Shumë ortake muslimanë nisin biznesin e tyre me mirëbesim tek njëri-tjetri dhe me dëshirë për të pasur sukses, por duke anashkaluar marrëveshjen e shkruar mes tyre. Entuziazmi i tepërt dhe besimi pa norma tek vëllazëria bëjnë që shume të meta dhe probleme që shfaqen me kalimin e kohës mes dy ortakëve të mos merren parasysh. Me kalimin e kohës këto paqartësi dhe probleme thellohen dhe kthehen në konflikte të heshtura dhe më pas të hapura.Më është dhënë rasti të takoj ortake që kane qenë shumë bashkëpunues mes njeri-tjetrit, por paqartësitë në marrëveshjet gojore dhe cytjet e Shejtanit i kanë kthyer në armiq të përbetuar.Ashtu si dhe borxhi dhe shumë marrëdhënie pasurore duhet të shkruhen dhe qartësohen në një kontratë apo marrëveshje të shkruar, ku të mbyllen të gjitha shtigjet të mëdha dhe të vogla, që nesër të mos kthehen në një greminë vdekjeprurëse për biznesin dhe vëllazërinë mes dy ortakeve.Për aq kohë sa ndiqen dhe respektohen kornizat fetare dhe ka sinqeritet mes ortakeve, do të ketë edhe sukses të garantuar, sepse Allahu është i treti mes tyre, siç thotë Profeti a.s.
Genc Plumbi
Browsing: Lajme
Imami i Xhamisë së Drenasit, Osman Musliu, duke komentuar mbi çështjen e gjetjes së eksplozivit në oborrin e kësaj xhamie, ka thënë se dyshimet i ka në secilin person që e njeh, por më së shumti në Shërbimin Sekret të Serbisë.“Nuk kam dyshim mbi asnjë njeri personalisht sepse ende nuk kam asnjë informatë, mirëpo dyshime kam në krejt ‘dynjanë’, duke filluar nga babai im. Dyshoj në ekstremizëm e më së shumti në Shërbimin Sekret Serb”.Në një intervistë dhënë për Info Magazine në Klan Kosova, imami u shpreh se kjo që ndodhi në Drenas paraqet rrezik për të gjithë qytetarët.“Nga veprimet e policëve mu krijua një përshtypje që sot Drenasi ka qenë në rrezik, jo personalisht unë, por e gjithë Drenasi. Xhamia e Drenasit sot ka mundur të shkojë në ajër, dhe të viktimizojë mbi 500 persona. Pjesa më e madhe e tyre ishin të rinj”.Ai thotë që lajmin se xhaminë që drejton ka eksploziv, e mori kur ishte në shtëpi.“Gjysmë ore para namazit dal e jap ligjërata, e sot ka qenë temë e lezetshme. Më pas kam shkuar në shtëpi dhe ka ardhur policia. Ata kishin pasur thirrje për një çantë të dyshimtë, e më pas bashkë me policinë kemi shkuar dhe kemi hyrë brenda në xhami”.Imami nuk është shprehur edhe aq i kënaqur me punën e policisë, pasi që tha se forca të rendit kishte pak të pranishme në oporrin e xhamisë, duke shtuar se çdo xhami gjatë të premteve, duhet të ketë të pranishme forca policore.Në Xhaminë e Drenasit, rreth mesditës të së premtes, është gjetur një sasi e konsiderueshme e eksplozivit në xhaminë e qyteti të Drenasit, njofton Klan Kosova. Banorët janë evakuuar me tu gjetur eksplozivi dhe mjeti është shpërthyer nga ekipet e dominimit.– See more at: http://lajmi.net/imami-i-xhamise-ne-drenas-dyshon-se-eksplozivi-u-vendos-nga-sherbimi-sekret-serb/#sthash.8lBvO9ga.dpuf
Riad: Oficerët e sigurisë i kanë shkatërruar përpjekjet për të kontrabanduar sasi të mëdha të drogave të rrezikshme në mbretërinë e Saudisë nëpërmjet Katarit, deklaroi Ministria e…
Riad: Oficerët e sigurisë i kanë shkatërruar përpjekjet për të kontrabanduar sasi të mëdha të drogave të rrezikshme në mbretërinë e Saudisë nëpërmjet Katarit, deklaroi Ministria e e Punëve të Brendshme sot.Në një deklaratë, ministri tha se zyrtarët sauditë të sigurisë në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme të Katarit kanë kryer dy operacione dhe kanë konfiskuar një total prej 2.67 milionë pilulave të amfetaminës.Një qytetar Sauditë ngiste një makinë e cila u përdor për kontrabandës, qytetari u arrestua dhe po bëhen përpjekje të identifikohen të gjithë partnerët e tij, tha ministri.
Në tregjet evropian blerësisht shpesh mashtrohen për shkak të krizës ekonomike, si rezultat i së cilës po ndiqet po kursehet në kontrollet, kurse prodhuesit dhe shitësit…
Në tregjet evropian blerësisht shpesh mashtrohen për shkak të krizës ekonomike, si rezultat i së cilës po ndiqet po kursehet në kontrollet, kurse prodhuesit dhe shitësit janë nën presion të vazhdueshëm që të ofrojnë ushqim më të lirë, në veçanti në vendet ku ka rënie drastike të fuqisë vlerëse.
Vetëm njëri nga skandalet e zbuluara ka qenë se nga mishi i derrit përgatitet një produkt që shitet si kallamar, respektivisht zorra e trashë e derrit pritet në pjesë të vogla, fërgohet dhe lyhet me lëng limoni dhe mashtrimi është gati. Normalisht kjo nuk është e vetmja. Produktet që më se shpeshti falsifikohen janë: vaji i ullirit, peshku, mishi, ushqimi organik, qumështi, drithërat, mjalta, kafeja, çaji, mëlmesat deh disa lëngje frutash, kurse ajo që është më e keqja bëhet fjalë për produkte për përdorim të përditshëm.
Kështu që peshqit që shiten si produkte me përkujdes të veçantë janë peshq të gjuajtur në ujërat oqeanore dhe të ruajtura nga disa vite në frigorifere të ndryshme, mjalta përfitohet nga produkte të lëngjeve të sheqerit e jo nga puna e mundimshme e bletëve.
Në lëngjet e frutave nuk ka fruta, kafeja përzihet me përmbajte të lira, vezët që shiten si vezë organike janë krejt diçka tjetër…bile edhe kripa industriale që përdoret për shkrirjen e akullit shitet si kripë kuzhine, kurse në produktet e mishit të kafshëve shitet mishi i kalit. Këto janë vetëm disa nga mashtrimet në industrinë ushqimore.
Në bazë të disa analizave, të disa pashtetave të mishit analizat kanë treguar se në to nuk ka pasur aspak mish.
Në një analizë të inspektorateve në Islandë, në testimin e 16 deklaratave të produkteve të ndryshe, asnjëra nuk ka treguar në përmbajtjen e vërtetë që është shënuar.Në Napoli të Italisë, inspektoratet kanë konfiskuar tre tonelatata bukë të lirë për shkak se në të janë gjetur përmbajtje druri, thonjë dhe ngjyrëra. Druri i bluar ka qenë prezentë pasi se në agro-mafinë druri është më i lirë se mielli. Kjo bukë ka përfunduar në kopshtet zoologjike.
Sipas revistës “Il Sole 24 ore” agro-mafija në Itali vitin e fundit ka kontrolluar 12% të bujqësisë dhe prodhimit të ushqimit në një vlerë prej 14 miliardë euro.
E tmerrshme dhe më e trishtueshmja
Gjithmonë ka raste ekstreme që të bëjnë vërtetë të brengosesh se çka po han njeriu. Kështu që larg Evropës, në Kinë kanë konfiskuar 20 000 tonelata mish dhe janë burgosur 900 prodhues të deklaratave të rrejshme dhe shitjes së produkteve ushqimore helmuese. Kështu që si mish i gjedheve dhe deleve është shitur mishi i minjëve dhe dhelprave.
Në bashkëpunim me Interpolin, Zyra evropiane policore Europol në luftë kundër mashtrimevem e ushqime dhe krimin e organizuar ka konfiskuar më se 135 tonelata ushqim, eshtra për supë dhe vaj ulliri, e deri te tartufet dhe kaviarin.
Operacioni i përbashkët “Opson II” ka përfshirë 29 vende anë e kënd botës dhe ka rezultuar me zbulimin e sasive të mëdha të sojës dhe lëngut të portokallit si dhe sasi të madhe të peshkut, frutave të detit, mishit e kështu me radhë, të gjitha këto produkte të domosdoshme për konsumimin e përditshëm.
Format e mbjelljes se bimëve në një pemëtore (figura bashkangjitur më lartë), janë: i) Forma katrore; ii) Forma e katërkendeshit këndrejte, dhe; iii) Forma trekëndeshe. Forma…
Format e mbjelljes se bimëve në një pemëtore (figura bashkangjitur më lartë), janë: i) Forma katrore; ii) Forma e katërkendeshit këndrejte, dhe; iii) Forma trekëndeshe. Forma e mbjelljes së pemëtoreve varen nga relievi i tokes, nga niveli i mekanizimit, kultivari, etj.
a-Forma katrore. Ne këtë formë largësia e bimëve është e barabarte ndermjet tyre, si ndërmjet rreshtave ashtu edhe ndërmjet bimëve në rresht. Kjo formë mbjelljeje, mund të realizohet për format e kurorave kupore dhe ato piramidale. Gjithashtu kjo formë është e përshtatshme të realizohet kryesisht në tokat me reliev fushore. Në këtë formë mbjelljeje mund të realizohen lehtësisht kurorat kupore dhe piramidale. Por vecanerisht e përshtatshme është kjo forme, per rastet e kultivimit me kurora palmete. Kjo forme mbjelljeje siguron një pune të mekanizuar ne të dy drejtimet.
b-Forma e katerkëndeshit kendrejte. Edhe kjo skeme mbjelljeje realizohet në tokat me reliev fushore. Ne kete rast largesia/hapësira ndërmjet rreshtave është me e madhe se ajo e bimëve në nje rresht. Ne këtë rast rreshtat duhet te drejtohen në drejtimin Veri-Jug, me qellim që bimet te ndriçohen sa më mirë nga dielli. Në rastet kur pjerresia natyrale është nga 10-120, ateherë drejtimi i rreshtave duhet te jetë perpendikular me pjerresine me të madhe (ose e thënë ndryshe paralel me izoipset). Edhe ne kete forme mbjelljeje, mund te realizohen lehtësisht kurorat kupore, piramidale dhe palmete.
c-Forma e një trekendeshi trebrinjenjëshem. Aplikohet kryesisht në tokat e pjerreta me pjerresi natyrale nga 12 – 240, ku mundesia e mekanizimit me mjetet e zakonshme për punimin e tokes është më e kufizuar. Bimet mbillen në të 3 kendet e nje trekendëshi trebrinjeshem. Numri i bimeve në këtë rast është 12-15% më i lartë se sa forma katrore apo ajo e katerkëendeshit kendrejt të mbjelljeve. Forma e kultivimit te kurores keshillohet të jetë piramidale ose kupore.
d-Forma e mbjelljes me vetullore. Kjo forme aplikohet në toka shumë te pjerreta me pjerresi mbi 250 dhe drejtimi i vendosjes se rreshtave duhet të bëhet paralel me izoipset (ose e thene ndryshe perpendikular me pjerresinë më të madhe. Në këtë rast për çdo bime edhe e domosdoshme të behet nga një vetullore me nje sipërfaqe rreth 8-12m2 për secilen./bujqesia
Frutat e thata mund të përdoren shumë mirë bashkë me frutat apo perimet e freskëta. Ka një numër të madh frutash të thata, pothuajse po aq sa…
Frutat e thata mund të përdoren shumë mirë bashkë me frutat apo perimet e freskëta. Ka një numër të madh frutash të thata, pothuajse po aq sa edhe fruta të freskëta, madje edhe më shumë. Në fakt, një pjesë e tyre janë të tilla nga natyra e tyre, si arrat dhe lajthitë, ndërsa të tjera dehidratohen: kajsitë, luleshtrydhet, rrushi apo edhe bananet.
Secili frutë ruan shijen e frutit të tij të origjinës dhe, për më tepër, është edhe më i koncentruar. Duke qenë shumë të pasura në glucide, konsumimi i tyre nuk e zëvendëson atë të mollëve dhe portokajve, të cilët kanë shumë lëng. Por ato janë të mira për shëndetin, sidomos kur përdoren përpara aktivitetit sportiv. Dhe ato janë sidomos të këndshme.
Vajorët, të cilët kanë përmbajtje yndyrore, janë frutat e thata më energjitike. Ata kanë gjithashtu përmbajtje të lartë me fibra dhe acide yndyrore. Këto fruta nuk duhet të përdoren në sasi tepër të mëdha, sidomos për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë me glucide.
Është mirë që ato të konsumohen të papërpunuara, në mënyrë që të kufizohet sasia e tepërt e kripës. Frutat e thata apo të dehidratuara artificialisht konservohen shumë më gjatë se frutat e freskëta.Në larminë e formave të tyre, ato mund të konsumohen më vete, në sallatë apo të gatuara, ndërsa pluhuri i bajames përdoret shpesh edhe si përbërës i ëmbëlsirave.
Frutat e thata mund të përdoren shumë mirë bashkë me frutat apo perimet e freskëta. Për shembull hidhni kikirikë të pjekur e të bluar në karotën e kaluar në rende, hidhni në sallatë fara pishe, përzieni stikat me lakrën e kuqe dhe arrat me radhiqe.
Rrushi, kajsia, hurmat e Arabisë…
Mbreti i frutave të thata është rrushi. Ai është shumë i pasur në hekur dhe vitaminë B si edhe përmban edhe shumë minerale tjera, si potasium, kalcium, magnez. Frutat e tjera të thata me “mish” janë kajsitë, fiqtë, kumbullat, hurmat e Arabisë. Ato janë të pasura në glucide dhe të varfra në yndyra.
Ato përmbajnë gjithashtu vitamina të shumta, si vitaminë A, vitaminë E, etj. Vitamina C, një vitaminë shumë e brishtë, pothuajse nuk ekziston në frutat e thata. Kajsia e thatë është më e pasura me potas, banania e thatë, në magnez, ndërsa fiku i thatë është shumë i pasur në kalcium.
Konsumi i frutave të thata është shumë i efektshëm për personat që merren me aktivitet sportiv. Përmbajtja e tyre e pasur me glucide është ideale për sforcimet fizike, si për çiklizmin, ecjet, vrapimet, maratonën. Frutat e thata më kalorike janë rrushi i thatë dhe hurmat e Arabisë.