëndetin e stomakut. Mësimi i informacioneve të fshehura në gjuhë është shumë i vlefshëm për mjekimin në fazën e parë, si dhe për parandalimin e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Quhet e shëndetshme ajo gjuhë, ngjyra e së cilës është rozë dhe me një shtresë të lehtë me ngjyrë të bardhë.
Gjuhën mund ta diagnostikoni dhe vetë, por kjo kërkon ndriçim të plotë. Me anë të dritës së diellit ju do të jeni në gjendje të vëreni ngjyrën e gjuhës dhe të veshjes së saj. Vëreni majën e gjuhës dhe më pas pjesët e tjera të saj.
Më poshtë do të përmbledhim karakteristikat abnormale të gjuhës dhe informacionet mjekësore të fshehura në to:
Ngjyra e kuqe në majën e gjuhës dhe e verdha në veshjen e gjuhës: njerëzit që kanë këto shenja tek gjuha e tyre ndjejnë shpesh thatësi në fyt, aromë të pakëndshme të gojës, parapëlqejnë pije të ftohta dhe vuajnë nga ulçera, mërziten shpesh dhe kanë zjarr të brendshëm. Sipas teorisë së mjekësisë tradicionale, këto shenjat simbolizojnë qarkullim të tepërt të energjisë trupore.
Në këto raste është mirë të merrni masat e duhura për të eleminuar ato shenja negative, duke ruajtur lagështinë e ajrit në dhomë; duke konsumuar ushqimet që treten lehtë, si perime dhe fruta; duhet të mënjanoni përdorimin e ushqimeve pikante, të yndyrshme dhe të lini duhanin dhe alkoolin.

Ngjyra shumë e zbehtë e gjuhës, mundësia e anemisë.
“Shtresë e trashë” në gjuhë: shenjë e mostretjes së mirë si dhe e keqfunksionimit të stomakut dhe të shpretkës.
Ngjyrat e errëta si vjollcë e gjuhës: Kjo paraqet mungesën e oksigjenit, e cila vjen si pasojë e sëmundjeve të mushkërisë, zemrës e mëlçisë.
Dridhmimi i gjuhës gjatë zgjatjes së saj mund të jetë shenjë e dobësisë nervore, dobësia e trupit që shkaktohet nga sëmundja afatgjatë, encefalit etj.
Veshja e zezë e gjuhës: Nëse vetëm veshja e gjuhës është me ngjyrë të errët, por vetë gjuha ka ngjyrë normale, pra rozë, në përgjithësi kjo nuk sinjalizon sëmundje. Kjo mund të ketë ardhur si pasojë e ngrënies së ushqimeve ose dhe pirjes së lëngjeve me ngjyrë të errët. Megjithatë, ata të cilët vuajnë nga stomaku dhe nuk kanë konsumuar ushqime apo lëngje me ngjyrë të errët, dhe nëse kanë këtë shenjë mirë është të shkojnë ke mjeku për vizitë.
Një shenjë tjetër eshtë nëse keni mpirje në pjesën fundore të gjuhës, e shoqëruar edhe me mpirje të gishtit, ose dhe nëse keni vështirësi në lëvizjen e gjuhës dhe vështirësi për të folur, duhet të keni kujdes pasi këto shenja paralajmërojnë sëmundjet cerebrovaskulare ose trombozë në fazën e parë të tyre.
Këtu do të bisedojmë më hollësisht për mpirjen e trupit. Sipas mjekësisë tradicionale, mpirja është një shenjë e rëndësishme për paralajmërimin e sëmundjeve. Kjo shenjë simbolizon bllokimin për lëvizjen e lëngjeve të brendshme trupore, ose vështirësi për qarkullimin e gjakut. Për shembull, nëse i mbani të lidhura gishtat për mbi 1 minutë, do të ndieni mpirje, kjo vjen nga bllokimi i lëvizjes së gjakut në gisht. Gjatë gjumit nëse flini vetëm nga një anë, ndoshta do të keni mpirje krahu të nesërmen në mëngjes. Kjo është shkaktuar nga bllokimi i lëvizjes së gjakut në krah. Por, këto lloj shenjash mbi mpirjen mund të asgjësohen shumë shpejt pas pushimit. Nëse ndjenja e mpirjes së trupit vazhdon për një kohë shumë të gjatë, ose keni mpirje të shpeshta të trupit, kjo simbolizon sëmundje përkatëse të shkaktuar nga bllokimi i lëvizjes së gjakut. Le të rikthehemi ke tema e sotme mbi shenjat e gjuhës.
Gjuha e zbehtë dhe me një veshje të hollë zakonisht shoqërohet me një fytyrë të zbehtë, ruajtje nga i ftohti, gjymtyrë të ftohta, mungesë energjie dhe diarre. Këto shenja paralajmërojnë probleme me edemat, sëmundjet e veshkës ose hipotiroiden.

Gjuha e verdhë: kjo simbolizon keqfunksionimin e mëlçisë ose probleme me tretjen.

Veshjat e parregullta të gjuhës: pra nëse diku ka veshje të hollë e diku tjetër veshje të trashë, kjo mund të jetë një shenjë e problemeve me stomakun dhe të sëmundjeve të tjera kronike.

Nëse jeni duhanpirës dhe keni vendosur ta braktisni atë, ​​ ju duhet ta dini se mushkëritë tuaja janë të ngarkuara me nikotinë dhe katran. Asnjëra prej tyre nuk është gjë e mirë për trupin tuaj. E njëjta gjë vlen edhe për ata që vec i kanë thënë “jo” cigares muaj më parë.Nëse jeni duke kërkuar një mënyrë me të cilën do t’i heqni qafe këto “të këqia”, ky artikull do t’ju ndihmojë .Hapi i parë në qoftë se ju aktualisht jeni duhanxhi , duhet ta braktisni duhanin sa më shpejt që të jetë e mundur. Fakti pse është mirë dhe e domosdoshme që të përpiqeni maksimalisht për ta lënë duhanin sa më shpejt që të jetë e mundur, qëndron në atë se ndikimi i nikotinës dhe tymit të duhanit ndikojnë në mushkëri me dëmtime të pakthyeshme, të cilat bëhen edhe më të dëmshme në qoftë se ju vazhdoni edhe më gjatë në pirjen e duhanit.
Ne po ju ofrojmë një zgjidhje shumë efektive për të pastruar mushkëritë tuaja, pas vendimit të guximshëm që ju morrët për të ruajtur shëndetin tuaj, të familjes, të pasardhësve dhe të atyre që të rrethojnë.
E mira e kësaj është se ju keni nevojë vetëm për 3 përbërës të thjeshtë.
Përbërësit:400g qepë2 lugë shafran të IndisëRrënjë xhenxhefil (një pjesë prej 2cm)1L Ujë400g mjaltë
Përgatitja:Vloni ujin. Mjaltën, sigurohuni që ta shtoni vetëm në fund, pasi ka përfunduar vlimi dhe kur temperatura të fillon të zbret.Prisni qepët dhe grini rrënjët e xhenxhefilit. Shtoni këta përbërës në ujin e vluar.Përzierjen vlojeni përsëri, i shtoni 2 lugë çaji pluhur të shafranit të Indisë dhe zvogëloni temperaturen e ngrohjes.Ziejeni këta përbërës derisa të avullohet gjysma e ujit, pra në tenxhere ta kemi sasinë përgjysmë më të vogël se sa kur e kemi mbushur në fillim.Në këtë kohë, tenxheren e largoni nga shporeti, dhe këtë ilaç tuajin dhe hedheni në një kavanoz. Le të ftohet plotësisht. Mbajeni kavanozin në frigorifer tuaj.Merrni këtë ilaç dy herë në ditë – në mëngjes, para se të hani dhe pini , dhe pastak natën vonë ose në darkë. Merrni 2 lugë në çdo përdorim.
Përfitimet shëndetësore
XhenxhefilVetitë e saj shëruese janë përdorur që nga kohërat e lashta. Erëza e fuqishme siguron një gamë të gjerë të përfitimeve shëndetësore, duke përfshirë aftësinë për të eliminuar të gjitha mbetjet e mukusit të dëmtuar.
Shafran i IndisëËshtë i njohur për efektin anti-bakterial, anti-viral dhe anti-septik. Shafran i Indisë pastron gjakun dhe parandalon inflamacionet.
QepaNjësoj si hudhra, qepa siguron veti të forta anti-kancerogjene. Ato përdoren në trajtimin e semundjeve malinje. Kjo perime ofron një parandalim efikas kundër probleme të frymëmarrjes./kohaislame.com

Kosova përfundon “autostradën” energjetike drejt Shqipërisë, nesër bëhet testimi.
Kosova përfundon “autostradën” energjetike drejt Shqipërisë, nesër do të bëhet energjizimi testues i linjës së re interkonektive të tensionit të lartë 400 kV deri në kufi, e cila lidhë nënstacionet Kosova B dhe Tirana 2, duke kaluar nëpër territorin kosovar në zonat e 8 komunave – Obiliq, Vushtrri, Drenas, Malishevë, Rahovec, Gjakovë, Deçan e Junik dhe të mëse 45 fshatrave.Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-KOSTT në njoftimin e dërguar bën të ditur se në linjën energjetike 400 kV Kosovë-Shqipëri, në pjesën kosovare, në momentin e energjizimit testues mund të paraqiten fenomene që mund të paraqesin rrezik nga tensioni i lartë për qytetaret, prandaj duhet patur kujdes gjatë lëvizjeve në afërsi të linjes në lokalitetet nga kalon.Në linjën interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri, në pjesën kosovare në fund të muajit shtator u përfundua me ngritjen e të gjitha shtyllave elektrike. Ngritja e shtyllës së fundit elektrike, 239, u bë pranë kufirit në Qafë Morinë, ndërkohë që ishin shtruar mbi 50 km përçues elektrikë.Kosova dhe Shqipëria në vitin 2016 inaugurojnë “autostradën” energjetike, paralajmëronte kryeministri kosovar Isa Mustafa, i pyetur nga ATSH në një konferencë për shtyp në verë, muajin gusht, ku ka folur edhe për bashkëpunimet në fushën e energjetikës e të tjera.“Rrjeti energjetik mendojmë se vitin e ardhshëm duhet të aktivizohet. Sivjet presim që të kryhen të gjitha punimet në pjesën tonë, edhe në pjesën e Shqipërisë kryhet vitin e ardhshëm dhe do e inaugurojmë”, ka theksuar kryeministri kosovar Mustafa.Kreu i qeverisë së Kosovës ka bërë të ditur se, është duke u punaur që të sigurohet edhe tregu i përbashkët i energjisë elektrike, që të bëhet këmbimi i saj. Që para fillimit të punimeve, në fazat e përgatitjeve, burimet në Prishtinë kanë njoftuar se projekti për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri konsiston në ndërtimin e një linje te tensionit të lartë me gjatësi rreth 238 km, prej së ciles 85.5 km në territorin e Kosovës dhe 153.5 km në territorin e Republikës së Shqipërisë.Me atë rast u theksua se ecuria e mirë e punimeve në ndërtimin e linjës 400 kV Kosovë- Shqipëri, ku 1/3 e projektit ishte përfunduar, rriste pritshmëritë se deri në fund të këtij viti do të përfundonte pjesa nga Kosova dhe deri në pranverën e vitit të ardhshëm edhe pjesa e Shqipërisë.

Konfliktet me viktima të mëdha civile dhe migrimet masive duhet urgjentisht të zgjidhen përmes bashkimit, deklaroi presidenti i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan.
Në vërejtjet e bëra gjatë “Konferencës për neutralitet” të mbajtur në kryeqytetin turkmen Ashkabat, Presidenti turk Recep Tayyp Erdogan tha se “Konfliktet kanosin paqen dhe stabilitetin, si dhe pasigurinë që me vete bartin këto konflikte, në mënyrë të pakushtëzuar ndikojnë në të gjitha vendet”.“Dëshiroj që këto konflikte, të cilat kanë dimensione humanitare me viktima civile dhe migrime masive, urgjentisht të zgjidhen në kuadër të ligjeve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”, tha Presidenti Erdogan.Ai i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe institucioneve që të marrin përgjegjësi, duke shtuar se bota do t’i tejkalojë konfliktet e ardhshme përmes unitetit.Erdogan, po ashtu, potencoi “rëndësinë e veçantë” të lidhjeve mes Turqisë dhe Turkmenisë.“Historia e rrënjosur dhe vlerat tona të përbashkëta që i kemi me Turkmeninë krijojnë bazë të fortë për marrëdhëniet tona dhe unë besoj se këto marrëdhënie do të vazhdojnë të forcohen në periudhën e ardhshme”, shtoi ai.“Dita e neutralitetit”, njeh dhe e mbështet statusin e shpallur për neutralitet të përhershëm të Turkmenisë. Sivjet mbushen 20 vite nga kjo ngjarje.Turqia ishte vendi i parë që njohu Turkmeninë, e cila shpalli pavarësinë e vet më 27 tetor të vitit 1991, dhe e para emëroi ambasador në Ashkabat.Vizita e kaluar e Erdoganit në Turkmeni ishte më 15 gusht të vitit 2013, në kohën kur ishte kryeministër i Republikës së Turqisë. Vizita e tanishme është vizita e parë në këtë vend në cilësinë e presidentit të Turqisë.

Ndaj rajonit Bayırbucak Turkmen në fushën rurale Latakia të Sirisë, në orët e para të mëngjesit njësitë e Esadit kanë filluar një operacion të mbështetur edhe nga ajri për të fshirë ekzistencën e turkmenëve nga ky vend.
Sipas informacioneve të marra nga burimet vendore mësohet se gjatë dy ditëve të fundit, trupat e regjimit të Esadit, kanë nisur operacion ndaj kodrës Kırıkaltı me një taktikë të ndryshme lufte.Burimet njoftuan se në sulmet me mbështetje ajrore në fillim goditën gjerësisht me bomba misketë rajonet Bayırbucak dhe Cebel Ekrad, më pas ata filluan operacion tokësor për detyrim emigrimi plotësisht të civilëve në këtë rajon.Në bombardime janë marrë në objektivë provinca dhe fshatra në afërsi me kufirin e Turqisë.Ndërkaq nën bombardime të dendura kanë qenë edhe fshatrat Obin, Naciye, Bidama të Sirisë që gjenden në afërsi të kampeve të strehuarve.Qindra familje të mbetura nën bombardimet në rajon kanë ardhur në kampin Yamadi.

Shteti jonë i brishtë përveç që shumicën e buxhetit e shpenzon në mënyrë të korruptuar, duke e humbur në destinacione, aktivitete, e projekte fiktive, ai edhe atë pjesë të vogël që mbetet e shpenzon në projekte jo prioritare, e shpesh edhe të panevojshme e besa edhe përkundër vlerave dhe traditave të popullit.
Kjo ndodh në të gjitha nivelet qeveritare. Një fotografi e shkrepur nga Arber Elezi në sheshet e Prishtinës, shpërfaq hipokrizinë shoqërore dhe institucionale, humbjen e vlerave të solidaritetit, dallimet e mëdha në të ardhura në shoqëri, e shumëçka tjetër.
Ajo tregon qartë se ata që në këto ditë të ftohta janë ngrohur nga standardi i lartë i jetesës, ndezin drita për Krishtlindje e Vit të Ri thjesht për çështje imazhi, qejfi dhe hipokrizie, me këtë trajtim të gabuar, me mos drejtësinë në shpërndarjen e buxhetit dhe pasurisë shuajnë vazhdimisht shpirtra në nevojë, të mërdhirë nga shëndeti i mangët, ushqimi i pakët, dinjiteti i humbur dhe i ftohti i motit.

Në Mitrovicë është arrestuar një qytetar serb pasi që i ka sulmuar fizikisht disa policë të Policisë së Kosovës, gjatë kryerjes së detyrës. Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës 6 policë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit sulmuesi është liruar në procedurë të rregullt.
Fatkeqësisht ne jemi mësuar që njësitë elite të Policisë së Kosovës t’i shohim në intervenime spektakolare, e ndoshta nganjëherë edhe brutale vetëm ndaj opozitës dhe arrestimit të grupeve të caktuara komunitare dhe jo kur ka dhunë dhe krime nga kriminelët, e me theks të veçantë kur ata janë nga minoriteti serb.
Përveç manifestimit të dobësisë së Policisë së Kosovës në këtë rast, shihet edhe dobësia edhe e prokurorisë, ku këto dy institucione shtetërore shihet se kanë hiper-reaguar në mënyrë të panevojshme madje ndonjëherë edhe të padrejtë kur arrestuan hoxhallarët për fjalën e tyre të lirë.

Burri im i dashurMbase ndonjëherë do mund të mendosh se ke bërë një gabim që më ke zgjedhur për bashkëshorte të jetës.
Me kohë frikohem se dashuria jote do të shndërrohet në urrejtje, durimi yt do të kaloje në zemërim dhe situata e qetë mes nesh do zbehet.
Burri im i dashur Ndoshta kur jeta kalon në fazën e ndezur me tensione dhe gjen veten i zënë me shumë punë,ndodh që nuk do kesh kohë për mua,dhe kohën që do duhet ta kaloje me mua do humbiste. Me një sinqeritet do jap aq sa mundem që të te bej të lumtur në jetë. Por,a nuk është e drejtë që edhe unë të kem përkujdesjen tënde?Pra, më fal dhe më buzëqesh,ashtu siç e përshkruante të Dërguarin sallahu alejhi ue selem, nëna e besimtarëve Aisha radiuallahu anha. Dhe në këtë mënyrë,shpresoj se do të më vlerësosh për virtytet e tjera që i kam.A nuk ka thënë Allahu në Kur’an, Ai, i Cili na bashkoi në martesë dhe vendosi dashurinë në zemrat tona: “O ju që besuat, nuk është lejuar për ju të trashëgoni gratë (e të vdekurve) në mënyrë të dhunshme, e as t’i shtrëngoni për t’u marrë diçka nga ajo që ju keni dhënë atyre, përveç nëse ato bëjnë ndonjë imoralitet të hapur. Çoni jetë të mirë me to. Nëse i urreni ato, bëni durim pse ndodh që Allahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni.”Po ashtu i Dërguari i Allahut s.a. ka thënë: “Më i ploti besimtar me iman është ai që është më i mirë në moral kurse më të sjellshmit prej jush janë ata që janë më të sjellshëm ndaj grave të tyre”. (Tirmidhiu)Burri im i dashur Duhet ta dish se nuk ka krijesë njerëzore që nuk gabon, vetëm Allahu i Përjetshmi është i Përkryeri. Nuk është e drejte për ty apo për mua që thjesht t’ia marrim gabimet dhe të metat njeri-tjetrit në llogarinë tonë, derisa të metat tona t’i lëmë anash.Do mundohem të jem një bashkëshorte besnike ndaj teje, dhe të dëgjoj gjithmonë, por shpresoj se do më falesh dhe harrosh kur gaboj. I kam lënë prindërit dhe vëllezërit e motrat e dashura që të jem me ty. Dua që të ma mbushësh zemrën me dashuri. Të më dashurosh si një rrebesh shiu.Nuk dyshoj aspak që të kam zgjedhur bashkëshort. E çmoj devotshmërinë tënde çdo ditë dhe devotshmëria jote të bën të dukesh si njeriu më i mirë për mua.
Më kujtohet ngjarja e shoqëruesit të resulullahut a.s., Ali bin thalib r.a. kur është pyetur nga një njeri: “E kam një vajzë,me kënd ta martoj? Aliu r.a iu përgjigj: ”Ajo duhet ta martoje njeriun që ka devotshmëri në zemrën e tij,nëse ky njeri e do atë, ai do e shkëlqej atë,por nëse nuk e do, nuk do ta lëndoje asnjëherë.” Ne fakt ti je ky!Dashuria jote më bën të ndihem si gruaja më e lumtur në botë. Ndoshta kur ndodhemi para një situate te vështirë për shkak të gabimeve të mia, dhe në këtë moment ti do dëshiroje të kishe një grua më të mirë. Të lutem bëhu i ndërgjegjshëm,egoizmi dhe moskujdesi yt mund të te drejtoje në sjellje jo të mira. Të lutem m’i përmirëso gabimet e mia me butësi dhe mirëkuptim, mos u bën i ashpër ndaj meje.Nëse sheh ndonje te metë në anën time kujtoje mesazhin e Resulullahut s.a. drejtuar neve: “Le të mos e urrejë besimtari besimtaren. Nëse ndonjë gjë nga ajo nuk i pëlqen,ndoshta mund të i pëlqeje diçka tjetër”. (Muslimi)
Burri im i dashur, Të lutem të kërkosh riskun në hallall sepse burri duhet të marr përgjegjësinë mbi familjen e tij të dashur. A nuk na ka mësuar i Dërguari s.a, kur ka pyetur Muavije ibn Hajde r.a.: I Dërguari i All-llahut, çfarë detyra ka secili prej nesh ndaj gruas së vet?” (Pejgamberi) Tha:“Ta ushqesh kur të ushqehesh vetë, ta veshmbathësh kur këtë e bënë për vete, mos ta mallkosh dhe mos ta lësh vetëm askund përveç në shtëpi”. (Hadith hasen,transmeton Ebu Davudi i cili thotë: “Mos e qorto” e ka kuptimin: mos i thuaj “All-llahu të shëmtoftë”) që do të thotë se burri duhet të përmbush nevojat për familjen e tij.Mos u bën i ashpër ndaj meje, sepse Resulullahu s.a. nuk ka qene asnjëherë i ashpër ndaj grave te tij.Me kujtohet një hadith nga Resulullahu s.a: “Kjo botë është dëfrim kurse dëfrimi më i mirë i saj është gruaja e ndershme”. (Muslimi)
Do mundohem te jem thesari yt me i madh, ashtu si unë e ndjej se ti je thesari im më i madh.A e di shpërblimin qe do marrësh nga Allahu ne ahiret? A e di se cili është shpërblimi për ata qe sillen drejtë ndaj grave të tyre? Shiko me sy, zemër dhe kuptoje këtë hadith: ”Ata qe jane te drejte, ne diten e gjykimit do te marrin fronin prej drite. Ata jane njerëz te drejte, me deliresine e tyre ndaj grave te tyre dhe njerëzve per te cilet jane pergjegjes. (Muslimi)Lus të jesh njëri prej tyre, dhe unë të jem mbretëresha në pallatin tënd të bukur. Po mundohem të jem thesari yt më i çmueshëm ne dynja dhe ne ahiret. Kur te jesh i lirë, më mëso me diturinë qe Allahu të ka falur. Nëse nuk ke kohë, më lejo të përfitoj diturinë e Islamit në ndonjë mënyrë tjetër. Sidoqoftë, unë nuk do harroj përgjegjësinë që kam si grua, ashtu që më vonë të jem një mësuese për djemtë dhe vajzat tua. A nuk është nëna mësuesja e parë për djemtë dhe vajzat e saj? Do dëshiroja t’i mësonim fëmijët tanë se bashku ashtu qe te jene bartës te flamurit dhe te jene ne mesin e mutakineve. Dua te jem një grua besimtare e cila do te sjell familjen time ne xhenet!O Allah i Vetmi qe nuk ke shok, Ti je dëshmitar ne këtë lidhje martesore, kam rene ne dashuri me bashkëshortin tim, beje këtë dashuri ndaj tij ashtu qe te përforcoj dashurinë ndaj Teje, por, lutem po ashtu qe dashuria ime ndaj tij te mos e kaloj dashurinë ndaj Teje. Beje këtë dashuri kuptimplote. Me mbroj zemrën time ashtu qe te mos te te harroj kurrë. Beje këtë dashuri për mua ashtu qe te mos kaloj dashurinë qe ai ka ndaj Teje, dhe beje shehid për hir Tendin, beje dashurinë dhe lutjen e tij ndaj meje ashtu qe te mos e harroj xhenetin. Nëse dashuria ime ndaj tij me bën qe te te harroj, me përkujto dhe me udhëzo, mos me lë me te humburit.O Allah i mbushur me dashuri, i Cili dhuron butësi, Ti e di nëse zemrat tona janë ne pajtueshmëri dhe se mund ta duam njeri-tjetrin. Na bej robër te dëgjueshëm ndaj Teje. Na bej qe ta mbrojmë se bashku ligjin Tënd. Bëje këtë lidhje të fortë. Bëje këtë dashuri të përhershme. Na udhëzo në rrugë të drejtë. Na i mbush zemrat me dritën Tënde e cila asnjëherë nuk shuhet. Na i zgjero zemrat me iman dhe zbukuroje të dorëzuar në rrugën Tënde. Amin ja rabil alemin!Gruaja jote!

1- Ti je borziloku i shtëpisë prandaj bëje burrin tënd që të ndjejë këtë erë që në momentin e futjes së tij në shtëpi.
2- Hulumto momentet e rehatisë së tij, zbukuroji ato me lëvizje apo me fjalë ji optimiste dhe bëji ato me zemër të mirë.
3- Ji e gatshme për dialog dhe bisedime dhe largoju grindjeve dhe këmbënguljes ne mendimin tënd.
4- Kuptoje gradimin e burrave mbi gratë me kuptimin e sheriatit dhe me atë që ka nevojë natyra e femrës, e mos mendo se ajo është padrejtësi dhe mospërfillje e mendimit të saj.
5- Mos e ngre zërin dhe vecanërisht kur bashkëshorti ndodhet në shtëpi.
6- Mundohu të bashkoheni bashkë në namazin e natës herë pas here se ai ju shton juve nur,lumturi e ngrohtësi familjare.” E a nuk rehatohen zemrat me përmëndjen e All-llahut?”
7- Duhet të jeshë shumë e urtë në momentin e nevrikosjes së tij dhe mos të zërë gjumi derisa ai te jetë i kënaqur prej teje. “bashkeshorti yt është xhenneti yt ose zjarri yt”
8- Të jesh ne këmbë dhe e gatshme në momentin e veshjes së rrobave të tij dhe daljes nga shtëpia.
9- Bëje të ndjehet se ti ke dëshirë të veshë një lloj rrobeje të vecantë, dhe ti zgjidhja rrobat.
10- Ji korrekte në kuptimin e kërkesave, që të lehtësojë jetesën me të mira dhe pa humbur kohë.
11- Mos prit as mos mendo të thote më fal apo të kërkojë të falur me cfaredo lloj mënyre as mos e vër në një pozitë të tillë, vetëm në rast se kjo vjen nga ana e tij dhe kjo për ndonjë cështje që me të vërtetë është për të kërkuar të falur.
12- Kujdesu për pamjen dhe veshjen e tij, edhe sikur ai mos të jetë i kujdesshëm, vetëm se kjo e nderon atë para shokëve të tij.
13- Mos u mbështet në atë se ai është i cili fillon gjithmonë i pari ne kërkimin e kënaqësive të tij.
14- Ji cdo natë nuse për të dhe mos shko të flesh para tij vetëm në raste të rralla.
15- Mos prit nga miresjellja jote me të asgjë, sepse shumica e bashkëshortëve janë të zënë me punë, për këtë shkak ndodh mosshfaqja e ndjenjave të tyre, dhe kjo ndodh pa dashje.
16- Ji aktive në cështjet e tij dhe mos ji e ndërlikuar.
17- Buzëqeshje të ëmbël të mbushur me dashuri dhe ndjenja tërheqëse në momentin e kthimit të tij nga udhëtimi.
18- Dije se bashkëshorti yt është rrugë e cila të afron tek All-llahu i madhëruar.
19- Mundohu të ndryshosh vashdimisht ne cdo gjë, në pamje, në fjalë e në takimin tend me të.
20- Moseksistenca e kthimit apo ngadalësia, në rastin e kërkimit te dickaje nga ti, por përkundrazi kërkesat e tij të serviren me dashuri dhe shkathtësi.
21- Ndryshojua vendin mobiljeve te tua perpara se ai të kthehet nga udhetimi dhe bëje të ndjehet se ti e bën këtë vetëm që ai të jetë i lumtur.
22- Kujdesu në drejtimin e mirë të shtëpisë, në rregullimin e kohës dhe renditjen e cështjeve të rëndësishme.
23- Mundohu të mësosh disa profesione grash e ti zbatosh ato sepse ti ke nevojë për to në shtëpinë dhe dauen tënde, dhe kryerja e tyre te kujton se je femër.
24- Prite bashkëshortin tënd me falënderime dhe me fjalë të mira ne momentin kur sjell në shtëpi ndonjë gjë, qoftë kjo ushqime veshëmbathje ose dicka tjetër.
25- Kujdesu në zbukurimin, rregullimin dhe pastërtinë e shtëpisë, edhe pse ai nuk mund ta ketë kërkuar një gjë të tillë,duke bashkuar ketu ndërmjet bukurisë dhe thjeshtësisë.
26- Rregulloje kryerjen e punëve te shtëpisë në pershtatje me orarin e tij,dhe mos e bëj të ndjehet se ti je gjithmonë e zënë me punë.
27- Ji e kënaqur dhe kujdesu nga shpenzimi i tepërt në mënyrë që të mos i kalosh kufijtë e shpenzimeve të domosdoshme.
28- Bërja surprizë me ndonjë festë familjare të bukur, duke zgjedhur kohën e përshtatshme për të.
29- Ta bësh të ndjehet se ti ke nevojë të marrësh mendimin e tij në cdo cështje që të përket ty apo fëmijëve te tu, duke mos u marrë në trajtimin e cështjeve të kota.
30- Mendo gjithmone për feminizmin tënd dhe mbroje atë, mundohu ta paraqitësh në formën dhe pamjen sa më të mirë, në kohën e përshtatshme dhe e tepruar.
31- Në momentin e kthimit të tij në shtëpi mbas nje mungese të gjatë larg shtëpisë, mos e prit me ankesa apo dhimbje sado që të jetë gjëndja e vështirë.
32- Nxiti fëmijët që të dalin të presin babain e tyre në momentin e kthimit nga udhëtimi apo nga puna, dhe kjo duke marrë parsysh moshën e fëmijëve.
33- Mos iu anko bashkëshortit tënd nga fëmijët në momentin e kthimit nga puna, te ngritjes nga gjumi apo në momentin e ngrënies, sepse kjo le gjurmë të këqia si tek fëmijët ashtu edhe tek Babai i tyre.
34- Mos ndërhy në momentin e këshillimit apo të rrahjes së fëmijëve nga babai i tyre me asgjë.
35- Kujdesu ne forcimin e lidhjeve ndërmjet fëmijëve dhe babait të tyre sado që të jetë i zënë me punë, porse me zgjuarsi dhe pa e ndërprerë nga punët.
36- Bëje të ndjehet se: mbajta e përgjegjësisë së fëmijëve nga ana jote është e lehtësuar për shkak të duasë e bërë nga ai, dhe nga marrja e mendimit të tij në cështje që u përkasin fëmijëve.
37- Mos u ngut duke pritur rezultate të shpejta në edukimin e fëmijëve, sepse edukimi i fëmijëve do te marrë kohën e saj të plotë, dhe kjo varet sipas moshës së tyre,sepse e kundërta mund të sjellë mërzitje dhe lënie pas dore edukimin e fëmijëve.
38- Zbato me fëmijët e tu mënyrë edukimi sa më të mirë të lehtë dhe të pranueshme për mendjet e tyre, mos i thuaj kjo që bëre është gabim dhe vetëm kaq, por ta bindësh pse është gabim me qëllim që gabimi mos të përsëritet më.
39- Kujdesu që kohën e lirë mos ta kalojnë kot, në vecanti në kohën e pushimeve, vënien në dukje të pasioneve të tyre dhe shfrytëzimin e fuqisë së tyre në gjëra të dobishme.
40- Ji shoqe e ngushtë e vajzave të tua dhe ji në dijeni per cdo ndryshim që ndodh në trupin e tyre në cdo faze moshe.
41- Ndihmoje vajzën tënde qysh në vegjëli që të formojë personalitetin e saj në dije edukuese.
42- Mundohu te barazosh mundin tend ndermjet; kërkesave të burrit dhe fëmijëve të punës dhe shtëpisë.
43- Nderimi dhe respektimi i prindërve të tij dhe duke mos bërë dallim ndërmjet prindërve të tu dhe prindërve të tij, se ata të kanë dhënë ty dhuratën e tyre më të shtrenjtë i cili është bashkëshoti yt i dashur.
44- Prite familjen e tij me fjalë të ëmbla dhe bujari, duke ju bërë dhurata në raste të vecanta, e nxite atë që t’I vizitojë të afërmit e tij edhe sikur ai mos të interesohet për ta.
45- Kujdesu për të ftuarit e tij dhe mos të bëhet zakon rrefuzimi i tyre, e mos të ndjejnë ata se kanë ardhur papritur, por përkundrazi ji e kujdesshme dhe bujare, sepse kjo gjë e nderon atë.
46- Kujdesu për dokumentat e mjetet e tij të vecanta dhe ruaji ato.
47- Bëje shtëpinë të gjallëruar dhe të gatshme për të pritur musafirë në cdo kohë, sistemoi librat dhe dokumentat e tij me korrektësi e me rregull, mos kontrollo nëpër dokumentat e tij përderisa ai nuk të ka lejuar për dicka të tillë.
48- Mos e qorto në rast se mungon shumë nga shtëpia por prite me fjalë të ëmbla duke i vënë në dukje se nuk mund të rrish kaq gjatë pa e parë dhe se ndodhja e tij në shtëpi është krenari për ty.
49- Mos prit që ta shprehë më fjalë mërzinë që mund të ketë nga ndojnë problem, por mjafton ta kuptosh atë dhe të shpejtosh në marrjen e hapave të para.
50- Bëje të ndjehet gjithmonë se kërkesat e tij janë janë cështjet më të rendësishme për ty sado që të jesh e zënë me punë dhe me përgjegjësi.
51- Mos i shto ankesat që mund të kesh në punë qoftë në dauen tende apo ne profesionin tënd.
52- Dije se është e drejta e tij të dijë cdo gjë që ai don nga puna jote dhe kjo pa u futur në bisedat me hollësi që zhvillohen ndërmjet teje dhe motrave.
53- Bëje të ndjehet se kujdesja jote për veten tënde është dicka e rëndësishme për ty sepse gruaja e shkathët është ajo e cila vë në dukje qëndrimin e saj në shtëpi dhe bashkëshorti i saj kënaqet me qëndrimin e saj në shtëpi, edhe sikur kohën ta keshë shumë të ngjeshur.
54- Kujdes mos të ndryshojë natyrën tënde të bukur femërore puna e daues apo e profesionit tend.
55- Ruaji sekretet e shtëpisë tënde, bëja të ditur bashkëshortit tënd se puna e tij është amanet tek ti, dhe se ti je në dijeni të natyrës së punës së tij.
56- Mos e krahaso asnjëherë me të tjerët por kujto gjithmonë cilësitë e mira që ai ka.
57- Mëso fikhun e daues sepse ai të ndihmon të lëvizësh me lehtësi dhe zgjuarsi ndërmjet
femrave,në mënyrë që të realizosh planet dhe qëllimet e kërkuara në kohën e duhur dhe pa humbur kohë.
58- Ji në dijeni të gjendjes ekonomike e cila i mundon shumicën e femrave, që të lehtësojë ty ti nxjerrësh nga kjo duke ju ofruar tema të ndryshme të përshtatshme për to.
59- Kujdesu në ndjekje të punës me motrat e tua, ti thërrasësh zemrës përpara mendjes, e ti thërrasësh mendjes perpara zemrës në raste të vecanta dhe kjo varet sipas natyrës së femrave.
60- Kujdes mos ta mundosh veten tej mase duke i shtuar punet dhe pergjegjesite vetevetes, ku në të njëjtën kohë dikush tjetër mund të ndihmojë e ti bëjë disa punë në vendin tënd.
Dhe ne fund mos u mbështet plotësisht në mundin njerëzor dhe mos harro se ne kemi më shumë nevojë në ndihmën e All-llahut.
Selman el – Awde