Ofensiva e kompanisë ruse për automobila Lada do të vazhdojë me lansimin e gjeneratës së tretë të Niva 4×4 që do të prezantohet në vitin 2018.
Edhe pse Lada përjetoi rënie të dukshme të shitjeve, ajo pritet të “shpërthejë” në vjetët e ardhshëm dhe deri tani ka lansuar modelet Vesta dhe X-Ray. Atyre do t’u bashkëngjitet edhe një model i ri Niva 4×4 që do të lansohet në vjeshtën e 2018-ës.
Deri tani pritej se ky model do të lansohej në vitin 2016, por, sipas një raportimi në Rusi, kjo do të shtyhet për së paku dy vjet.
“Izvestia” raporton se modeli do të vijë në versionet me tri ose pesë dyer. Sipas raportimeve të para, Niva 4×4 do të sjellë motor të ri dhe më të fuqishëm sesa ai që aktualisht është 1.7-litërsh me 83 kuajfuqi./Koha
Browsing: Teknologji
Kompania Audi ende është duke ndjerë pasojat e skandalit “Dieselgate” dhe duket se ka vendosur të fokusohet tërësisht në veturat elektrike.
Sipas ueb-faqes “Car & Driver”, bordi i kompanisë ka vendosur që të dedikojë më shumë burime financiare dhe inxhinierie për zhvillimin e modeleve eco siç është Q6 e-tron, i cili do të prodhohet në Belgjikë, duke filluar nga vitit 2018.
“Të gjithë janë të shqetësuar për efektet e krizës së dieselit dhe mendimi është që Audi duhet t’u tregojë njerëzve seriozitetin e saj për këto lloje të veturave”, ka thënë një burim, transmeton Koha.net.
Fatkeqësisht, përqendrimi në modelet “eco” do t’i kushtojë Audi-së. Deri më tani nuk ka asgjë zyrtare, por “Car & Driver” raporton se gjiganti gjerman ka lënë anash prodhimin e disa modeleve tjera, përfshirë edhe “crossoverin” Q4. Nga ky ndryshim do të ndikohen edhe konceptet TT Offroad dhe TT Sportback.
Modeli Q6 e-tron ka kapacitet prej 503 kuajfuqive. Kjo ia mundëson konceptit që shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra për orë ta arrijë për 4.6 sekonda, kurse shpejtësia maksimale është 210 km/h.
Samsung Galaxy S7 së shpejti do të lansohet dhe sipas raporteve, thuhet se ai do të del në treg muajin e ardhshëm, saktësisht më 21 shkurt.
Pasi që jemi tërësisht të njohur me specifikat dhe pamjen e këtij smartfoni të avancuar, i njëjti tani është fotografuar direkt nga linja e prodhimit. Po ashtu është fotografuar edhe kamera të cilën do ta posedojë, raporton GSM Arena.
Siç mund të shihni nga fotografia, kamera të cilën do ta posedojë ky smartfon është modeli SM-G930F, transmeton Koha.net. Në krahasim me kamerën të cilën e posedon Galaxy S6, kjo kamerë e re posedon lidhësin e saj të vendosur anash, ndërsa ajo e vjetra (te Galaxy S6) e ka të vendosur në mes.
Ndërkaq në fotografinë dytë mund të shihet pamja ballore e këtij telefoni të avancuar i kompanisë Samsung.
Po ashtu në këtë fotografi mund të shihet butoni fizik dhe tastet anësore ndihmëse për operim, të cilat vetëm se e vërtetojnë se ky është Samsung Galaxy S7.
Matematicienti nga Universiteti Central Missouri Curtis Cooper zbuloi se numri i ri i rëndomtë rekord ka më shumë se 22 milionë shifra.
Numrat e rëndomtë janë 2, 3, 5, 7, 11 dhe gjithë të tjerët në varg të cilët janë të pjesëtueshëm me njëshin dhe veten profesori Cooper më shumë se një muaj i kaloi duke punuar në kërkimin e numrit më të madh të rëndomtë deri më tani dhe arriti ta bëjë atë kur numrin 2 e ka shumëzuar me të njëjtin numër 74.207.281 dhe nga rezultati i fituar minusoi 1.
Numri më i ri i rëndomtë tani ka 22.338.618 shifra të pabesueshëm dhe është i pamundur të shkruhet në formën e tij origjinale. Matematikisht shkruhet “2 në 74.207.281 minus 1”.
Numri më i madh i rëndomtë deri tani ka patur 17 milionë shifra, ndërsa është zbuluar në vitin 2013.
Projekti me titull Internet kërkimi i madh për numrat e rëndomtë të Marsenne (GIMPS) për këtë zbulim Cooperin e shpërbleu me 100 mijë dollarë.
Shumica e miqëve tuaj në Facebook nuk kanë ndonjë kujdes për ju dhe ndoshta nuk iu vie keq për porblemet e juaja, thuhet sipas një studimi.
Shumë njerëz kanë me qindra miq në Facebook. Por njerëzit mund të llogarin në vetëm 4 nga ta, thuhet sipas një hulumtimi.
Robin Dunbar, një psikolog i psikologjisë evolucioniste në Universitetin e Oksforidit, ndërmorri një hap për të gjetur një lidhje ndërmjet atyre që kanë shumë miq në Facebook dhe miq të vërtet.
Ai gjeti se ka shumë pak lidhje mes asaj të pasurit miq në rrjetet sociale dhe nëse realisht janë të lidhur me ta, ose që flasin në baza të rregullta.
Personi mesatar ka rreth 150 miq në Facebook, por vetëm 14 nga ta do të dalin në krah nëse ju ndodh diçka e gabuar.
Tek një njeri mesatar thuhet se vetëm 27% e miqëve në Facebook ishin të vërtet./KohaIslame
Të gjithë do të donim që bateria të zgjaste më shumë, aq sa disa njerëz janë gati të përdorin kasa të çuditshme – si ajo që lançoi Apple javën e kaluar – për të zgjatur jetëgjatësinë e baterisë.
Megjithatë, janë disa truke të thjeshta që mund t’ju ndihmojnë që bateria të zgjasë më shumë, pa pasur nevojë për ndonjë pajisje shtesë.
Që bateria e telefonit të zgjasë më shumë duhet të keni parasysh:
Të mbyllni shërbimet e vendndodhjes.
Të fikni njoftimet.
Të mbyllni çdo aplikacion që keni hapur dhe të ndryshoni opsionin tek konfigurimet që aplikacionet mos të funksionojë në sfond.
Sigurohuni që telefoni të mos nxehet shumë.
Gjiganti automobilistik gjerman BMW ka prezantuar konceptin elektrik i8 pa pasqyre.
Ky model i ka zëvendësuar pasqyrat anësore me dy kamera dhe një kamerë të tretë që është e pozicionuar në qosh të pasqyrës në xhamin e përparmë.
Pamjet nga tri kamerat janë të kombinuara në një fotografi të vetme që shfaqet në një ekran me rezolucion të lartë, që zëvendëson pasqyrën tradicionale në pjesën e përparme.
BMW thotë se fotografia e tillë tregon në kënde më të mëdha pamjen për dallim që mund të jepen nga pasqyrat tradicionale të brendshme dhe të jashtme.
Përdorimi i pasqyrës digjitale po ashtu jep sinjale në ekran për rreziqe të mundshme. Si shembull, pasqyra sinjalizon shoferët kur janë duke ndërruar shiritin ndërsa në këtë moment është duke iu ofruar një automobil tjetër.
Përpos modelit i8 pa pasqyre, BMW ka shpalosur edhe një version të ri të modelit i3, duke mos konfirmuar detaje për këtë koncept, përpos që ka një kamerë në kulmin e veturës.
Edhe kompania modifikuese e veturave, VATH, është përkujdesur për modifikimin e modelit Mercedes-AMG C63.
VATH për këtë model tani ofron dy paketa për përforcimin e motorit të tij, V8.
Paketa “Stage 1” përfshin përforcimin e motorit 4.0-litër Twin-Turbo V8 në 600 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë maksimale ta arrijë deri në 320 kilometra në orë, transmeton Koha.net.
Ndërkaq paketa tjetër të cilën e ofron kjo kompani, është “V63 RS” e cila përfshin përforcimin e motorit të këtij modeli në 680 kuajfuqi.
Kompania VATH po ashtu për Mercedes-AMG C63 ka parashikuar amortizatorët e modifikuar (tani vetura është më e ulët për 40 milimetra), rrotat me ngjyrë të zezë apo të argjendtë me diametër prej 20-inç dhe me goma të përparme 255/30 ZR20 dhe të pasme 275/30 ZR20, set të ri të pedaleve prej alumini.
Byroja Australiane e Meteorologjisë pretendon se Kina është përgjegjëse për sulmet kibernetike të kryera javën e kaluar ndaj sistemit të saj kompjuterik.
Sipas institucionit mediatik australian ABC theksohet se ka prova që Kina qëndron pas sulmeve kibernetike të ndërmarra javën e kaluar ndaj rrjetit kompjuterik të Byrosë Australiane të Meteorologjisë e cila posedon një prej super kompjuterëve më të mëdhenj në vend.
Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Politikave Strategjike të Australisë (ASPI) Peter Jennings, tha se ka prova që pas sulmeve kibernetike qëndrojnë piratët e kompjuterëve (hakerët) kinezë.
Samsung Galaxy Note 5 ende nuk është lansuar në Europë, megjithëse është raportuar se kjo pajisje më në fund do të vijë gjatë muajit janar të vitit 2016.
Galaxy Note 5 është i pajisur me ekran 5.7-inç QHD me rezolucion 1560×1440 pixels. Pajisja posedon procesorin coat-core Exynos 7420 me 4 gigabajt RAM memorie.
Fableti do të ketë dy opsione në memorien e brendshme, 32 dhe 64 gigabajt, derisa posedon edhe dual-kamera.
Kamera ballore është 5-megapixels ndërsa kryesorja 16-MP.
Telefoni ka baterinë 300 mAh dhe operon me sistemin operativ Android 5.1 Lollipop.