Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Fokus»Myslimanët shqiptarë nuk janë “minorancë e tredhur” por janë një shumicë e stigmatizuar
    Fokus

    Myslimanët shqiptarë nuk janë “minorancë e tredhur” por janë një shumicë e stigmatizuar

    Dija OnlineBy Dija Online21-02-202603 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Myslimanët shqiptarë nuk janë “minorancë e tredhur” por janë një shumicë e stigmatizuar
    Myslimanët shqiptarë nuk janë “minorancë e tredhur” por janë një shumicë e stigmatizuar
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram
    Nga Vehap Kola
    Deklarata e gazetarit Andi Bushati se myslimanët shqiptarë “sillen si një minorancë e tredhur” lyp një analizë më të ndershme sesa një gjykim moral nga studiot televizive. Problemi nuk është mungesa e ndërgjegjes mes myslimanëve shqiptarë. Problemi është konteksti në të cilin kjo shumicë fetare ka jetuar dhe vepruar për shumë dekada.
    Myslimanët shqiptarë, ndonëse numerikisht shumicë, janë trajtuar shpesh jo si shumicë kulturore, por si subjekt potencial i rrezikut ndaj sigurisë kombëtare. Në debatin publik dhe në praktikën institucionale, identiteti mysliman ka qenë thuajse përherë i lidhur me tema si “radikalizmi”, “ekstremizmi”, “rreziku” dhe “terrorizmi”.
    Më kujtohet biseda e para disa viteve me një ish-drejtues të lartë publik: “si ‘islamik,’ unë ty nuk do të të vija në SHIK apo tek anti-terrori, por në çdo institucion tjetër do të të vija.”
    Rasti i aktivistit Baki Goxhaj është i freskët. Përfshirja e tij në protesta për Gazën dhe thirrjet e tij për të mos votuar politikanët që formuan grupin e miqësisë me Izraelin u trajtuan nga strukturat e antiterrorit si veprimtari ekstremiste. Shumë njerëz, sidomos drejtuesit fetarë myslimanë, kanë zgjedhur të heshtin përballë këtij kërcënimi. Një pjesë e tyre, kryejnë funksionin e judenräte-ve në Gjermaninë naziste.
    Për analistët nëpër studio, është e lehtë të kritikojnë mungesën e protestave në sheshe. Por të njëjtët analistë e kanë më të vështirë të pranojnë se sfera publike nuk ka qenë asnjëherë e ndershme me myslimanët. Për 30 vite, elita mediatike, politike e kulturore, ka ndërtuar një narrativë ku Islami është problem, ku myslimani është gjithmonë “për t’u monitoruar”, ku çdo shprehje solidariteti me kauza që prekin botën myslimane shihet me optikën e dyshimit. Vetë Andi Bushati shkruante dikur se korrupsioni dhe pabarazia e sistemit oligarkik rrezikojnë të na sjellin në pushtet islamikët që do të na imponojnë sheriatin.
    Nuk mund të bëjmë sikur myslimanët shqiptarë nuk janë anatemuar, nuk janë etiketuar dhe nuk janë diskriminuar në mënyrë të tërthortë në tregun e punës, në administratë apo në hapësirën publike. Nuk mund të injorojmë faktin që për vite me radhë janë prodhuar raporte, projekte, trajnime dhe narrativa të panumërta rreth “parandalimit të radikalizmit”, që në praktikë kanë krijuar një ndjenjë survejimi kolektiv mbi një komunitet të tërë.
    Rezultati i gjithë sa më lart është një fenomen i brendshëm që sociologët e quajnë internalizim i stigmës. Kur një grup përballet vazhdimisht me dyshim, ai fillon të vetëdisiplinohet. Fillon të shmangë ekspozimin publik. Fillon të kalkulojë çdo fjalë. Fillon të mendojë se theksimi i identitetit të vet është disavantazh për karrierën, për integrimin, për sigurinë personale. Specifikisht, myslimanët shqiptarë kanë përbrendësuar islamofobinë e ligjërimit publik, që gatuhet në media, në Parlament, në projekte të financuara nga ambasada të huaja, e në sjelljen e vetë institucioneve.
    Në vend që të akuzohen myslimanët për mungesë guximi, ndoshta duhet të pyesim: çfarë ambienti kemi ndërtuar me ato që kemi shkruar, thënë dhe bërë këto tre dekada e gjysëm? A kemi dyshuar ndonjëherë se veprimet e institucioneve të sigurisë ndaj myslimanëve janë të padrejta, me të njëjtin patos që kundërshtojmë SPAK-un kur prek politikanë të caktuar? A është Shqipëria një hapësirë ku një mysliman mund të protestojë për Gazën pa u trajtuar si i dyshimtë?
    Myslimanët shqiptarë nuk janë një shumicë e tredhur. Ata janë një komunitet që ka mësuar, përmes përvojës, se rënia në sy si mysliman ka çmim. Dhe derisa ky çmim të bjerë, heshtja do të vazhdojë të jetë simptomë e tij.
    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleKoha më e mirë për të ngrënë vakte të ndërmjetme (Snacks) për sheqerin në gjak dhe energjinë
    Next Article Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj
    Dija Online

    Related Posts

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    31-05-2026

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    31-05-2026

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    31-05-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.