Browsing: Teknologji

Më shumë se 54 planetë, që teorikisht mund të strehojnë jetë, janë zbuluar nga një teleskop i teknologjisë së përparuar me rreze infra të kuq nga NASA.
Zbulimi i bërë nga ky teleskop është shumë me interes, duke pagur parasysh se teleskopi Kepler i Agjencisë Amerikane të Hapësirës ka vetëm një vit që është lëshuar në orbitë.
Në këtë periudhë kohore, ky teleskop ka vëzhguar vetëm një pjesë të vogël të galaktikës sonë.Aparaturat moderne të satelitit Kepler kanë zbuluar mbi 1235 planetë të rinj jashtë sistemit tonë diellor, nga të cilët 54 ndodhen në një zonë që nën disa kushte të caktuara mund të krijojnë apo të mirëpresin jetë.
Kjo zonë që përmban këta planetë nuk është “as e nxehtë, as e ftohtë”, tha kreu i ekipit shkencor të Keplerit, William Borouki.
Deri më tani, vetëm dy planetë jashtë sistemit diellor dhe Tokës janë konsideruar se janë në një “zonë të banueshme”. Sipas shkencëtarit amerikan, numri i 54 planetëve është “tepër i madh, i paimagjinueshëm”.
Për më tepër, më shumë se 1.200 trupa qiellore nuk janë konfirmuar të jenë planetë. Ekspertët vlerësojnë se rreth 80% e tyre do të klasifikohen si të tillë.
Hapi tjetër i madh do të jetë prova shkencore e hipotezës që disa nga 54 planetët mund të kenë kushtet themelore për të mbështetur jetën, disa nga këto cilësi janë madhësia e tyre, kushtet klimatike në to, temperatura si dhe distanca nga dielli.
Por, për të eksploruar kushtet më specifike në këta planetë, si kushtet atmosferike, praninë e ujit dhe të karbonit, kërkohen teleskopë të një teknologjie të përparuar, që momentalisht nuk janë krijuar ende.

Nuk kemi parë moti kohë diçka që na bie në sy kohëve të fundit nga HP, por laptopi i ri Spectre ka marrë vëmendjen tonë.HP ka thënë se është laptopi më i hollë në botë, duke e mundur MacBook. Dhe sikur që është e jashtmja luksoze, edhe specifikat e tij janë shumë të larta.Nuk ka njëherë ndonjë çmim për shitje, por edhe nuk dizajnuar për ta. Më shumë është për ata që kujdesen se si duket më shumë laptopi i tyre se sa si perfomojnë ato./KohaIslame

Enciklopedizmi i shkenctarëve muslimanë
Shkenctarët muslimanë, ata që ngritën civilizimin islam në formë të veçantë kishin një veçori, e kjo veçori është enciklopedizmi. Ata nuk ishin specialist vetëm në një art dhe shkencë ose në ndonjë degë të shkencës, por ishin enciklopedi që i dinin shumicën e gjërave në të cilat kishte arritur shkenca në kohën e tyre.
Xhorxh Sartoni në librin e tij “Hyrje në historinë e shkencës” kur arriti në shekullin e shtatë dhe të tetë solar nuk u besonte materialeve që ia ofronin asistentët e tij, por u detyrua që ta mësojë vet gjuhën arabe dhe pas studimit të civilizimit musliman arriti në përfundim që shekujt që vijonin, prej shekullit të tetë deri te shekulli i trembëdhjetë, ti emërton me emrat e shkenctarëve më të dalluar musliman. Gjysmës së dytë të shekullit të tetë i dha emrin: shekulli i Xhabir Ibën Hajanit, gjysmës së parë të shekullit të nëntë i dha emrin: shekulli i Havarizmit, gjysmës të dytë të shekullit të nëntë i dha emrin: shekulli i Raziut, gjysmës së parë të shekullit të dhejtë i dha emrin: shekulli i Mesudiut, gjysmës së dytë të shekullit të dhjetë i dha emrin: shekulli i Xhuzxhaniut, pjesës së parë të shekullit të njëmbëdhjetë i dha emrin: shekulli i Biruniut, gjysmës së dytë të shekullit të njëmbëdhjetë i dha emrin: shekulli i Hajamit, gjysmës së parë të shekullit të dymbëdhjetë i dha emrin: shekulli i Ibën Zehr El-Andalusiut, gjysmës së dytë të shekullit të dymbëdhjetë i dha emrin: shekulli i Ibën Ruzhdit, gjysmës së parë të shekullit të trembëdhjetë i dha emrin: shekulli i përkthimit nga arabishtja në gjuhët europiane.
Vlera e shkencës në Kur’an
Shkenctarët musliman kanë bërë një analizë statistikore në suret dhe ajetet e Kur’anit që flasin për shkencën dhe njohuritë dhe kanë konkluduar se:
804 ajete kanë brenda tyre lëndën: dije;
52 ajete lëndën: lajm;
20 ajete lëndën: lexim;
80 ajete lëndën: informatë;
49 ajete lëndën: mendje;
20 ajete lëndën: kuptim;
18 ajete lëndën: mendim.
Tërësisht këto janë 1093 ajete, kurse Kur’ani tërësisht ka 6232 ajete, që domethënë se një e gjashta e ajeteve të Kur’anit flet për shkencën, e lavdëron, stimulon dhe nxitë për te.
Mirëpo kur lexon njeriu fjalën e All-llahut:
{وَقُلْ رَبِّ زِدْنِي عِلْماً (114)}
“…Zoti im, më shto dituri!”. (Taha: 114).
{ إِنَّمَا يَخْشَى اللَّهَ مِنْ عِبَادِهِ الْعُلَمَاءُ }
“…Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët,…”. (Fatir: 28).
{ شَهِدَ اللَّهُ أَنَّهُ لا إِلَهَ إِلاَّ هُوَ وَالْمَلائِكَةُ وَأُوْلُوا الْعِلْمِ قَائِماً بِالْقِسْطِ لا إِلَهَ إِلاَّ هُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ (18) }
“All-llahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij, e dëshmuan edhe engjëjt e dijetarët, dhe se Ai është Zbatues i drejtësisë. Nuk ka zot përveç Tij, Fuqiplotit e të Urtit”. (Ali Imran: 18).
Kjo pa dyshim se na trishton dhe frikëson në të njejtën kohë.
Nga kjo pikënisje dolën në shesh dijetarët enciklopedistë të cilët e mësuan botën.
Në kohën e Faraonëve shkenctarët arritën në shumë fshehtësi të dijes dhe i mësuan shumë dije të reja, mirëpo nuk arriten të kenë llojllojshmërinë dhe enciklopedizmin që e kanë arritur muslimanët.
Në civilizimin grek shkenctarët e tyre nuk kanë arritur numrin, cilësinë dhe llojllojshmërinë siç ka qenë rasti me civilizimin islam.
Ne habitemi kur dëgjojmë emrat e shkenctarëve siç është Ibën Semili, Ibën Kelbiu, Ebu Ubejde, Esmeiu, Hejthem ibën Adiu, Medainiu, shkenctarë që kanë jetuar në shekullin e dytë sipas hixhretit dhe secili prej tyre ka lënë mes dy qind dhe tre qind librave.
Gjuha arabe dhe shkencat islame
Në fillim shkenca kishte kuptimin e studimeve islame, sepse të gjithë shkenctarët pa përjashtim mirreshin me shkencë nga dimenzioni fetar, andaj arsimimi i tyre ishte islamik dhe bazohej në gjuhën arabe dhe sheriatin.
Të gjithë shkenctarët musliman, ata që vazhduan në lëmitë fetare ose lëmitë ekzakte që dolën prej tyre filluan shkencën me mësimin e fesë islame dhe duke i dhënë rëndësi të madhe gjuhës arabe, e cila ishte çelësi i shkencave islame.
Biruni nuk ishte arab, Ibën Xhiniu, nuk ishte arab, por ishte grek, ibën Tufejli dhe Xhahidhi nuk ishin arab, mirëpo e kishin mësuar gjuhën arabe dhe ishin bërë mësues të saj, sepse ishte gjuhë e shkencës dhe zhvillimit.
Ibën Kelbiu shkroi në nëntë shkenca dhe në çdo shkencë nga dhjetra libra. Ka shkruar për ëndërrat, vlerat, ekzistencat, histori, gjeografi, poezi, gjenealogji, histori të injorancës, histori islame, etj.
Kjo aftësi është e jashtëzakonshme dhe jo e thjeshtë. Ajo që të mahnit më së shumti është fakti se ka arritur kulmin në çdo shkencë dhe shkrimet dhe librat në këto shkenca janë të dalluara dhe nuk janë vetëm nxierje të letrave, por janë përplot me dije, kuptim, precizitet dhe perceptim.
Disa shembuj nga enciklopedizmi i shkenctarëve muslimanë
Prej shkenctarëve të njohur dhe të dalluar të muslimanëve është edhe Taberiu. Ky ishte i dalluar në tefsir, komentin e Kur’anit, në këtë lëmi është shtylla e mufesirëve, komentatorëve të Kur’anit, kur shkruan në këtë shkencë, aq mirë shkruan sa që duket se ai vetëm këtë shkencë e zotëron. Mirëpo ai që lexon librin e tij në histori e sheh se historia islame nuk mund të kuptohet pa leximin e këtij libri. Aq mirë e ka shkruajtur këtë libër sa që thua se nuk ka shkruajtur ky njeri në asnjë shkencë përpos kësaj shkence. Nëse shfletojmë në fikh, do të vërejmë se Taberiu ishte imam në fikh dhe kishte medhheb të vetin. I këtillë ka qenë edhe në kiraete, lexime të ndryshme të Kur’anit, në akide, lëndën e besimit, në hadith, Usul, sire, kada, gjyqësi, moral, ëndëra, poezi, etj.
Nëse i hedhim sy Imam Ebu Hanifes, rahimehull-llah, do ta gjejmë njeri i cili ka arritur kulmin në shumë shkenca, si në fikh, usuli fikh, tevhid, etj. ai poashtu dallohej edhe në shkencën e etikës, ekonomisë, shitblerjes, etj. trashëgëmia shkencore e këtij Imami është aq e madhe sa që me trashëgimin e tij shkencore veprojnë me miliona njerëz dhe gjykojnë me te gjykatës dhe gjykata. Krejt kjo tregon gjenialitetin e këtij shkenctari enciklopedik, i cili ka përmbledhur disa shkenca dhe në të gjithat ka arritur kulmin e tyre.
Imam Shafiu ishte argument në gjuhën arabe, ishte poet pa rival, andaj edhe ka thënë një herë: po mos t’ishte fikhu do të bëhesha më poet se Lebidi (Lebidi ka qenë poet i njohur, të cilin edhe Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e ka përmendur në hadithet e tija). Kurse ai ishte më poet se Lebidi edhe pse mirrej kryesisht me fikh. Ai krahas gjuhës dhe fikhut ishte i dalluar në Usuli Fikh, ai edhe konsiderohet i pari i cili i ka vënduar rregullat e usuli fikhut në librin e tij “Er-Risale”. ثshtë argument në shkencën e akides dhe tevhidit, argument në historinë e arabëve, historinë islame, dhe njohës i mirë i fiziognomisë.
Bakilaniu është i njohur me librin e tij mbi mrekullinë e Kur’anit, por është shkenctar edhe në Tefsir, Fikh, Usuli Fikh, gjenezën e fjalëve, shtresat e njerëzve, njohjen e feve, frakcioneve islame, moral, histori, letërsi, kritikë, etj. Bakilaniu ka lënë pesëdhjetë e pesë libra dhe secili libër konsiderohet bazë në lëminë e vet. Ai njihet edhe me debatet, ligjëratat dhe polemikat me priftërinjtë.
Një ditë ishte i ulur me një prift. E pyeti: si je dhe si e ke familjen dhe fëmijët. U nervozua prifti nga kjo pyetje duke i thënë: si ka mundësi të më pyesish si i ke fëmijët? A nuk dinë se priftërinjtë nuk kanë fëmijë. Bakilaniu ia ktheu shpejt si rrufe: distacoheni ju vet nga fëmijët, kurse ia mveshni këtë gjë Zotit?!
Prej shkenctarëve enciklopedistë është edhe Ebul-Hasen Maverdiu. E ka marrë këtë emër sepse kishte një duqan që shiste në te lëng trandafili, që në arabisht i thuet mau verd, e shkurtimisht i thuhet maverdi. Të këtillë kanë qenë shumica e shkenctarëve musliman, ata nuk kanë qenë nëpunësa, por kanë fituar me dorën e vet, sepse nëse një dijetar punon si nëpunës e shemb me këtë një shtyllë prej shtyllave të dijes së tij. Maverdiu ka shkruajtur aq shumë libra sa nuk i dihet numri. Maverdiu ka shkruajtur librin “Ahkamu Sultanije”, “Muftehar Ulumul-Kuran”, Emthalul-Kuran”, “Et-Tefsirul-Kebir lil-Kuranil-Kerim”, “El-Havi fi fikhush-Shafi” dhe shumë libra në politikë sikurse është libri “Ahlakul-Meliki”, (“Morali i mbretit”), “Politika e Mbretit”, “Këshillë Mbretërve”, “Edukata e dynjasë dhe fesë”, etj.
Zbulime dhe inovacione të muslimanëve
Dëshirojmë ti regjistrojmë disa zbulime dhe inovacione që kanë origjinë islame që ta dije populli ynë këtë gjë, pasi që ka të atillë që synojnë ti fshehin këto fakte.
Shkrimtari britanez Paul Vallely bëri një listë të njëzet zbulimeve më me ndikim të muslimanëve dhe i paraqiti në ekspozen e tij të fundit.
1- Kafeja fillimisht është zbuluar nga arabët në Etiopi, kurse të parët që e kanë përdorur dhe është dokumentuar kjo janë jemenasit. Në fundin e shekullit të pesëmbëdhjetë kafeja arrin në Mekë dhe Turqi, kurse në vitin 1645 me eksportimin e kafes në Venedik ajo prezentohet në mënyrë solemne para publikut europjan. Emri arab kahva shkrihet në atë turke kave që më vonë të mer emin italian caffe ose anglisht coffee.
2- Grekët e vjetër mendonin se sytë tanë lëshojnë reze, diçka sikur laseri dhe se në atë mënyrë ne shohim. Në shekullin e dhjetë matematicienti musliman Ibën Hejthemi zbulon se në realitet drita depërton në syrin tonë dhe se nuk del dritë prej syve tanë. Andaj ai e zbuloi fotoaparatin e parë me leqe pasiqë vërejti se drita hyn nëpërmjet kanateve të mbyllura. Aq sa më e vogël është vrima aq më e mirë është fotografia. Ky shkenctar pas disa orvatjeve e prodhon camera oscura.
Hejthemiu është meritor edhe për kalimin e fizikës nga aktiviteti filozofik në aktivitet eksperimental.
3- Shumë shekuj para vëllezërve Rajt, poeti dhe ingjinieri Abas ibën Firnasi ka patur disa orvatje për prodhim të një maqine fluturuese. Në vitin 852 ai e bën provën e parë nga minareja e xhamisë së madhe në Kordobë, mirëpo nuk korrë sukses. Në vitin 875, pasi që kishte mbushur 70 vjet e bën edhe provën e fundit, mirëpo tani me maqinë të sofistikuar dhe të përbërë nga mëndafshi dhe pendla të shqiponjës. Në këtë tentim ai fluturon dhjetë minuta para se të rëzohet. Për nder të tij aeroporti i Bagdadit dhe një krater në Hënë e mbajnë emrin e tij.
4- Larja dhe pastrimi është detyrë fetare te muslimanët, andaj ata me kalimin e kohës e kanë përsosur prodhimin e sapunit. Edhe pse egjyptianët dhe romakët kanë përdorur një lloj sapuni, mirëpo sapuni që ka formën e sodit është prodhim i arabëve. Këta janë të parët që kanë kombinuar yndyrat bimore, natrium hidroksidin dhe yndyrat me aromë. Njëra prej gjërave më karekteristike me të cilat i kanë dalluar muslimanët kryqtarët ka qenë era e keqe e tyre. Këta janë edhe shpikësit e shamponit, i cili është bartur në Europë në vitin 1759 prej tregtarëve muslimanë.
5- Procesi i ndarjes së lëngjeve sipas pikës së vlimit të tyre është zbuluar në vitin 800 nga shkenctari i madh musliman Xhabir ibën Hajan. Ky ka bërë trasnformimin e alkemisë në kimi, ka zbuluar shumë procese dhe maqina që shfrytëzohen edhe sot: kristalizimin, destilimin, purifikimin, oksidimin, avullimin dhe filtrimin. Ai ka zbuluar acidin e sulfurit dhe azotit. Ai është inovatori i destiluesit me ç’rast botës i jep parfymet e para. Si babë i kimisë moderne ai është përpjekur për eksperimentim sistematik.
6- Leva. Shufër e fortë dhe e gjatë, që shërben për të ngritur më lehtë a për të lëvizur trupa të rëndë. Maqinë e cila lëvizjen qarkore e shndërron në lëvizje lineare. Kjo maqinë është pjesa qendrore te shumica e maqinerisë moderne në botë. Ky inovacion është vepër e ingjinierit brilant musliman Xhezeriut. Libri i tij i botuar në vitin 1206, të cilin e ka shkruar për njëzet e pesë vjet studimesh dhe hulumtimesh, me titull “Bashkimi mes dijes dhe veprës së mirë në prodhimin e mekanikës” konsiderohet prej librave më të shkëlqyer që janë botuar në mesjetë mbi maqinat mekanike dhe hidraulike. Kopje të këtij librit gjinden në muzeun ” Top Kapi” në Stamboll, “Muzeun e arteve të bukura” në Boston, në “Luvër” në Francë dhe “Bibliotekën e Oksfordit”.
Ky libër është bërë shumë i njohur në perëndim dhe janë përkthyer disa pjesë të tij në gjuhën gjermane nga Wiedmani dhe Hawser në çerekun e parë të shekullit njëzet, kurse në anglisht e ka përkthyer Donald Hill, ekspert i historisë së teknologjisë arabe. Instituti i trashëgimisë shkencore arabe në Halep të Sirisë e ka ribotuar këtë libër të vjetër në vitin 1979.
Prej pesëdhjet zbulimeve të tija është edhe brava e shifruar.
7- Shumica e instrumenteve kirurgjike e kanë të njëjtin dizajn sikur ato të prodhuara në shekullin e dhjetë nga kirurgu musliman El-Zahravi. Ai ka zbuluar se zorët e disa kafshëve pas një kohe vet kalben, andaj edhe mund të shfrytëzohen për qepjen e pacientit të operuar.
Sistemi i qarkullimit të gjakut është zbuluar nga Ibën Nefisi, 300 vjet para se ta përvehtëson këtë teori Wilijam Harvi dhe sot mbarë bota ia mvesh atij e jo Ibën Nefisit. Anestezionin e ka zbuluar Ibën Sina. Kurse mjekët muslimanë e kanë zbuluar edhe injekcionin bosh brenda për menjanimin e kataraktës, e cila edhe sot e kësaj dite përdoret.
8- Vakcinat janë edhe një zbulim shkencor në medicinë. Ato në Europë vijnë në vitin 1724 nëpërmjet gruas së ambasadorit britanez në Stamboll. 50 vjet para se të fillon perendimi të flet për mbrojtje, fëmijët në Turqi kanë fituar vakcina për fruthin.
Zbulimi dhe zhvillimi i prodhimit të letrës, gjilpërën magnetike, busulën, barutin, naftën, teorinë e formulimit të gjallëresave, teorinë e gjeneve, tërë këto dhe shumë zbulime tjera janë islame dhe pse u atribohen shkenctarëve europjan.
Kjo dhënie vazhdon edhe sot. Pesëdhjet përqind e mjekëve që janë shpërngul në perendim, Europë, Amerikë dhe Australi janë muslimanë. 23% të ingjinierëve që kanë emigruar në perëndim janë muslimanë. 15% prej fizikantëve që kanë emigruar në perendim janë muslimanë.
Sipas një statistike të një raporti shkencor egjyptian thuhet se për gjashtë vite kanë shkuar vetëm në Amerikë një mijë e pesëqind doktor shkence, prej tyre janë kthyer vetëm dy qind, kurse një mijë e treqind kanë mbetur atje.
Pregaditur nga: Bekir Halimi

Kur’ani dhe Teoria e Ajnshtajnit
Kur’ani në dy vende tregon për shkurtimin e kohës, dhe atë:
“Atje ngjiten engjujt dhe Ruhi (Xhibrili) në një ditë që zgjat pesëdhjetë mijë vjet.” (El Mearixh: 4)“Ai i kordinon të gjitha çështjet prej qielli deri në tokë, e pastaj të gjithë Atij do t’i shkojnë në ditën e cila sipas llogaritjes tuaj zgjat një mijë vjet.” (Es Sexhde: 5)
Pse është shkurtuar koha? Pse vlerësimi i shkurtimit të kohës dallohet në dy ajetet e lartëpërmendura?
Në ajetin e parë kur’anor dita përmendet se është e gjatë pesëdhjetë mijë vjet, ndërsa në ajetin e dytë një mijë vjet; dhe pse Kur’ani në dy ajetet e lartëpërmendura e potencon “lëvizjen”, gjegjësisht të “ngjiturit”?
Përgjigje më të mirë në këtë pyetje, në frymën e komentimit shkencor të Kur’anit, do të na jep drejtori i katedrës së Shkencave Natyrore pranë Fakultetit të Femrave të Universitetit “Ein Shems” në Kajro, Dr. Mensur Muhammed Hasib En-Nebijj. Dr. Mensuri thotë: “All-llahu më së miri e di se përgjigje të drejtpërdrejtë dhe bindëse në lidhje me këtë çështje, përkatësisht problematikë, duhet kërkuar në parimet themelore të “teorisë së relativitetit” të Ajnshtajnit, dhe atëherë do ta kuptojmë elokuencën shkencore të Kur’anit, ku do të vërejmë se gjendemi para përsosshmërisë së madhe… me të cilën polemizojnë ata individë që veten e konsiderojnë të “mëdhenj”, e që në të vërtetë s’janë asgjë tjetër pos kokëfortë, të pandjeshëm, të verbër dhe të pavetëdijshëm”.
Dr. Mensuri vazhdon më tej: “Ajnshtajni e anuloi hapësirën dhe kohën në “teorinë e tij të njohur të relativitetit”, në vitin 1905 kur tha: “Nuk mundemi të bëjmë fjalë për kohën, e ta lëmë pas dore hapësirën, e as që mundemi të bëjmë fjalë për hapësirën, e të mos e marim në konsiderim kohën. Duke marë parasysh se gjithçka lëviz, ndërsa ajo gjithçka duhet ta ketë kohën e vet… e, meqë gjithçka lëviz shpejt, koha e tij e lëvizjes do të pakësohet në raport me kohën e lëvizjeve tjera dhe do të jetë më e ngadalshme se sa e tyre”.
Këtë shkurtim të kohës ne nuk e kuptojmë… Shtrohet pyetja: Pse? Sepse lëvizja jonë në tokë është e pamjaftueshme në raport me shpejtësinë lëvizëse, shpejtësia e së cilës është 300.000 kilometra në sekondë, përkatësisht 186.000 milja në sekondë, që njëherit është edhe absolutisht shpejtësia më e madhe. Sa për ilustrim, korpuskulat (trupthat) atomike lindin dhe zhduken, dhe pas një kohe të caktuar “jeta” u zgjatet, duke marë parasysh shkurtimin e kohës, kuptohet nëse lëvizin me shpejtësinë e dritës…
Për shembull, ta paramendojmë një raketë e cila lëviz me shpejtësi 10 nga shpejtësia e dritës në drejtim të planetit i cili është larg nesh 20 vite të dritës, d.t.th. në largësi prej 120 miliard miljash, dhe nëse kjo raketë arrin të kalon një distancë kohore prej 25 vjetësh sipas kalendarit tonë të të llogariturit, atëherë kjo e njëjta kohë shkurtohet në 15 vjet në raport me kosmonautët që gjenden brenda në raketë!!!
Kjo është gjithnjë sipas “teorisë së relativitetit” të Ajnshtajnit, që do të thotë se prindërit (etërit) që gjenden brenda në raketë mund të paramendojmë se pas kthimit nga udhëtimi astronautik janë bërë më të rinj me vjet se sa fëmijët e tyre të cilët i kanë lënë në tokë, ngase 30 vjetët e zgjatjes së udhëtimit të tyre të nisjes dhe kthimit nga hapësira i përgjigjen kohës prej 50 vitesh të jetuara në tokë…
Sipas kësaj “teorie”, rruga e cila zgjat me mijëra vite sipas llogaritjes tokësore të kohës, mundet të zgjat vetëm një ditë në raport me ekuipazhin në raketë, kuptohet nëse shpejtësia e lëvizjes i afrohet shpejtësisë së dritës.
Me të drejtë shtrohet pyetja: Vallë si mund ta kuptojmë shkurtimin e këtillë të kohës në raport me ata anëtarë të ekuipazhit të cilët udhëtojnë me shpejtësi të jashtëzakonshme? A mund të besojmë se mund t’i vizitojmë edhe pikat e fundit dhe më të largëta të kozmosit dhe të kthehemi në sipërfaqen e tokës para se të përfundojë jeta jonë? Si dhe, se kur do të kthehemi do ta gjejmë gjeneratën e dytë dhe ndryshime të shumta në tokë, ndryshime këto që na e bëjnë me dije dhe na tregojnë se kanë kaluar mijëra vjet në raport me banorët e tokës që nuk kanë udhëtuar…?
Mirëpo e gjithë kjo do të ndodhte me kusht që udhëtimi të zhvillohet me shpejtësi e cila është e përafërt me shpejtësinë e dritës, pa marë parasysh pamundësinë e bërjes së një udhëtimi të këtillë, ngase raketa e cila do të udhëtonte me këtë shpejtësi do të duhej të harxhonte lëndë djegëse (karburante) hiç më shumë e hiç më pak se dhjetë mijë herë më tepër se sa mbarë harxhimi i lëndëve djegëse për një vit në tërë rruzullin tokësor! E pamundshme apo jo!?
Ky është problemi i shkurtimit të kohës në rast të shpejtësive të mëdha të cilat i afrohen shpejtësisë së dritës, dhe të cilën e vë në dukje Ajnshtajni. Prandaj, me të drejtë shtrohet pyetja vetvetiu: A vërehet në mënyrë të dukshme përsosshmëria shkencore e shkurtimit të kohës, e përmendur në Kur’anin Fisnik në dy ajetet e lartëshënuara të sures El-Mearixh dhe Es-Sexhde? Disa pohojnë se ekziston kundërthënie, përkatësisht kontradiktë në përmbajtjen e këtyre dy ajeteve kur’anore, kjo duke marë parasysh dallimin e shkurtimit të kohës në të dy udhëtimet…”
“Mirëpo”, vazhdon Dr. Mensuri, “kjo nuk është kontradiktë, por përkundrazi, përsosshmëri shkencore. Sipas “teorisë së relativitetit”, koha shkurtohet duke u varur në shpejtësinë e shtuar. Sipas kësaj, ngjitja e melekëve dhe Xhibrilit [alejhis-selam] do të ndodhë në një ditë e cila është e barabartë me kohën “prej pesëdhjetë mijë vjetësh”, e që njëherit jep kufizim (ngushtim) më të madh kohor, përkatësisht shpejtësia e “të ngjiturit” është më e madhe… Por, “të ngjiturit” në ajetin tjetër do të përfundon “në një ditë” e cila është e barabartë “me një mijë vjet”, që d.t.th. kufizim (ngushtim) më të shkurtër kohor.
Mirëpo këtu nuk ka kontradiktë, përkundrazi, e gjithë kjo është plotësisht e kuptueshme, pasi që e dimë se melekët dhe Xhibrili [alejhis-selam] janë krijesa drite, të cilat ngjiten më shpejtë se krijesat tjera për të cilat bëhet fjalë në ajetin tjetër.
Shtrohet pyetja: A e ka lexuar Albert Ajnshtajni Kur’anin para shpalljes së “teorisë së relativitetit?”, apo Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] (për të cilin biografët pohojnë dhe vërtetojnë besueshëm se nuk dinte shkrim-lexim) e ka njohur “teorinë e relatitivitetit” para se të shpallej kjo “teori” një mijë e treqind vjet pas vdekjes së tij?!?!
Kjo vlen sa për informim për ata të cilët me padije dhe me kokëfortësi pohojnë se gjoja Kur’ani është vepër njerëzore (sic!)…”
“Përsosshmëria shkencore”, vazhdon më tej Dr. Mensuri, “nuk përfundon vetëm me shkurtimin e kohës. Folja “je’aruxhu”, e përmendur në dy ajetet e sipërpërmendura të Kur’anit, në apektin gjuhësor do të thotë: “Ngjitje shtegut të shtrembërt” e jo vijës së drejtë. “Shtegu i shtrembërt” është parimi themelor i “teorisë së relativitetit”, bashkim për të gjitha lëvizjet e materieve dhe forcave në vasionë (hapësirë), “teori” të cilën Ajnshtajni e elaboroi në vitin 1916 për ta shpjeguar baraspeshën (ekuilibrin). Pohimin e tij e plotësoi me pjerjen e dritës së planetit në kozmos dhe matjen e shtigjeve të shtrembërta.
Albert Ajnshtajni thotë: “I tërë kozmosi shtrihet në sipërfaqe, e cila sipërfaqe është në trajtë të sferës së mbushur si balonë, i mbyllur në vetvete, që d.t.th. se kozmosi nuk është brenda balonës, por me trupat e vet e formon sipërfaqen e balonës. Kështu që, për rrjedhojë, lëvizja e materieve në kozmos është pjertazi e jo drejtë”.
Lidhur me këtë pohim të Ajnshtajnit, Dr. Mensuri thotë: “Këtë më së miri e shpjegon folja “je’aruxhu” që është përdorë në ajetet e sipërpërmendura, e jo ndonjë shprehje tjetër, për shpjegimin e udhëtimeve vasionike, që shpie tamam në precizitetin shkencor, sikur që përdoret edhe në ajetet kur’anore vijuese:
“Edhe sikur Ne t’u hapnim atyre një derë në qiell dhe të ngjiteshin vazhdimisht lart në të (e të shihnin engjujt e fshehtësisë).” (El Hixhr: 14)
“E di se çka futet në tokë dhe çka del prej saj, dhe çka bie nga qielli e çka ngjitet në qiell…” (Sebe’ë: 2)
Është thënë se kozmosi ngjan sikur balonë. Ajnshtajni llogariti se gjysma e kozmosit është e barabartë me 35 bilion vite të dritës. Largësia e trupave të Kozmosit njëri prej tjetrit është vërtetuar dhe shkencërisht është argumentuar. Në lidhje me këtë tregon edhe ajeti kur’anor vijues:
“Ne kemi ngritur qiellin me forcën tonë, por me të vërtetë mundemi edhe më tepër.” (Edh Dharijatë: 47) D.t.th. All-llahu i Madhërishëm qiellin, respektivisht kozmosin, e ndërtoi (ngriti) me Fuqinë e Përsosshmërisë së Vet qysh në periudhën parahistorike, në gjërësi shumë të madhe; si dhe zgjerimin e qiellit, që është dukuri konstante, në përputhshmëri me zgjerimin e kozmosit, gjë që edhe kjo shkencërisht është vërtetuar, të cilën e vërtetoi (shpalli) Hebeli pas llogaritjes që filloi në vitin 1929 e që vazhdon gjer në ditët e sotme…
Pasi që Krijuesi, sipas Cilësive të Veta, dallohet nga krijesat e Tij, Ai është i Vetmi që nuk ka kufij, Ai është i Vetmi që është mbi hapësirën dhe kohën, siç na rrëfen ajeti kur’anor vijues:
“Ai është i pari dhe i fundit; I Dukshmi dhe i padukshmi. Ai është I Gjithdijshëm për çdo send!” (El Hadid: 3) dhe “…e Tij është ç’ka ka në qiej dhe ç’ka ka në tokë…” (El Bekare: 255)
“Sipas kësaj”, vazhdon Dr. Mensuri “All-llahu i Madhërishëm është Krijuesi i përhershëm. Ekzistenca e krijesave është e kufizuar me kohën, ndërsa ekzistimi i Krijuesit është i përhershëm për çdo kohë. Ai nuk ka të kaluar, të sotshme dhe të ardhme. Ai, I Madhëruar qoftë, është përherë i Përhershmi…
All-llahu i Madhërishëm krijesave të veta ua ka dhënë kohën, kurse Ai Vetë është mbi rrjedhat e kohës. Gjithçka që Atij i është e njohur, veçmë ka ndodhur. Argument për këtë është: All-llahu i Madhërishëm i përshkruan ngjarjet e Ditës së Gjykimit me foljen e kohës së kaluar, edhe pse ajo (Dita e Gjykimit) ka të bëjë me të ardhmen…
“Erdhi (është afruar) caktimi i All-llahut (kijameti), pra mos kërkoni ngutjen (ardhjen para kohës) e tij!…” (En Nahl: 1)
“… dhe do t’i fryhet (vërejtje: folja në perfekt) surit dhe të gjithë do t’i tubojmë.” (vërejtje: folja gjithashtu në perfekt) (El Kehf: 99)
All-llahu i Madhërishëm nuk është i kufizuar me kohën dhe hapësirën. Ai është prezent (gjendet) në tokë dhe qiej. Musa [alejhisselam] bisedoi me All-llahun e Madhërishëm në tokë (kodrinën Turi-Sina), ndërsa vulës së Pejgamberëve, Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], në natën e Israsë dhe Miraxhit, ia zbuloi dhe tregoi shenjat e Tij më të mëdhaja në Mbretërinë Qiellore (Fronin e Tij, Arshin), ku koha dhe hapësira gjithashtu ishin të anuluara”.
Në fund, Dr. Mensuri thotë: “All-llahu i Madhërishëm deri diku edhe neve na ka dhënë aftësi që të lirohemi nga nocionet kohë dhe hapësirë, me anë të imagjinatës, ëndërrave etj. Me anë të imagjinatës, imagjinon vitet e shkuara sikur të mos kishin kaluar fare. Kurse nëpërmjet ëndrrave thyhet bariera e kohës dhe hapësirës, ngase kjo forcë (pra, thyerja e nocionit kohë dhe hapësirë, vërej. e përkth.) është shenjë e shpirtit të njeriut dhe dëshmi se shpirti është i pavdekshëm, i përjetshëm.
E njëjta gjë ndodh edhe me vetë shpirtin i cili del (largohet) nga gjymtyrët e trupit, dhe pa marë parasysh kohën dhe hapësirën, me anë të shpejtësisë së vet, shpejtësi kjo që vetëm All-llahu i Madhërishëm e din, mbërrin në botën tjetër – ahiret”.

Nëse butoni ‘like’ në Facebook është një ikonë kulturore, atëherë butoni ‘dislike’ është një mit i internetit. Mijëra njerëz e kanë kërkuar atë dhe miliona të tjerë kanë qenë të pavendosur për të.
Arsyeja pse nuk u krijua asnjëherë butoni ‘dislike’, sipas shpikësit të butonit ‘like’, është se nëse do t’u jepej fuqia njerëzve të shprehin saktësisht atë çfarë mendojnë për një link, foto, status ose koment, do të rezultonte në atë që ai e quan “pasoja fatkeqe”.
Duke folur për Tech Radar, Bret Taylor tha se nevoja për një buton ‘dislike’ ishte debatuar gjatë krijimit të butonit ‘like’, transmeton. “Arsyeja pse ne e lansuam butonin ‘like’ ishte që njerëzit të pajtohen me diçka që dikush e ka bërë, duke mos pasur nevojë që të thonë diçka”, thotë Taylor.
Ai shpjegoi se një buton ‘dislike’ nuk do të funksiononte kurrë në të njëjtën mënyrë siç funksionojnë komentet negative.

Edhe pse asnjëri nga ne nuk dëshiron të shohë rrjeta merimange në tavan, në shumë eksperimente është vërtetuar se këto rrjeta janë shumë të forta.
A e dini si e thur merimanga një rrjetë të tillë?
Sipas një lajmi të publikuar në revistën “BBC Focus”, në barkun e merimangës gjenden gjëndrat e fijeve të quajtura “spinneret” që përbëjnë gjëndrat e sekrecioneve. Kur merimanga vihen në kontakt me ajrin, prodhon një mëndafsh të lëngshëm, të ashpërsuar. Ky mëndafsh hollohet ose trashet, zbutet ose forcohet në lidhje me nevojat e merimangës.
Madje, ndonjëherë, struktura e rrjetës thahet plotësisht për të mundësuar ecjen e merimangës mbi të. Merimanga nxjerr jashtë mëndafshin me ndihmën e këmbëve të prapme dhe fija e parë fillon t’i japë formë mëndafshit pasi mbështjell një objekt. Vendet në mes spiraleve janë në përpjesëtim të drejtë me distancën në mes majës së këmbëve dhe vendit të fijeve në bark. Dhe kjo do të thotë që merimanga përdor trupin e saj për të plotësuar hapësirat boshe. Specialistët pohojnë se merimangat i thurin instinktivisht rrjetat e tyre në mënyrë perfekte. Gjendja e komplikuar e rrjetës krijohet me ndihmën e lëvizjes së secilës prej këmbëve të merimangës pa pasur nevojën e një modeli tjetër.
Përktheu: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi /dritaislame/

Sipas studimit më të fundit rezulton se ai që bën më shumë se tetë orë gjumë gjatë natës rrezikohen nga verbërimi.
Gjumi i tepërt ndikon që të dëmtohet shikimi, për shkak se gjumi i tepërt çon në një degjenerim makular, thuhet në studim.Ata të cilët flenë edhe më gjatë janë gjithashtu shtatë herë më të rrezikuar nga një fazë më e avancuar e këtij problemi.
Degjenerimi makular është një sëmundje e cila gradualisht shkatërron shikimin e kthjellët. Ky kusht është shkaktar i humbjes së shikimit tek shumë njerëz. Kështu leximi nga afër bëhet shumë i vështirë.
Hulumtimi nga doktori Rahul Khurana nga Kalifornia, u vërtetua pasi ai analizoi disa pacientë me dhe pa këtë sëmundje. Ata të cilët e kishin këtë gjendje treguan se kishin fjetur më shumë se tetë orë gjatë natës.

Për shumë njerëz, dushi në mëngjes është pjesë e rutinës së tyre ditore. Pa e bërë atë, ata ndjehen të papastër, të pagatshëm për ditën përpara.Por një hulumtim shfaq atë se britanezët nuk lahen deri në tre ditë.E sa shpesh pra duhet të lahemi apo të kemi një dush?Në fakt, duke u bazuar në Dr Elaine Larson, eksperte e sëmundjeve infektive në Universitetin e Kolumbisë, ka thënë se vetëm njëherë apo dy herë në javë duhet të bësh dush.Ajo ka thënë për Time:“Njerëzit mendojnë se ata janë duke u larë për shkak të higjienës ose të jenë të pastër, por baketerologjikisht, kjo është çështje”
Dr. C Brandon Mitchell, profesor asistent i dermatologjisë në Universitetin e Gjorgj Washingtonit, beson se larja njëherë apo dy herë në javë është e mjaftueshme“Trupi juaj është një makinë e mirë. Një dush për çdo ditë nuk është e nevojshëm.”Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:“Obligohet të lahet secili i moshërritur në ditën e Xhuma, të përdor misvakun dhe të parfymoset aq sa mundet”. (Muslimi)./KohaIslame

Aplikacioni Messenger i Facebookut ka tejkaluar 800 milionë përdorues aktivë mujor, që do të thotë se ka më shumë përdorues sesa rivalët si Snapchat dhe Viber, por ende nuk e ka kaluar WhatsApp-in, po ashtu pronë e Facebookut, e cila ka 900 milionë përdorues aktivë mujor.
WhatsApp ishte aplikacioni i parë i cili ka mundësuar që njerëzit të dërgojnë dhe të marrin tekst mesazhet falas në smartfona, përmes Wi-Fi-së. Ndërkaq përdoruesit e Messenger po ashtu mund të ndajnë mesazhet, por ky aplikacion ofron gjithashtu edhe video thirrjet falas dhe disa shërbime për biznes.
Për të siguruar një kontekst për këtë rritje, Facebook ka raportuar arritjen e 500 milionë përdoruesve aktivë në nëntor të vitit 2014, 600 milionë në mars të vitit 2015, si dhe 700 milionë në qershor të vitit 2015, transmeton Koha.net. Përderisa shkalla e përshpejtimit është ngadalësuar pak, është më se e qartë se vendimi i Facebookut për ta quajtur Messengerin si një entitet i pavarur (duke parandaluar përdoruesit për të dërguar/marrë mesazhet përmes aplikacionit Facebook) e ka paguar veten.
Facebook planifikon që të fitojë para nga reklamat në Messenger, por nuk ka thënë se kur do ta bëjë këtë. Rrjeti më i madh në botë social online, i cili ka 1.55 miliardë përdorues, fiton para duke shitur reklama që shfaqen në murin e përdoruesve.
Messenger ka shtuar veçoritë e reja gjatë muajve të fundit, duke u mundësuar përdoruesve që të kyçen në të pa pasur nevojë për një llogarit të Facebookut, duke për pagesa, video thirrjet dhe duke komunikuar drejtpërdrejtë me bizneset.
Natyrisht, arritjet e Facebookut shtrihen përtej Messengerit. WhatsApp – një pronë tjetër e Facebookut – ka kaluar shifrën prej 900 milionë përdorues aktivë mujor në shtator të vitit të kaluar, dhe Instagram ka kaluar shifrën prej 400 milionë përdorues aktivë mujor në të njëjtin muaj, ndërsa Facebook vetvetiu ka kaluar shifrën prej 1.5 miliardë në nëntor të vitit të kaluar.

Facebooku është tmerruar me trendin se njerëzit do ditë e më tepër po postojnë më pak informacionet për veten.
Përdoruesit e këtij rrjeti social përditësojnë llogaritë e tyre me fotografi, por një numër i madh i postimeve të tyre janë vegëza të ueb-faqeve tjera.
Kjo po ndodh ndoshta sepse njerëzit kanë shumë lidhje – shumë prej tyre nga e kaluara e largët dhe për këtë përdoruesit nuk dëshirojnë të ndajnë të dhënat e tyre me dikë që nuk e ka takuar për një kohë të gjatë.
Por Facebooku po e sheh brengosës faktin se njerëzit nuk po ndajnë shumë informacionet intime rreth tyre – dhe në vend të këtij rrjeti social – ata po përdorin rrjetet më të vogla siç është Snapchati ose Intagrami.
Shefi i Facebookut, Mark Zuckerberg, ka inkurajuar punëtorët e tij që të dalin me ide të reja për të mundësuar shpërndarjen e gjërave personale, transmeton Koha.net.
Një plan për këtë është lansimi i opsionit “On This Day” që kërkon rikthimin e një postimi i të njëjtës ditë, por i një viti të mëparshëm ose të viteve të mëparshme.
Një tjetër opsion janë edhe videot “live”. Facebooku lansoi këto opsione për t’i bërë interesante edhe aktivitetet më të mërzitshme të përdoruesve.