Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Fokus»Përulësi inferioriteti – Justinian Topulli
    Fokus

    Përulësi inferioriteti – Justinian Topulli

    Dija OnlineBy Dija Online13-03-202603 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Marrëdhënia me pushtetin - Justinian Topulli
    Marrëdhënia me pushtetin - Justinian Topulli
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Një njeriu, po i dridhej zëri në prezencë të Profetit (alejhi salatu ue selam), prandaj ai i tha: “Qetësohu, unë nuk jam mbret. Unë jam biri një gruaje që hante mish të tharë.” (Ibn Maxha, nr.3312)

    Këto ishin fjalët dhe këshilla që i tha i dërguari i Allahut, vula e profetëve, mëshira e dërguar për botët, emri i të cilit lartësohet si asnjë njeri tjetër në botë, një njeriu të thjeshtë që erdhi të fliste me të, edhe pse ai ishte shumë më tepër se të gjithë mbretërit e kësaj bote.

    Sigurisht që askush nuk duhet të sillet me arrogancë dhe mendjemadhësi me asnjë, as me një pushtetar apo një njeri me autoritet shtetëror, por respekti ndaj postit dhe pozitës së dikujt, nuk duhet të jetë servilizëm dhe as përulësi e shëmtuar, sidomos kur njerëz të veshur me pushtet kanë nivel të ulët intelektual apo janë njerëz të korruptuar.

    Fakti që dikush ka pushtet, nuk do të thotë se ai është më i ditur, më i zgjuar, më i ndershëm, më fisnik e më i aftë se të tjerët, edhe pse në fakt duhet të jetë kështu. Realiteti i hidhur edhe këtu te ne, tregon se në mjaft raste janë mediokrit, injorantët, prepotentët e të korruptuarit, ata që na qeverisin dhe që nuk kanë asnjë virtyt sipëror që t’i dallojë nga shumica e njerëzve, përkundrazi.

    Të pozosh me ta me dëshirë dhe ta reklamosh këtë si arritje, është sjellje inferiore dhe servilizëm i pështirë, duke kërkuar t’i japësh vetes një status social fals që nuk e ke. Të qëndrosh pranë pushtetarëve dhe të kesh hyrje-dalje me ta, nuk të bën aspak edhe ty pushtetar dhe nuk ta rrit autoritetin dhe pozitën në shoqëri, por thjesht të zbulon ndjenjën e inferioritetit që ke ndaj tyre dhe nevojën e brendshme të jesh dikush.

    Njerëz të tillë ka edhe në mesin tonë, dhe ata i ngjajnë rrodhes që mburret se ka bërë kilometra të tërë, ndërkohë që thjesht i qe ngjitur për bishti deles që ecte. Në këtë rast, më kujtohet një batutë që e përdornim dikur shpesh, kur ishim të vegjël, për dikë që mburrej se babai i punonte p.sh. në kryeministri, por kur e pyesnin se çfarë pune bënte aty, ai përgjigjej: kaldajist!

    Nëse para të dërguarit të Krijuesit të botëve, që meriton respektin dhe përulësinë më të madhe ndaj një njeriu, askush nuk duhet të kompleksohej, kush mund të jenë të tjerët, që nesër kur të largohen nga posti, nuk ua hedh më sytë njeri?!

    Dinjiteti dhe autoriteti i një njeriu vendoset nga vetë ai, nga ajo që bën dhe nga arritjet personale, dhe jo nga miqësitë apo hyrje-daljet dhe kontaktet që ka me pushtetarët.
    I Dërguari i Allahut ka thënë: “Atë që e lë pas vepra e tij, prejardhja e tij nuk do ta nxjerrë në krye.” (Muslimi, nr.2699)

    Nëse as prejardhja nuk e bën këtë gjë, atëherë s’ka si ta bëjë servilizmi, që është e vetmja “arritje” e inferiorit.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleHoxhë Fatos Rexhepi dhuroi 15,000€ donacion për blerjen e librave nga BIK-u për Xhamitë e Kosovës
    Next Article Marrëdhënia me pushtetin – Justinian Topulli
    Dija Online

    Related Posts

    FP: Trumpi ka vrarë “paqartësinë strategjike” rreth Tajvanit

    17-09-2026

    FP: Demokracia gjermane, ashtu siç e njihnim, ka marrë fund

    17-09-2026

    FP: Pse vizita ime në Kiev më shqetësoi kaq shumë

    17-09-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    FP: Trumpi ka vrarë “paqartësinë strategjike” rreth Tajvanit

    FP: Demokracia gjermane, ashtu siç e njihnim, ka marrë fund

    FP: Pse vizita ime në Kiev më shqetësoi kaq shumë

    FP: Si mund të ndodhte Irani? Një autopsi

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    FP: Trumpi ka vrarë “paqartësinë strategjike” rreth Tajvanit

    FP: Demokracia gjermane, ashtu siç e njihnim, ka marrë fund

    FP: Pse vizita ime në Kiev më shqetësoi kaq shumë

    • Besimi

    THE: Inteligjenca artificiale po e ndryshon fenë, dhe fetë po përpiqen të ndryshojnë inteligjencën artificiale

    Ezani nuk ndalet në Tokë për asnjë sekondë: Projekti i ri digjital vërteton jehonën e pandërprerë të thirrjes për namaz

    Zgjidhje profetike për pasigurinë financiare: Kultivimi i bereqetit, qëndrueshmërisë dhe paqes në zemër

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.