Browsing: Teknologji

Tani, duket se Instagram është gjithashtu duke filluar për të provuar opsionin “analytics” për bizneset. Paraqitje të reja tregojnë aplikacionin e shpërndarjes së fotove është duke…

UnaPhone Zenith është telefoni më i sigurt që do të keni ndonjëherë, në sajë të një sistemi të mbyllur dhe pamundësisë për të instaluar aplikacione të…

Më shumë se 900 milionë njerëz përdorin Messenger, produktin e bisedave të Facebook, çdo muaj.
Për ti bërë njerëzit që të kthehen sërish, kompania ka shtuar aftësitë e Messenger, duke e kthyer atë në një platformë që është zgjeruar më shumë se thjesht një platformë bisede.këtu është gjithçka që duhet të dini për ta bërë Messenger sa më të dobishëm të jetë e mundur:
– Gjëja e parë: nëse ju doni të bojkotoni aplikacionin kryesor Facebook po doni të përdorni ende Messenger, është e mundur që të krijoni një llogari duke përdorur vetëm numrin tuaj të telefonit. Thjesht shkarkoni aplikacioni ose shkoni në Messenger.com për tu regjistruar
– Në mënyrë të ngjashme ju mund të hyni në Messenger në desktop pa qenë nevoja të shkoni në Facebook.com.
– Kontrolloni Messenger.com. Ju mund të merrni të gjitha përfitimet e Chat pa ndonjë rrëmujë.
– Edhe pse Messenger ka qenë tradicionalisht vetëm për biseda me miqtë, Facebook kohët e fundit ka lejuar bizneset të fillojnë të krijojnë Chatbots. Ju mund të bëni gjëra të tilla si të porosisni lule, të merrni përditësime të lajmeve, ose të kontrolloni statusin e fluturimit tuaj- gjithçka përmes Messenger.
– Ju mundeni gjithashtu të shpërndani vendndodhjen tuaj.
– Ju mund të integroni gjithashtu dhe shumë mini-aplikacione brenda Messenger- si Dropbox ose Bitmoji duke shtypur tre pika në cep të bisedës.
– Janë gjithashtu dhe dy lojëra që mund të luani brenda Messenger pa qenë nevoja e një aplikacioni. Provoni t’i dërgoni dikujt një emoji basketbolli. Ose provoni të shkruani “@fbchess” për të luajtur pak shah.
– Një tjetër tipar interesant është të rregulloni bisedat tuaja. Ju mund të ndryshoni ngjyrën e bisedave, të vendosni një emoji të zakonshëm, dhe ti vendosni njerëzve ose grupeve pseudonime.
– Ju mund të dërgoni edhe para nëpërmjet Messenger. Facebook nuk merr asnjë pagesë për këtë shërbim.
– Biseda me video është gjithashtu falas.
– Ju mundeni gjithashtu dhe të bëni telefonata në grup deri në 50 persona.
– Nëse nuk doni të shkruani dhe as të bëni telefonata ose video ju mund të dërgoni mesazhe zanore.
– Ndoshta ju dëshironi të bisedoni me dikë që nuk e keni mik në Facebook. Ju mund ti dërgoni atij një kërkesë për mesazh.
– Nëse keni nevojë të shpërqendroheni pak ose nëse dikush po ju dërgon shumë mesazhe ju mundeni të heshtni një bisedë.
– Ju mundeni gjithashtu ti jepni Messenger qasje në kamerën tuaj kështu ai automatikisht do i dërgojë atyre fotot që ju i bëni atyre. Për ta aktivizuar, shkoni te cilësimet dhe aktivizoni “Photo Magic”.

Rrjeti social më i madh në botë, Facebook, përballet gjithmonë e më shumë me kërkesa nga agjencitë federale në lidhje me të dhënat e përdoruesve në rrjetin social, njofton RTVM2.
Raporti i fundit i transparencës, i realizuar nga Facebook, tregon se kërkesat e qeverive janë rritur me 13% në gjysmën e dytë të vitit 2015.
Kompania ka marrë mbi 46 mijë kërkesa për të dhënat e përdoruesve gjatë gjashtë muajve të dytë të vitit 2015, krahasuar me rreth 41 mijë kërkesa që ka marrë në gjysmën e parë të vitit 2015. Këtu përfshihen mesazhet, adresat IP dhe informacionet rreth llogarisë së përdoruesve.
Nga organet në Maqedoni, Facebook ka pranuar 49 kërkesa të cilat lidhen me të dhënat e 40 llogarive në rrjetin social. Në raportin e kaluar kishte pesë kërkesa me të dhënat e tetë llogarive. Sikurse bëjnë me dije zyrtarë të Facebookut këto informacione lidhen kryesisht me hetime për raste kriminale.
Rrjeti social Facebook bashkëpunon me të gjitha shtetet që kërkojnë informacione zyrtare, duke u mundësuar atyre të dhëna për persona ose organizata që shkelin ligjet lokale.

Boom vizitorësh përsa i përket videove të para në rrjetin social, Snapchat.
Aplikacioni që lindi për shkëmbimin e fotove dhe mesazheve, “përdor dhe fshi” është më e pëlqyera e adoleshentëve.
Sipas faqes Bloomberg, videot e klikuara në Snapchat janë dyfishuar në më pak se 1 vit, duke arritur në 10 miliardë vizita në ditë.
Në muajin Shkurt, shifrat ishin 8 miliardë, thuajse të njëjta me ato të “rivalit” Facebook.
Kompania e cila tashmë është në kulmin e suksesit të saj, nuk e ka fshehur dëshirën që të transformojë videot nga ato në 360 gradë, në video direkte në “livestreaming”.
Sipas Bloomberg, pjesa më e madhe e përdoruesve të Snapchat, e përdor aplikacionin për të bërë video dhe më pas për t’i shpërndarë ato.
Kjo është dhe arsyeja e rritjes së numrit të vizitave, krahasuar 4 miliardë video të para në ditë, një vit më parë.
Por pavarësisht suksesit të madh të kohëve të fundit për Snapchat, shifrat ende flasin për një “luftë” të fituar nga ana e rrjeti social të krijuar nga Mark Zuckerberg, i cili numëron mbi 1 miliardë e 650 milion përdorues, krahasuar me rreth 500 milion të Snapchat.

A e keni ditur se nga zgjedhja juaj e telefonit ju mund të ndikoni drejtpërdrejt sasinë e përdorimit të internetit në mobil?
Një raport i fundit i publikuar nga kompania amerikane Citrix thuhet se përdoruesit e iPhone 6 Plus me ekranin prej 5.5” konsumojnë dy herë më shumë të dhëna sesa ata me modelin më të vogël të iPhone 6 me 4.7”.
Edhe më interesant është fakti se përdorimi i të dhënave në iPhone 6 Plus është 10 herë më i lartë sesa përdorimi i internetit në mobil në iPhone 3GS që ka ekranin me 3.5”.
Ky dallim theksohet kaq shumë pikërisht për shkak të faktit se në telefonat me ekran më të madh, përdoruesit kanë përvojë më të mirë gjatë shikimit të videove dhe përmbajtjes tjetër multimediale.

Theraphosa Blondi ose siç njihet ndryshe Tarantula Goliath , është merimanga më e madhe në botë, sipas librit Guinnes. Një këmbë e saj mund të arrijë deri në 30 centimetra gjatësi.theraphosa5Shkencëtari Piotr Naskrecki, i cili ka qenë duke ecur në një pyll në Guyana, tregon ndjesitë e tij kur është përballur me merimangën gjigande.theraphosa“Dëgjova fëshfërimat e një gjëje që ecte. Mund të dalloja qartë putrat që godisnin tokën e thatë. E drejtova pishtarin nga drejtimi ku vinte zhurma, duke pritur që të shikoja ndonjë gjitar të vogël, një mi, apo ndonjë brejtës. Në momentin e parë ishte ajo që unë mendoja se do të shihja, por isha gabuar”, tregoi ai në blogun e tij.chelicerati_tarantolaNuk është e vështirë të imagjinosh tronditjen kur përballesh me një merimangë kaq gjigande. Mashkulli është rreth 20 cm i gjatë, ndërsa femra 30 cm. Është e lehtë që të kuptosh zhurmën që bëjnë ato gjatë ecjes, për shkak të madhësisë trupore. Kthetrat e këmbëve të tyre prodhojnë një tingull të veçantë.