Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Fokus»Intelektuali dhe devotshmëria – Justinian Topulli
    Fokus

    Intelektuali dhe devotshmëria – Justinian Topulli

    Dija OnlineBy Dija Online13-03-202603 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Intelektuali dhe devotshmëria - Justinian Topulli
    Intelektuali dhe devotshmëria - Justinian Topulli
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Që në fillim më duhet të pohoj se dëshiroja t’i vija tjetër titull këtij shkrimi dhe më i përshtatshëm do të ishte ‘Dija që nuk mësohet nga librat’ apo ‘Dija që përfitohet nga devotshmëria’, por zgjodha në mënyrë të qëllimshme t’i vija këtë titull.

    Njerëzit e ditur dhe intelektualë janë ata që Zoti i ka vlerësuar më shumë se të tjerët, sepse vlera që ka dija dhe mendimi i mençur për njerëzit, është më i vlefshëm sesa shumë gjëra të tjera. Allahu thotë në Kuran: “Allahu i lartëson ata që besojnë, ndërsa të begatuarit me dituri i ngre në grada të larta.” (58:11)

    Shejtani ka shanse që të devijojë shumë më lehtë njëmijë adhurues të thjeshtë sesa një dijetar, siç pohohet kjo në traditën tonë islame. Përmes dijes, njeriu dallon jo vetëm të mirën nga e liga, aty ku shumica e njerëzve nuk e dallojnë, por edhe më të mirën mes të mirave dhe më të ligën mes të ligave. Dija në Islam dhe procesi i nxënies së saj është kaq i rëndësishëm, sa konsiderohet adhurim më vete dhe nga më të vlerësuarit te Zoti.

    Por, vetëm studimi i dijes dhe meditimi me të, nuk mjaftojnë që të diturit t’ia qëllojnë apo të udhëzohen në gjënë e duhur në çdo gjë, sepse në fund të fundit, njeriu është një qenie e dobët që ka emocione, ka dobësi, tekat, egon dhe mangësitë e tij, nga të cilat nuk shpëton as më i zgjuari, më i dituri dhe më intelektuali që mund të imagjinojmë.

    Udhëzimi i plotë në jetë është dhuratë e Zotit, dhe kjo dhuratë përfitohet me shumicë përmes devotshmërisë. Jo më kot, Allahu në suren e parë dhe më të rëndësishme të Kuranit ka vendosur lutjen për përudhje, sepse njeriu në çdo çast të jetës ka nevojë të qëndrojë në të vërtetën dhe të udhëzohet në veprimet dhe mendimet e tij. Ne kemi nevojë për orientim shpesh më shumë sesa kemi nevojë për ushqim; dhe hisen më të madhe të drejtudhëzimit e përfiton devotshmëria.

    Për këtë dhe Zoti në Kuran thotë: “Prandaj ruajuni Allahut! Allahu ju mëson ju.” (2:282) dhe thotë në një ajet tjetër: “O besimtarë! Nëse i frikësoheni Allahut, Ai do t’ju japë aftësinë e të gjykuarit drejt.” (8: 29)
    Këto ajete janë tepër të qarta, për të treguar se dija dhe veprimi e gjykimi i saktë, nuk janë vetëm fryt i të mësuarit, por mbi të gjitha, janë fryt i devotshmërisë.

    Kush mendon se zgjuarsia e lindur, niveli i lartë intelektual, leximi i shumtë dhe mendimi reflektiv, janë të mjaftueshëm për të qenë i udhëzuar drejt të saktës e më të saktës dhe të drejtës e më të drejtës, gabon.

    Saktësia dhe drejtësia absolute vijnë vetëm nga Zoti, ndaj burimi i vetëm i kësaj përudhjeje është vetëm Ai, përndryshe, kush hamendëson pavarësi në këtë drejtim, ka adhuruar vetveten.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleMarrëdhënia me pushtetin – Justinian Topulli
    Next Article NATO parandaloj raketën e tretë balistike të lëshuar nga Irani në drejtim të Turqisë
    Dija Online

    Related Posts

    FP: Trumpi ka vrarë “paqartësinë strategjike” rreth Tajvanit

    17-09-2026

    FP: Demokracia gjermane, ashtu siç e njihnim, ka marrë fund

    17-09-2026

    FP: Pse vizita ime në Kiev më shqetësoi kaq shumë

    17-09-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    FP: Trumpi ka vrarë “paqartësinë strategjike” rreth Tajvanit

    FP: Demokracia gjermane, ashtu siç e njihnim, ka marrë fund

    FP: Pse vizita ime në Kiev më shqetësoi kaq shumë

    FP: Si mund të ndodhte Irani? Një autopsi

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    FP: Trumpi ka vrarë “paqartësinë strategjike” rreth Tajvanit

    FP: Demokracia gjermane, ashtu siç e njihnim, ka marrë fund

    FP: Pse vizita ime në Kiev më shqetësoi kaq shumë

    • Besimi

    THE: Inteligjenca artificiale po e ndryshon fenë, dhe fetë po përpiqen të ndryshojnë inteligjencën artificiale

    Ezani nuk ndalet në Tokë për asnjë sekondë: Projekti i ri digjital vërteton jehonën e pandërprerë të thirrjes për namaz

    Zgjidhje profetike për pasigurinë financiare: Kultivimi i bereqetit, qëndrueshmërisë dhe paqes në zemër

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.