Pamjet e modelit të ardhshëm të liderit të dikurshëm global të telefonave mobil, Nokia C1 janë publikuar edhe më herët, duke aluduar në një model të telefonit me trup të metaltë me dizajn minimalist, që e bën atë të ngjajë me iPhone.Por tani në internet janë shfaqur pamje të reja të Nokia C1, dhe e shfaqin një telefon të ngjashëm me disa opsione ngjyrash.
Në pamjet që kanë rrjedhur së fundmi, Nokia C1 shihet në ngjyrë të artë, të bardhë të zeze dhe të kuqe / rozë. Kamera kryesore e telefonit është e pozicionuar në pjesën e sipërme në të majtë.
Por fakti më interesant tani është se Nokia C1 thuhet se do të vijë në dy platforma, atë të Micrsoft dhe Google.
Nokia edhe më herët e pati thënë se do të hyjë sërish në tregun botëror mobil, dhe se kjo do të ndodhë vitin e ardhshëm. (Telegrafi)
Browsing: Teknologji
Shkencëtarët amerikanë të Universitetit Wisconsin – Madison gjatë hulumtimeve në të cilat ishin përfshirë 61 vashëza, të moshës 7 deri 12 vjet, kanë zbuluar se zëri i nënës ndikon për qetësim sikur edhe përqafimi.Vajzat para një audience të panjohur duhej të flasin dhe të zgjidhin problemet matematikore. Pas testit, ose kanë qenë të përqafuara nga nënat ose kanë pasur biseda telefonike me ta ose kanë parë ndonjë film.Shkencëtarët kanë studiuar sasinë e hormoneve të stresit kortizolit në pështymë dhe hormoneve qetësues oxytocin në urinë, para dhe pas testit.
Të gjitha vajzat pas testimit kishin vlerën e ngritur të kortizolit në pështymë.Vajzat që kanë qenë të përqafuara nga nënat ose kanë folur në telefon menjëherë pas testit, kishin ulje shumë më të shpejtë të vlerës së kortizolit krahasuar me vajzat që nuk kanë pasur kontakt me nënat e tyre pas testit.Përqendrimi i oksitocinës në urinë është rritur tek vajzat që pas një situate të vështirë kanë pasur kontakt me nënat, për dallim nga vajzat që nuk kanë pasur kontakt menjëherë pas testit.
Oksitocina prodhohet në tru dhe shpie në ndjenjë rehatie, qetësie dhe dashurie. Ajo ndikon në krijimin e besimit dhe lidhjes mes nënës dhe fëmijës së porsalindur, vepron kundër stresit.
Nga studimet e mëparshme është e njohur se oksitocina sekretohet më tepër gjatë kontaktit fizik mes nënës dhe pasardhësve.
Ky është studimi i parë i cili dëshmoi se edhe zëri i nënës shpie në rritjen e vlerës së hormoneve dhe jo vetëm kontakti fizik.Burimi: zdravlje.atPërktheu: Lutfi Muaremi
Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni sot bëri të ditur shkollat fituese të garës për zgjedhjen e Ueb faqes më të mirë shkollore, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëvendësministri i Arsimit, Spiro Ristovski tha se thirrja publike për zgjedhjen e ueb faqes më të mirë shkollore për vitin 2014/15 ka të bëjë për të gjithë shkollat fillore dhe të mesme në vend. Ai informoi se shkollat kanë konkurruar me nga një ueb faqe të përpunuar nga nxënës të rregullt ndërsa e cila është udhëhequr nga një i punësuar në shkollë.
“Në kategorinë e shkollave fillore, për ueb më të mirë është shpallur ajo e shkollës Koço Racin nga Kumanova, ndërsa në kategorinë e shkollave të mesme është zgjedhur ajo e shkollës Gjorçe Petrov nga Kriva Pallanka”, deklaroi Ristovski.
Vendi i parë fitoi një tabelë interaktive ndërsa të tjerët morën çertifikata për kreativitetin e shprehur.
Këtë vit, siç informuan nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në adresë të tyre kanë arritur 17 aplikime valide, nga të cilat 10 në kategorinë e shkollave fillore dhe 7 në ato të mesme.
Një shpikje relativisht e re e teknologjisë, ora inteligjente ofron shumë mundësi që mund t’i kontrolloni si nga një kompjuter vetëm duke klikuar në kyçin tuaj të dorës.
Një orë inteligjente është një orë dore e kompjuterizuar që ka funksione përtej matjes së kohës. Teksa modelet e hershme mund të performojnë detyra bazë si llogaritjet, përkthimet dhe lojëra për të luajtur, ora inteligjente e kohëve të sotme është një kompjuter që vishet. Shumë modele orësh mund të hapin aplikacione për celularë, ndërsa disa prej tyre kanë një sistem operativ celulari dhe funksionojnë për të luajtur zërime, radio dhe video. Ka edhe nga ato modele orësh, të cilat mund të funksionojnë si celularë njëkohësisht.
Nuk keni përse të habiteni nëse orët e sotme përfshijnë kamera, busulla, termometra, makina llogaritëse, ekran me prekje, lokalizues GPS, harta, programues ose karta memorie të gjitha këto të pranishme edhe në mjete të tjera të përparuara të teknologjisë.
Ashtu si kompjuterët, një orë inteligjente mund të mbledhë informacion nga sensorë të brendshëm ose të jashtëm. Mund të kontrollojë apo të marrë të dhëna nga kompjuterë dhe mund të pranojë teknologji me WI FI.
Ndarja kryesore e orëve inteligjente sot është në ora normale të përparuara teknologjikisht dhe ora inteligjente sportive. Këto të fundit kanë aplikacione që matin aktivitetin fizik të atij që e mban veshur. Orët e tjera mund të bashkëveprojnë me aplikacione smartfoni për të kryer detyrat e tyre.
Modelet e orëve inteligjente variojnë sot nga 150 deri në mijëra dollarë. Ju mund të blini modelet e shtrenjta me prekje, sistem operativ Android, hartë Google, lajmërime dhe aplikacione të tjera ose mund të pranoni një model më të lirë.
10 modelet më të shitura të 2015
Ora One Touch nga Alcatel nuk është një produkt i mrekullueshëm, por mund të jetë një fillim i mbarë për rreth 150 dollarë. Ka një dizajn tërheqës dhe nëse doni të keni lajmërime me tekst dhe të shihni orën është një produkt shumë i mirë. Karikohet lehtësisht, ka një input USB dhe është plotësisht kundër ujit.
Pebble Steel ka një kornizë prej metali kombinuar me një pamje serioze dhe kushton vetëm 120 dollarë. Mund t’ju vijnë mesazhe, email-e dhe lajmërime të tjera me një kosto të ulët, por nuk do të keni ndriçim dhe shkëlqim siç ofrojnë orët e tjera më të shtrenjta. Kjo orë ka bateri prej të paktën katër ditësh. Ora shkon mirë me sistem operativ iOS dhe Android. Megjithatë, limiti prej tetë aplikacionesh të shkarkuara është paksa bezdisës.
LG G Watch R ia ka dalë të jetë një nga orët e para inteligjente që ngjan si një orë. Ka një procesor 1.2 GHz Snapdragon 400, RAM prej 512 MB, memorie të brendshme 4GB dhe një bateri 410mAh gjë që e bën orën të vlefshme për t’u marrë në konsideratë. Nëse doni një orë inteligjente LG provoni versionin Urbane. Vlera 290 dollarë.
Samsung ricikloi dizajnin e mëparshëm kur bëri modelin Samsung GearLive. Me forma të harkuara dhe një pamje tepër dinjitoze, ky produkt mund të bëhet i juaji për 150 dollarë. Ka Wi-Fi të brendshëm dhe merr përditësimet më të fundit të Android gjë që e bën më të lehtë të lidheni me telefonin tuaj kudo. Po ashtu, GearLive ka një gjurmues pulsi.
Moto 360 është një model serioz i kompanisë Motorola që vjen në ngjyrën e hekurit ose të zezë, po ashtu rripi prej lëkure e bën edhe më të bukur. Moto 360, ashtu si LG G Watch R, nuk vjen si një kompjuter i lidhur në kyçin tuaj, por ka një pamje analogu. Procesori është paksa i pamjaftueshëm dhe bateria konsumohet më shpejt se modelet e tjera. Vlera është 120 dollarë.
Pebble Time ka më shumë ngjyra në ekran dhe tipare të reja në desktop. Me vlerë vetëm prej 200 dollarësh, Time ka përparësi në sistemin Android dhe mbështet më pak iOS, por gjithashtu është alternativa më e mirë për një çmim të lirë të Apple. Një orë që është ndryshe nga të tjerat dhe që nuk do t’ju zhgënjejë për ato që ofron.
Asus Zenwatch është modeli i duhur nëse jeni të dhënë pas orëve me stil dhe që shkojnë përtej pamjes së zakonshme. Ka një diferencë në lidhje me orët e tjera Android, por është sigurisht një version që lë përshtypje tek ata që e zotërojnë. Përditësimet ia kanë shtuar performancën dhe nga dita në ditë kjo orë po bëhet gjithnjë e më konkurruese.
LG Urbane është një version klasik ore me një super teknologji të inkorporuar, ka një pamje më sportive dhe një veshje më të hollë ndërsa ngjyrat i kanë dhënë një paraqitje që ia vlen. Për 280 dollarë kjo orë hyn te top klasifikimi i orëve më të mira. LG Urbane mbështet sistemin operativ iOS.
Sony Smart watch 3. Nëse keni në dispozicion 270 dollarë për një orë inteligjente shpenzimi i duhur shkon për këtë model të Sony. Ora ofron një përpjesëtim të drejtë çmim/ofertë dhe është në fakt një nga më të mirat që mbështesin sistemin Android. Ka GPS dhe Wi-Fi, po ashtu një procesor Snapdragon 400, RAM prej 512MB, memorie 4G dhe Bluetooth.
Apple Watch. Gjithçka që kërkoni nga një orë inteligjente do ta gjeni të personifikuar në këtë version të Apple. I përngjan një kompjuteri që mund ta mbani në kyçin tuaj të dorës. Vlera varion në bazë të versionit që do të merrni nga 350 dollarë deri në 600 dollarë. Aspekti më pozitiv i kësaj ore është fakti që kjo orë ka shumë mundësi aplikacionesh, gjë që e bën atë të parezistueshme.*Burimi: Tech Radar.
Studimi – A ju duket se ky vit ka kaluar pa u vënë re dhe se koha ka fluturuar shpejt? Studiuesit kanë zbuluar se është i gjithë efekti i teknologjisë që po na ndryshon matësin trupor të kohës.
Ju duket e pabesueshme? Është e vërtetë se koha duket sikur po kalon çdo vit e më shpejt, por në fakt është teknologjia ajo që po e përshpejton perceptimin tonë për kohën, thotë një kërkues.
Smartfonët, tabletët dhe pajisjet e tjera e kanë stërvitur trurin tonë të përpunojë më shumë informacion, duke na “mashtruar” që të besojmë se koha po kalon më shpejt nga realiteti, sipas një studimi të fundit.
“Kam zbuluar disa tregues që ndërveprojnë me teknologjinë dhe shoqëritë teknocentrike dhe që kanë rritur një lloj mbajtje të ritmit brenda nesh”, thotë doktor Aoife McLoughlin, kërkues nga Universiteti James Cook në një intervistë së fundmi.
“Ndërsa mund të na ndihmojë të punojmë më shpejt, mund ta na vërë në më shumë presion kohe”, thotë ai.
Studimi analizoi individët që janë gjithnjë të lidhur me teknologjinë dhe ata që e kanë përdorur atë rrallë, dhe krahasoi se si secili e perceptonte kalimin e kohës.
Zbulimet treguan se ata që nguliteshin përpara ekranit, e mbivlerësonin sasinë e kohës që mendonin se kishte kaluar, krahasuar me ata që rrallë përdornin internetin, postonin apo pëlqenin ndonjë gjë online.
Gjithashtu, individët që përdornin teknologjinë rregullisht, ishin më të stresuar pasi kishin vazhdimisht ndjesinë se koha po u mbaronte.
Edhe thjesht leximi i një reklame, i bënte subjektet e studimit të perceptonin se koha po kalonte më shpejt, krahasuar me grupin tjetër që lexuan një monolog nga një libër i printuar.
“Është njëlloj sikur të jemi duke imituar teknologjinë dhe të duam të bëhemi më të shpejtë dhe më eficentë”, tha McLoughlin.
“Ngjan sikur ka diçka te teknologjia në vetvete që na bën të shtojmë matësin e kohës brenda nesh”. Zbulimet provojnë atë që ne e njohim prej një kohe të gjatë: duhet të ndalojmë dhe të shijojmë jetën reale.
“Në mënyrë që të ndalet koha nga nxitimi i madh, siç e perceptojmë ne, duhet të shkëputemi nga interneti çdo javë për të ngadalësuar matësit tanë të brendshëm të kohës”, thotë studimi.
Shkëputja nga interneti ngjan si një zgjidhje e lehtë, por McLoughlin do ta çojë studimin një hap më tej për të parë nëse ky fenomen do të ketë pasoja afatgjata pozitive ose negative në jetën tonë.
Kërkimi tjetër ka treguar se përdorimi i teknologjisë na mundëson ta përpunojmë informacionin me më shumë efikasitet dhe në fakt na ka bërë më të shpejtë në përmbushjen e detyrave, duke na ndihmuar të kursejmë kohë.
Studimi nga Universiteti i Torontos zbuloi se njerëzit që luanin video-lojëra me aksion si për shembull Call of Duty, apo Assassin’s Creed duket se mësonin më shpejt një aftësi të re sensormotorike se sa ata që nuk luajnë lojëra.
Një aftësi e re sensormotorike, si për shembull, të mësuarit e ngarjes së një biçiklete apo të shtypurit në tastierë, shpesh kërkon një lloj të ri koordinimi mes shikimit dhe lëvizjes motorike. Me aftësi të tilla, një individ përgjithësisht lëviz nga një performancë prej fillestari, karakterizuar nga shkalla e ulët e koordinimit, në performancën prej eksperti, që karakterizohet nga koordinimi i shkallës së lartë.
“Si rezultat i mësimit të suksesshëm sensormotorik, dikush i bën këto detyra me më shumë eficencë dhe ndoshta edhe pa menduar rreth tyre”, thanë kërkuesit.
Si perceptohet koha në mendje?
Njerëzit shpesh raportojnë se koha ngjan se ngadalësohet në situatat ku vihet jeta në rrezik. Po ashtu, edhe dëgjimi i recitimeve të preferuara duket se e ngadalëson kohën. Kjo mund të ndodhë kur ne e shijojmë këndimin e Kur’anit aq shumë, saqë e dëgjojmë me kujdes duke u përhumbur në të.
Vëmendja më e madhe na çon në perceptimin se ka kaluar një interval kohor më i gjatë. Fakti që ne besojmë me intuitë se koha fluturon kur argëtohemi, mund të ketë të bëjë më shumë me faktin se si duket koha kur nuk argëtohemi.
Mërzia e tërheq vëmendjen tonë te kalimi i kohës që na jep ndjesinë se po ngadalësohet. Iluzioni i orës së ndalur ndodh kur shohim një orë analoge dhe akrepi i sekondave ngjan sikur qëndron për më gjatë sesa një sekondë përpara se të lëvizë.
Ç’ka ndodh në të vërtetë është fakti se sytë tanë lëvizin nga një pikë në një tjetër, duke e bërë perceptimin tonë për kohën, më të shtrirë.
Kur gjërat ndodhin shumë afër në kohë, truri ynë i bashkon ato në një çast të vetëm në të tashmen. Përpjekja për të shtypur apo për të zgjatur reagimin tonë emocional, duket se ndryshon perceptimin tonë për kohën.
Psikologët kanë zbuluar se njerëzit që përpiqen të rregullojnë emocionet e tyre, e shohin kohën si më të ngadaltë.
Burimi: Daily Mail
Google Chrome është një shfletues rrjeti që mund të shkarkohet falas nga interneti për sisteme të ndryshme operative (Windows, Linux, Mac etj). Ky shfletues më së shumti po përdoret aktualisht në Shqipëri dhe Kosovë. Shkarkimin e këtij shfletuesi mund ta bëni këtu:https://www.google.com/intl/en/chrome/browser .
Për të aktivizuar kontrollin drejtshkrimor për shfletuesin Chrome, klikoni simbolin e menysë që ështënë shiritin e veglave të shfletuesit (djathtas lartë si në fig.1).
Fig. 1: Hapja e menysë
Përzgjidheni Settings.
Fig. 2: Zgjedhja e konfigurimit
Klikojeni linkun Show advanced settings.
Fig. 3: Zgjedhja e konfigurimit të avancuar
Klikojeni butonin Language and input settings…
Fig. 4 Përshtatja e gjuhës
Në dialogun Languages and Input aktivizoni kutinë “Enable spell checking” dhe klikoni butonin Add për të shtuar një gjuhë të re në listën e gjuhëve të preferuar.
Fig. 5: Shtimi i gjuhëve të preferuara
Zgjidhni gjuhën shqipe nga lista dhe klikoni butonin OK.
Fig. 6: Zgjidhja nga lista
Pastaj klikoni butonin Use this language for spell checking, i cili është në anën e djathtë.
Fig. 7: Aktivizimi i kontrollit drejtshkrimor
Pas aktivizimit të suksesshëm të kontrollit drejtshkrimor të gjuhës shqipe dhe ristartimit të programit Chrome, fjalët e shkruara gabimisht në formularët e faqeve të internetit nënvizohen me ngjyrë të kuqe. Leximi i propozimeve për përmirësim nga programi bëhet duke i klikuar fjalët e nënvizuara më ngjyrë të kuqe me tastin e djathtë të miut .
Fig. 8: Korrigjimi i gabimeve drejtshkrimore me shfletuesin Chrome
/shkenca/kohaislame.com
Panairi dy ditorë i robotëve dhe robotikës në Moskë “Robotics Expo 2015”, në të cilën vizitorët mund të shihnin robotët në rolin e ligjeruesve, administratorit dhe masazhatorë, përfundoi sot.
Njëra nga organizatoret e Panairit Yevgeniya Klepa deklaroi për AA se me zhvillimin e teknologjise, është lehtësuar ndërtimi i robtëve. Klepa thotë se robotët do të jenë shumë funksional dhe shumë shpejtë, sikur kompjuterët, do të bëhen pjesë e pashmangshme e përditshmërisë.
“Sivjet, ashtu sikurse me parë, kemi lënë shumë hapësirë për robotët që përdoren në arsim, shërbim dhe për kryerjen e punëve të shtëpisë. Këta robotë nuk tërheqin vëmendjen vetëm të qytetarëve por edhe të biznesmenëve nga mbarë bota. Në panairin ekspozojmë edhe fluturake pa pilot. Robotë të ndryshëm përdoren në sektorin e bujqësisë, ushtrisë dhe industrisë”, sqaroi Klepa, duke theksuar se kjo është hera e tretë e organizimit të Panairit.
Vëmendjen e vizitorëve më së shumti e tërhoqi studenti i Institutit teknik në Moskë, i cili “punon” si ndihmës shef i repartit të Institutit. Si “rrogë” merr rimbushjen e baterive. Ky lloj roboti i përdorur në sektorin arsimor, është pritur shumë mirë nga vizitorët.
Vizitorja Lika Lunina theksoi se robotët nuk u interesojnë vetëm djemve, por se edhe shumë vajza janë të dashuruara me ta.
Tashmë me anë të një aplikacioni të ri në smatphonët tuaj, mund të bëni të mundur ushqimin e fëmijëve refugjatë sirianë. Kombet e Bashkuara nëpërmjet një aplikacioni të zhvilluar në çdo vend të botës, ka bërë të mundur që vetëm me anë të një prekje në telefonin tuaj të ndihmoni fëmijët në nevojë. I cilësuar si një program pilot, në muajin qershor nisi të praktikohet në Gjermani, Austri dhe Zvicër dhe tashmë përfshin gjithë botën.
http://kohaislame.com/wp-content/uploads/2015/11/Aplikacioni-“Ndaje-ushqimin-me-të-tjerët”.mp4
Linku i aplikacionit është këtu: https://sharethemeal.org/en/
Tashmë me anë të një aplikacioni të ri në smatphonët tuaj, mund të bëni të mundur ushqimin e fëmijëve refugjatë sirianë. Kombet e Bashkuara nëpërmjet një…
Për një kohë të gjatë tashmë është folur në lidhje me një iPhone të ri me ekranin e “vogël” prej 4 inç.Dhe gjëja e fundit që është thënë në këtë drejtim ishte se Apple do të nisë një version të ri dhe më të vogël të iPhone 6C.
Tani sipas një raporti të fundit, Apple do të nisë një model të ri të iPhone 6C me 4 inç vitin e ardhshëm, ndërsa lajmi vjen nga IHS Technologies të cilët kanë thënë se Apple do të nxjerrë një iPhone 6C rreth mesit të vitit të ardhshëm.
Ende nuk ka detaje se çfarë specifika do të mund të ofrojë Apple në iPhone 6C, por gjithsesi se përpos ekranit, pritjet janë që telefoni të ketë tipare të ngjashme me ato të modeleve më të reja të iPhone.
Nëse e mbani në mend, iPhone 5C nuk ishte shitur edhe aq shumë, por tani thuhet se Apple po mendon që në iPhone 6C të ofrojë dizajnin e njëjtë me iPhone 6s, që do të kishte shumë më shumë kuptim për fansat e iPhone.
A do të dëshironit ju një model të tillë të iPhone, me ekranin më të vogël por me pamje të njëjtë me iPhone 6s?