Browsing: Teknologji

Kohet e fundit të gjithë përdoruesit e iPhone janë përballur me një mesazh të pazakontë në telefonin e tyre, ku shkruhet se Apple ID juaj do të skadojë.
Ky mesazh nuk është gjë tjetër veçse një virus, ku shumë përdorues të iPhone kanë filluar të ankohen për virusin në formë mesazhi, i cili kërkon nga ata për ta klikuar në një link. Përmes këtij linku dikush tenton të vjedhë llogarinë tuaj dhe fjalëkalimin.
Apple asnjëherë nuk ka kontaktuar me përdoruesit për t’u treguar se llogaria e tyre do të skadojë. Nëse pranoni një mesazh të tillë, injoroni duke mos klikuar në të.

Nëse vdisni, një prej shumë gjërave të tjera që mund të lini mbrapa në këtë jetë është edhe llogaria juaj në Facebook.
Facebook raportohet se, tashmë ka rreth 30 milionë përdorues të vdekur, të cilët përdornin rrjetin social para se të vdisnin.
Sipas “ABC”, rreth 8000 përdorues të Facebook vdesin çdo ditë.
Ekspertët thonë se, mbetja e llogarive aktive edhe pas vdekjes së përdoruesve është shqetësuese. Dhe nëse mendoni se të afërmit tuaj mund të kenë qasje në llogarinë tuaj pasi të vdisni, gaboheni.
Rrjeti më i madh social, Facebook, i ka lënë përdoruesit të zgjedhin mbi atë se çfarë do t’ju ndodh llogarive të tyre pasi të kenë ndërruar jetë – të fshihen përgjithmonë apo të mbesin kujtim.
Facebook ka ofruar gjithashtu edhe një metodë tjetër, një trashëgimtar të llogarisë, ku mund të vendosni se kush mund t’ua kontrollojë llogarinë pasi të keni vdekur.
Pasi trashëgimtari i llogarisë tuaj të ketë postuar një mesazh të fundit në Facebook, profili juaj shndërrohet në memorial, ku miqtë tuaj do të mund t’ju shohin më pas vetëm si kujtim, jo si shok në Facebook.
(GE)

Suneti i të dashurit tonë, Muhamedit a.s. përmban udhëzime nga të gjitha aspektet e jetës…
Edhe shëndeti nuk është përjashtim. Nëpërmjet thënieve dhe veprave të tij, Muhamedi a.s. ka theksuar rëndësinë e shëndetit dhe na ka treguar mënyrat e ndryshme si ta mbajmë atë.
Maturia
Në Kuran, Allahu i Madhërishëm na paralajmëron që mos ta teprojmë dhe gjithmonë të jemi të matur në çdo gjë që bëjmë.Në disa hadithe të tij, i Dërguari i Allahut s.a.v.s tregon se duhet t’i ikim ushqimit të tepërt. Gjithmonë duhet të hamë më pak.
Përdorni ilaçet kur jeni të sëmurë
Edhe pse është një ide e mirë që shërimin ta kërkojmë edhe nëpërmjet lutjeve dhe kthimin tek Allahu, nuk duhet ta lëmë anash rëndësinë e ilaçeve apo barnave. I Dërguari i Allahut na ka treguar se Allahu ka dhënë ilaçin për çdo sëmundje, andaj duhet të kërkojmë këshilla nga mjekët për atë se cili ilaç është më i miri për sëmundjen tonë. Gjëja e vetme për të cilën nuk ka ilaç është vdekja.
Uji për pije
I Dërguari i Allahut s.a.v.s. saktë na e ka përshkruar si ta pimë ujin i cili duhet ta shuaj etjen dhe të na ndihmoj të jem i të shëndetshëm. Pini ujë duke qenë ulur dhe me tre gllënjka.Uji që pihet me tre gllënjka ka përparësi të shumta për mëlçinë, fshikëzën dhe stomakun.
Ushtrimi fizik dhe sporti
Në këtë kohë, kur mënyra pasive e jetës na është bërë përditshmëri për shkak të teknologjisë që na rrethon, mësimet e Pejgamberit a.s. na tregojnë se aktivitetet fizike dhe sporti janë shumë të rëndësishme për jetën tonë.
I Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Besimtari i fortë është më i mirë tek Allahu se besimtari i dobët, edhe pse të dy janë të mirë.” (Ibn Maxhe).
Aktiviteti fizik dhe sporti zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, holesterolit, trashjes dhe kështu me radhë. Gjithashtu na ndihmojnë të jemi më aktiv dhe na largojnë nga dembelizmi.
Përktheu: A. D. Islampress

Abdudaim el-Kehil
Një studim i ri gjerman ka vërtetuar se paragjykimet ndaj të tjerëve, në rast se përsëriten, atëherë ato mund të formojnë një bindje të gabuar, e cila ngulitet në kujtesën e njeriut, duke bërë që syri ta sheh atë (objekt pavarësisht se çka është, përkundër realitetit) si të vërtetë dhe realitet.
Shkencëtarët gjermanë kanë shtuar se truri i njeriut pret atë që sytë e tij do ta shohin si diçka të pranueshme dhe se nuk do të shtojë përpjekjet instinktivisht vetëm se atëherë kur syri të monitorojë – vëzhgojë ndonjë element të papritur.
Allahu ka thënë: “O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat…“ (el-Huxhurat, 12)
E shihni se si ne këshillohemi që t’i braktisim shumicën e këtyre paragjykimeve apo supozimeve, edhe pse vetëm një pjesë e tyre janë mëkat.
Kjo reflekton kujdesin e Islamit ndaj nesh që të braktisim çdo gjë që mund të na shkaktojë madje edhe problemin më të vogël.
Përshtati në shqip: Sedat Islami
(islamgjakova)

Një energji diellore bëhet e padobishme kur ka shi. Por, Kina është gjithmonë në hap me teknologjinë.
Kina ka krijuar një qeli solare me një shtresë të hollë prej grafeni, që gjeneron energji nga pikat e shiut.
Uji mbetet në grafen, duke krijuar një lloj kapacitori natyral i cili më pas përmes elektroneve të grafenit dhe joneve të ujit prodhon elektricitet, transmeton Gazeta Express.
Por, ajo çfarë mund të bëjë kjo sipërfaqe është që të konvertojë vetëm 6.5% të energjisë që e merr, ndryshe nga 22% të paneleve diellore.
Nëse krijuesit mund ta përmirësojnë performancen e këtyre qelive me grafen, atëherë zgjidhja do të jetë shumë e lehtë dhe njerëzit do të mund të fitojnë mjaftueshëm elektricitet edhe nga shiu, jo vetëm nga dielli.
(GE)

Në përditshmërinë tonë, për shkak të intensitetit të lartë të jetesës, një nga shkaktarët e stresit mund të jetë edhe bateria e telefonit. Në momentet kur ajo na duhet më shumë, na lë në baltë.
Hulumtuesit në Universitetin e Kalifornisë në Irvine “aksidentalisht” gjetën një mënyrë për të bërë që bateria juaj e telefonit të zgjasë përgjithmonë.
Sipas Metro, hulumtuesit përdorën një xhel, kur ata kuptuan se në kontakt me baterinë, do të bënte që ajo të zgjaste më shumë.
Sigurisht bateritë e telefonit priten që shumë shpejt të dalin nga qarkullimi, pasi po bëhen mijëra tentativa për ti zëvendësuar ato.
Gjithashtu thuhet, se nuk duhet ta mbani gjatë natës në karikim, telefonin, tabletën apo laptopin tuaj pasi çon në shkatërrimin e baterisë. A është me të vërtetë kështu?
Të krijosh sot një bateri, e cila do të zgjaste përgjithmonë, përbën një sfidë të re, në fushën e teknologjisë.

Kamera fluturuese shumë shpejtë do të ndryshojë gjithçka në teknologjinë e fotografive “selfie”.
Kompania kineze “Zero Zero Robotics” ka prezantuar pajisjen e re Hover Camera, e cila ia mundëson përdoruesve që të shkrepin fotografi të rezolucionit të lartë pa e mbajtur kamerën me duar.
T3 raporton se kamera fluturuese do të peshojë vetëm 238 dhe do të kontrollohet përmes një aplikacioni që mund të transmetojë drejtpërdrejtë videot.
Kamera mund të incizojë deri në tetë minuta me një bateri, e cila lehtë mund të zëvendësohet me ndonjë tjetër, transmeton Koha.net.
Hover Camera ende nuk i është caktuar çmimi, por pritet që të kushtojë deri në 600 dollarë.

Rrjeti më i njohur social, facebook-u ka përgatitur edhe një befasi te radhës: falë të ardhurave nga reklama, ai në tremujorin e parë të këtij viti pothuaj se ka trefishuar fitimin,transmeton Klan Kosova.Mark Zuckerberg kërkoi gjithashtu që të lëshohet një klasë e re e aksioneve, kështu që ai mund të dhurojë para nga aksionet e tij për bamirësi duke ruajtur kontrollin e firmës të cilën ai e themeloi.Kështu, në fund të marsit kompania ka pasur të fituara 1.51 miliard dollarë, ndërsa në tremujorin e njëjtë një vit më parë fitimi kishte qenë 509 milionë dollarë.Nga ana tjetër qarkullimi i Facebook-ut gjatë këtij tremujori është rritur për 52 për qind duke arritur në 5.38 milirdë dollarë. Shumica e fitimit vjen nga reklamat, të cilat kanë sjellë 57 për qind më tepër fitim se sa në periudhën krahasuese të një viti më parë.Klientët e reklamave më së shumti i kanë tërhequr shërbimet e reja të facebookut si për shembull aplikacioni për telefonat mobilë.Në fund të marsit faecebook.u kishte 1.65 miliard shfrytëzues aktivë në muaj, që është më tepër se sa pritej nga analistët.

Barbara Drossel, shkencëtare e njohur gjermane e cila është profesor i fizikës teorike ligjëron në Universitetin e Darmstadt. Ajo ka tronditur opinionin, sepse si shkencëtare beson se Zoti e krijoi universin.
Në fillim ajo u tha njerëzve se mendojnë gabimisht se mos ekzistimi i Perëndisë respektivisht ateizmi është fakt shkencor edhe pse fjala është vetëm për një interpretim filozofik në të cilën disa besojnë. Me fjalë të tjera, tha se shkencëtarët që besojnë se nuk ka zot tjetër, vetëm besimtarët që besojnë në një të milion interpretime filozofike, ndërsa ekzistenca e Zotit është shumë më e logjikshme.
“Shkencëtarët vetë kanë dëshmuar se kusht për shfaqjen e jetës në Tokë përmbushur një sërë kushtesh që universi është dashur të akordojë. A nuk është ndjenjë e logjikshme dhe të përbashkët se ka dikush që këto kushte I ka krijuar pyetet Drossel e cila shton se ligjet e natyrës kanë ekzistuar që nga krijimi i universit, derisa ligjet e fizikës nuk pasqyrojnë plotësisht ligjet e natyrës”.Ligjet e fizikës janë, thotë Drossel vetëm supozim që punon mirë, por është e kufizuar në aspektin e vlefshmërisë. Për shembull, ligjet e Njutonit kanë kufizime në botën kuantike, ndonëse në punët e përditshme funksionojnë mjaft mirë. Pra, pasi ligjet e natyrës, në njëfarë dore janë supozime, nuk mund të bazojmë opinionin për botën në bazë të tyre – paralajmëron Drossel e cila vë në dukje se është e nevojshme të bëhet dallimi midis gjetjeve shkencore dhe teorive filozofike, të tilla si teoria e mos-ekzistencës së Zotit, e cila është vetëm një teori dhe jo një e vërtetë shkencore.Për më tepër, ajo pohon se, edhe pse shkencëtarët besojnë se universi u krijua 13 miliardë vjet më parë, besohet se universi, së bashku me ligjet e natyrës është krijuara nga Zoti. Megjithatë, në pyetjen nëse mund të provojë se Zoti ekziston, Drossel tha se Perëndia nuk është një objekt i kërkimit shkencor, as dëshmi matematikore, dhe se rrugës logjike diçka e tillë nuk mund të provohet. |
Drossel thotë se ka tre pyetje filozofike që i japin një arsye të mirë për ekzistencën e Zotit:
1) Pse ekzistojnë ligjet e natyrës? Pasi ekzistojnë disa ligje sipas së cilës gjërat ndodhin, është mjaft e logjikshme që dikush ka krijuar këto ligje.
2) Pse mendjet tona mund të kuptojë këto ligje? Është e qartë se Perëndia ka dashur që t’i kuptojmë ato.
3) Pse jeta në univers është e mundur? Është e njohur se vlerat e caktuara duhet të jenë të lidhura për të formuar jetën në univers. Shpjegimi nga këndi matematikor është se ka shumë universe me vlera të ndryshme, por shpjegim ateist është shumë më e logjikshme.
Drossel ka bërë një koment në Hawking “teoria e gjithçkaje” që bashkon katër forca themelore të natyrës.
Ajo tha se një teori e tillë është shumë e “reduktuar ” dhe se elektromagnetizmi dhe graviteti nuk mund të jenë forcat themelore të natyrës, sepse ato nuk do të ekzistojnë pa ligjet e universit. Ajo shtoi se teoria e evolucionit nuk duhet të jetë në kundërshtim me ekzistencën e Zotit.
“Fakti është se e gjithë jeta ka një origjinë të përbashkët dhe se ajo ka evoluar me kalimin e kohës. Teoria e evolucionit është vetëm një mekanizëm për ndryshimin e llojeve nëpërmes kohës. Pranimi i kësaj teorie nuk do të thotë se Zoti nuk ekziston”, përfundon studiuesja. /KI/

Të gjithë përdoruesit e Facebookut të cilët krijojnë llogari në emrin e dikujt tjetër mund të shkojnë në burg, sipas udhëzimeve të reja.
Njerëzit të cilët përdorin rrjete sociale në për të cenuar apo sulmuar të tjerët duhet të dënohen, sipas Shërbimit të Ndjekjeve Penale Crown, raporton Independent.
Rregullat e reja janë vendosur pasi fotot apo informacionet e publikuara duke u shtirur si dikush tjetër në Facebook mund të dëmtojnë reputacionin dhe t’i turpërojnë ata.
Autoritetet thanë se ky ligj është përgjigjeje e ndryshimit të natyrës së krimit online.
“Ata që hapin llogari false mendojnë se duke përdorur profile me emrin e dikujt tjetër janë të pakapshëm, por policia mund të përdorë teknika për t’i gjetur ato”, shprehet Alison Saunders, drejtore e shkeljeve publike penale.
Sipas Help Center në Facebook “llogaritë mashtruese” nuk lejohen.