Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»OP-ED»Analiza»FP: Demokracia gjermane, ashtu siç e njihnim, ka marrë fund
    Analiza

    FP: Demokracia gjermane, ashtu siç e njihnim, ka marrë fund

    Dija OnlineBy Dija Online17-09-202609 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    FP: Demokracia gjermane, ashtu siç e njihnim, ka marrë fund
    FP: Demokracia gjermane, ashtu siç e njihnim, ka marrë fund
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram
    Fitorja e së djathtës ekstreme në zgjedhjet e një landi po shënon fundin e sistemit politik të pasluftës në këtë vend.
    9 shtator 2026, | Foreign Policy
    Nga John Kampfner, autor i librit Braver New World: The Countries Daring to Do Things Others Won’t.
    A i dha një goditje fatale demokracisë liberale të pasluftës një xhep i vogël, kryesisht i moshuar dhe i lënë pas dore i Gjermanisë? Kjo është pyetja që shumë njerëz po bëjnë pas zgjedhjeve të së dielës në landin lindor të Saksoni-Anhaltit, ku Alternativa për Gjermaninë (AfD) dërrmoi partitë tradicionale duke u gjendur në prag të pushtetit — hera e parë që një parti e së djathtës ekstreme e arrin këtë në Gjermani që nga rënia e regjimit nazist.
    Siç ka ndodhur edhe kur goditën cuname të tjera — fitoret presidenciale të Donald Trumpit në Shtetet e Bashkuara, Brexit-i në Mbretërinë e Bashkuar, për të përmendur vetëm dy nga shumë të tilla anembanë botës — reagimi i atyre në qendrën politike ka variuar nga tërbimi, te tronditja e thellë e deri te dëshpërimi. Por mbi të gjitha, një ndjesi paralize prej hutimi. Ata e shihnin që po vinte; ndërmorën disa veprime, por u fshinë nga rryma. Dhe tani, teksa përballen me pasojat, fillojnë edhe qortimet e ndërsjella.
    Në Uashington, shënjestrat e sharjeve dhe kritikave varionin nga kandidatet presidenciale Kamala Harris dhe Hillary Clinton, te demokratët në Kongres e deri te krejt elita drejtuese e partisë. Në Mbretërinë e Bashkuar, ato ishin të shumta dhe të larmishme, që nga kryeministri i atëhershëm David Cameron, i cili thirri referendumin e vitit 2016, te kryebashkiaku i atëhershëm i Londrës Boris Johnson, i cili ndryshoi mendje në momentin e fundit për të udhëhequr thirrjet për daljen nga Bashkimi Europian, te i kudondodhuri i së djathtës Nigel Farage, e deri te Jeremy Corbyn, udhëheqësi i majtë laburist i cili bëri një fushatë gjysmëzemër për të qëndruar ndërkohë që përflitej se parapëlqente largimin.
    Në Gjermani, gjërat janë më të thjeshta. Të gjitha armët janë drejtuar nga Friedrich Merz-i, kancelari i 16 muajve të fundit me dallimin e turpshëm të vlerësimeve historikisht më të ulëta në sondazhet e opinionit publik. Ai është njeriu që u mburr kur kandidoi për herë të parë për udhëheqjen e partisë së tij, Bashkimit Demokristian (CDU), në vitin 2018, se do ta përgjysmonte mbështetjen popullore për AfD-në, vetëm për ta parë atë të dyfishohej. Ai është njeriu që u premtoi votuesve një “vjeshtë reformash” — e kishte fjalën për vitin 2025, e megjithatë ato po zvarriten ende me vështirësi në parlament.
    Merz-i kaloi vite të tëra duke u përpjekur të bëhej udhëheqës i CDU-së, duke kritikuar ish-kancelaren Angela Merkel, hapur dhe pas shpine, për zhvendosjen e partisë së tepërmi drejt qendrës, për bujari të tepruar ndaj përfituesve të ndihmës sociale dhe për mikpritje të tepërt ndaj migrantëve. Ajo që donin gjermanët, këmbëngulte ai, ishte një konservatorizëm më i mirëfilltë.
    Tani ata e morën pikërisht këtë, por vendosën se parapëlqejnë ta hanë mishin më pak të pjekur. Ata po zgjedhin me shumicë dërrmuese AfD-në, një parti që premton rimigrim për “jo-gjermanët”, vendosjen e kulturës “gjermane” në plan të parë, stimulimin e rritjes së fëmijëve dhe rikthimin e vlerave tradicionale familjare: një parti që mbështetet në heshtje nga Kremlini dhe përqafohet hapur nga Trumpi, Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance dhe Elon Musk. Një parti të cilën në Parlamentin Europian shumë grupe të tjera të djathta as nuk pranojnë ta prekin dhe degët e së cilës në Saksoni-Anhalt dhe në rajonet fqinje janë shpallur ekstremiste nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës.
    Ka disa, një numër në rënie duhet thënë, që përpiqen t’i minimizojnë pasojat. Në fund të fundit, thonë ata, Saksoni-Anhalti është i vogël. 2.2 milionë banorët e tij përbëjnë vetëm një të dyzetën e popullsisë së përgjithshme të Gjermanisë. Ai është më i varfër, më i moshuar dhe më i vrenjtur se pjesët e tjera të vendit. Dhe i përket ish-lindjes komuniste, ku mbështetja për AfD-në, përgjatë 13 viteve të ekzistencës së partisë, ka qenë gjithmonë më e fortë.
    E gjithë kjo mund të jetë e vërtetë, por alarmi i shprehur nga shumica e aktorëve politikë në Berlin dhe gjetkë — ku fjalë të tilla si “sizmike”, “shkatërrimtare” dhe “tërmet” po përdoren pa kursim — buron jo nga frika e asaj që ka ndodhur, por nga ajo që pritet të vijë për partitë tradicionale të pasluftës në Gjermani.
    Analiza e shifrave në Saksoni-Anhalt tregon për një krizë, thellësia e së cilës nuk mund të mbivlerësohet. CDU-ja dështoi të fitonte qoftë edhe një mandat të vetëm të drejtpërdrejtë në zgjedhje (15 vendet e saj modeste në parlamentin prej 83 vendesh rrodhën nga shpërndarja proporcionale e votave). Kjo kishte qenë një kështjellë e pathyer për partinë për më shumë se dy dekada. Dhe zgjedhje të tjera janë në prag.
    Më 20 shtator, landi i Meklenburg-Pomeranisë Perëndimore (gjithashtu në lindje) dhe qytet-shteti i Berlinit shkojnë po ashtu drejt kutive të votimit. Në të dyja, AfD-ja pritet të dalë fuqishëm (ndonëse jo të fitojë). CDU-ja ka të ngjarë të dërrmohet sërish.
    Thirrjet drejtuar Merz-it për të dhënë dorëheqjen po bëhen gjithnjë e më të forta. Reagimi i tij fillestar ka qenë të ruajë kursin deri në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2029, por në daljet e tij të para pas disfatës së të dielës ai dukej vërtet i hutuar e pa ide se çfarë të bënte.
    Ai do të donte të vepronte më ashpër me reformat në shërbimet publike dhe shkurtimet e ndihmave sociale, si dhe të ulte edhe më thellë shifrat e imigracionit sesa ka bërë tashmë — me shpresën se kjo mund të rikthejë disa nga votuesit që e kanë braktisur CDU-në.
    Problemi është se partneri më i vogël në koalicionin qeverisës, socialdemokratët (SPD), nuk do ta lejojnë të shkojë më tej se kompromiset për të cilat tashmë kanë rënë dakord. Marrëdhëniet personale të Merz-it me bashkëkryetarin e SPD-së, Lars Klingbeil, i cili është zëvendëskancelar dhe ministër i financave, thuhet se janë të mira. Por edhe posti i Klingbeil-it është në rrezik; SPD-ja e qendrës së majtë po pëson gjithashtu një rënie të madhe të mbështetjes.
    Të dyja partitë po shohin në drejtime të kundërta. SPD-së i duhet të rikthejë votuesit që e kanë braktisur për Die Linke (Partinë e Majtë), të Gjelbrit, si dhe për vetë AfD-në. Ata duan të gjithë gjëra të ndryshme, por ajo që shumë prej tyre nuk duan janë shkurtimet e mëtejshme të shpenzimeve që po paraqiten këtë javë në Bundestag, parlamentin federal.
    Ekziston një skenar më optimist. A mund të nxjerrin përfundimin dy partitë qeverisëse nga paraqitjet e tyre katastrofike se duhet t’i përshpejtojnë reformat e të tregojnë më shumë radikalizëm? Shumica e komentuesve në Berlin nuk kanë shumë shpresa për këtë.
    Ndonëse pasojat e brendshme janë të rëndësishme, rreziku më i madh shtrihet më larg. E vetmja fushë ku Merz-i mund të konsiderohet se ka udhëhequr me guxim është rindërtimi rrënjësor i aftësive ushtarake të Gjermanisë dhe zotimi për të përmbushur objektivin e NATO-s prej 3.5 për qind për shpenzimet ushtarake deri në vitin 2029, shumë më herët sesa vende të krahasueshme si Mbretëria e Bashkuar apo Franca. Ai ka qenë i pakompromis në përballjen me Kremlinin; vetëm pak ditë para zgjedhjeve, ai e akuzoi hapur Moskën për një seri sulmesh me dronë.
    Shumë votues dukeshin se po pajtoheshin me të; fryma ndryshoi ndjeshëm, por ndoshta më shumë në mendje sesa në zemër në një vend që për një kohë të gjatë i është shmangur një qëndrimi të prerë në mbrojtje. Ajo që ndoshta është më goditëse në Saksoni-Anhalt është se një shumicë votuesish zgjodhën parti që janë ose haptazi pro-Kremlinit — jo vetëm AfD-ja, por edhe BSW-ja, një grup i shkëputur i krahut të majtë — ose Die Linke, e cila bën thirrje për angazhim paqësor me Rusinë. Siç deklaronte një poster zgjedhor në Magdeburg, kryeqendra e landit, duke iu referuar tubacionit tashmë të mbyllur të gazit drejt Rusisë: “Nordstream. Rihapeni. Sanksionet kundër Rusisë po na falimentojnë.”
    Vetë Merz-i vuri në dukje aritmetikën. Ekzaktësisht 57.7 për qind e votuesve në Saksoni-Anhalt, tha ai, mbështetën parti “që vënë në dyshim mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën”, duke shtuar se “nuk do të devijonte nga qëndrimi i tij asnjë milimetër”. Presioni për t’u larguar nga qasja e tij luftarake vetëm sa do të rritet; edhe brenda SPD-së ka shqetësime, me shumë aktivistë që preferojnë që qeveria të shpenzojë më pak për armë dhe më shumë për shërbime publike.
    Për Trumpin dhe për Presidentin rus Vladimir Putin, ngjarjet e ditëve të fundit në Gjermani janë arsye për të festuar. Robotët e internetit (bots) rusë kanë nxitur dezinformimin prej shumë vitesh, veçanërisht në lindje të Gjermanisë; numri i të ashtuquajturave sulme hibride po rritet. Ndërkohë, Strategjia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së e vitit të kaluar premtoi mbështetje për grupimet “patriotike” anembanë Europës për të ndihmuar në parandalimin e “fshirjes qytetëruese”. Nuk përbënte asnjë surprizë që figura të larta të lëvizjes MAGA, mes të cilëve edhe Musku, përgëzuan AfD-në, ashtu siç bëri Kirill Dmitriev, një nga zyrtarët më të lartë të presidentit rus.
    Trofeu më i madh i menjëhershëm do të jenë zgjedhjet presidenciale në Francë prillin dhe majin e ardhshëm; një fitore e Marine Le Penit dhe Tubimit Kombëtar të së djathtës ekstreme është tejet e mundshme. Kohezioni europian, brenda BE-së dhe NATO-s, do të ishte atëherë jashtëzakonisht i vështirë për t’u ruajtur.
    AfD-ja tashmë është konsoliduar si një aktor madhor, ndoshta aktori kryesor, në politikën gjermane. Për vite me radhë, partitë e qendrës u përpoqën ta përjashtonin dhe ta margjinalizonin përmes Brandmauer-it (murit mbrojtës nga zjarri), i cili përcaktonte se ato nuk do ta përfshinin atë në asnjë koalicion kombëtar apo rajonal. Ai urdhër përjashtimi vetëm sa e shtoi ndjesinë e pakënaqësisë së partisë dhe bindjen për një komplot të elitës politike, duke rritur padyshim popullaritetin e saj mes votuesve potencialë.
    Në të vërtetë, së shpejti situata mund të përmbyset krejtësisht. Bashkëkryetarja e AfD-së, Alice Weidel, ka deklaruar se dëshiron që partia e saj të arrijë një mesatare prej 40 për qind në nivel kombëtar dhe në të gjitha rajonet, duke përsëritur rezultatin e saj në Saksoni-Anhalt, duke marrë kështu mantelin si e vetmja parti e së djathtës. Në disa vende, ky marrje pushteti tashmë ka ndodhur. Ndonjëherë e djathta ekstreme e përpin partinë tradicionale të qendrës së djathtë, siç ka ndodhur me republikanët në Shtetet e Bashkuara. Në vende të tjera, ajo e shtyn rivalin mënjanë duke qenë më tërheqëse, si në Francë. Beteja për shpirtin e Gjermanisë tashmë ka nisur.
    John Kampfner është autor i librit Braver New World: The Countries Daring to Do Things Others Won’t.
    bota pa rregulla
    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleFP: Pse vizita ime në Kiev më shqetësoi kaq shumë
    Next Article FP: Trumpi ka vrarë “paqartësinë strategjike” rreth Tajvanit
    Dija Online

    Related Posts

    FP: Trumpi ka vrarë “paqartësinë strategjike” rreth Tajvanit

    17-09-2026

    FP: Pse vizita ime në Kiev më shqetësoi kaq shumë

    17-09-2026

    FP: Si mund të ndodhte Irani? Një autopsi

    17-09-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    FP: Trumpi ka vrarë “paqartësinë strategjike” rreth Tajvanit

    FP: Demokracia gjermane, ashtu siç e njihnim, ka marrë fund

    FP: Pse vizita ime në Kiev më shqetësoi kaq shumë

    FP: Si mund të ndodhte Irani? Një autopsi

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    FP: Trumpi ka vrarë “paqartësinë strategjike” rreth Tajvanit

    FP: Demokracia gjermane, ashtu siç e njihnim, ka marrë fund

    FP: Pse vizita ime në Kiev më shqetësoi kaq shumë

    • Besimi

    THE: Inteligjenca artificiale po e ndryshon fenë, dhe fetë po përpiqen të ndryshojnë inteligjencën artificiale

    Ezani nuk ndalet në Tokë për asnjë sekondë: Projekti i ri digjital vërteton jehonën e pandërprerë të thirrjes për namaz

    Zgjidhje profetike për pasigurinë financiare: Kultivimi i bereqetit, qëndrueshmërisë dhe paqes në zemër

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.