Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Fokus»Marrëdhënia me pushtetin – Justinian Topulli
    Fokus

    Marrëdhënia me pushtetin – Justinian Topulli

    Dija OnlineBy Dija Online13-03-202602 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Intelektuali dhe devotshmëria - Justinian Topulli
    Intelektuali dhe devotshmëria - Justinian Topulli
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Kjo është një temë gjithmonë aktuale dhe delikate njëkohësisht, për shkak të dimensioneve fetare, etike, politike, sociale dhe individuale që përfshin, si dhe për shkak të dinamikës që kjo çështje ka lidhur me kohën, vendin dhe rrethanat specifike, që ndryshojnë në vazhdimësi.

    Duke qenë e tillë, ajo nuk ka sesi të mos cekej nga shpallja hyjnore dhe të mos trajtohej gjerësisht nga dijetarët islamë ndër shekuj. Ata kanë zhvilluar një korpus literature të jurisprudencës islame në këtë drejtim, që njihet shpesh me emrat “el-Ahkam es-Sultanijeh” (Dispozitat Shtetërore), “es-Sijaseh esh-Sherije” (Politika e Sheriatit), “Fikhu el-Imameh” (Jurisprudenca e Imamatit/Lidershipit), ku trajtohen me detaje jo vetëm sesi duhet organizuar shteti, por edhe sesi njerëzit duhet të sillen me të.

    Sigurisht që edhe ndaj kësaj çështjeje mes myslimanëve gjen disa qasje, që lëvizin nga abstenimi gati absolut dhe distancimi i plotë, duke e parë pushtetin si vend fitneje dhe tundimi, duke vazhduar tek afrimi i kujdesshëm, e duke shkuar deri tek integrimi i plotë në të, pa harruar këtu edhe qasjen e rebelimit dhe luftës. Do të gjesh në historinë islame shembuj nga të gjitha këto, e madje edhe nga njerëz të mirë e figura të njohura.

    Kështu që sfida e marrëdhënies me pushtetin dhe pushtetarët, për myslimanët, sidomos për drejtuesit e tyre, qofshin këta hoxhallarë apo intelektualë, nuk është vetëm ajo e njohjes së dispozitave dhe normave adekuate të sakta që mbulojnë këtë fushë, por edhe e aftësive individuale dhe cilësive karakteriale.

    Muslimani nuk është rob i pushtetarit, por vetëm i Allahut, dhe misioni i tij në jetë lidhet pikërisht të mbetet në çdo moment në kënaqësinë e Tij, ai nuk është as revolucionar i papërgjegjshëm, që për një plesht djeg jorganin, por as indiferent dhe i izoluar nga kontributi që duhet të japë drejtpërdrejt në të mirë të shoqërisë, duke përmbushur kështu misionin e tij.

    Ai është qytetar i ndërgjegjshëm moral, që punon brenda mundësive të tij, duke urdhëruar të mirën, ndaluar të keqen, duke respektuar institucionet dhe ligjet, kur këto i shërbejnë të mirës së bashkësisë dhe të njerëzve, por duke refuzuar me vendosmëri atë që bie ndesh me ligjin hyjnor.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticlePërulësi inferioriteti – Justinian Topulli
    Next Article Intelektuali dhe devotshmëria – Justinian Topulli
    Dija Online

    Related Posts

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    31-05-2026

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    31-05-2026

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    31-05-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.