Author: Dija Online

Mediat thonë se një ish-agjent i KGB-së ruse, Boris Karpichkov, ka thënë se urdhrin për rrëzimin e avionit nga i cili humbën jetën 224 pasagjerë e ka dhënë Rusia. Sipas Karpichkov, Putini këtë gjë e ka bërë në mënyrë që të rifitojë simpatinë e humbur nga populli dhe që të arsyetohet në luftën kundër ISIS-it, në mënyrë që të godasë edhe caqe të tjera, raportojnë mediat e huaja. Ky zhvillim e komplikon shume situaten e tensionuar politike midis NATO’s dhe Rusise, por ne vecanti Turqise dhe Rusise.
Ndër të tjera kjo është edhe presion direkt mbi qeverinë e puçistit Sisi, të cilën e bëri partner të saj dhe nënshkroi po në këto ditë marrëveshjen shumë miliardëshe për ndërtimin e centraleve bërthamore dhe atë për partneritet ushtarak. Ky pozicion i ri i Egjiptit është shumë i dëmshëm për Arabinë Saudite dhe Turqinë.

Lajmi që dha mbretëria e Arabisë Saudite për dyfshimin e çmimit të benzinës nga nata e sotme, bëri që kolona të mëdha të automjeteve të krijohen para pompave të benzinës nëpër Saudi. Saudianët po shfrytëzojnë rastin që të krijojnë rezerva të benzinës para mes natës, kur çmimi i benzinës do të dyfishohet dhe do të arrij në nivel të 24 cent (dollar) për litër.

1- Miratimi i Bankave Qëndrore për hapjen e degëve islame nga bankat me kamatë shtron një pyetje të rëndësishme: Si është e mundur që bankat qëndrore të mbrojnë aktivitetin e bankave islame dhe në të njëjtën kohë ti japin të drejtën bankave me kamatë që të hapin degë islame?2- Eksperienca ka treguar se pronarët e bankave me kamatë ose përgjegjësit kryesorë të tyre kanë manifestuar paaftësi në përpjekjet e tyre për të trasformuar këto degë drejt respektimit të plotë dhe gjithëpërfshirës të normave islame në veprimet e tyre bankare.3- Ofrimi i shërbimeve bankare islame nga bankat me kamatë do të shkaktonte pengimin e krijimit të bankave të mirëfillta islame dhe eleminimin e shkakut për ekzistencën e tyre ose për mos-themelimin e një numri me të madh të bankave islame.4- Marrëdhënia me degët islame mund të sjellë nxjerrjen e parave të muslimanëve jashtë vendit për tu investuar në emër të Islamit, për shkak se pjesa më e madhe e pronarëve të bankave me kamatë në shumë vende islame janë të huaj ose çifutë.5- Ofrimi i shërbimeve bankare islame përmes bankave me kamatë mund të shkaktojë cënimin e imazhit të bankimit islam dhe të paqartësi në qëndrimin fetar në lidhje me çështjen e kamatës.6- Hapja e degëve islame përmes bankave me kamatë do të sjellë shtrirjen e aktivitetit të bankave me kamatë dhe zgjatjen e jetës së tyre. Si pasojë kjo do të sjellë vazhdimësinë e largimit të bereqetit, si dhe vazhdimësinë e të keqes dhe gjynaheve që shoqërojnë kamatën dhe dukuritë e saj.Degët islame në bankat me kamatëStudim nën dritën e Ekonomisë IslameDr. Fehd Esh-Sherif
Përktheu: Genc Plumbi

Ushqimet e pasura me minerale, antioksidantë dhe vitamina reduktojnë rrezikun nga inflamacionet dhe dëmtimet e qelizave dhe kështu mbrojnë nga gripi dhe ftohja.Zgjidhja e mirë e ushqimeve të shëndetshme do t’ju ndihmojnë të mbijetoni sezonin e vjeshtës dhe dimrit pa gjurmë të gripit ose ftohjes, pohojnë shkencëtarët.
Kështu peshku më i yndyrshëm, si salmoni, tuna dhe skumbri duke iu falënderuar acideve yndyrore omega 3 ndihmon të reduktohet rreziku nga inflamacionet e dëmshme në trup. Njerëzit që hanë peshk rregullisht ose marrin shtesa të acideve yndyrore omega 3 sëmuren dukshëm më rrallë nga ftohja dhe gripi i zakonshëm, dhe po ashtu ndiejnë më pak stres, i cili redukton imunitetin, ka zbuluar studimi Universitetit Maryland.
HudhraNgrënia e rregullt e këtij antibiotiku natyral ka përgjysmuar probabilitetin e sëmurjes nga gripi, ndërsa përveç kësaj mbron organizmin edhe nga proceset tjera inflamatore të cilat mund të shndërrohen në sëmundje kronike, ka treguar studimi amerikan në më shumë se 10.000 njerëz. Zgjidhja më e mirë është hudhra e freskët, sepse me zierje humbin antioksidantët në të.
ÇajiTë gjithë llojet e çajit përmbajnë antioksidante të njohura si katehine, të cilat kanë veçoritë mbrojtëse dhe mbrojnë organizmin nga sëmundjet. Sipas një studimi japonez, njerëzit që çdo ditë pinë çaj kanë trefish më pak mundësi për t’u sëmurë nga gripi, por po ashtu edhe rrezik më të vogël për të krijuar kancer ose sëmundje të zemrës.
FeferonatSikurse citrusi, specat djegës janë të pasur me vitaminë C, e cila ndihmon në luftën me bakteret dhe viruset. Një spec i vogël përmban rreth 150 mg vitaminë C, derisa një portokall përmban rreth 100 mg të kësaj vitamine. Përveç kësaj, kapsaicina e cila është përbërës aktiv i specave djegës pastron rrugët e frymëmarrjes dhe lehtëson zhbllokimin e sinuseve, shpjegojnë mjekët.
KërpudhatJanë të pasura me antioksidate, kalium, vitaminë B dhe fibra, ndërsa është dëshmuar se si kërpudhat kanë veçori kundërinflamatore. Meqenëse vjeshta është periudhë në të cilën rriten, ngrënia e tyre rrit imunitetin në punë dhe absorbimin më të mirë të vitaminave të tjera, pohojnë shkencëtarët japonezë.
Gjeldeti/quran ose pulëProteinat që gjenden në mishin e brishtë të bardhë, si gjeldeti, janë karburant i domosdoshëm për ndërtimin e antitrupave me të cilat organizmi lufton kundër baktereve dhe viruseve. Për këtë arsye mishi i bardhë është zgjidhje e shkëlqyeshëm në ditët e ftohta të vjeshtës, shpjegojnë mjekët.
BoronicatKy fryt përmban më shumë antioksidantë aktiv se cilido fryt tjetër i freskët dhe për këtë arsye është ndër aleatët më të mirë të imunitetit të fortë, ka treguar studimi i Universiteti Cornell. Nëse nuk mund t’i gjeni të freskëta, hani ato të ngrira ose të thata, sepse po ashtu përmbajnë sasi të mëdha të vitaminave.
Arrat brazilianePërveç që janë të pasura me proteina dhe yndyra të shëndetshme, këto bimë të shëndetshme përmbajnë edhe sasi të mëdha të selenit. Ky mineral në veçanti e ndihmon trupin në mbrojte nga viruset e gripit, ndërsa për mbrojtje është e nevojshme të hahen dy deri tri arra braziliane në ditë. Në sasi të mëdha, për shkak të acidit fitik që e përmbajnë mund të pengojnë absorbimin e mineraleve e tjera dhe hekurit.
Karotat dhe patatetBeta karroteni në karotë dhe patate është i domosdoshëm për trupin, sepse ndihmon konvertimin e vitaminës A në trup, e cila është kyç për mbajtjen e sistemit të shëndetshëm të imunitetit. Veçanërisht është mirë të konsumohen sasi më të mëdha të beta karotenit nëse i kemi të infektuara mukozën e fytit dhe hundës sepse ndihmon në shërimin më të shpejtë dhe sekretimin më të vogël të mukozës.
Farat e lulediellitFarat e lulediellit janë një nga burimet më të mira natyrale të vitaminës E, antioksidanëve që mbrojnë muret qelizore nga dëmtimet. Zgjidhja më e shëndetshme janë farat që janë të pjekura thatë, por jo në vaj. Përveç kësaj, njerëzit që rregullisht hanë fara të lulediellit kanë kapacitet më të madh të mushkërive dhe prodhojnë më pak mukozë, ka treguar studimi skocez.
KopraBima kopra në mënyrë natyrale nxit kollitjen dhe redukton edhe kollën më këmbëngulëse, pohojnë shkencëtarët. Mund të hahet e thatë ose e pjekur, por më e dobishme është nëse pihet si çaj i përgatitur nga farat e koprës.
Jogurti dhe kefiriBakteret që gjenden në jogurt dhe kefir janë aleatë të mikroflorës së shëndetshme, e cila është e domosdoshme për imunitet të mirë dhe mbrojtjen nga sëmundjet. Përveç kësaj, konsumi i përditshëm i probiotikëve redukton rrezikun nga infeksionet e sistemit të sipërm të frymëmarrjes.
GuaskatZinku, minerali esencial i cili në sasi të mëdha gjendet në guaska ka efekt të fortë në parandalimin e ftohjes. Përveç që forcon imunitetin, marrja e shtesave të zinkut shkurton kohëzgjatjen e sëmundjes dhe redukton simptomat e saj, ka zbuluar studimi i revistës mjekësore kanadeze. Megjithatë, shtesat e zinkut mund të shkaktojnë efekte anësore si të përziera dhe dhimbjen e kokës, prandaj është shumë më mirë të merret në formën e tij natyrale, në frutat e detit, bizele, drithëra dhe frutat arrore.
Farat e anisitVeçoritë shëruese të anisit ((Pimpinella anisum L)) i ka njohur edhe “babai” i mjekësisë, Hipokrati, ndërsa Shoqëria Amerikane e Farmacistëve ka zbuluar që anisi lehtëson simptomat e kollës dhe ndihmon pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes. Mënyra më e mirë e konsumit është ngrënia e farave të thata, por efikas është edhe çaji nga anisi i cili mund të ketë shije më mirë me kanellë dhe mjaltë./sb

Si duhet të mbrohemi dhe t’i trajtojmë problemet e frymëmarrjes
Ulja e ndjeshme e temperaturave gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit shton rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e organeve të frymëmarrjes. Këto të fundit, përfshijnë disa probleme shëndetësore, duke filluar që nga gripi, ftohja, kolla, e deri tek bronkitet. Të gjitha këto sëmundje që prekin shpesh pothuajse çdo grup moshë gjatë sezonit vjeshtë-dimër nuk kalohen lehtë aq më tepër nëse nuk trajtohen në kohën dhe mënyrën e duhur. Madje në disa raste ndodh që nga përdorimi i shpeshtë i antibiotikëve organizmi ta humbasë imunitetin e tij optimal, duke u bërë kështu “pre” e vazhdueshme e problemeve të frymëmarrjes. Pikërisht për këtë arsye, specialistja e mjekësisë bimore, Mimoza Petani shpjegon se si duhet t’i trajtojmë këto sëmundje pa përdorur antibiotikë, dhe në të njëjtën kohë si të rrisim edhe imunitetin e organizmit për ta bërë trupin tonë më rezistent nga problemet e frymëmarrjes.
KëshillatPër t’i evituar dhe kaluar sa më lehtë këto probleme, sipas specialistes Petani, nevojitet marrja e preparateve të duhura bimore, që jo vetëm ndihmojnë në kurimin e sëmundjes, por rrisin njëkohësisht edhe imunitetin e organizmit për t’u mbrojtur nga këto probleme. Bëhet fjalë për disa produkte bimore, konsumimi i të cilave nuk krijon asnjë efekt anësor për organizmin. Ekspetoral është ilaçi më i ri bimor që rekomandohet të përdoret për problemet respiratore, në përbërje të të cilit gjenden shtatë bimë mjekësore, propolisi si dhe mjaltë i nxjerrë nga eukalipti. Ndër bimët mjekësore që gjenden në këtë ilaç bimor mund të përmendim eukaliptin, që është një çlirues për organet e frymëmarrjes, mëllagën, që përdoret gjerësisht për pezmatimet e bajameve, lulëkuqen, që është një ndër aleatet më të mira që mund të përdoret për të luftuar kollën, mirtilio etj. Kombinimi i këtyre bimëve, mjaltit të eukaliptit dhe propolit të purifikuar, bën që ky ilaç të jetë tepër i efektshëm për të evituar problemet respiratore. Ilaçi bimor ekspetoral gjendet në forma të ndryshme në farmaci si në formë çaji, shurupi dhe është i përshtatur në doza sipas moshave të ndryshme. Meshkujt janë ata që vuajnë më shumë nga problemet me frymëmarrjen, nga sëmundjet e mushkërive dhe nga shqetësimet respiratore. Por mbrapa nuk mbeten edhe fermat, në mënyrë të veçantë ato që konsumojnë duhanin.
DuhaniPirja e duhanit është një plus i keq që organizmit tonë i shtohet duke ditur që njeriu në ditët e sotme ka ngarkesa të mëdha fizike, si ndotja e ajrit. Përveç lëndëve të ndryshme helmuese (toksina) që ndodhen në ambient, përfshirë këtu antibiotikët dhe ilaçet, infektimet bakteriologjike, organizmit i shtohet edhe një lëndë tjetër helmuese nga pirja e duhanit. Pirja e duhanit më shumë se dhjetë cigare në ditë, mund të themi pa frikë se është e tepruar. Kjo i shton organizmit tonë një stres psikofizik. Radikalët e lirë që formohen, plus pirjen e duhanit, sidomos te femrat, japin dhe një figurë ose pamje të keqe në lëkurë. Për t’i evituar sa më shumë këto probleme duhet të përdoren antioksidantët. Një ndër antioksidantët që rekomandohet në masë në rastin e pirjes së duhanit dhe që është shumë i fuqishëm me përmbajtje të vitaminës C, është lëngu i shegës së thartë, që mund të kombinohet me zink. Dihet se absorbimi i këtyre të dyjave si oksidues është me rëndësi për zgavrën e gojës.
ZinkuZinku dhe vitamina C gjatë ditës nxirren jashtë nga organizmi me urinën dhe djersitjen. Veprimi mbrojtës i zinkut dhe i vitaminës C fillon në zgavrën e gojës, që janë dyert e hyrjes së viruseve dhe baktereve. Zinku dhe vitamina C rrisin forcën mbrojtëse të futjes së infektimeve dhe nxisin mbrojtjen e gjithë organizmit. Përthithja e zinkut dhe e vitaminës C nga organizmi merr pjesë në rritjen e imunitetit dhe metabolizmit si antioksidues. Përveç këtyre, mund të përdoret edhe xhinxheri, i cili është shumë i mirë për pastrimin e problemeve të gojës, për aromën e pakëndshme të saj, për mykun etj. Xhinxheri gjithashtu ndihmon në qarkullimin e mirë të gjakut. Kjo bimë gjendet në formë pluhuri dhe mund të përzihet edhe me mjaltë. Masa: 1 lugë kafeje xhinxher me 2 lugë kafeje mjaltë. Kjo përzierje duhet të merret disa herë në ditë. Pas marrjes mbahet pak minuta në gojë dhe përcillet.Gjithashtu, për të evituar problemet me organet e frymëmarrjes mund të përdoret shurupi oligomir plus, që pastron bronket.
PropolisPropolis është një tjetër antibiotik natyral, antiviral, antiinflamator, antimykotik, antibakterial, antioksidant, imunostimulant, antiseptik, antiparazitar, që rekomandohet të përdoret për problemet e sistemit të frymëmarrjes. Këto dhe veti të tjera që i vishen me plot të drejtë i zotëron propolisi, ky produkt i pafundmë i kosheres. Propolisi si fjalë rrjedh nga greqishtja e lashtë dhe në shqip do të përkthehej “mbrojtje e familjes bletë nga sëmundjet”. Propolisi është një përzierje komponentësh me natyrë aromatike e fenolike, të pasura me një numër të madh substancash të shumëllojshme mes tyre (acide dhjamore, terpene, aminoacide, vitamina, kripëra minerale etj.), ndarja e të cilave varet nga stinët e vitit, llojet e vegjetacioneve. Përbërësit organikë më të rëndësishëm të propolit janë: Flavonoidet (acid benzoik, acid kafeik, acid ferulik, alkool cinamike, krizinë, isalpine, pinocembrine, vanilin, galangine etj); lëndë mineralet (alumin, kalcium, krom, bakër, hekur, magnez, plumb, silic etj.); vitamina të grupit B (B1, B2, B6, PP), vitamina C dhe E. Sipas bimëve nga të cilat mblidhet, ngjyra e propolisit varion nga e verdhë në jeshile (epërsia e pishës) në të kuqërremtë (epërsia e plepit) deri në të zezë (epërsia e betullës) me të gjitha ndryshimet e ngjyrës. Në të njëjtën mënyrë edhe aroma ndryshon në varësi të substancave rrëshinore të pranishme. E njëjta gjë vlen edhe për shijen nga tipikja e hidhur therëse deri në të ëmbël. Konsinstenca e propolisit varet në veçanti nga temperatura e ambientit; e fortë dhe e thërrmueshme në të ftohtë, i përthyeshëm sapo ai punohet me dorë. Në temperaturën 65-70°C propolisi bëhet ngjitës e viskoz. Propolisi rezulton pak i tretshëm në ujë, më e lehtë një gjë e tillë (por ende jo 100 për qind) bëhet me alkool etilik, propilenglykol. Ndërmjet përbërësve të propolisit të grupit të polifenoleve (flavone, flavonoide, flavononi), flavonet janë sigurisht fraksioni më i rëndësishëm dhe i studiuar falë veçorive të tij.FlavonoidetFlavonoidet janë pigmente vegjetale funksioni i të cilave te bimët është ende pak i vlerësueshëm, por që na paraqesin një veprim të dyfishtë mbrojtje dhe stimulimi të funksioneve thelbësore metabolike si p.sh. frymëmarrja. Flavonet gjenden në sasi të mëdha në sythet e bimëve, ku zhvillohet një veprim efikas mbrojtës kundër fatkeqësive parazitare dhe ashpërsisë së dimrit, veprim mbrojtës që është veçanërisht i vënë në pah nga mbulesa rrëshinore-dyllore e të njëjtëve sythe. E veçanta e propolisit qëndron në pasurinë e madhe të flavonoideve falë të cilave propolisi siguron veçorinë antimikrobike. Sipas disa studiusve sovjetikë, rreth 1/3 e fraksioneve të propolisit të tretshëm në alkool etilik ka natyrë flavonoide mes të cilave është identifikuar galangina dhe pinocembrina të pajisura me efekte shumë të mira bakteriostatike dhe sakuranetina që përfaqëson veprimin antihelmues.
Veçoritë terapeutike Jo të gjithë flavoidet e pranishme në propolis kanë një veprim të prekshëm. Ndërsa galangina dhe pinoncembrina parandalojnë edhe në përqindje të ulëta rritjen e mikroorganizmave të panumërta, flavonoidet e tjera rezultojnë të jenë biologjikisht më pak aktive. Pra mund të konkludojmë që preparatet me bazë propolisi në përqindje të duhura paraqesin veçoritë e mëposhtme.
Veti bakteriostatike dhe baktericideEksperimente të panumërta kanë dëshmuar se si drejtpërdrejt, ashtu edhe në të kundërt, kapaciteti i propolisit në solucione alkoolike me përqindje l0-20 për qind vepron në mënyrë efikase për të ndaluar zhvillimin e baktereve të ndryshme.Veçoritë fungicidePreparatet me bazë propolisin kanë rezultuar veçanërisht aktive kundër infeksioneve candida saçaromiceti, tricolli dhe microspori, të cilat janë në gjendje të provokojnë sëmundje të ndryshme e të shumta parazitare mbi njeriun dhe mbi kafshët. Veprime të tilla i detyrohen acidit kafeik, pinocembrines dhe benzii-p-cumarolo.Veçoritë antiviralePropolisi paraqet një veprimtari parandaluese në kufijtë e disa llojeve herpes, corona virus dhe në rreth 10 lloje të infeksioneve virale.Veçoritë cikatrizanteGjithmonë propolisi është përdorur si pomadë cikatrizante në sajë të kapacitetit të spikatur për rigjenerimin e indeve në rast plagosjeje.Veçoritë imunostimulantePërdorimi i propolisit fuqizon veprimin e vaksinave (si për shembull atyre kundër tifos dhe para tifos) sikurse ka rezultuar nga studimet.Veçoritë mbrojtëse të enëve të gjakutGjithmonë falë veprimit të flavonoideve që përbëjnë të ashtuquajturin “faktor P”, propolisi luan një rol mbrojtës të kapilarëve të gjakut.Veçoritë antioksiduesePropolisi i përdorur nga goja përmirëson sekrecionet e lëngjeve gastrite, është diuretik, favorizon asimilimin e vitaminës C etj.
Propolis vajor përdoret për mjekimin e mykut të gojës dhe mjekimin e laringitit akut. Pomada përdoret për mjekimin e ragadeve të gjirit si dhe pomadë për mjekimin e plagëve të shkaktuara në këmbë në të sëmurët me diabet, hemorragji cerebrale, ulcera atrofike. Shampo me propolis, mjaltë dhe dyllë përdoret për forcimin e rrënjës së flokut, heqjen e zbokthit dhe shkëlqimin e flokëve. Përdoret gjithashtu edhe për mjekimin e disa dermatiteve dhe myke të lëkurës.PropolisPropolis është një përzierje substancash regjëse, gome e balsamike, që bletët e mbledhin në sythet ose në lëkurën e disa bimëve, duke e transformuar, me anë të sekrecioneve të tyre në një produkt të veçantë. Në përbërjen kimike të propolist bëjnë pjesë rrëshira, balsami, dylli, vajrat eterike, poleni dhe lëndë organike dhe minerale. Në të gjitha lëndët që përmban propilisi më të rëndësishmet janë flavonet. Ky grup substancash, që gjendet dhe në botën bimore, kryen metaboilizmin dytësor të bimëve. Të propolisi janë zbuluar mbi 50 flavone ndër të cilat 19 flavone bioaktive, që luajnë efektin terapeutik të propolisit. Ndërsa në hirin e propolist janë gjendur lëndët minerale si hekuri, magnezi, kaliumi, alumini etj. Ndër vitaminat numërohen vitamina B 1( Tiamina), vitamina PP, Provitamina A. Nëse mjalti, poleni dhe qumështi i mëmave janë ushqimi i bletëve, propolisi është sistemi mbrojtës i tyre.
Përbërësit e propolisit të zbuluar deri tani janë:Rrëshira e balsame 50-60 për qind (terpene, polisakaride, acid uronik, acide aromatike, aldeid aromatik, acide dhe estere kafeike, ferulike, kumarike)Dyllë 30-40 për qindVaj rasencial 5-10 për qindPolen 5 për qindSubstanca të tjera 5 për qind
Këshillat per t’u mbrojtur nga sëmundjet respiratoreMbrojtja nga sëmundjet respiratore është mjaft e vështirë dhe më së shpeshti pa sukses më të madh. Sidoqoftë, zbatimi i masave të përgjithshme mbrojtëse është mjaft i rëndësishëm. Të tilla masa janë:Të konsumohen sasi më të mëdha të pijeve të nxehta dhe vitaminë CTë qëndrohet larg vendeve ku ka numër më të madh të njerëzve, duke shmangur rrezikun nga infektimiTë qëndrohet në vende me ajër të pastër dhe me shumë pemëTë merret ushqim i pasur me vitamina dhe mineraleTë kryhet shpesh ajrosja e shtëpisëI prekuri nga sëmundja respiratore nuk duhet të marrë asnjëherë ilaçe pa rekomandimin e mjekut