• Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Facebook Twitter Instagram
Të reja
  • Arabia Saudite njofton për numrin e haxhinjve për këtë vit
  • KMSH t’ju kthehet besimtarëve
  • A ishte e nevojshme vizita e kreut të KMSH-së në Vatikan?
  • Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve
  • Dyfytyrësia e tolerancës
  • “Masakrat e Francës në Algjeri nuk mund të harrohen”
  • Partitë politike po e shkatërrojnë KEK-un
  • Falja e Bajramit në shesh
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest RSS
Dija Online
Leaderboard Ad
  • Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Dija Online
Ju jeni nëHome»Tema»Kosova, rrugës së Greqisë

Kosova, rrugës së Greqisë

0
By Dija Online on 22-10-2014 Tema

Të gjithë parametrat aktualë ekonomikë paralajmërojnë një krizë të rëndë ekonomike në muajt në vijim, sado që zyrtarët e Qeverisë në largim po mundohen disi ta mohojnë një gjë të tillë, sado që deklaratat e tyre në opinion e thonë të kundërtën.

Deklarata publike e para pak ditëve e ministrit në largim të Financave, Besim Beqaj, rreth rënies së përqindjes së rritjes ekonomike të vendit, nga 4,5 në rreth 2,5 për qind për vitin 2014, flet fare qartë se shteti tashmë ka hyrë në rrugën e rrezikshme, e cila edhe do të lë pasoja të rënda, në një ekonomi të pazhvilluar siç është kjo e jona.

Prej 8 qershorit të këtij viti, Kosova është në bllokadë totale, si në aspektin politik, por aq më shumë edhe në atë ekonomik.

Por, zvarritjet e mëtutjeshme në formimin e institucioneve të reja edhe më shumë po e keqësojnë gjendjen ekonomike në vend.

Por, përkundër kësaj PDK-ja, në njërën anë, si dhe Blloku i partive opozitare në anën tjetër, vazhdojnë të mbajnë qëndrime krejtësisht të kundërta kundrejt njëra-tjetrës.

Që të dyja po synojnë formimin e qeverisë së re. Së paku deri më tash, PDK-ja ligjërisht e ka mandatin për formimin e institucioneve, por i mungojnë numrat, e Blloku i partive opozitare i ka numrat e nevojshëm, por shansin për ta provuar formimin e institucioneve ia ka mohuar kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

E derisa po vazhdon kjo lojë e rrezikshme politike, investimet e huaja në vend po bien dita-ditës e klima për të bërë biznes po keqësohet nga ora në orë.

Bizneset prodhuese po rrezikohen në vazhdimësi e tregtarët, të lidhur ngushtë me partinë në pushtet, po i trashin kuletat e tyre duke sjellë në treg produkte të dyshimta nga Serbia.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Financave, shihet shumë qartë se gjatë tetëmujorit të parë të këtij viti kemi një realizim negativ të investimeve kapitale, por edhe të të hyrave të planifikuara nga Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës.

Nga 543 milionë euro, sa janë të parapara sivjet për t’u shpenzuar në emër të investimeve kapitale, deri në fund të gushtit janë shpenzuar rreth 195 milionë euro apo 35,9 për qind e shumës së paraparë.

Gjatë muajit prill, në Kosovë, në emër të shpenzimeve kapitale u harxhuan 46 milionë euro. Ndërkaq, në muajin gusht, shuma e mjeteve të shpenzuara në emër të kësaj kategorie u përgjysmua, duke arritur në 23 milionë euro. Shumë keq po qëndron situata edhe më inkasim të të hyrave.

Administrata Tatimore e Kosovës me projeskisonin buxhetor deri në fund të vitit duhet të inkasojë 367 milionë euro. Por, deri në fund të muajt gusht ka arritur të inkasojë 201 milionë euro apo të zbatojë rreth 54,7 %. Po ashtu, gjatë muajit prill, ATK-ja ka mbledhur hiç më pak se 37 milionë euro e në muajin gusht vetëm 19 milionë euro.

Puna hiç më e mirë nuk po qëndron as në Doganën e Kosovës, ku kjo e fundit deri në muajin gusht ka arritur të mbledhë 55 milionë euro nga 934 sa iu është caktuar me buxhetin e këtij viti. Shikuar në përqindje gjatë këtij tetëmujori Dogana ka realizuar 58,9 për qind të planit. Andaj, formimi sa më i shpejtë i institucioneve të reja është i domosdoshëm për ta ndalur këtë trend negativ për ekonomin e vendit. Por, nëse zvarritja vazhdon edhe më tutje, atëherë shteti po ecën sigurt rrugës së Greqisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Dija Online

Related Posts

Drejtuar grave të hoxhallarëve aktivë

Si shkatërrohen shtetet

Me të vërtetë pas vështirësisë vjen lehtësimi

Leave A Reply Cancel Reply

You must be logged in to post a comment.

  • Të Fundit
  • Të popullarizuara
19-05-2022

Arabia Saudite njofton për numrin e haxhinjve për këtë vit

12-05-2022

KMSH t’ju kthehet besimtarëve

11-05-2022

A ishte e nevojshme vizita e kreut të KMSH-së në Vatikan?

09-05-2022

Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve

20-12-2014

Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

23-09-2014

Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

23-09-2014

SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

12-07-2014

A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

  • Fetva
09-05-2022

Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve

08-05-2022

Dyfytyrësia e tolerancës

09-04-2022

Mbulesa e gruas myslimane dhe zelli patetik i injorantëve

06-04-2022

Cili është thelbi dhe objektivi i agjërimit?

Video nga kanali
Error type: "Forbidden". Error message: "The request cannot be completed because you have exceeded your quota." Domain: "youtube.quota". Reason: "quotaExceeded".

Did you added your own Google API key? Look at the help.

Check in YouTube if the id dijaonline belongs to a username. Check the FAQ of the plugin or send error messages to support.
  • Studime
17-03-2018

Kurani dhe Menaxhmenti

07-02-2018

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

31-01-2018

E vërteta rreth martesës “mut’a”

24-01-2018

Ju sjellim librin “Dashuria dhe afërsia mes Familjes Fisnike dhe sahabëve”

  • Edukim
17-03-2022

Cilët deputetë votuan pro dhe cilët kundër martesave të personave të gjinisë së njëjtë?

14-03-2022

Ku ndikon leximi?

10-12-2017

Kur paraja na i ndryshon nijetet

10-12-2017

Jam vajzë e pamartuar, si të largohem nga masturbimi ?

Mbi ne

Dija Online

Portali informativ Dija Online, paraqet portal të informacionit për aktualitetet në vend dhe në botë, sjellë informacione mbi besimin, kulturën, shkencë, teknologjinë dhe shëndetin.

Na kontaktoni

    Emri(e domosdoshme)

    Emaili(e domosdoshme)

    Subjekti

    Mesazhi Juaj

    Copyright © 2022 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.