Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Fokus»Kur jeta bëhet e ndërlikuar, qartësoni qëllimin tuaj
    Fokus

    Kur jeta bëhet e ndërlikuar, qartësoni qëllimin tuaj

    RedaktoriBy Redaktori21-02-202604 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Kur jeta bëhet e ndërlikuar, qartësoni qëllimin tuaj
    Kur jeta bëhet e ndërlikuar, qartësoni qëllimin tuaj
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Gjatë fundjavës, mora një telefonatë nga një mik i vjetër, i cili e gjente veten në një nga udhëkryqet e jetës.

    Disa muaj më parë, ai bëri atë që dukej si një lëvizje e mençur në karrierë: la pozicionin e tij të rehatshëm në një nga katër firmat më të mëdha të kontabilitetit në Mbretërinë e Bashkuar, për t’iu bashkuar zyrës së tyre në Lindjen e Mesme. Përtej avantazheve në karrierë, ai kishte bërë disa qëllime shumë të bukura: të kryente Haxhin, të ishte më afër Mekës dhe Medinës, ta zhvendoste familjen e tij në një mjedis më islamik dhe të kalonte më shumë kohë me prindërit e tij të moshuar në Pakistan.

    Por pas dy muajsh në pozicionin e tij të ri, ai po pendohej.

    Zyra e re rezultoi të ishte një makth: një shef toksik dukej i vendosur t’ia bënte jetën të mjerueshme. Politikat e zyrës kërcënonin t’i shkatërronin karrierën. Vetë mundësia që ai mendoi se do ta afronte me qëllimet e tij personale dhe profesionale, tani po i rrezikonte gjithçka.

    “Nuk mund të kthehem në Britani, tashmë kam dhënë dorëheqjen,” më tha ai, me një zë të rënduar nga zhgënjimi. “Mund të humbas edhe këtë punë. Nuk di çfarë të bëj.”

    Ndërsa po diskutonim opsionet e tij, e gjeta veten duke i bërë një pyetje të thjeshtë që e ndryshoi të gjithë bisedën tonë:

    “Cili ishte qëllimi yt numër 1 për këtë lëvizje?”

    “Të kryej Haxhin,” u përgjigj ai pa hezitim.

    “Ke edhe rreth 10 muaj deri në Haxh,” i kujtova unë. “Fokusohu te kjo për momentin, dhe pas Haxhit, hajër qoftë! Allahu mund të të hapë dyer të papritura.”

    Në atë moment, diçka u bë e qartë për të dy ne. Kur ke një qëllim të qartë dhe të përqendruar tek Allahu, kjo nuk i eliminon vështirësitë, por të jep një kornizë për t’i kaluar ato.

    I thashë se ndoshta ky shef i vështirë, ky mjedis toksik, mund të jenë të gjitha pjesë e sprovës. Allahu po teston sinqeritetin e tij: A do t’i qëndrojë ai rrugës kur gjërat të bëhen të vështira, apo do ta braktisë qëllimin e tij që në shenjën e parë të vështirësisë?

    Të gjithë e dimë se veprat gjykohen sipas qëllimeve (nijeteve), por kam mësuar se qëllimet na japin gjithashtu forcën për të ngulmuar përmes sfidave të pashmangshme që ato veprime sjellin me vete.

    Nëse po përballeni me një situatë të vështirë pikërisht tani, qoftë një udhëkryq në karrierë, sfida në marrëdhënie, ose thjesht ndiheni të humbur në lidhje me hapat tuaj të ardhshëm, pyesni veten:

    Cili është qëllimi im i vërtetë këtu? Dhe si mund ta lidh këtë qëllim me shërbimin ndaj Allahut (xh.sh)?

    Mikut tim ende do t’i duhet të përballet me situatën e tij të vështirë në zyrë. Shefi toksik nuk do të kthehet në një mik të ngrohtë brenda natës. Politikat e zyrës nuk do të zhduken si me magji. Por diçka mund të ndryshojë në mënyrën se si ai i qaset secilës ditë.

    Kur udhëhiqesh nga një qëllim i përqendruar te Zoti dhe jo te rrethanat, ti pushon së pyeturi “Pse po më ndodh kjo mua?” dhe fillon të pyesësh “Si mund t’i shërbej Allahut (xh.sh) përmes kësaj sfide?”

    Herën tjetër kur jeta t’ju sjellë një sfidë të papritur, mos u fokusoni vetëm në zgjidhjen e problemit të momentit. Bëni një hap prapa dhe rilidhuni me qëllimin tuaj më të thellë. Le të jetë ai qëllim Kibla juaj, duke ju udhëhequr përmes çfarëdo stuhie që keni përpara. Allahu na dhëntë qëllime të sinqerta dhe forcën për t’i ndjekur ato, pavarësisht pengesave me të cilat përballemi. Amin.

    Nga Productivemuslim

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleIdetë e ndryshme mbi besimin po i përçajnë republikanët lidhur me Izraelin
    Next Article 10 Pije që ju hidratojnë po aq mirë ose më mirë sa uji
    Redaktori
    • Website

    Related Posts

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    31-05-2026

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    31-05-2026

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    31-05-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.