Browsing: Teknologji

Dyqanet në Britani janë duke përdorur një teknikë të identifikimit të kriminelëve nëpërmjet njohjes së fytyrës, një teknologji kjo në testim, raporton BBC.Deri tani, Facewatch i ka dhënë mundësi bizneseve lokale që të shpërndajnë pamjet e hajdutëve të dyqaneve të tyre. Por tashmë i jep mundësi këtyre dyqaneve të japin alarmin nëse sistmei i njohjes së fytyrës përputhet me individë në pamjet e shpërndara nga konsumatorët në dyqanet e tyre thotë Chris Vallance.
Themeluesi i Facewatch, Simon Gordon thotë se sistemi i ndihmon këto biznese lokale të krijojnë një rrjet, për shembull të pamjeve të hajdutëve të dyqaneve apo të çantave.Në këtë skemë, ku janë regjistruar 10 mijë subjekte, mund të ngarkohen shumë shpejt pamjet e kamerave për tia transmetuar policisë. Tashme thotë Gordon janë duke testuar edhe sistemin e njohjes së fytyrës.Edhe pse kjo teknologji është në fazë testimi, në Britani ka hapur mjaft debate, nëse cënon apo jo privatësinë e publikut./TCH/

Bota po e pret me padurim… Tanku kombëtar i Turqisë, “Altay”, po numëron ditët për prodhimin e tij në seri.
Emrin e mori nga heroi i Luftës së Pavarësisë së Turqisë, Fahrettin Altay.Nuk është vetëm Turqia ajo e cila po e pret me padurim, por e tërë bota po e pret atë me një kuriozitet dhe emocion të madh.Sepse pas prodhimit të tij në seri, Altayi do të jetë tanku me teknologjinë më të fundit në botë.Pamje të tij nuk ishin publikuar për një kohe të gjatë.Shtabi i Përgjithshëm ka shpërndarë në kanaline saj zyrtar në “Youtube” një video, që përmban testet e kryera të Altayit.Ajo çka ngjallte më shumë kureshtje ishte mënyra sesi tanku Altay bën qitje kur është në lëvizje.Në imazhet e publikuara së fundmi është gjetur edhe përgjigjja e kësaj pyetjeje.Testimet për kualifikimin teknik të tankut kombëtar turk janë në përfundim e sipër.Prodhimi në seri i tankut Altay do të nisë pas hapjes së tenderit gjatë vitit të ardhshëm.Në këtë mënyrë, Forcat Tokësore të Turqisë do të fuqizohen më tepër me tankun “më modern në botë” dhe mbi të gjitha “prodhim kombëtar”.

Avioni kombëtar turk i telekomanduar pajiset me raketa me rreze të gjatë të veprimit prodhim i kompanisë turke Roketsan.
Raketa e zhvilluar nga ana kompanisë turke, “Roketsan” e lëshuar nga avioni kombëtar i telekomanduar “Bayraktar”, që në qitjen e parë testuese goditi objektivin me një saktësi të lartë nga një distancë 8km.Raketa e drejtuar me laser u lëshua nga një lartësi 5km nga ana e operatorit që ndodhej në stacionin tokësor.Avioni i telekomanduar, i cili goditi objektivin me madhësi 4 metra katrorë, si armatim përdori raketën anti-tanke UMTAS prodhim vendor.Në saje të pajisjeve të sofistikuara që përmban, raketa shtë efikase kundër çdo kërcënimi që kanoset nga tanket në fushëbetejën moderne.

Indiani Sundar Pichai, i cili momentalisht kryen një nga funksionet më të rëndësishme në Google, atë të drejtorit gjeneral, në një letër publike shpalosi atë që mendon rreth deklaratës së Donald Trump.
Tramp-it, i cili tha se muslimanëve duhet t’u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Pichai iu përgjigj me një letër të titulluar: “Mos të lejojmë që frika të triumfon mbi vlerat tona.” Pichait i takon të flas për këtë temë kontroverse dhe të nxehtë, për shkak se ai vetë, 22 vjet më parë erdhi në SHBA nga India, duke arritur ngritje klasike të kategorisë “ëndrra amerikane”, dhe duke u bërë një nga njerëzit më të fuqishëm në një nga kompanitë më të fuqishme të IT në botë .
“Mendja e hapur, toleranca dhe pranimi i amerikanëve të rinj, këto janë përparësitë më të mëdha të këtij vendi të bukur”, shkroi Pichai ndër të tjera.
“Që kur kam ardhur këtu, madje që nga kampusi universitar, e deri më sot takoj njerëz të ndryshëm. Një diversitet të shkëlqyeshëm të racave dhe kulturave, ku secili nga këta njerëz, përfshirë edhe mua, ka një zë, një vizion, perspektivë dhe një histori të ndryshme për të treguar … Pikërisht ky diversitet na çon të gjithë neve drejt rezultateve më të mira në këtë vend, prandaj duhet të jemi të ndërgjegjshëm. Isha duke menduar se a duhet ta shkruaj këtë letër apo jo. Vendosa ta shkruaj, sepse intoleranca është bërë më e fortë. Ne duhet të mbështesim muslimanët, por edhe të gjithë të tjerët, jo vetëm në SHBA, por në mbarë botën”, tha CEO i Google-s në letrën e tij.

Pa internet, pa rrugë të asfaltuara – lugina e Shushicës në jug të Shqipërisë është një vend i shkëlqyer në të cilin mund të pushoni çdo ditë.
Kompania gjermane prestigjioze e veturave, “Mercedes-Benz”, ka zgjedhur një rrugë të asfaltuar në një mal shkëmbor me gjatësi rreth 75 kilometra.
Këto male të kujtojnë filmat e Karl May, peizazhi i thyer me kontrast në mes të vijës bregdetare me detin e kaltër dhe malet shkëmbore me lartësi mbidetare prej 2700 metra, i cili ofron një sfond të rëndësishëm për një turne për modelin “Off-Road, Mercedes-Benz GLE 500 4MATIC”.
Gunther Holzmann, specialisti bavarez i industrisë automobilistike, ishte udhëzues në këtë aventurë të këtij modeli “Off-Road”. Në vitin 2010, ai ka kaluar katër javë duke udhëtuar nëpër Ballkanin Jugor dhe në fund përshtypje i ka lënë një cep i Europës.
“Kombinimi i detit dhe malit të lartë 2700 metra, fshatra të vogla dhe mikpritja e njerëzve – kjo është ajo që më pëlqen në këtë vend”,- ka thënë Holzmann.
“Mercedes-Benz GLE 500 4MATIC” është model i përshtatshëm për terrene të ndryshme, si ato të lehta ashtu edhe ato të vështira.
Holzmann gjatë vozitjes në luginën e Shushicës këtë veturë e ka ngritur për 6 centimetra më shumë, në mënyrë që të kalojë sa ma lehtë këtë rrugë.
Ky model në versionin plug-in hibrid posedon motorin benzinë 3.0-litër V6 dhe me kapacitet prej 333 kuajfuqi dhe motorin elektrik me kapacitet prej 116 kuajfuqi, transmeton “Koha.net”. Fuqia e kombinuar në total është 449 kuaj-fuqi.
Specialisti Holzmann ka arritur të kalojë rreth 30 kilometra vetëm me motorin elektrik në shpejtësi prej 130 kilometra në orë.
“GLE 500 4MATIC” shpenzon karburant mesatarisht 3.3-litër në 100 kilometra, ndërsa emeton dyoksid të karbonit rreth 78 gramë në një kilometër.
Specifikat kyçe të “GLE 500 e 4MATIC”:
– Konsumi i kombinuar i karburantit: 3.7-3.3 l/100 km;
– Emetimet e kombinuara të CO₂: 84-78 g/km;
– Konsumi i energjisë NEDC: 18.0–16.7 kWh/100km.

Kompani Huawei është fituesi më i madh në tregun e smartfonëve në tremujorin e tretë, me rritjen e shitjeve deri në 71 për qind. Huawei tani për tani është prodhuesi i tretë më i mirë i smartfonëve në botë, sipas Gartner.
Megjithatë, kompania vazhdon të punojë duke përgatitur model të ri, i cili ka marrë dritën jeshile nga komisioni i FCC-së, pra fjala është për modelin Honor Play 5X, transmeton Koha.net. Ky telefon do të karakterizohet me ekran 5.5-inç Full HD dhe sistemin operativ Android 5.1 Lollipop përmes ndërfaqes së përdoruesit EMUI 3.1.
Honor Play 5X pritet të vijë me procesorin 1.5 GHz Snapdragon 615 SoC dhe me tetë bërthama dhe Adreno 405 GPU, 2 gigabajt RAM memorie dhe 16 gigabajt memorie të brendshme, 4G LTE, 3G, Wi-Fi, Bluetooth 4.1 dhe lidhjen GPS, si dhe baterinë prej 3000 mAh.
Gjithashtu pritet të posedojë kamerën kryesore prej 13 megapikselë dhe kamerën e përparme prej 5 megapikselë.
Ky telefon peshon rreth 158 gramë dhe është i trashë rreth 8.15 milimetra.
Huawei Honor Play 5X pritet të kushtojë rreth 157 dollarë, si dhe pritet të vijë edhe me version me 3 gigabajt të RAM memories me çmim prej 220 dollarë.

Dimri sjell shumë kënaqësi, siç janë luajtja në dëborë, skijimi, por gjithashtu edhe shumë rreziqe, siç është vozitja e makinës në dëborë.
Kur rrugët janë të mbuluara nga dëbora dhe akulli, vozitësit duhet të bëjnë përgatitjet e duhura para se të dalin në rrugë, transmeton Koha.net.
“The Automobile Association” (AA) në Britani të Madhe ka publikuar disa këshilla për vozitësit para se të dalin në rrugë me makinat e tyre.
AA rekomandon që, përveç ndërrimit të gomave të verës me ato të dimrit, të pastrohen mirë xhamat e makinës para se të filloni vozitjen, ndërsa duhet të përdorni një çakmak për ta nxeh pjesën e dorezës së makinës në rast se është ngrirë, shkruan Metro.
Gjithashtu këshillohet që t’i jepni kohë vetes edhe 10 minuta ekstra në mëngjes në mënyrë që të siguroheni që makina juaj është e sigurt për udhëtim.
Moti i ftohtë gjithashtu mund të ngrijë ujin në radiatorin e makinës, që do të shkaktonte nxehjen e shpejtë të motorit. AA sugjeron që të përdorni anti-frizin, të cilin duhet të siguroheni që e blini të llojit të duhur për makinën tuaj dhe mundohuni që ta administroni atë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Të mbathurat duhet të jenë të terura, pasi këpucët e mbuluara me dëborë mund të rrëshqasin në pedalet e makinës. Kurse gjatë vozitjes duhet të bëni manovra të kujdesshme, pasi distanca e ndaljes është dhjetë herë më e gjatë në akull dhe dëborë. Shpejtësia e dytë është më e preferueshme në terrenet e mbuluara me dëborë.
Në përpjeta duhet të shmangni ndaljet e panevojshme, kurse duhet të mbani distancën e duhur me makinat e tjera. Hapësira duhet të jetë e mjaftueshme edhe për makinat përballë jush. Shpejtësia gjatë lëvizjes në përpjetë duhet të jetë konstante.
Nëse jeni duke lëvizur në teposhtë duhet të zvogëloni shpejtësinë paraprakisht, përdor shpejtësinë e parë dhe provoni të shmangni frenimin. Lejoni hapësirë sa më shumë që është e mundur ndërmjet jush dhe makinës përballë.

Li-Fi, është një teknologji e re pa tela që transmeton të dhëna duke përdorur dritën në vend të brezit të bazuar në radio valë.Kjo teknologji është testuar edhe jashtë një laboratori për herë të parë, dhe e njëjta thuhet se është me të vërtetë shumë me e shpejtë sesa rrjeti WiFi për internet.
Li-Fi u shpik nga Universiteti i Edinburgut Harald Haas në vitin 2011 dhe përdor komunikimin e dukshëm dhe të lehtë (VLC), çfarë është në thelb një formë shumë e avancuar e kodit të Morsit.
Në fakt, këto janë disa lëvizje të lehta të cilat veprojnë në shpejtësi të padukshme për syrin e lirë, të cilat mund të përdoren për të shkruar dhe përcjellë informacion në kodin binar.
Për herë të parë, shkencëtarët kanë provuar teknologjinë jashtë një laboratori dhe kanë gjetur se e njëjta mund të transmetojë të dhëna deri në 1GB në sekondë, që është 100 herë më shpejt sesa shpejtësia e internetit Wi-Fi.
Çfarë kjo do të thotë është se teknologjia ka potencial të ndryshojë tërësisht mënyrën se si ne e përdorin internetin sot.

Pamjet e modelit të ardhshëm të liderit të dikurshëm global të telefonave mobil, Nokia C1 janë publikuar edhe më herët, duke aluduar në një model të telefonit me trup të metaltë me dizajn minimalist, që e bën atë të ngjajë me iPhone.Por tani në internet janë shfaqur pamje të reja të Nokia C1, dhe e shfaqin një telefon të ngjashëm me disa opsione ngjyrash.
Në pamjet që kanë rrjedhur së fundmi, Nokia C1 shihet në ngjyrë të artë, të bardhë të zeze dhe të kuqe / rozë. Kamera kryesore e telefonit është e pozicionuar në pjesën e sipërme në të majtë.
Por fakti më interesant tani është se Nokia C1 thuhet se do të vijë në dy platforma, atë të Micrsoft dhe Google.
Nokia edhe më herët e pati thënë se do të hyjë sërish në tregun botëror mobil, dhe se kjo do të ndodhë vitin e ardhshëm. (Telegrafi)

Shkencëtarët amerikanë të Universitetit Wisconsin – Madison gjatë hulumtimeve në të cilat ishin përfshirë 61 vashëza, të moshës 7 deri 12 vjet, kanë zbuluar se zëri i nënës ndikon për qetësim sikur edhe përqafimi.Vajzat para një audience të panjohur duhej të flasin dhe të zgjidhin problemet matematikore. Pas testit, ose kanë qenë të përqafuara nga nënat ose kanë pasur biseda telefonike me ta ose kanë parë ndonjë film.Shkencëtarët kanë studiuar sasinë e hormoneve të stresit kortizolit në pështymë dhe hormoneve qetësues oxytocin në urinë, para dhe pas testit.
Të gjitha vajzat pas testimit kishin vlerën e ngritur të kortizolit në pështymë.Vajzat që kanë qenë të përqafuara nga nënat ose kanë folur në telefon menjëherë pas testit, kishin ulje shumë më të shpejtë të vlerës së kortizolit krahasuar me vajzat që nuk kanë pasur kontakt me nënat e tyre pas testit.Përqendrimi i oksitocinës në urinë është rritur tek vajzat që pas një situate të vështirë kanë pasur kontakt me nënat, për dallim nga vajzat që nuk kanë pasur kontakt menjëherë pas testit.
Oksitocina prodhohet në tru dhe shpie në ndjenjë rehatie, qetësie dhe dashurie. Ajo ndikon në krijimin e besimit dhe lidhjes mes nënës dhe fëmijës së porsalindur, vepron kundër stresit.
Nga studimet e mëparshme është e njohur se oksitocina sekretohet më tepër gjatë kontaktit fizik mes nënës dhe pasardhësve.
Ky është studimi i parë i cili dëshmoi se edhe zëri i nënës shpie në rritjen e vlerës së hormoneve dhe jo vetëm kontakti fizik.Burimi: zdravlje.atPërktheu: Lutfi Muaremi