Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Fokus»Idetë e ndryshme mbi besimin po i përçajnë republikanët lidhur me Izraelin
    Fokus

    Idetë e ndryshme mbi besimin po i përçajnë republikanët lidhur me Izraelin

    Lufta e brendshme e republikanëve mund të rezultojë më toksike se ajo e demokratëve
    RedaktoriBy Redaktori21-02-202606 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Idetë e ndryshme mbi besimin po i përçajnë republikanët lidhur me Izraelin
    Idetë e ndryshme mbi besimin po i përçajnë republikanët lidhur me Izraelin
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Nga Economist

    Lufta e brendshme e republikanëve mund të rezultojë më toksike se ajo e demokratëve

    Lëvizja MAGA e Donald Trump-it ka një mënyrë të veçantë për të ndërthurur çudirat sipërfaqësore me gërmimin e thellë të ideve dhe pakënaqësive të vjetra e të ndezshme. Kështu ndodhi që një influencuese e krahut të djathtë në mediat sociale dhe ish-“Miss Kalifornia”, e emëruar nga z. Trump në një komision për lirinë fetare, zgjodhi të vendoste në xhaketën e saj një karficë me flamujt e Palestinës dhe Amerikës, dhe më pas të kthente përmbys seancën më të fundit dëgjimore të komisionit.

    Takimi, i mbajtur më 9 shkurt, kishte për qëllim të hidhte dritë mbi antisemitizmin, ku një pjesë e dëshmive u fokusua te protestat e së majtës kundër Izraelit. Por gjatë ballafaqimit me një panel liderësh dhe aktivistësh hebrenj, komisionerja Carrie Prejean Boller hodhi poshtë çdo lidhje midis kundërshtimit të sionizmit dhe antisemitizmit, duke argumentuar se Amerika nuk duhet ta bëjë “besnikërinë ndaj një teologjie të caktuar për Izraelin një test lakmusi për fjalën e lirë apo legjitimitetin moral”. Kur një nga anëtarët e panelit argumentoi se anti-sionizmi ishte, në fakt, antisemitizëm, ajo ia ktheu me ashpërsi: “Jam katolike dhe katolikët nuk e përqafojnë sionizmin, thjesht ta dini. Pra, sipas jush, të gjithë katolikët janë antisemitë?”

    Znj. Boller u konvertua në katolike më pak se një vit më parë.

    Por znj. Boller e kupton qartë politikën, ose çka është më e rëndësishme, teatrin politik që luhet përmes mediave sociale. Pasi kryetari i komisionit u përpoq ta hiqte nga detyra më 11 shkurt, ajo e quajti atë një “supremacist sionist” në rrjetin X, ku numri i ndjekësve të saj u rrit me shpejtësi. Duke këmbëngulur se vetëm z. Trump mund ta shkarkonte, ajo tha se do të merrte pjesë në takimin e ardhshëm të komisionit. Ajo kërkoi mbështetje nga tre “katolikë që duan të bëhen presidentë në vitin 2028”: Zëvendëspresidenti J.D. Vance, Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis. “A vënë ata Izraelin të parin apo Amerikën të parën?” shkroi ajo, një pyetje që e bëri edhe për z. Trump. Asnjëri prej tyre nuk ka komentuar mbi shkarkimin e saj.

    E majta po kalon sprovën e saj të brendshme në lidhje me Izraelin, e mbushur me pretendime për bashkëpunim në gjenocid dhe aparteid, si dhe kundërakuza për antisemitizëm. Në të djathtë, ndërsa kontrolli i z. Trump mbi partinë pritet të dobësohet në muajt dhe vitet e ardhshme, ky ballafaqim i brendshëm mund të rezultojë edhe më toksik, sepse mbështetja e republikanëve për Izraelin ndër dekada ka gërshetuar jo vetëm ideologjinë e Luftës së Ftohtë dhe politikën e pushtetit, por edhe besimin e krishterë. Ndërsa teologjia mbetet një arsye thelbësore për shumë njerëz në të djathtën e krishterë që të përqafojnë Izraelin, për disa të tjerë ajo po kthehet në një thirrje bashkimi për të refuzuar të drejtën e Izraelit për të ekzistuar.

    William F. Buckley, mendimtari kryesor i konservatorizmit modern dhe, rastësisht, katolik, fillimisht nuk ishte mbështetës i Izraelit. Ai u rrit në frymën e republikanizmit izolacionist “Amerika e para” të viteve 1930, nga një baba i cili “i përbuzte hebrenjtë me një intensitet që nuk bënte asnjë përpjekje ta fshihte”, siç shkruan biografi i z. Buckley, Sam Tanenhaus. Në vitin 1956, revista e Buckley-t, National Review, e quajti Izraelin “shtetin e parë racist në historinë moderne”, duke qenë në të njëjtën linjë me kritikat më të ashpra të së majtës sot. Lufta Gjashtë Ditore e vitit 1967, kur Izraeli mposhti shtetet arabe të mbështetura nga Bashkimi Sovjetik, ia ndryshoi mendjen Buckley-t. Në vitet 1980, teksa Ronald Reagan e integroi lëvizjen evangjeliste brenda Partisë Republikane, “një teologji e caktuar” (për të huazuar fjalët e znj. Boller) u bë një shtyllë e mbështetjes republikane për Izraelin: Sionistët e krishterë besonin se kthimi i hebrenjve në Palestinë ishte një kusht i domosdoshëm për ardhjen e dytë të Krishtit.

    Mbështetja e republikanëve për Izraelin u bë e palëkundur. Kur një kandidat presidencial republikan, Pat Buchanan, gjithashtu katolik, ringjalli mesazhin “Amerika e para” në vitet 1990 dhe e kombinoi atë me politika pro-punëtorëve (duke i paraprirë populizmit të vetë z. Trump), Buckley shkroi se shpërthimet anti-Izrael të z. Buchanan “përbënin antisemitizëm”. Dhe kur në vitet 2000 Presidenti George W. Bush propozoi një “udhërrëfyes për paqen” që përfshinte lëshimin e territoreve nga Izraeli në këmbim të një shteti të ardhshëm palestinez, evangjelistët u bashkuan me izraelitët e krahut të djathtë për ta kundërshtuar atë.

    Z. Trump e ka portretizuar shpesh veten si miku më i mirë që Izraeli ka pasur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë. Por rikthimi nga ana e tij i politikës “Amerika e para” ka nxitur shumë zëra brenda lëvizjes së tij të vënë në pikëpyetje angazhimin e Amerikës ndaj shtetit hebre, dhe mes këtij debati, stereotipet e vjetra po rishfaqen. Në seancën e këtij muaji të komisionit për lirinë fetare, Seth Dillon, i cili drejton një faqe satirike lajmesh të krishtera e konservatore të quajtur Babylon Bee, dëshmoi se “agjitatorët antisemitë” po i bindnin të rinjtë e krahut të djathtë se një “pushtet i fshehtë hebre” po i mbante ata të nënshtruar. Kur ai përmendi emrat e komentatorëve Tucker Carlson dhe Candace Owens, znj. Boller e kundërshtoi, duke thënë se znj. Owens “thjesht nuk e mbështet sionizmin”.

    Një lojë e re me Baalin (Shënim: Nënkuptohet “Idhulli Baal” dhe teoritë okulte)

    “Nuk e di pse vazhdoni ta përmendni atë, si dhe Tucker-in,” tha znj. Boller. “Epo,” u përgjigj z. Dillon me qetësi, “sepse ata janë dy antisemitët më të famshëm.” Më vonë, znj. Boller ripostoi një deklaratë nga znj. Owens (e cila gjithashtu është konvertuar së fundmi në katolike), ku pretendohej se “Sionistët janë natyrshëm armiqësorë ndaj katolikëve sepse ne refuzojmë të… mbështesim masakrën masive dhe përdhunimin e fëmijëve të pafajshëm për adhuruesit okultë të Baalit.” Z. Trump dhe z. Vance, të cilët zakonisht nuk stepen të denoncojnë ata me të cilët nuk bien dakord, nuk e kanë shfaqur ende drejtpërdrejtshmërinë e z. Dillon përballë komenteve të tilla.

    Në Kolegjin Benediktin në Atchison, Kansas, Matthew Ramage, profesor i teologjisë, është befasuar gjatë vitit të kaluar kur ka parë studentë t’i drejtohen “me pyetje që sugjerojnë se populli hebre mund të mos jetë më populli i Zotit”. Ai shton: “Ata ishin vërtet të hutuar. Mendoj se e kishin dëgjuar në internet.” Dr. Ramage u shpjegon doktrinën e kishës që hedh poshtë antisemitizmin, siç u sqarua në vitin 1965 në Këshillin e Dytë të Vatikanit.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleTE: Financiarizimi i inteligjencës artificiale sapo ka filluar
    Next Article Kur jeta bëhet e ndërlikuar, qartësoni qëllimin tuaj
    Redaktori
    • Website

    Related Posts

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    31-05-2026

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    31-05-2026

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    31-05-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.