Author: Dija Online

Numri i njerëzve në Etiopi të cilët janë të prekur thatësirat kanë nevojë urgjente për ndihmë humanitare, veçanërisht nevoja për produkte ushqimore.
Numri i njerëzve në Etiopi të cilët janë të prekur thatësirat kanë nevojë urgjente për ndihmë humanitare, veçanërisht nevoja për produkte ushqimore e cila rritet për çdo ditë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëvendëskryeministri i Etiopisë Demeke Mekonnen tha se numri i njerëzve të prekur nga thatësira ka arritur në 10 milionë e 200 mijë.
Ai tha se qeveria po bën përpjekje për zgjidhjen e problemit. Mekonnen bëri të ditur se ka nevojë për më shumë ndihmë për njerëzit të cilët janë ndikuar nga thatësirat.

Ish-Ministri i Ekonomisë dhe Tregtisë së Katarit Mohammed A. Althani, ka thënë se vendi i tij është një prodhues elastik i energjisë dhe se nëse do të jetë e nevojshme mund të përballohen nevojat emergjente të gazit natyror për Turqinë.
Ish-Ministri i Ekonomisë dhe Tregtisë së Katarit Mohammed A. Althani, ka thënë se vendi i tij është një prodhues elastik i energjisë dhe se nëse do të jetë e nevojshme mund të përballohen nevojat emergjente të gazit natyror për Turqinë.
Althani, i ndodhur në Stamboll për takimin e liderëve të rinj të eneregjisë të organizuar nga Klubi i Energjisë Boğaziçi ai i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit të Anadolu Agencuy (AA).
Althani ka rikujtuar se javën e kaluar u nëshkrua memorandumi paraprak i mirëkuptimit i cili do të sigurojë importimin e rregullt dhe afatgjatë të gazit të lëngshëm natyror (LNG) nga Katari në Turqi dhe duke vënë në dukje se ende nuk dihen sasitë që do të eksportohen ai është shprehur se është ende herët për të përcaktuar këto sasi.

Ai në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se Rusia ka hyrë në Siri me pretendimin për të goditur organizatën terroriste DAESH-in por ajo po ndërmerr sulme ndaj vendbanimeve.
Koordinatori i Përgjithshëm i vakëfit humanitar Liritë dhe të Drejtat njerëzore (IHH) në Siri, Murat Kavaktan ka thënë se avionët luftarakë rusë të cilët kanë hyrë në Siri me pretendimet për të qëlluar DAESH-in që prej dy muajsh e këtej ata po qëllojnë popullatën civile në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se Rusia ka hyrë në Siri me pretendimin për të goditur organizatën terroriste DAESH-in por ajo po ndërmerr sulme ndaj vendbanimeve, mauneve, ndaj furrave të bukës dhe tregjeve në rajonin turkmen Bayirbucak, në Halep, Hama, Idlib etj.
Kavaktan thotë se si pasojë e këtyre sulmeve të Rusisë po humbin jetën civilët duke përfshirë gra dhe fëmijë. “Rusia ka në objektiv edhe maunet, qendrat logjistike që transportojnë pajisje tregtare dhe humanitare në vijën kufitare me Turqinë. Në saje të këtyre sulmeve në këtë periudha ka patur në objektiv shumë maune dhe materiale komerciale, ndërsa pasojat negative të këtyre seulmeve tashmë po vërehen në Siri”, deklaron Murat Kavaktan.
Sipas tij, nga kjo situatë janë prekur kryesisht automjetet me pajisje komerciale dhe ndihma humanitare që hyjnë në pikat kufitare Oncupinar dhe Cilvegozu. Koordinatori i IHH-së, Kavaktan thekson se po goditen maunet me ndihma humanitare, pajisje këto të cilat duhet të transportohen për t’iu ndihmuar civilëve dhe në kuptimin serioz kjo po pengohen. Siç thotë ai, Rusia po ndjek një stretegji e cila do të forcojë regjimin e Sirisë dhe do të mbytë edhe më shumë popullin sirianë.
– “Avionët luftarakë të 14 vendeve po godasin popullin sirianë”
Kavaktan rikujton se në luftën e brendshme mase 5 vjeçare ata që dëmtohen më shumë janë gratë dhe fëmijët nga popullata civile. Ai tha se Rusia që kur ka hyrë në territorin sirian ka në objektiv opozitarët dhe ka qëlluar 90 përqind të civilëve në rajonet Damask, Homs, Hama, Latakia dhe në rajonin turkmen Bayirbucak.

Këto janë disa masa lehtësuese që ishin premtuar qytetarëve para zgjedhjeve nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).
Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu sot nga Ankaraja njoftoi heqjen e TVSH-së në disa segmente të sektorit bujqësor, ndihmën financiare të pakthyeshme për sipërmarrësit e rinj dhe kredi pa interes për të rinjtë në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ne heqim TVSH-në për ushqimin e kafshëve dhe plehrat. Fermerët e rinj në emër të projekteve të tyre do ti ndihmojmë me financa të pakthyeshme në vlerë prej 30 mijë lira. Ne vazhdojmë me programet e zhvillimit në 81 qytete dhe provincat tona”, tha Davutoglu.
Kryeministri turk informoi mbi rritjen e të ardhurave minimale në baza mujore, dhe heqjen e shpenzimeve për dokumentet e identitetit për studentët dhe pensionistët. Të rinjtë në Turqi gjithashtu do të mund të marrin kredi në dhjetra mijëra lira pa interes.
Këto janë disa nga masat lehtësuese që iu ishin premtuar qytetarëve para zgjedhjeve nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Autoritetet kanë theksuar se si pasojë e sulmeve kanë humbur jetën 15 civilë dhe janë plagosur 20 të tjerë, ku mes tyre gra e fëmijë si dhe si pasojë e sulmeve ka patur dëme të mëdha.
Sipas informacionit që gazetari i AA-së ka marrë nga autoritetet e mbrojtjes civile në Halep mësohet se avionët e ushtrisë ruse kanë sulmuar me “bomba vakum” lagjet Salihiyn, Kerm Tarrab dhe Shejh Said në qendër të Halepit si dhe në rajonin Han Tuman në jug të qytetit dhe në komunën Anadan në veri të qytetit.
Autoritetet kanë theksuar se si pasojë e sulmeve kanë humbur jetën 15 civilë dhe janë plagosur 20 të tjerë, ku mes tyre gra e fëmijë si dhe si pasojë e sulmeve ka patur dëme të mëdha.
Husejin Abdulfettah, një prej aktivistëve në jug të Halepit tha se avionët rusë që nga mëngjesi e deri tani kanë bombarduar intensivisht rajonet nën kontrollin e opozitarëve në jug të Halepit.
Abdulfettah, duke vënë në dukje se pavarësisht sulmeve ajrore ruse, forcat opozitare kanë përparuar kundër forcave të regjimit në jug të qytetit. Ai u shpreh më tej se: “Teksa avionët rusë mbështesin në jug të qytetit forcat e Asadit, ato gjithashtu mbështesin edhe PYD dhe organizatën terroriste DAESH në veri të qytetit”.
Ministria ruse e Mbrojtjes më 30 shtator pati njoftuar se kishte nisur sulmet ajrore kundër DAESH në territorin sirian. Por avionët rusë më shumë kanë në objektiv bazat dhe kampet e trajnimit të opozitarëve të moderuar në rajonet Homs, Hama, Idlib dhe Halep.

Instituti i Statistikave të Turqisë (TÜİK), publikoi të dhënat e Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) për tremujorin e tretë të vitit.
Sipas këtyre të dhënave, me metodën e prodhimit të produktit të brendshëm bruto në tremujorin e tretë të vitit sipas të njëjtës periudhë të një viti më parë në çmimet konstante është shënuar një rritje me 4 përqind në vlerën 34 miliardë e 934 milionë lira, ndërsa me çmimet e aktuale ka treguar rritje me 12.1 përqind në vlerën 581 miliardë e 637 milionë lira.
Në periudhën 9 mujore të këtij vitin në krahasim me të njëjtën periudhë të viti të kaluar me çmimet konstante në prodhimin e brendshëm bruto është shënuar një rritje me 3.4 përqind në vlerën 97 miliardë e 245 milionë lira, ndërsa me çmimet e aktuale ka treguar rritje me 11.1 përqind në vlerën 1 trilionë e 445 miliardë e 614 milionë lira.
Vlera totale e shtuar e aktiviteteve që përbëjnë sektorin e bujqësisë, në tre mujorin e tretë të vitit në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar me çmimet konstante ka shënuar një rritje me 11.1 përqind në vlerën 5 miliardë e 289 milionë lira, ndërsa me çmimet aktuale në vlerën 65 miliardë e 710 milionë lira me një rritje prej 20.1 përiqnd.
Vlera totale e shtuar e aktiviteteve që përbëjnë sektorin e industrisë në të njëjtën periudhë ka shënuar një rritje ku me çmimet konstante ka shënuar një rritje me 1.5 përqind në vlerën 10 miliardë e 364 milionë lira, ndërsa me çmimet e tanishme ka treguar rritje me 7.5 përqind në vlerën 112 miliardë e 917 milionë lira.
Vlera totale e shtuar e aktiviteteve që përbëjnë sektorin e shërbimeve, për periudhën në fjalë me çmimet konstante ka shënuar një rritje me 5 përqind në vlerën 19 miliardë e 783 milionë lira, ndërsa me çmimet e tanishme ka treguar rritje me 11.2 përqind në vlerën 283 miliardë e 360 milionë lira.
Ekonomistët të cilët kanë marrë pjesë në “Anketën e pritshmërive të rritjes” të AA Finans, në tremujorin e tretë të vitit kanë patur pritshmëritë për një rritje me mesatare prej 2.7 përqind.
Ekonomia turke në tremujorin e parë të vitit 2015 shënoi një rritje me 2.5 përqind dhe në tremujorin e dytë një rritje me 3.8 përqind. Ndërsa në tërë vitin e kaluar kishte shënuar një rritje me 2.9 përqind.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka nisur vizitën zyrtare në Shqipëri, ku u prit në takim nga Kryeministri Edi Rama.
Në përfundim të takimit mes dy delegacioneve, u mbajt një konferencë e përbashkët për shtyp.Në fjalën e mbajtur gjatë konferencës Kryeministri Rama tha se vizita e sekretarit Stoltenberg, është e treta në Shqipëri e një sekretari të aleancës që nga koha që vendi ynë u bë pjesë.Ai tha se sa herë të jetë rasti nuk do mungojnë fjalët e mirënjohjes ndaj NATO që i hapi dyert Shqipërisë për tu bërë pjesë dhe për tu përfshirë në vendimmarrjen.Kreu i qeverisë tha më tej se vala e re e terrorizmit është shqetësim i përbashkët për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë, ndërsa nënvizoi se çështja e hapur e Ukrainës, në vijim të zgjerimit të aleancës, si dhe misionet ushtarake, ishin ndër temat kryesore të diskutimit.“Ndajmë shqetësimin me gjithë vendet e aleancë për terrorizmin dhe rrezikun që vjen nga DAESH. Të gjitha vendet aleate ndihen njëlloj të kërcënuara dhe tregojnë vullnet për të përballuar me sukses këtë betejë dhe për ta fituar atë që Papa Françesku e quan luftë të tretë botërore”, u shpreh Rama.Ai shtoi se Shqipëria ndihet mirë që sot përfaqëson në aleancë modelin e një vendi ku bashkëjetesa fetare apo atë që Papa e quajti vëllazëria fetare, është jo vetëm e mundur por baza solide e një paqe dhe harmonie mes njerëzve dhe besimeve të ndryshme.Rama shprehu besimin se qasja për të luftuar jo vetëm shfaqjen e kësaj të keqeje, por edhe shkaqet më të thella të saj, është qasja e duhur për të zhvilluar në këtë rrugë një proces nga kuota jonë e lirë demokratike synon.Kreu i qeverisë informoi se i shprehu sekretarit të NATO-s edhe mirënjohjen e Shqipërisë për faktin që mori vendim historik për të ftuar Malin e Zi, duke thënë se zgjerimi i mëtejshëm është në shërbim të lirisë, paqes dhe demokracisë.Në këtë drejtim nënvizoi faktin se po aq sa mbështetet anëtarësimi i Malit të ZI, po aq mbështetës janë edhe për anëtarësimin e vendeve të tjera.“Shqipëria shpreson që vendet aleate do të sqarojnë në kohën më të shpejtë, mundësinë e afrimit dhe socializmit më të shpejtë të NATO-s me Kosovën. Sa më shumë të shtrihet aleanca aq më të sigurt jemi të gjithë. E sigurova sekretarin e përgjithshëm se Shqipëria jo vetëm është përfshirë plotësisht në zbatimin e angazhimeve, por do jetë pjesë e çdo përpjekje të NATO-s për ruajtjen dhe vendosjen e paqes”, tha ai.Rama bëri me dije se qeveria shqiptare e ka frenuar trendin në rënie të buxhetit të mbrojtjes, madje ka garantuar një rritje të tij për vitin 2016, si dhe ka planifikuar një buxhet për modernizimin e mbrojtjes.

Kur sot më së shumti thirremi në vlera të demokracisë, ku të drejtat e njeriut kanë marrë hovë të avancimit të tyre, ku secili ka të drejtë të shprehë atë që përmban si të drejtë të vetë siç është edhe e drejta e besimit, e praktikimit të fesë së tij, pikërisht sot ka evoluar kufizimi i këtyre të drejtave.
Miratimi i një sërë aktesh, dokumenteve të ndryshme e deri tek Kushtetuta si akti më i lart i një shteti për mbrojtjen e lirive fetare kanë rezultuar të jenë vetëm të shkruara në letër. Këto dokumente nuk po gjejnë zbatim në shtetin tone të brisht. Moszbatimi i tyre në praktik duket të del problem serioz për besimtarët që praktikojnë fenë e tyre.
Si shkaktar kryesorë i gjithë problemeve që rrjedhin në praktikimin e lirisë së fesë është përcaktimi i shtetit si shtet laik. Nuk e di se cili është kufiri për tu quajtur diçka diskriminim ku Kosova si shtet me popullsi mbi 96% të besimit Islam është përcaktuar shtet laik. Falë këtij laicizmi sot në Kosovë besimtaret mysliman abuzohen e përbuzen institucionalisht.
Kjo ka ndikuar shumë edhe në institucionet private, në kompani të ndryshme ku në të gjitha këto në kodin e etikës së tyre shkruan që secili i punësuar ka të drejtë të ushtrojë fenë e tij, por sa respektohet kjo e drejtë e tyre.

Ofertë për ta mohuar vetveten
Duke u nisur nga përvoja ime e hidhur që mu ndalua në shumë vende të punës të falem e që isha i detyruar të largohem nga puna për shkak se nuk më lejohej të falem, kjo u ndodhë edhe shumë myslimanëve të tjerë të cilët janë të detyruar ose të len namazin e të vazhdojnë të punojnë ose të braktisin punën e të vazhdojnë të jetojnë në identitetin e tyre fetar.
Për tu punësuar në institucione publike ashtu edhe në ato private një mysliman duhet të braktis namazin si shtylla kryesore e Islamit. Sa kandidati adekuat për pozita të kërkuara nuk ka mundur të punësohet si shkak veç se fal Namaz, e sa prej tyre të punësuar e kryejnë këtë obligim në mënyrë të fshehur e kur ndodh ndonjëri të zbulohet, largohet nga puna duke u ofertuar që ta braktis Namazin për tu kthyer në vendin e punës.

Sa të rinj mysliman nuk mund ta ushtrojnë profesionin e tyre si e drejtë e garantuar me kushtetutë veç se fal Namaz. A mund t’i themi këtij shtet ligjor, shtet demokratik?! Ku të drejtat elementare të një qytetari abuzohen në mënyrë tmerruese. Kjo sjell në pikëpyetje vlerat e një shteti demokratik mbi bazën e të cilave është ndërtuar shteti ynë dhe po synon të zhvillohet.
Në Kushtetutën e Republikës së Kosovës në nenin 38 paragrafi 2 shprehimisht thuhet: liria e besimit, e ndërgjegjes dhe e fesë ngërthen të drejtën për të pranuar dhe për të manifestuar fenë, të drejtën për të shfaqur bindjet personale dhe të drejtën për të pranuar ose refuzuar për të qenë anëtar i një bashkësie ose grupi fetar.
Gjithashtu unë nuk kam gjetur asnjë ligj që e ndalon qytetarin nga manifestimi dhe shfaqja e bindjeve fetare. Mirëpo në shtetin tone kjo ndalesë ndodhë në një rrafsh të gjerë. Përderisa Namazi është obligim fetar sipas besimit Islam atëherë ndalimi i Namazit në vendin e punës domosdo bie në kundërshtim me këtë që thuhet ne Kushtetutë.
Në paragrafin e lartcekur dhe në paragrafët 1 dhe 3 po të këtij neni ku thuhet:1 Liria e besimit, e ndërgjegjes dhe e fesë është e garantuar. 3 Askush nuk mundë të detyrohet ose të ndalohet në kundërshtim me ndërgjegjen e vetë, që të marrë pjesë në praktikimin e fesë si dhe të bëjë publike bindjet ose besimin e tij/saj.
Sa herë që shteti nuk është në gjendje të përfaqësoj popullin që shtrihet në hapësirën territoriale në të cilën ai është ngritur ai ka dështuar. Andaj, çdo përjashtim i një grupi nga e drejta për të qenë pjesë e shoqërisë ku realisht bënë pjesë nuk bënë gjë tjetër veçse cenon parimin demokratik.

Të gjitha qeveritë tona që kanë kaluar nëpër këtë kohë tranzicioni i kanë qëndruar mbas fjalës se ne jemi nisur drejt rrugës për në integrimin evropian. Por mohimi i të drejtës për tu Falur në vendin e punës bie ndesh me këtë pohim.
Në Evropë askush nuk e mohon asnjë pjesë të fesë dhe traditës së vetë. E kanë mësimin fetar nëpër shkolla. Një shembull, kur Barak Obama e dha betimin si president e vuri dorën mbi Bibël dhe u betua. Atij nuk i erdhi turp nga kjo sepse ajo që është e popullit të tij e manifeston me krenari.
Në vend të zërit kundër Islamit pushtetarë, ndërtojeni infrastrukturën e demokracisë. Respektojeni manifestimin e besimit të secilit qytetarë. Mos ia ngulfateni energjinë dhe vullnetin për të punuar vetëm për shkak se praktikojnë Islamin por filloni t’i vlerësoni në bazë të profesionalizmit sepse vendi ynë ka nevojë për të gjithë.
Përfundimisht mund të them se praktikimi i Namazit qoftë në institucionet publike ashtu edhe në ato private nuk e cenon aspak demokracinë, progresin, laicizmin. Prania e Tij në këto ambiente thjeshtë bënë të dukshëm konfigurimin e shoqërisë dhe në të njëjtën kohë rritë legjitimitetin e shtetit demokratik.
Shkruan: Argjent Xheladini
E diele 06.Dhjetor 2015

Për ata që pyesin pse e respektojmë Erdoganin!
Një fëmijë i kërkoi mësuesit të tij t’i dërgojë një kërkesë presidentit Erdogan që të prezentonte në gostinë e prindërve që e bënte shkolla dhe pasi fëmiu ishte jetim kishte dëshirë qe presidenti të ishte ne vend të babait të tij, mësuesi i tij i dërgoi letrën dhe i tha fëmiut që edhe nëse nuk vjen presidenti të mos mërzitej sepse ka obligime të shumta!Ditën e gostisë të gjithë mbetën të shtangur kur panë presidentin të hynte në sallë dhe tha: Unë jam përgjegjësi i fëmiut M.K. dhe erdha këtu pasi shkolla juaj m’a kërkoi!
Përktheu: Ridvan Vatovci

Zëvendëskryeminstrit të vendit dhe njëherësh ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi nuk i ka shkuar fare mirë dita e sotme. Ai u “injorua” keq nga Amerika, gjatë vizitës së sotme disa orëshe të sekretarit Amerikan të Punëve të Jashtme, John Kerry në Prishtinë, raporton Gazeta Blic.
Më saktësisht, është Ambasada Amerikanë në Kosovë, e cila e ka injoruar shumë keq Hashim Thaçin, duke mos e postuar asnjë fotografi të Kerryt me Hashim Thaçin. Në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ku për nder të vizitës së Kerryt janë postuar disa fotografi të tij me kryeministrin Isa Mustafa, dhe me disa studentë kosovarë që kanë studiuar në Amerikë, raporton Gazeta Blic.
“Sekretari i Shtetit, John Kerry vizitoi sot Kosova dhe u takua me kryeministrin Isa Mustafa, zëvendëkryeministrin / ministrin e Punëve të Jashtme, Hashim Thaçin dhe me zëvendëskryeministrin Branimir Stokanovic, ku u diskutua për për çështjet politike dhe bilaterale ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikanë, ku në asnjë fotografi të postuar nuk gjendet Hashim Thaçi.
Në anën tjetër, vetë Hashim Thaçi e ka vlerësuar si tepër të rëndësishme këtë vizitë të sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, derisa ka postuar edhe një fotografi me të.
Hashim Thaçi është duke lobuar në vazhdimësi që të vij në postin e presidentit, ashtu siç e parasheh edhe marrëveshja e koalicionit PDK- LDK, mirëpo për këtë i nevojitet edhe mbështetja e fuqishme ndërkombëtare, e sidomos e SHBA-ve.
Gazeta Blic i publikon të gjitha fotografitë e postuara në faqen zyrtare të Facebookut të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, me rastin e vizitës së sekretarit, Kerry, ku në asnjërën prej tyre nuk figuron Hashim Thaçi.