Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Tema»Dispozita e Sheriatit rreth Zekatu el-Fitrit
    Tema

    Dispozita e Sheriatit rreth Zekatu el-Fitrit

    Dija OnlineBy Dija Online25-07-201406 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Falendërimet dhe lavdërimet i takojnë Allahut të Madhërishëm, kurse salavatet dhe pershëndetjet tona ia dërgojmë pejgamberit tonë, Muhamedit paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të.

    Ky është një shkrim në të cilin do të mundohem që, me lejen e Allahut, të paraqes dispozitën e Sheriatit, gjegjësisht mendimet e dijetarëve islam, në lidhje me Zekatu el-Fitrin.

    Ekzistojnë dy mendime të dijetarëve në lidhje me dizpozitën e dhënies së Zekatu el-Fitrit:
    Mendimi i parë: Dhënja e Zekatu el-Fitrit është farz ( obligative ). Ky është mendimi i katër medhhebeve (shkollave juridike islame), si dhe i shumicës absolute të dijetarëve islam .

    Argumentet:
    1. Hadithi që e transmeton Abullah ibn Omeri, Allahu e mëshiroftë, ku thotë: ” Pejgamberi,paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka obliguar dhënien e Zekatu el-Fitrit, një saë’ nga hurmat, apo një saë’ nga elbi, për çdo person të lirë apo rob, mashkull apo femër nga muslimanët” .
    Ky hadith është bazë në kapitullim e Zekatu el-Fitrit.

    2. Hadithi tjetër që e transmeton Abullah ibn Omeri, Allahu e mëshiroftë, gjithashtu, ku thotë: ” Pejgamberi,paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka urdhëruar që dhënia e Zekatu el-Fitrit të bëhet para se të dalin njerëzitë për faljen e namazit ( namazit të bajramit ) ”
    Urdhëri që vie nga Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, nënkupton obligueshmërinë, me përjashtim të rasteve kur kjo ndryshohet nga ndonjë argument tjetër.

    3. Hadithi të cilin e transmeton Talha Iben Ubejdilah, Allahu e mëshirfotë, ku përmend një njeri i cili erdhi te Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe e pyeti për Islamin. Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i përmendi atij obligueshmërinë e pesë namazeve gjatë një dite dhe një nate, obligueshmërinë e agjërimit të muajit të Ramazanit dhe obligueshmërinë e dhënies së Zekatit.Në një pjesë të ketij hadithi thuhet: ” Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i përmendi atij obligueshmërinë e dhënies së Zekatit.Ai tha: A obligohem me diç tjetër (sa i përket dhënies nga pasuria)?Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, tha:Jo, vetëm nëse dëshiron ti vullnetarisht” .
    Shumica e dijetarëve thonë se Zekatu el-Fitri bënë pjesë në Zekatin obligativ, të përmendur në këtë hadith , dhe në ajetet që urdhërojnë dhënien e Zekatit të pasurisë .

    4. Ixhmai’ ( koncensusi ) i dijetarëve rreth obligueshmërisë së Zekatu el-Fitrit, siç e përmend Ibn el-Mundhiri,kurse Is-haku e vlerëson sikurse ixhma’ .
    Përgjigjje ndaj këtij argumenti:
    Ibn Haxheri, Allahu e mëshiroftë ka thënë: Pretendimi për ekzistimin e ixhmai’t rreth kësaj çështjeje nuk është i qëndrueshëm .Kjo do të shihet gjatë përmendjes së mendimit të dytë dhe përmendjes së dijetarëve që e kanë atë mendim.

    Mendimi i dytë: Dhënja e Zekatu el-Fitrit është sunnet i fortë ( shumë e preferuar ). Ky është mendimi i disa prej malikive të vonshëm, i Ibn el-Lubbanit nga shafiitë, i Daud edh-Dhahiriut, i el-Esamit dhe Ibn Alijjete .

    Argumentet:
    Ky grup i dijetarëve ka argumentuar me një argument të mëvetësishëm dhe me disa prej argumenteve të mendimit të parë, duke i kuptuar ato si argumente për mendimin e tyre, dhe kjo si në vijim:
    1. Hadithi të cilin e transmeton Kajs ibn Sa’d, Allahu qoftë i kënaqur me të, ku thotë: “Na kishte urdhëruar i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, me Zekatu el-Fiter para se të vinte urdhëri për Zekatin (zekati i pasurise).Pasi që zbriti urdhëri për Zekatin, as nuk na urdhëroi me Zekatu el-Fiter e as nuk na ndaloi, edhe pse ne e praktikonim atë” .
    Ky hadith tregon se urdhëri i përmendur në hadithet paraprake, nga të cilët kuptohej obligueshmëria e Zekatu el-Fitrit, është i abroguar (anuluar) nga ky hadith.
    Përgjigjje nga këtij argumenti:
    Përgjigjja ndaj këtij argumenti është në dy drejtime:
    a) Ka mospajtim në mes të dijetarëve rreth vërtetësisë së këtij hadithi.
    b) Edhe sikur të jetë i saktë, nuk ka argument në të për anulimin e obligueshmërisë, sepse Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mund të jetë mjaftuar me urdhërin e parë (para zbritjes së urdhërit për Zekat) dhe nuk ka pasur nevojë për përsëritjen e urdhërit.Pastaj themi se, ardhja e nje urdhëri nuk nënkupton anulimin e urdhërit tjetër .

    2. Hadithi i Ibni Omerit, Allahu qoftë i kënaqur me të, të cilin e përmendëm më lartë, ku thotë: ” Pejgamberi,paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka obliguar dhënien e Zekatu el-Fitrit….”.
    Në këtë hadith është përmendur fjala arabe “Fereda” e cila gjuhësiht nënkupton “Ka përcaktuar”, pra, Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka përcaktuar gjërat nga të cilat ipet Zekatu el-Fitri dhe masa që duhet dhënë, e jo që ka obliguar atë .
    Përgjigje ndaj këtij argumentimi:
    Përgjigjja mund të jetë në dy forma:
    a) Është e vërtetë që kjo fjale në esencën gjuhësore don të thotë “Ka përcaktuar”, mirëpo kuptimi i fjalës është bartë nga ai etimologjik (gjuhësor) në atë terminologjik (sheriatik), dhe të kuptuarit e saj si “Ka obliguar” është më i drejtë se sa “Ka përcaktuar” .
    b) Ajo që të vie në mend, më së pari, kur e lexon këtë shprehje është kuptimi sheriatik, don të thotë “Ka obliguar”,e jo “Ka përcaktuar” .

    3. Hadithi i lartpërmendur, në të cilin Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i përmendi atij njeriu që kishte ardhur të pyeste rreth Islamit obligueshmërinë e Zekatit.Ai pyeti: A obligohem me diç tjetër (sa i përket dhënies nga pasuria)?Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, tha: “Jo, vetëm nëse dëshiron ti vullnetarisht”.
    Ky grup i dijetarëve mendojnë se Zekatu el-Fitri nuk bënë pjesë në Zekatin obligativ të përmendur në këtë hadith, prandaj nuk është obligim, sepse hadithi mohon obligueshmërinë e çdo lloj zekati përveç Zekatit të pasurisë, i cili është prej kushteve të Islamit. Gjithashtu mendojnë se, Zekatu el-Fitri nuk përfshihet as në ajetet të cilat obligojnë Zekatin e pasurisë .

    Mendimi i saktë:
    Mendimi më i saktë rreth kësaj dispozite është mendimi i parë, për arsyet vijuese:
    1. Argumentet e këtij mendimi janë të forta, si në aspektin e vërtetësisë ashtu edhe në aspektin e domethënies dhe argumentimit.
    2. Përgjigjjet e dhëna ndaj argumenteve të mendimit të dytë janë mjaft të qëndrueshme.
    3. Ky është mendimi i shumivës apsolute të dijetarëve dhe vetëm një pjesë e vogël e dijetarëve nuk mendojnë kështu, siç u pa më lartë.

    Allahu e din më së miri.

     

     
    Shkroi: Arben Ahmetaj
    Riad – Arabia Saudite
    6/8/1435 – 4/6/2014

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleÇifutët: Gaza, “kafazi” më i madh në botë!
    Next Article Akademikët muslimanë bëjnë thirrje për unitet kundër sulmeve izraelite
    Dija Online

    Related Posts

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    10-03-2026

    Kur jeta bëhet e ndërlikuar, qartësoni qëllimin tuaj

    21-02-2026

    Nga homeschooling te notat e larta: Si një familje myslimane po riformëson kuptimin e suksesit akademik në Amerikë

    05-02-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.