Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Edukim»Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj
    Edukim

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Dija OnlineBy Dija Online21-02-202605 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një "ngjarje të madhe" (BIG DEAL) për familjen tuaj
    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një "ngjarje të madhe" (BIG DEAL) për familjen tuaj
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Nga Sh. Ibrahim Hindy | Yaqeen Institute

    Ramazani është në prag dhe, siç e dimë të gjithë, ai është një muaj bekimesh, mëshire, përkushtimi dhe faljeje. Teksa përgatitemi për këtë muaj të jashtëzakonshëm, duhet të mendojmë gjithashtu se si do ta presin fëmijët tanë muajin e Ramazanit.

    Kujtimet dhe lidhjet që mund të krijojmë për fëmijët tanë me muajin e Ramazanit do t’u zgjasin atyre gjatë gjithë jetës. Sa më shumë ta ndiejnë fëmijët tanë entuziazmin dhe padurimin për ardhjen e Ramazanit, aq më shumë do të jenë në gjendje të lidhen me të kur të rriten.

    Kur dikush u jep rëndësi të madhe ditëlindjeve të fëmijëve, apo edhe pushimeve të tyre verore nga shkolla, por nuk tregojmë të njëjtin entuziazëm apo energji për Ramazanin, atëherë ne po u japim atyre një mësim pa e kuptuar as vetë. Po u tregojmë atyre se çfarë është dhe çfarë nuk është prioritet në jetën e tyre – dhe se Ramazani bashkë me Bajramin janë në fund të asaj liste.

    Si një imam që ndërvepron shpesh me fëmijët myslimanë, dëgjoj vazhdimisht se si prindërit e tyre nuk u flasin për Ramazanin.

    Atëherë, si mund ta bëjmë Ramazanin argëtues, emocionues dhe të rëndësishëm për fëmijët tanë? Ja disa ide:

    Urojini mirëseardhjen Ramazanit
    Profeti ynë ﷺ e mirëpriste muajin e Ramazanit, duke u thënë shokëve të tij: “Ju ka ardhur muaji i Ramazanit, një muaj i bekuar!” Ai gjithashtu vëzhgonte qiellin për hënën e Ramazanit dhe bënte lutje (dua) kur e shihte atë, duke thënë: “O Allah, bëje këtë hënë (muaj) të kalojë mbi ne me bekime, iman (besim), siguri dhe në besimin e Islamit.”

    Duke ndjekur këtë shembull, ne duhet t’i inkurajojmë fëmijët tanë ta presin me padurim këtë muaj. Kjo do të thotë të dalim jashtë për të kërkuar hënën e re, një aktivitet që është njëkohësisht sunet (traditë profetike) dhe që mund ta afrojë më shumë familjen. Kjo do të thotë gjithashtu të dekorojmë shtëpinë dhe të mbledhim familjen e miqtë për t’u uruar atyre një muaj të bekuar.

    Krijoni një zakon ditor për të parë diçka të dobishme së bashku
    A e prisni me padurim ndjekjen e një seriali apo cikli ligjëratash islame çdo vit? Provoni t’i shikoni ato së bashku si familje! Bëjeni një aktivitet të përditshëm për t’u mbledhur pas syfyrit, para iftarit ose pas teravive. Pas çdo episodi, përfshini fëmijët tuaj duke i nxitur të bëjnë pyetje dhe nisni një bisedë të ngrohtë e të dobishme prej aty.

    Blini lodra për ta
    Sahabët (shokët e Profetit) i nxisnin fëmijët e tyre të agjëronin dhe u punonin atyre lodra prej leshi. Kur fëmijët ankoheshin nga uria gjatë agjërimit, ata u jepnin lodrat për të luajtur dhe për të kaluar kohën. Edhe ne duhet t’i inkurajojmë fëmijët tanë të agjërojnë, në varësi të moshës dhe kapacitetit të tyre për ta bërë këtë, dhe t’u japim atyre lodra për t’i inkurajuar gjatë përpjekjeve të tyre.

    Krijoni një sfidë me Kuranin
    Ramazani është muaji në të cilin u shpall Kurani dhe muaji në të cilin Profeti ynë ﷺ e lexonte atë të gjithin, nga fillimi në fund. Në fakt, mund të themi se natyra e bekuar e këtij muaji vjen pikërisht nga lidhja e tij me shpalljen hyjnore. Pra, ashtu siç duhet të përpiqemi të thellohemi vetë në Kuran, ashtu duhet të nxisim edhe fëmijët tanë ta bëjnë këtë. Mendoni të krijoni një sfidë të leximit të Kuranit për ju dhe fëmijën tuaj. Zgjidhni nga një sure që secili prej jush ta mësojë përmendësh ose ta përsërisë gjatë këtij muaji dhe caktoni një kohë çdo ditë për të lexuar së bashku.

    Çojini në xhami
    Gjatë gjithë jetës së Profetit ﷺ, ne shohim shumë shembuj të fëmijëve në xhami. Ramazani është një kohë e bukur kur xhamia është gjithmonë plot gjallëri dhe aktivitete. Duke i sjellë fëmijët tanë në xhami për iftare dhe teravi, ne po ndërtojmë një marrëdhënie pozitive mes tyre, shtëpisë së Allahut dhe komunitetit më të gjerë mysliman.

    Vendosni një qëllim për të kontribuar
    Kur fillonte Ramazani, Imam al-Zuhriu thoshte: “Kjo është koha e leximit të Kuranit dhe e ushqyerjes së të uriturve.” Teksa u flasim fëmijëve tanë për agjërimin, duhet t’i nxisim të mendojnë për urinë me të cilën përballen të tjerët. Dhe vetëm të menduarit nuk mjafton – ne duhet të motivojmë veten dhe fëmijët tanë për të bërë diçka për t’i ndihmuar ata që janë në nevojë. Krijoni një qëllim me fëmijën tuaj për të mbledhur para për të ushqyer të varfrit. Nëse ju dhe fëmija juaj mund të dilni vullnetarë fizikisht për të ndihmuar në përgatitjen e ushqimit për ta – atëherë edhe më mirë!

    Përgatisni dhurata Ramazani për fqinjët tuaj
    Një mënyrë e shkëlqyer për t’u përgatitur për Ramazanin me fëmijët, për të bërë ftesë në Islam (davet) dhe për të përmbushur një detyrim të rëndësishëm në besimin tonë, është t’u përgatisni një dhuratë Ramazani fqinjëve tuaj. Bërja e dhuratave për fqinjët është një traditë e bukur. Aishja (r.a.) donte t’u bënte dhuratë fqinjëve të saj një herë, por kishte vetëm një të tillë, kështu që e pyeti Profetin (a.s.) se çfarë të bënte. Ai (a.s.) i tha: “Bëja dhuratë fqinjit që e ka derën më afër tëndes.” Ramazani është një mundësi e shkëlqyer për të ngjallur këtë sunet dhe për t’u shpjeguar atyre bukurinë e këtij muaji.

    Mësoni një lutje (dua) së bashku
    Ramazani është muaji i lutjeve. Ne jemi udhëzuar të bëjmë lutje kur prishim agjërimin dhe të përpiqemi t’i shpeshtojmë ato në kërkim të Natës së Kadrit. Gjithçka që bëjmë në Ramazan duhet të rrotullohet rreth lidhjes së fëmijëve tanë me Allahun. T’u mësosh atyre se si t’i luten dhe t’i kërkojnë Allahut për të gjitha nevojat dhe dëshirat e tyre, është ndoshta mënyra më e fuqishme për t’i afruar me Të. Mësoni lutje të ndryshme së bashku me fëmijët tuaj dhe kthejeni atë në një burim mirësie të përditshme.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleMyslimanët shqiptarë nuk janë “minorancë e tredhur” por janë një shumicë e stigmatizuar
    Next Article DANIEL DEFOE DHE GJENEZA E TËPATALENTUARVE – FATMIR BAÇI
    Dija Online

    Related Posts

    Çfarë i ndodh sheqerit tuaj në gjak kur hani makarona me salcë domatesh?

    28-07-2026

    A mund t’ju mbajë kafja të hidratuar?

    28-07-2026

    Temperatura më e mirë e ujit për hidratim dhe tretje

    28-07-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Çfarë i ndodh sheqerit tuaj në gjak kur hani makarona me salcë domatesh?

    A mund t’ju mbajë kafja të hidratuar?

    Temperatura më e mirë e ujit për hidratim dhe tretje

    Dhjami i viçit kundrejt vajit të farërave: cili është më i shëndetësuar për të gatuar?

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    BLASFEMIA, DHUNA, GËNJESHTRA (*) – Fatmir Baçi

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.