• Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Facebook Twitter Instagram
Të reja
  • “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi
  • Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?
  • Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)
  • Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit
  • Presidenti turk, Erdoğan: Brenda një viti do të ndërtohen 488 mijë shtëpi të reja për viktimat e tërmeteve
  • Anije ruse manovra pranë Shqipërisë, mediat italiane: Aeroplanët u ngritën në qiell
  • Agjendat perverse nuk njohin kufi
  • Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest RSS
Dija Online
Leaderboard Ad
  • Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Dija Online
Ju jeni nëHome»Informacione»Vlerat e frutave të thata

Vlerat e frutave të thata

0
By Dija Online on 24-01-2016 Informacione

Frutat e thata mund të përdoren shumë mirë bashkë me frutat apo perimet e freskëta. Ka një numër të madh frutash të thata, pothuajse po aq sa edhe fruta të freskëta, madje edhe më shumë. Në fakt, një pjesë e tyre janë të tilla nga natyra e tyre, si arrat dhe lajthitë, ndërsa të tjera dehidratohen: kajsitë, luleshtrydhet, rrushi apo edhe bananet.

Secili frutë ruan shijen e frutit të tij të origjinës dhe, për më tepër, është edhe më i koncentruar. Duke qenë shumë të pasura në glucide, konsumimi i tyre nuk e zëvendëson atë të mollëve dhe portokajve, të cilët kanë shumë lëng. Por ato janë të mira për shëndetin, sidomos kur përdoren përpara aktivitetit sportiv. Dhe ato janë sidomos të këndshme.

Vajorët, të cilët kanë përmbajtje yndyrore, janë frutat e thata më energjitike. Ata kanë gjithashtu përmbajtje të lartë me fibra dhe acide yndyrore. Këto fruta nuk duhet të përdoren në sasi tepër të mëdha, sidomos për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë me glucide.

Është mirë që ato të konsumohen të papërpunuara, në mënyrë që të kufizohet sasia e tepërt e kripës. Frutat e thata apo të dehidratuara artificialisht konservohen shumë më gjatë se frutat e freskëta.Në larminë e formave të tyre, ato mund të konsumohen më vete, në sallatë apo të gatuara, ndërsa pluhuri i bajames përdoret shpesh edhe si përbërës i ëmbëlsirave.

Frutat e thata mund të përdoren shumë mirë bashkë me frutat apo perimet e freskëta. Për shembull hidhni kikirikë të pjekur e të bluar në karotën e kaluar në rende, hidhni në sallatë fara pishe, përzieni stikat me lakrën e kuqe dhe arrat me radhiqe.

Rrushi, kajsia, hurmat e Arabisë…

Mbreti i frutave të thata është rrushi. Ai është shumë i pasur në hekur dhe vitaminë B si edhe përmban edhe shumë minerale tjera, si potasium, kalcium, magnez. Frutat e tjera të thata me “mish” janë kajsitë, fiqtë, kumbullat, hurmat e Arabisë. Ato janë të pasura në glucide dhe të varfra në yndyra.

Ato përmbajnë gjithashtu vitamina të shumta, si vitaminë A, vitaminë E, etj. Vitamina C, një vitaminë shumë e brishtë, pothuajse nuk ekziston në frutat e thata. Kajsia e thatë është më e pasura me potas, banania e thatë, në magnez, ndërsa fiku i thatë është shumë i pasur në kalcium.

Konsumi i frutave të thata është shumë i efektshëm për personat që merren me aktivitet sportiv. Përmbajtja e tyre e pasur me glucide është ideale për sforcimet fizike, si për çiklizmin, ecjet, vrapimet, maratonën. Frutat e thata më kalorike janë rrushi i thatë dhe hurmat e Arabisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Dija Online

Related Posts

“Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)

Leave A Reply Cancel Reply

You must be logged in to post a comment.

  • Të Fundit
  • Të popullarizuara
14-03-2023

“Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

11-03-2023

Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

10-03-2023

Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)

09-03-2023

Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit

20-12-2014

Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

23-09-2014

Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

23-09-2014

SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

12-07-2014

A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

  • Fetva
23-02-2023

Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

08-02-2023

Tërmeti, frikësim dhe mësim

27-10-2022

Mjerë për ata që falen…!

16-09-2022

Kthejani të drejtën atyre që u takon!

  • Studime
28-02-2023

Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

17-03-2018

Kurani dhe Menaxhmenti

07-02-2018

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

31-01-2018

E vërteta rreth martesës “mut’a”

  • Edukim
14-03-2023

“Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

11-03-2023

Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

23-02-2023

Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

14-02-2023

Çka nëse (s’)lexojmë?

Mbi ne

Dija Online

Portali informativ Dija Online, paraqet portal të informacionit për aktualitetet në vend dhe në botë, sjellë informacione mbi besimin, kulturën, shkencë, teknologjinë dhe shëndetin.

Na kontaktoni

    Emri(e domosdoshme)

    Emaili(e domosdoshme)

    Subjekti

    Mesazhi Juaj

    Copyright © 2023 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.