Author: Dija Online

Pa internet, pa rrugë të asfaltuara – lugina e Shushicës në jug të Shqipërisë është një vend i shkëlqyer në të cilin mund të pushoni çdo ditë.
Kompania gjermane prestigjioze e veturave, “Mercedes-Benz”, ka zgjedhur një rrugë të asfaltuar në një mal shkëmbor me gjatësi rreth 75 kilometra.
Këto male të kujtojnë filmat e Karl May, peizazhi i thyer me kontrast në mes të vijës bregdetare me detin e kaltër dhe malet shkëmbore me lartësi mbidetare prej 2700 metra, i cili ofron një sfond të rëndësishëm për një turne për modelin “Off-Road, Mercedes-Benz GLE 500 4MATIC”.
Gunther Holzmann, specialisti bavarez i industrisë automobilistike, ishte udhëzues në këtë aventurë të këtij modeli “Off-Road”. Në vitin 2010, ai ka kaluar katër javë duke udhëtuar nëpër Ballkanin Jugor dhe në fund përshtypje i ka lënë një cep i Europës.
“Kombinimi i detit dhe malit të lartë 2700 metra, fshatra të vogla dhe mikpritja e njerëzve – kjo është ajo që më pëlqen në këtë vend”,- ka thënë Holzmann.
“Mercedes-Benz GLE 500 4MATIC” është model i përshtatshëm për terrene të ndryshme, si ato të lehta ashtu edhe ato të vështira.
Holzmann gjatë vozitjes në luginën e Shushicës këtë veturë e ka ngritur për 6 centimetra më shumë, në mënyrë që të kalojë sa ma lehtë këtë rrugë.
Ky model në versionin plug-in hibrid posedon motorin benzinë 3.0-litër V6 dhe me kapacitet prej 333 kuajfuqi dhe motorin elektrik me kapacitet prej 116 kuajfuqi, transmeton “Koha.net”. Fuqia e kombinuar në total është 449 kuaj-fuqi.
Specialisti Holzmann ka arritur të kalojë rreth 30 kilometra vetëm me motorin elektrik në shpejtësi prej 130 kilometra në orë.
“GLE 500 4MATIC” shpenzon karburant mesatarisht 3.3-litër në 100 kilometra, ndërsa emeton dyoksid të karbonit rreth 78 gramë në një kilometër.
Specifikat kyçe të “GLE 500 e 4MATIC”:
– Konsumi i kombinuar i karburantit: 3.7-3.3 l/100 km;
– Emetimet e kombinuara të CO₂: 84-78 g/km;
– Konsumi i energjisë NEDC: 18.0–16.7 kWh/100km.

Të përbashkëtat dhe dallimet mes zekatit dhe taksësDr. Isam Abduhadi Ebu NasrTaksa përkufizohet si një detyrim financiar që u ngarkohet individëve në dobi të të shtetit, ku individi nuk përfiton në mënyrë të drejtëpërdrejtë prej saj, por që nëpërmjet saj realizohen objektiva publike të caktuara.Në legjislacionin islam nuk ka detyrim tjetër përveç zekatit, por në rast se këtij detyrimi i bashkangjitet edhe detyrimi i taksës, atëherë kjo mund të jetë e mundur vetëm në këto rrethana:1- Kur shtetit nuk i mjaftojnë burimet e paracaktuara nga legjislacioni islam, sepse shpenzimet e shtetit mbulohen nga pronat dhe asetet shtetërore.2- Kur shteti ka nevoja reale për të ardhura.3- Taksa të bëhet e detyrueshme vetëm pas konsultimit me njerëzit e fushës dhe që njohin jursipodencën islame.4- Shpenzimi taksës t’i nënshtrohet kontrollit të vazhdueshëm.5- Mbajtja e drejtësisë në shpërndarjen e barrës së taksës dhe në përdorimin e shumës së mbledhur.6- Detyrimi i taksës të bëhet për një kohë të caktuar dhe të jetë i lidhur me nevojën, në mënyrë që taksa të mos kthehet në qëllim në vetvete.7- Shuma e mbledhur nga taksat të zbritet nga të ardhurat e mbledhura nga zekati.8- Taksa e merituar të konsiderohet prej borxheve të cilat mund të zbriten nga zekati.Sipas jusristëve muslimanë, pavarsisht që taksa merret pa u plotësuar kushtet e lartëpërmendura përbën një padrejtësi, nuk lejohet që individi t’i shmanget pagesës së saj, sepse në rast se ajo përbën një padrejtësi do të mëkëmbësi ai që do të japë llogari përpara Allahut a.xh..E përbashkëta dhe ndryshimet mes taksës dhe zekatit:1- Zekati përngjason me taksën për nga fakti se janë të detyrueshme të paguhen dhe se shteti merr përsipër mbledhjen dhe shpenzimin e tyre për interesa sociale dhe ekonomike.2- Zekati duhet të paguhet me forcë nëse nuk paguhet me dëshirë, dhe në të njëjtën formë veprohet edhe me taksën. Ashtu si zekati edhe taksa ka objektiva sociale, financiare dhe ekonomikë.Përsa i përket ndryshimeve mes taksës dhe zekatit, mund të përmendim faktin se dallimet mes tyre jane thelbësore, ku ndër dallimet më të rëndësishme është fakti se:1- Zekati është një detyrim i ngarkuar prej Allahut të Lartësuar duke u konfirmuar edhe suneti profetik, i cili ka përcaktuar edhe llojet e pasurive që përfshihen tek zekati, masën dhe përqindjen e detyrimit. Këto norma që i lidhen me zekatin nuk mund të ndryshohen nga askush, as të shtohen dhe as të pakësohen. Ndërkohë që burimi i detyrimit të taksës është njeriu, ku masa e saj dhe forma e shpenzimit të saj bëhet nga vetë njeriu. Sigurisht që ka dallim të madh mes nje detyrimi që buron nga Allahu dhe atij që buron nga njeriu.2- Nga ana termologjike termi “zekat” do të thotë pastrim, rritje, zhvillim dhe begati, domethëniea e të cilave e nxisin njeriun që ta nxjerrë zekatin me ndërgjegje dhe dëshirë të plotë. Nga ana tjetër, termi “taksë” do të thotë barrë, peshë dhe ndëshkim. Të gjitha këto domethënie e bëjne njeriun që ta shohë me syrin ndëshkimit duke e nxitur që të gjejë rrugët dhe forma për tu shmangur prej saj.3- Gjithashtu zekati është një adhurim ashtu si namazi, haxhi, agjërimi etj, nëpërmjet të cilit besimtari afrohet me Allahun a.xh. dhe për vlefshmërinë e të cilit ka nevojë për nijetin, që përbën një kusht për pranimin e veprës. Ndërsa taksa është një detyrim qytetar që është e zhveshur nga të gjitha domethëniet, adhurimi dhe afrimi me Allahun a.xh.4- Zekati përfaqëson shtyllën e tretë të Islamit dhe për këtë arsyse prijësi i muslimanëve nuk mund t’i ngarkojë muslimanët me një detyrim tjetër vetëm brenda disa normave të caktuara. Kjo do të thotë se për aq kohë sa plotësohen kushtet e dhënies së zekatit besimtari duhet ta nxjerrë atë, edhe nëse nuk ekzsiton nevoja për të, ndërsa taksa shtohet dhe pakësohen në varësi të shpenzimeve pubilike të shtetit dhe për këtë arsye ajo mund të anullohet nëse është e panevojshme.5- Përderisa zekati është një adhurim, ai është e detyrueshëm vetëm për muslimanin që plotëson disa kushte të caktuara, ndërsa taksa e detyrueshme nuk bën dallim mes muslimani dhe jomuslimanit.6- Zekati është një detyrim hyjnor që dallohet për qëndrueshmërinë e tij nga koka në kohë dhe vende të ndryshme, ndërsa bazat dhe parimet mbi të cilën ngrihet taksa ndryshojnë sipas nevojës.7- Zekati ka qëllime dhe objektiva madhore, siç është pastrimi i shpirti si burim i koprracisë dhe lakmisë, si dhe largimin e urrejtjes dhe i zilisë nga shpirti i të varfërit, ndërkohë që taksa është shumë larg këtyre qëllimeve.8- Zekati është detyrim vetëm për pasurinë e fituar në mënyrë të lejuar, ndërkohë që taksa nuk bën dallim mes pasurisë së fituar në mënyrë të leljuar dhe asaj të fituar në mënyrë të ndaluar, sepse që të dyja janë lënda e taksës.9- Barra e zekatit është një përqindje e pandryshueshme, ndërsa barra e taksës sa vjen dhe rritet për të përballuar nevojat financiare. Përfituesit e zekatit janë përcaktuar në ajetin nr. 60 të sures Teube: “Vërtetë që sadekatë janë për të varfërit, të vobektit…”, ndërsa tek taksas vërejmë se ato shpenzohen për të përballuar shpenzimet publike të shtetit.10- Në thelb zekati shpenzohet në vendin që është mbledhur dhe nuk transferohet diku tjeter vetëm se përmes një justifikimi fetar, ndërsa taksa mund të mblidhet në zona të ndryshme dhe më pas derdhet në arkën e shtetit.11- Zekati nuk shfuqizohet nëse i kalon koha e nxjerrjes, por ai mbetet një borxh që rëndon mbi muslimanin derisa të nxirret, ndërsa taksa sa vjen dhe shfuqizohet sa më shumë kohë që të kalojë nga mospagesa e saj.12- Shpërblimi dhe ndëshkimi për zekatin është i kësaj botë dhe i botës tjetër, ndërsa shpërblimet apo ndëshkimet që vijnë nga taksat janë vetëm të kësaj bote.Pergatiti: Hoxhe Genc Plumbi

1- Kjo përvojë ka treguar se shtresa të gjëra të muslimanëve në shoqëritë islame dëshirojnë, madje kërkojne një aleternativë islame pranë bankave me kamatë. Këtë fakt e ka vërtetuar interesimi i madh pranë degëve islame në kushtet e mungesës së bankave të mirëfillta islame.2- Hapi i bërë nga bankat me kamatë për hapur degë islame në bankat e tyre është argument se këto banka e kanë pranuar suksesin e sistemit bankar islam duke hedhur poshtë legjendën e ngritur nga Perëndimi se nuk mund ketë aktivitet ekonomik pa u bazuar mbi normën e interesit. Nga ana tjetër hapja e degëve bankare islame në Perëndim është një marketing i mirë për Islamin dhe një përgjigje konkrete për ata që kanë dyshime rreth vlefshmërisë së zbatimit të Islamit në jetën praktike, madje ndoshta kjo mund të ndihmojë në pakësimin e armiqësisë karshi bankave islame.3- Degët bankare islame pranë bankave me kamatë mund të jenë një hap pozitiv drejt kalimit në një sistem bankar islam. Gjithashtu suksesi i treguar prej këtyre degëve mund të bëhet shkak për trasforimimin e bankave me kamatë në banka islame. Por që kjo të bëhet realitet ka nevojë që të vëzhgohet nga afër ky fenomen në mënyrë që të mos mbetet vetëm një fenomen formal që ka për qëllim vetëm përtharjen edhe më të madhe të parave dhe pasurisë së muslimanëve.4- Lejimi i krijimit të degëve islame në një numër vendesh arabe dhe islame tregon se autoritetet financiare të këtyre vendeve kanë filluar të binden – dhe për këtë falënderimi i takon Allahut- në lidhje me dobinë dhe suksesin e sistemit bankar islam, si për rëndësinë e bankave islame dhe rolin e tyre në zhvillimin e shoqërisë. Gjithatu të binden që bankat islame në vërtetë janë forcë shtyrëse mjaft e fuqishme për ekonomitë e vendeve në zhvillim për të tejkaluar pengesat që hasin në sigurimin e kapitalit të nevojshëm.5- Hapi i bankave me kamatë për të hapur degë islame do t’i bëjë ato që të vendosin teknologjinë dhe përvojën e tyre në funksion të kësaj fushe në mënyrë që të zhvillojë dhe të vendosë në eficencë shërbimet bankare me bazë islame.6- Rritja e interesit për shërbimet bankare islame dhe format e investimit sipas normave islame do të sjellë në rrafshin afatgjatë zgjerimin e rishpërndarjes së depozitave midis sistemit bankar me kamatë dhe atij me bazë islame, ku pari do të zgjerohet si pasojë e të dytit, nëse ata që kujdesen për sistemin bakar islame do të dinë si ta shfrytëzojnë këtë rast.Degët islame në bankat me kamatëStudim nën dritën e Ekonomisë Islame
Dr. Fehd Esh-SherifVijon… Efektet negative të krijimit të degëve bankare Islame pranë bankave me kamatë.
Përktheu Genc Plumbi

Ideja e krijimit të degëve islame në bankat me kamatë doli në pah që në fillimet e shfaqjes së bankave islame. Kur ideja e krijimit të bankave islame filloi të kalonte nga aspekti teorik në atë praktik në fillimet e viteve 70’-të, disa banka tradicionale me kamatë u përpoqën që ta pengonin përhapjen e tyre, si dhe të hidhin dyshime në besueshmërinë e punës dhe mbi metodat e të bërit biznes në bankat islame. Kur këto përpjekje dështuan, bankat tradicionale propozuan hapjen e degëve që do të ofronin shërbime sipas parimeve islame në bankat e tyre. Ky propozim nuk arriti të vihej në jetë vetëm atëherë kur bankat tradicionale kuptuan sesa e madhe ishte interesimi e njerëzve për këto banka dhe kur kërkesa nga të gjitha shtresat e shoqërisë për shërbimet e këtyre bankave filloi të rritej. Ky ishte momenti ku disa banka tradicionale vendosën ti hynin kësaj ekperience të re duke hapur degë që ishin të specializuara në shërbimet bankare me bazë islame.Banka e Egjiptit ishte banka e parë me kamatë që iu drejtua hapjes së degëve që ofronin shërbime bankare sipas parimeve islame. Në këtë mënyrë Banka e Egjiptit hapi degën e parë me shërbime islame në vitin 1980 e cila mori emrin “Dega Hysejn e shërbimeve bankare islame.”Degët islame në bankat me kamatëStudim nën dritën e Ekonomisë IslameDr. Fehd Esh-Sherif
Përktheu Genc Plumbi

Borxhi publik i Kosovës gjatë këtij viti është rritur, por, megjithatë mbetet më i ulëti krahasuar me vendet e rajonit.Sipas statistikave të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, deri në shtator të këtij viti, borxhi publik ka arritur në 719.5 milionë euro, nga 550.9milionë euro sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.Shprehur në përqindje, borxhi publik ka arritur 12.5 për qind të Bruto Produktit Vendor. Kjo vlerë Kosovën e vë në pozitë mjaft të volitshme sa i përket borxhit publik, prandaj ka hapësirë të mjaftueshme për të marrë kredi vetëm për qëllime zhvillimore, ka shkruar në rrjetin social facebook, ministri i Financave, Avdullah Hoti.Ndryshe, sipas Ligjit për Borxhet Publike, në asnjë rast shuma e papaguar e borxhit të përgjithshëm, nuk duhet të tejkalojë dyzet për qind të Bruto Produktit Vendor (BPV).Në rast se borxhi i përgjithshëm e tejkalon këtë përqindje të Bruto Produktit Vendor, atëherë Qeveria duhet t’i paraqesë Kuvendit strategjinë për të kthyer Borxhin e Përgjithshëm nën pragun dyzet për qind.Edhe ekspertë për çështje ekonomike, konsiderojnë se shuma e borxhit aktual nuk është e lartë, por shqetësues, sipas tyre, mbetet fakti se ky borxh po rritet shumë shpejt.Ibrahim Rexhepi, drejtor Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale “STRAS” për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se borxhi kryesisht po rritet për të ruajtur qëndrueshmërinë buxhetore dhe jo për investime kapitale.“Nëse kemi parasysh se para dy vjetësh borxhi publik ka qenë dy herë më i ulët dhe pjesëmarrja e tij në BPV ka qenë rreth 5 për qind, tashmë rritja është shumë e shpejtë. Dhe, për fat të keq, ky borxh publik po rritet vetëm për të ruajtur bilancin buxhetor, do të thotë për të financuar deficitin buxhetor dhe jo përinvestime në projektet kapitale”, vlerëson Rexhepi.Edhe eksperti tjetër për çështje ekonomike, Naim Gashi, thotë se vlera e borxhit nuk është e lartë, por megjithatë, sipas tij, për të marrë borxhe dhe për t’i ikur rrezikut të mundshëm, Qeveria e Kosovës duhet të krijojë një strategji nacionale.“Shfrytëzimi dhe menaxhimi iborxheve publike bëhet siç shfrytëzohet edhe buxheti i Republikës se Kosovës. Do të thotë nuk kemi një standard më të lartë ose më të ulët të atyre mjeteve, me përjashtim kur vendet kreditore janë të përfshira drejtpërdrejt në menaxhimin e atyre fondeve”, thekson Gashi.Ibrahim Rexhepi, ndërkaq, thotë se nëse autoritetet kompetente dëshirojnë të hyjnë në borxhe tek institucionet financiare vendore dhe ndërkombëtare, duhet të realizojnë projekte, të cilat garantojnë kthim..“Kosova edhe në të ardhmen nëse orientohet te rritja e borxhit publik, te shfrytëzim i huadhënies apo kredive nga burimet e ndryshme, duhet të ketë parasysh se ku duhet t’i investojë këto para”.“Këto para nuk mund të shkojnë në projekte, të cilat nuk garantojnë kthim, edhe nëse nuk do të jetë kthim efektiv në para, atëherë mund të jetë kthim përmes përmirësimit të ambientit për investime, që do të thotë do se ndikojë dukshëm në rritjen e qëndrueshme ekonomike”, thotë ai.Por, zyrtarë qeveritarë kanë thënë se nëse hyjnë hua tek institucionet financiare ndërkombëtare, mjetet do të shfrytëzohen për projekte kapitale, siç janë projektet e sistemeve të ujitjes së tokave bujqësore, projektet për hekurudha, rrjete energjetike dhe projekte të tjera strategjike.Ndryshe, nga borxhi i përgjithshëm, 352 milionë euro janë borxhe të brendshme, kurse borxhi i jashtëm ka arritur në 367.2 milionë euro./REL

Ghafoor Hussain nga Anglia i shpenzoi edhe 6000 £ për ta shndërruar një autobus në një kuzhinë mobile, përmes së cilës synon që të ushqej refugjatët sirianë që e kalojnë dimrin në rrugët e Evropës.
Ai shpreson se përmes kësaj iniciative do të mund të ushqyej deri në 15.000 njerëz në ditë.

Ai ka filluar gjithashtu një iniciativë për ngritjen e fondeve, që ta ndihmoj atë për t’i atë të plotësuar nevojat e këtij misioni.
www.gofundme.com/sadqaforhumanity

Komandanti ushtarak i Hizbullah-ut, Samir Kuntar është vrarë sot gjatë një sulmi ajror në qarkun Al-Homs në afërsi të kryeqytetit sirian, Damask, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga Hizbullah-u fajësuan Izraelin për këtë sulm në të cilin u shënjestrua, siç theksojnë, ndërtesa në të cilën Kuntar ka qëndruar me luftëtarët e tjerë.
Grupi terrorist shiit Hizbollah në njoftimin e sotëm, vdekjen e Kuntarit e quajti “vrasje e sulmeve ajrore sioniste”.
Nga ana tjetër, në Izrael askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin, por disa zyrtarë megjithatë “përgëzuan” këtë hap.

Derisa numërojmë ditët deri në fundin e këtij viti kalendarik, ju ri sjellim ngjarjet që shënuan këtë vit dhe të cilat bota nuk do t’i harrojë.
Ajo që do të jetë e paharruar, janë sigurisht sulmet terroriste në disa shtete në botë, në radhë të parë në Francë. Në mesin e ngjarjeve kryesore që shënuan këtë vit është lufta në Siri e cila po zgjat tashmë pesë vite dhe ku si pasojë miliona njerëz janë detyruar që të braktisin shtëpitë e tyre. E gjithë kjo solli deri te kriza humanitare dhe e refugjatëve, në radhë të parë në Evropë.
Në mesin e ngjarjeve të cilat bota me siguri nuk do t’i harrojë, e që shënuan vitin që e po e lëmë pas, janë sulmet terroriste në Paris, rrëmuja në Mina gjatë Kurban-Bajramit, tërmeti në Nepal dhe sulmet terroriste të DAESH-it.
Po ashtu, në maj të këtij viti është gjetur edhe varreza masive e muslimanëve Rohinga në një kamp të fshehur në pyjet e jugut të Tajlandës, ndërsa dramën e këtyre njerëzve e shikoi e mbarë bota.
Sivjet është ngritur edhe flamuri i Palestinës para selisë së Kombeve të Bashkuara në New York pasi presidenti palestinez Mahmoud Abbas para Asamblesë së Përgjithshme tha se shpreson se Palestina do ta marrë vendin e vet të mirë të merituar në OKB.
Gjatë vitit 2015 në mbarë botën janë vërejtur shumë katastrofa natyrore të cilat morën jetën e mijëra njerëzve. Në gjysmën e dytë të vitit Nepali u godit nga tërmeti më i madh gjatë 80 viteve të fundit, ku humbën jetën më shumë se 8.000 persona.
Në fokus të opinionit botëror ishte edhe situate e rëndë e mijëra refugjatëve nga Bangladeshi dhe Arkani si dhe fati i tyre në varka dhe anije. Në mesin e ngjarjeve të vitit 2015 sigurisht është edhe vizita e kryetarit të Çështjeve Fetare të Republikës së Turqisë (Diyanet), Mehmet Gormez në Jerusalem ku mbajti ligjëratë (hutbe) para disa mijëra muslimanëve në xhaminë Al Aksa.
Pas 50 viteve, sivjet për herë të parë u takuan liderët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kubës. Sivjet, po ashtu forcat e armatosura të Republikës së Turqisë me dy avionë ushtarakë F-16, më 24 nëntor rrëzuan një avion ushtarak rus jo larg rajonit Bayirbucak, pasi avioni shkeli hapësirën ajrore turke, ku më pas dy vendet përkeqësuan marrëdhëniet.
Turqia sivjet ishte vendi pritës i Samitit G20. Po ashtu këtë vit në Siri humbi jetën edhe gazetari i AA-së Salih Mahmud Leyla. Pas zjarrit në një diskotekë në Bukuresht dha dorëheqje kryeministri rumun, Viktor Ponta.
Megjithatë, në fokus të opinionit botëror do të mbahen mend sulmet terroriste në Paris në të cilat u vranë 130 persona, ndërsa mbi 350 u lënduan.

Lëvizja talebane e Pakistanit ka akuzuar organizatën terroriste DAESH se bën “krime barbare”.
Lëvizja talebane e Pakistanit ka akuzuar organizatën terroriste DAESH se bën “krime barbare” dhe thekson se ideja e tyre e “kalifatit” është e papranueshme.Lëvizja talebane e Pakistanit në një deklaratë ka dënuar ashpër krimet e DAESH-it, duke shtuar se aktivitetet dhe idetë e tyre janë në kundërshtim me parimet islame.“Udhëheqësi i DAESH-it, Ebu Bekr al-Bagdadi nuk është Kalif. Kalif është një funksion i rëndësishëm që siguron drejtësinë në shoqëri, kurse DAESH vetëm vret njerëz të pafajshëm. Bagdadi nuk ka autoritet mbi të gjithë bashkësinë islame. Fjala e tij respektohet vetëm në një rreth të ngushtë”, theksuan talebanët pakistanezë.Në javët e fundit DAESH është duke tentuar që të zgjerojë fushën e veprimit edhe në Afganistan. Prandaj, ndodhin përleshje të shpeshta me grupet lokale të talebanëve, veçanërisht në rajonet e Nangarhar dhe Kunar pranë kufirit të Pakistanit.

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu në fjalimin e tij të mbajtur në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Bordit të Marrëdhënieve Ekonomike të Jashtme i bëri një vlerësim rendit të ditës.
Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, në fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Bordit të Marrëdhënieve Ekonomike të Jashtme e cila u organizua në “Swiss Hotel Stamboll” tha se: “Turqia e vjetër ishte ajo e cila ishte tërhequr në guaskën e saj dhe e mbyllur në brendi, ndërsa Turqia e re është ajo e cila ka thyer të gjitha guaskat e saj dhe në çdo aspekt është hapur ndaj botës.
“Turqia ka kthyer sytë e saj tek bota dhe kjo lindi rezultate të konsiderueshme”Kryeministri Davutoglu, i cili theksoi se frutat e stabilitetit politik janë marrë më së shumti në ekonomi, tha se: “Turqia në 14 vitet e fundit, duke e kthyer fytyrën, e jo shpinën botës, arriti rezultate shumë të rëndësishme në aspektin e aktiviteteve ekonomike. Vëllimi i tregtisë së jashtme në vitin 2002 ishte 87,6 miliardë dollarë, ndërsa në vitin 2014 duke u rritur 3,6 herë arriti në 400 miliardë dollarë. Eksporti ynë i cili në vitin 2002 ishte 36 miliardë, në vitin 2014 arriti në 158 miliardë”.Davutoglu, duke e bërë të ditur se në takimin me homologun e tij grek, Alexis Cipras në Bruksel kanë vendosur që takimin e ardhshëm të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë ta realizojnë në qytetin Izmir të Turqisë në gjysmën e parë të muajit shkurt, tha se: “Shpresoj që Linjat Ajrore Turke do të fillojë fluturimin Athinë-Izmir dhe mysafiri i parë që do të presë do të jetë kryeministri i Greqisë “.
“Askush mos të presë prej nesh të lëshojmë pe”Duke u shprehur se: “Duam që edhe një herë të tregojmë se kemi një vullnet të fortë politik për të vazhduar në mënyrë më të mirë, ashtu si ishim më parë, marrëdhëniet tona me Rusinë të tensionuara kohëve të fundit”, Kryeministri Ahmet Davuoglu vijoi me këto fjalë:“Ne jemi gati për bisedimet me Rusinë dhe për çdo lloj shkëmbimi mendimesh. Por, nuk do të lejojmë që neve të na diktojë asgjë. Duke u përpjekur që këtë krizë politike të zgjidhim në rrethin e tavolinës, nuk do të lejojmë që me sanksionet ekonomike të prishen marrëdhëniet. Rusia sipas vetes zbaton disa sanksione. E them këtë haptazi, këto sanksione ndaj Turqisë nuk i shohim të përshtatshme me kuptimin e shtetit të madh. Turqia nuk është shtet që do të bjerë në vështirësi me anë të sanksioneve.”
“Turqia nuk ka bashkëpunuar dhe nuk do të bashkëpunoj me asnjë organizatë terroriste”“Pse akuzat të cilët para një muaj nuk ju kanë drejtuar Turqisë, po ju drejtohen tani ? Putini, para një muaj nuk e ka ditur se ne jemi shtet mysliman? Para një muaj në Samitin G-20 në Antalia ku u takua me presidentin tonë, nuk e dinte politikën e jashtme të vendit tonë? Nëse Turqia ka bashkëpunuar me DAESH-in pse atëherë nuk ka folur? Nuk bëhet fjalë për këtë. Turqia nuk ka bashkëpunuar dhe nuk do të bashkëpunoj me asnjë organizatë terroriste. Por, ne e dimë se kush është sot në kontakt me DAESH-in dhe PKK-në për të shqetësuar Turqinë. Edhe një herë dua që të theksoj se do të ruajmë kufijtë të vendit tonë dhe do të garantojmë të ardhmen”.
“Kurrë nuk i harruam ato ditë”Kryeministri Davutoglu, i cili tha se nuk e njohim pushtimin e Krimesë nga Rusia, shtoi se: “Ne nuk pranojmë mërgimin dhe shtypjen mbi tartarët e Krimesë. Tani për mirëqenien dhe zhvillimin e tartarëve të Krimesë, në mënyrë aktive sipërmarrësit tonë dhe bota të vlerësojnë mundësitë në dispozicion”.
“Sulmet e DAESH-it ndaj rajonit ku gjendet kampi jonë i trajnimit, gjithë botës i ka treguar se ne jemi me të drejt딓Me kërkesën e autoriteteve irakiane, për të luftuar kundër DAESH-it, ne sigurojmë mbështetje me pajisje dhe trajnim, edhe Peshmergëve, por edhe vullnetarëve lokal në Mosul. Kjo mbështetje do të vazhdojë deri në shpëtimin e Mosulit. Sulmet e DAESH-it ndaj rajonit ku gjendet kampi jonë i trajnimit, gjithë botës i ka treguar se ne jemi në të drejtë”.
“Zgjidhja e krizës në Siri është e mundur nëse Asadi vendin e tij e liron për një qeveri legjitime”Kryeministri Davutoglu i cili përmendi edhe luftën civile në Siri, tha se: “Shohim se bashkë me vendimin e marrë dje në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kemi ardhur në një prag kritik në rrugën për zgjidhjen e krizës në Siri. Dua të them haptazi se zgjidhja e krizës në Siri është e mundur nëse Asadi vendin e tij e liron për një qeveri legjitime”.