Browsing: Teknologji

Kompania Motorola, tani pronë e kompanisë Lenovo, ka lansuar smartfonin e ri me ekran të pathyeshëm, Moto X Force, në Indi me çmim prej rreth 675 euro.
Moto X Force është version ndërkombëtar i modelit Motorola Droid Turbo 2.
Sa i përket specifikave, Moto X Force vjen me ekran të pathyeshëm 5.4-inç AMOLED QHD, procesorin Snapdragon 810 me tetë bërthama dhe grafikën Adreno 430, 3 gigabajt RAM memorie, si dhe me baterinë prej 3.760 mAh, transmeton Koha.net.
Moto X Force është thënë se do të punojë me sistemin operativ Android 5.1.1 Lollipop, por tani thuhet se do të vjen me Marshmallow një javë pas lansimit.
Bateria prej 3.760 mAh ka mundësinë që të mbushet shumë shpejtë, diku rreth 15 minuta, dhe mund ta qëndrojë deri në 18 orë me vetëm një mbushje.
Ekrani i pathyeshëm i Moto X Force është i formuar nga pesë shtresa – një shtresë prej alumini, një shtresë e mbuluar me një lente të brendshme në mënyrë që të bëjë fotografi më të mira, dy ekrane të ndjeshme në prekje, si dhe në shtresën e fundit është e vendosur një lente e jashtme e cila ruan cilësinë e fotografisë, transmeton Koha.net. Këto dy ekrane janë të vendosur qëllimisht, në rast se thyhet njëri, tjetri është aty si zëvendësues.
Megjithatë, ekrani i këtij smartfoni është rezistentë ndaj gërvishtjeve, ndërsa kompania Motorola u ka mundësuar përdoruesve që të ndërrojnë shtresën e fundit të ekranit në rast se gërvishtet shumë.
Moto X Force është në dispozicion me 32 dhe 64 gigabajt të memories së brendshme, të cilat mund të zgjerohen deri në 2 terabajt përmes kartelës microSD.
Ky smartfon ofron mbështetje për lidhjen 4G LTE, Wi-Fi dhe Bluetooth. Po ashtu vjen me kamerën kryesore prej 21 megapikselë me auto fokus dhe kamerën e përparme prej 5 megapikselë me një lente të gjerë në mënyrë që të mund ta dalin më shumë njerëz kur bëjnë selfie.
Moto X Force do të dalë në shitje më 8 shkurt.

Shkencëtari Halil Ibrahimi nga Kosova, s’ka një orë që e ka bërë të ditur zbulimin e tij të radhës; një specie e re të sapozbuluar; siç e thotë ai, unike për llojin e vet. Njoftimin e ka bërë përmes llogarisë së tij në facebook:
“>> My next new species, Drusus sharrensis is official now <<
Lloji im i ri i radhës i insekteve, i pari për 2016, Drusus sharrensis nga Parku Kombëtar: Mali Sharr. Për momentin lloji është i njohur vetëm nga Kosova dhe është lloj endemik i Malit Sharr. Emrin ia kam dhëne prej Sharrit dhe gjendet ne pjesën mbi Brezovicë, Prevallë, përreth vendit ku planifikohet ndërtimi i kompleksit ‘gjigant’ turistik Brezovica II. Ky i fundit fatkeqësisht ka me e ngushtu vendbanimin e këtij lloji.”
Natyrisht, ky është një lajm i mirë për arsimin, shkencën, Kosovën. Me fjalë të tjera, një dritë e vogël në fund të tunelit./Penaime

Viti 2015 ishte një vit mjaft i mirë për shkencën, por viti aktual është një mundësi e artë për njerëzimin që t’i çojë zbulimet në nivelin tjetër dhe të zgjidhë shumë probleme të ngutshme për globin.
Ja cilat janë parashikimet e ekspertëve për zhvillimet që mund të ndodhin këtë vit dhe që do ta ndihmojnë shumë njerëzimin.
7. Realiteti virtual do të bëhet i vërtetë
Realiteti virtual i gjeneratës së ardhme ka mbërritur. Viti 2016 do të jetë koha ideale për lançimin e pajisjeve të shumëpritura nga Oculus Rift, si dhe futjen në lojë të kompanive të tjera, si Samsung dhe HTC. Realiteti virtual është pritur prej kohësh, por nuk ka arritur kurrë të futet plotësisht në skenë. Me aspektin e riparimit të sensorëve, përparime mund të bëhen dhe viti 2016 duket si mundësia e artë për lojërat që do të ngjajnë si realitet. Kjo lloj teknologjie ndoshta nuk do të jetë në çdo shtëpi deri në fund të vitit 2016, por duket se përmirësimet do të hedhin një hap fillestar.
6.Do të mundim superbakteret
Bakteret, ashtu si njerëzit, kanë lloj-lloj fuqish dhe lehtësisht mund t’u mbijetojnë pasojave të antibiotikëve. Nëse kursi i antibiotikëve nuk përfundon, atëherë ju lejoni të mbijetojë bakteri më i fortë dhe kështu ai kalon në gjenet tuaja dhe evoluon rezistencën ndaj antibiotikëve.
Ne jemi tashmë në pikën ku disa baktere u mbijetojnë antibiotikëve, gjë që duhet ndrequr dhe që me mundësitë e mjekësisë këtë vit lufta kundër superbaktereve të mund të fitohet për t’u sjellë një të ardhme më të sigurt brezave të ardhshëm.
5.‘Interneti i gjërave’ do të hyjë në shtëpinë tuaj
‘Interneti i gjërave’ i referohet një rrjeti objektesh që kanë teknologji të përfshirë në vetvete dhe ky rrjet është në përparim e sipër. Do të vijë një çast i përshtatshëm brenda këtij viti, që pajisjet shtëpiake do të fillojnë komunikimin mes tyre. Amazon ka lançuar shërbimin e tyre që do të mund të bëjë gjithçka nga ushqimi i kafshëve tuaja deri te porositja e më shumë detergjenti për lavatriçen. Më shumë studime po kryhen nga kompanitë e teknologjisë për të përmirësuar teknologjinë deri në atë pikë ku gjithçka do të flasë.
Printimi 3D do të përhapet
Ne të gjithë do të provojmë gëzimin e printimit 3D realisht në vitin 2016. Pajisjet do të jenë më të thjeshta se kurrë dhe më të përballueshme se më parë. Kemi mundësinë e artë të kalojmë nga plastika te materialet reale që do të ndryshojnë në thelb mënyrën e funksionimit të jetës, siç e njohim sot. Por, përveç kësaj, disa kanë arritur të zhvillojnë një printer për ilaçet, gjë që do të sjellë shpresa të mëdha për pacientët e sëmurë.
Do të fillojmë provat me nanomjekësinë
Mjekësia e së ardhmes do të thotë se koha kur doktori do t’ju japë ilaçe nano nuk do të jetë e largët. Pothuajse gjithçka në trupin tuaj operon në një shkallë nano, ndaj shkallëzimi i teknologjisë në copëza kaq të vogla do të thotë se do t’ia dalin të ndërveprojnë me sistemet tona në një nivel më preciz.
Do të ketë bum punësh për shkencëtarët e të dhënave
Shkenca e të dhënave do të qeverisë në një shkallë më të rëndësishme të ardhmen tonë. Jeta moderne do të mbizotërohet nga aftësia jonë për të transmetuar gjëra. Gjithçka elektronike është në gjendje të mbledhë të dhëna, të cilat ne duhet të arrijmë t’i përpunojmë. Viti 2016 do të ofrojë shumë vende pune në këtë aspekt.
Do të hyjmë në një epokë të re gjeologjike
Temperaturat globale po rriten dhe viti 2016 pritet të jetë një nga më të nxehtit, gjë që na ngarkon me detyrën për të lënë pas mënyrat e këqija të sigurimit të energjisë.
*Burimi: What Culture

Një nga rrjetet sociale më të përdorura ën botë Twitter do të pësojë ndryshime të mëdha në bordin e udhëheqjes së saj.
Katër persona nga bordi ekzekutiv i Teitterit do të largohen nga kjo kompani, raporton BBC.
Kreu i produkteve, Kevin Weil, ajo e medias Katie Jacobs Stanton, ai i inxhinierisë Alex Roetter, si dhe Skip Schipper, i cili është përgjegjës për çështjet e burimeve njerëzore, do të largohen në javët e ardhshme, transmeton Koha.net.
Lajmin e ka konfirmuar shefi ekzekutiv Jack Dorsey, i cili ka thënë se kjo katërshe “do të kenë një kohë të merituar që të pushojnë”.
Dorsey, bashkëthemelues i Twitterit kishte thënë muajin e kaluar se do të bënte disa ndryshime të thella në kompani.
Ishte raportuar se do të zvogëlonte fuqinë punëtore për 8 për qind, dhe tani ndryshimet kanë filluar me largimin e udhëheqësve në bordin ekzekutiv.
Twitter ka dështuar të rris aksionet e saj në treg, ndërsa është duke pasur një konkurrencë të fortë të Instagramit dhe Snapchatit, që janë bërë platforma shumë të pëlqyera sidomos në mesin e të rinjve.
bordi ekzekutiv i Teitterit do të largohen nga kjo kompani, raporton BBC.
Kreu i produkteve, Kevin Weil, ajo e medias Katie Jacobs Stanton, ai i inxhinierisë Alex Roetter, si dhe Skip Schipper, i cili është përgjegjës për çështjet e burimeve njerëzore, do të largohen në javët e ardhshme, transmeton Koha.net.
Lajmin e ka konfirmuar shefi ekzekutiv Jack Dorsey, i cili ka thënë se kjo katërshe “do të kenë një kohë të merituar që të pushojnë”.
Dorsey, bashkëthemelues i Twitterit kishte thënë muajin e kaluar se do të bënte disa ndryshime të thella në kompani.
Ishte raportuar se do të zvogëlonte fuqinë punëtore për 8 për qind, dhe tani ndryshimet kanë filluar me largimin e udhëheqësve në bordin ekzekutiv.
Twitter ka dështuar të rris aksionet e saj në treg, ndërsa është duke pasur një konkurrencë të fortë të Instagramit dhe Snapchatit, që janë bërë platforma shumë të pëlqyera sidomos në mesin e të rinjve.

Kompania për menaxhimin e fjalëkalimeve SplashData e ka publikuar listën e saj vjetore me fjalëkalimet më të zakonshme të vitit 2015.
Lajmi.net e sjellë për ju këtë listë, dhe nëse e keni një nga këta fjalëkalime atëherë është koha ta ndërroni atë menjëherë!
1) 123456
2) password
3) 12345678
4) qwerty
5) 12345
6) 123456789
7) football
8) 1234
9) 1234567
10) baseball
11) welcome
12) 1234567890
13) abc123
14) 111111
15) 1qaz2wsx
16) dragon
17) master
18) monkey
19) letmein
20) login
21) princess
22) qwertyuiop
23) solo
24) passw0rd
25) starwars

Të gjithë presin për një përgjigje në mesazhet që dërgon shoku, kolegu dhe partneri në WhatsApp, por ata nuk kthejnë asgjë.
Më e keqja nga të gjitha është kur ju e dini që të tjerët kanë lexuar mesazhin tuaj në bazë të dy “tikave” me ngjyrë të kaltër që paraqiten pasi përdoruesit të kenë lexuar mesazhin tuaj.
Së fundmi është zbuluar një metodë se si t’i lexoni mesazhet pa e ditur dërguesi, transmeton Koha.net.
Para se të hapni mesazhin ju duhet ta ktheni telefonin tuaj në “flight mode”. Derisa jeni në “Flight Mode” ju mund të hapni mesazhin në WhatsApp. Pasi të lexoni mesazhin ju mund ta ndalni “Flight Mode” që dërguesi të mos e vërejë se keni lexuar mesazhin e tij.
Kjo metodë nuk ka ndonjë efekt anësor në telefonin tuaj të mençur.

Kompania BMW ka bërë përsëri thirrje për tërheqje të modeli i8, duke cituar një problem me sistemin e kontrollit të stabilitetit dinamik (DSC). Fushata është e kufizuar në vetëm 16 njësi në tregun e SHBA-së.
BMW ka marrë një lajmërim, në muajin nëntor të vitit të kaluar, nga furnizuesi i saj për një gabim të mundshëm gjatë procesit të prodhimit. Problemi është kufizimi i lëvizshmërisë së pistonëve hidraulikë, kështu duke ndikuar negativisht në performancën e DSC.
Kompania BMW fillimisht besoi se problemi hidraulik do të duhej të ishte identifikuar gjatë kontrolleve rutinë në fabrikë, megjithatë, një hetim dhe testet e vozitjes konfirmuan se defekti mund të jetë i pranishëm në versionin e prodhuar, transmeton Koha.net.
Teknikët e shërbimit janë udhëzuar për të inspektuar njësinë DSC hidraulike dhe të zëvendësojnë komponentin nëse është e nevojshme.
BMW pret që të tërheqë këto 16 i8-sha nga data 10 shkurt e këtij viti.

Me sa duket edhe modeli i ri i Samsung, Galaxy S7 do të ketë funksionin e fotografive live të quajtur Vivid Photo kur telefoni të lansohet në treg.Apple e filloi e para funksionin e fotove Live me iOS 9 në iPhone 6s dhe 6S Plus në shtator dhe tani Samsung po bëhet gati për të nisur një funksion të ngjashëm me Galaxy S7 tyre të ri.
Sipas një raporti të fundit ky tipar i ri i fotove live në Samsung Galaxy S7 do të jetë krejtësisht i ngjashëm me atë që Apple e ofron me në iPhone-ët e saj të fundit.
Samsung është ende duke punuar në në Vivid Photos, dhe pritet që ky funksion të prezantohet në një konferencë shtypi.
Kompania pritet të nisë linjën e re të modeleve S7 muajin e ardhshëm, dhe konfirmimet e fundit thonë se kompania jugkoreane do të ketë tre modele në treg, S7, S7 Edge dhe S7 Edge +

BMW për vitin e pestë me radhë ka prirë me shitje në vitin 2015.
Kompania e famshme gjermane vitin e kaluar ka shitur 1,905,234 vetura. Kjo përfaqëson 5.2 për qind rritje sesa vitin e mëparshëm dhe kjo ia ka mundësuar BMW-së që të rrëzojë nga froni Mercedesin me shitje.
Kjo garë është shumë e ngushtë pasi Mercedes-Benzi gjatë vitit 2015 ka shitur 1,871,511 vetura. Kjo do të thotë se Mercedesi ka shënuar rritje prej 13.4 për qind sesa vitin 2014.
Me këtë sukses Mercedesi lë prapa Audi-në, që përkundër skandaleve arriti të shesë 1,803,250 vetura.
BMW gjithashtu ka prirë me shitje edhe në Amerikë, derisa Lexus është pozicionuar në vendin e dytë. Mercedesi përfundoi në pozitën e tretë kurse Audi një vend më poshtë.

Kompania LG ka paralajmëruar se më 21 shkurt do të lansojë telefonin G5 që pritet të jetë më i fuqishëm sesa seria e telefonave të Samsungut.
Një zyrtar i LG-së ka thënë për Korean Times se derisa telefonat e kompanive tjera janë zbehur pak muaj pas lansimit, sivjet LG është gati të tejkalojë Samsungun me telefona.
Raportohet se telefoni i ri LG G5 do të ketë ekran 5.6-inç QHD me Gorilla Glass 4. Pajisja do të jetë e fuqizuar me procesorin Snapdragon 820 Soc me 4 gigabajt RAM memorie dhe 65GB memorie të brendshme.
Kamera kryesore e këtij telefoni pritet të jetë 20 megapixels me laserin autofocus.