Browsing: Lajme

Nje filxhan me çokollate te ngrohte nuk i bën keq askujt, sidomos ne këto dite të ftohta dimri. Nuk keni nevoje të blini ato bustinat e gatshme që thjesht treten në qumësht; mund të realizoni vet një çokollate të shijshme në pak minuta.
Përbërësit për 1 filxhan çokollatë të ngrohtë:
1 lugë plot kakao të hidhur pluhur (e cilësisë më të mirë)2 luge plot sheqer kallamsheqeri (ngjyre kafe)1 luge të vogël miell 00250ml qumështpak kanellëgjysmë luge të vogël gjalp (sipas dëshirës)
Vendosim në një tenxhere të vogël kakaon pluhur, sheqerin, miellin dhe pak kanelle duke i përzierë të gjithë përbërësit bashkë derisa të homogjenizohen. Shtojmë pak nga pak qumështin e ftohte dhe gjithmonë duke e përzierë duhet të përftojmë një krem të trashë ngjyrë kafe dhe pa kokrriza.
Në këtë moment hedhim edhe qumështin e mbetur dhe e vendosim masën në zjarr të avashëm duke patur kujdes që çokollatën ta përziejmë gjatë gjithë kohës për shkak se mund të formohen kokrriza dhe të ngjisë në anët e enës. E lëmë në këtë mënyrë rreth 10 minuta apo derisa të arrijë trashësinë e dëshiruar. E heqim nga zjarri, e hedhim në një filxhan dhe e shijojmë sipas dëshirës me pak pana sipër.
*Këshillë: Për ta bere akoma më të shijshme cokollatën tonë, shtojmë gjysme luge gjalpë në momentin që po merr valë.

T’i japësh veturës me goma dimërore ju garanton një siguri maksimale. Zgjidhja më e mirë është të modifikoni të katërta gomat e veturës, me produkte të së njëjtës markë. Po si t’i jepni veturës me këto goma?
Ja sesi:
1.Gjëja e parë që duhet pasur parasysh është të kujtoni t’i rrotulloni me rregullsi çdo 10 mijë kilometra të kryera. Gjithashtu është e nevojshme të kontrolloni vazhdimisht përdorimin dhe gjendjen e presionit.2.Gjithashtu duhet të keni kujdes edhe limitet e shpejtësisë, sepse aderenca me terrenin kur rruga është e lagur, nuk është e mbajtur shumë mirë. Prandaj këshillohet frenim në mënyrë të përmbajtur, në mënyrë që të mos humbni aderencën. Një rast i veçantë është ai ku rrotat bllokohen e s’lëvizin. Këtu është mirë të mos frenohet, por të lëshoni ngadalësisht këmbën nga frena.3.Drejtimi i veturës në rrugën e lagësht, ose të akullt, s’është aspak e lehtë. Nuk duhet të kryeni veprime në shpejtësi e sipër. Ndonëse, gomat dimërore janë të njohura për aftësinë e tyre elastike dhe aderencën.

T’i japësh veturës me goma dimërore ju garanton një siguri maksimale. Zgjidhja më e mirë është të modifikoni të katërta gomat e veturës, me produkte të…

Diskutimet e ditëve të fundit rreth mjaltit ia kanë prishur pak qejfin konsumatorëve.
Diskutimet e ditëve të fundit rreth mjaltit ia kanë prishur pak qejfin konsumatorëve. Njerëzit janë në dyshim dhe nuk dine ç’të bëjnë nëse mjalti të cilin kanë blerë për shërim dhe një jetë të shëndetshme mund të dalë i rremë (jo origjinal).
Një pjesë e rëndësishme e informacionit lidhur me dallimin e mjaltit të vërtetë që qarkullon në mes popullit nuk është e vërtetë. Pedagogu i degës së Bletarisë në universitetin Firat, Mehmet Ali Kutlu, thekson se niveli i glukozës në mjaltë nuk mund të kuptohet asnjëherë kur shihet nga jashtë. Këtë gjë mund ta përcaktojnë vetëm ekzaminimet e bëra në kushte laboratorike. Inxhinierët ushqimorë theksojnë se në mjaltin e shitur lirë padyshim që ka hile.Nëse vlefta e mjaltit është vërtet e lirë, këtu nuk mund të flitet për mjaltë. Këta mund të jenë produkte të marra nga sheqeri dhe të cilat kanë ngjashmëri me mjaltin. Kutlu shpjegon se këtyre produkteve u hidhet aromë mjalti dhe pak nga mjalti i kulluar pishe. Ai gjithashtu thotë se numri i bletëve brenda kovës duhet të arrijë afërsisht numrin 80 mijë. Ai shpjegon se është normale që bletëve të cilat dalin nga dimri t’u jepet shurup në pranverë dhe ky shurup mund të jepet deri në muajin e tretë. Ndërsa mjalti merret në muajin e shtatë dhe të tetë. Kjo do të thotë se nuk ngel asnjë gjurmë nga sheqeri i dhënë në muajin e tretë. Në këtë rast sheqeri jepet me qëllimin e rritjes së bletës së vogël. Disa prodhues i japin sheqer bletëve edhe në periudhën e mjaltit. Kjo është një gjendje e cila nuk i përshtatet moralit të punës dhe tregtisë. Bletës mund t’i jepni ç’të doni shurup misri, glukozë, reçel, shurup rrushi dhe pekmez, çfarëdo gjëje t’i jepni bleta do ta kthejë në mjaltë. Konsumatorët duhet të zgjedhin mjaltin e pare. Ky është mjalti më i besueshëm i marrë nga paketat e përgatitura nga bletarët. Është i pamundur kontrollimi i mjaltit me anë të syrit, apo të vendosjes në frigorifer. Mjalti nuk futet në frigorifer. Kur vendoset në frigorifer mjalti menjëherë thith lagështirën e tij.
Krijohet një shtresë në sipërfaqe. Kur krijohet ajo shtresë atëherë mjalti është sheqerosur. Kjo është një praktikë e gabuar. Origjinaliteti i mjaltit nuk mund të kuptohet me anë të kësaj metode.
Metoda tradicionale e përcaktimit të sheqerit në mjaltëPër të dalluar mjaltin e luleve nga mjalti në të cilin kanë hedhur sheqer mund të merrni një kuti shkrepëse dhe të hidhni pak mjaltë, nëse e mbani drejt dritës mund të shihni nëse ka apo jo sheqer. Pjesa e mjaltit duhet të mbahet nën një burim drite të fuqishëm. Nëse në mjaltin që fillon të varet drita mblidhet nga ana e majtë është mjaltë lulesh nëse mblidhet nga ana e djathtë është mjaltë i sheqerosur. Vetëm se drita e mbledhur në anën e djathtë nuk është gjithnjë treguese e mjaltit të sheqerosur, ndonjëherë edhe mjalti me burim lulet dhe pishën mund ta mbledhë dritën nga ana e djathtë. Për ne ka rëndësi që mjalti i marrë të jetë mjaltë lulesh. Prandaj drita e mjaltit që do të marrim duhet të mblidhet nga ana e djathtë.
Rrugët e dallimit të mjaltit të vërtetë dhe atij të rremëMjalti i vërtetë sheqeroset në ambiente të ftohta, mjalti i rremë nuk sheqeroset.
Mjalti origjinal ka një aromë të veçantë, të lehtë si esencë. Kjo aromë ndihet më tepër kur presim mjaltin apo kur hapim kapakun e vendit ku e ruajmë.
Mjalti i vërtetë është më i plotë se mjalti me glukozë.Mjalti i vërtetë nuk është shumë i ëmbël si sherbet. Mjalti me glukozë është më i ëmbël. Kur marrim një lugë mjaltë mund të kemi shije të ndryshme. Në mjaltin e rremë ka një shije të vetme.
Në mjaltin e lirë padyshim që ka sheqer dhe lëndë të përftuara nga diku tjetër.Disa prodhues të lëndës së përftuar nga sheqeri i shtojnë dhe mjaltë të kulluar pishe. Mjalti i pishës përdoret shumë për shkak të çmimit të lirë.Metoda e mbajtjes së mjaltit në frigorifer është e gabuar. Ai nga përbërja e tij do ta thithë në çdo rast lagështirën. Krijohet një shtresë pastaj kristalizohet. Produktet të cilat nuk janë mjaltë nuk e kanë këtë veçori.

Diskutimet e ditëve të fundit rreth mjaltit ia kanë prishur pak qejfin konsumatorëve. Diskutimet e ditëve të fundit rreth mjaltit ia kanë prishur pak qejfin konsumatorëve.…

Autoritetet franceze pohojnë se kanë evituar një sulm terrorist në Francë dhe kanë vrarë atentatorin. Ngjarja e tronditi qytetin. Por dëshmitarët e lagjës pohojnë krejt të kundërtën e verzionit të policisë dhe mediat. Këto janë fakte tronditëse. A po manipulohet vazhdimisht masa me gënjeshtra dhe trille të qeverive që duan me çdo kusht luftën ndaj muslimanëve?
Policia në Paris ka përpiluar ndërkohë plane konkrete veprimi për raste të tilla. Brenda disa minutash është bllokuar e gjithë kjo zonë, shkollat janë evakuuar, banorët janë ftuar të mbyllen në shtëpi… Gjendja është normalizuar pas kalimit të rrezikut. Por pas barrikadave u vërejt shumë qartë pakënaqësia e qytetarëve. Disa afrikanë kalojnë pranë dhe shajnë policinë. Ndërsa disa gra të moshurara kritikojnë policinë, e cila gjithmonë ndjek të rinj afrikanë nga kjo zonë.
Dëshmitarët Mohamedi dhe bashkëshortja e tij në momentin e sulmit ndodheshin tek bukëpjekësi. “Dëgjuam tri të shtëna dhe e gjitha përfundoi për disa sekonda”, thotë ai. Ai nuk e ka dëgjuar thirrjen “Allahu Akbar”. Personi kaloi pranë kontrollit të policisë dhe ata e kanë qëlluar menjëherë, thotë Mohamedi. “Reagimi i tyre ka qenë i tepruar”, mendon ai, sepse personi i vrarë është i njohur për policinë. Atë e kanë arrestuar shpesh. Ai nuk ka qenë mirë në kokë. Të gjithë në lagje e kanë njohur si një person të çmendur por të parrezikshëm.Edhe dëshmitarët nga restoranti El Bahdja në afërsi thonë se personi i vrarë ka jetuar në këtë zonë qysh prej gjashtë vjetësh. Ai ishte një algjerian që shiste ilegalisht cigare në rrugë. Ai ka marrë edhe drogë. Të gjithë e kanë njohur si një kriminel, por jo si person të dhunshëm. Samiri thotë se gazetarët nuk duhet ta besojnë versionin e policisë. Samiri beson se personi i vrarë ka pasur armë për t’u mbrojtur nga bandat që kanë dashur t’ia marrin cigaret.
Ministri i Brendshëm flet për cënim shumë seriozMinistri i Brendshëm Bernard Cazeneuve foli (07.01) për një rrezik akut dhe për një aksion plotësisht të domosdoshëm të policisë. Pohimet për thirrjen e tij “Allahu Akbar” vijnë nga një kalimtar, të cilin e kanë cituar mediat në mesditë. Por i gjithë rasti i ka shqetësuar shumë banorët e Parisit. E njëjta vlen edhe për banorët myslimanë në shumë lagje të Parisit. Çfarë presidenti Francois Hollande e ka quajtur të domosdoshme në luftën kundër terrorizmit – armatimin më të mirë të policisë dhe ashpërsimin e masave – banorët e Parisit në këtë zonë e vlerësojnë si kërcënim. Ndërsa pohimet e policisë për këtë rast në këtë zonë nuk i beson askush.

Në vendin me qiellin më të ndotur në Europë, Aleksandër Berisha shet molla, dardha, rrush në një tavolinë druri që lëkundet rrëzë rrugës. Kështu fillon rrëfimi i gazetës gjermane për pasuritë e kosovës dhe perspektivën e tyre. Obiliqi, thuhet, e ka ajrin më të helmuar në kontinent. Një vend me 20’000 banorë te portat e kryeqytetit, i cili edhe në Kosovë duket i zymtë. Oxhaqet zgjaten nga 120 metra në ajër dhe vjellin tym, centrale qymiri të viteve të ’40-ta, nga Banka Botërore të kualifikuara si burime më të mëdha të ndotjes së ambientit në Europë.
Mirëpo, vendi për Kosovën ka një domethënie të madhe. Sepse para portave të Obiliqit qëndron një thesar – një ndër fushat më të mëdha të qymyrit të kaftë në botë. Një miliardë materie djegse ngjeshen në këtë tokë, shumë më tepër se sa i duhet vendit. Shteti më i ri dhe më i varfër i Europës mund ta furnizonte krejt rajonin me qymyr. Madje të gjithë Europën juglindore, e citon artikulli profesorin e Oxfordit James Pettifer, një specialist botëror për Ballkanin. Deri 35’000 vende të reja pune në sektorin e energjisë sheh inxhinieri Rainer Hengstmann që ka punuar si këshilltar për Kombet e Bashkuara në Prishtinë. Ky qymyr është një shans për ta nxjerrë vendin nga mjerimi.
Kosova është një vend që, përveç tjerash, është prekur edhe nga kriza e euros. Më 2011 ekonomia u rrit për gati 4,5 për qind, ndërsa në 2012-tën – për 2,5 për qind, vitin e kaluar kishte rrënë gati komplet. Tani rrezikojnë të huqen dy burime të rëndësishme të parasë: Disa vende të UE-së i kanë shkurtuar ndihmat për Kosovën, kurse emigrantët po dërgojnë më pak para në shtëpi – një zhvillim fatal për vendin.
Megjithatë, qymyri kafe nuk është një mundësi për asistencë urgjente. Sipas profesorit të Oxfordit, aji mund t’i sjellë vendit mirëqenie, por jo sot për nesër. Investimet që duhet të bëhen këtu janë gjigande. Gjithsesi Obiliqi është rezervuari më i rëndësishëm i vendit. Por, jo i vetmi. Mineralet e përshkojnë Kosovën si damarët trupin, thotë reportazhi. 14,7 miliardë tonë minerale gjinden në tokë. Me kaq, Kosova është e pesta në planet për nga rezervat e tyre. Më shumë janë vetëm Rusia, Gjermania, Australia dhe SHBA-të. Dhe pjesa më e madhe mund të eksportohej, sepse nevojat e brendshme janë të vogla. Për rrymë aq sa zgjat një jetë njeriu, Kosovës i duhet vetëm gjysma e sipërfaqes së Obiliqit.
Me mjetet dhe ekspertizën vendore nxjerrja e mineraleve është shumë e mundimshme, ndërsa rezultati modest. Kosovës i mungojnë inxhinierët, thotë reportazhi. Kurse investitorët e huaj druajnë të vijnë për shkak të mungesës së sigurisë juridike, autoriteteve të rënda, korrupsionit. Për këtë, sipas Transparecy International, Kosova është në vendin e 11-të, ndërmjet Etiopisë dhe Tanzanisë. Për më tpër – thotë raporti – qytetarët druajnë që elitat e vendit janë të përfshira në tregtinë e armëve dhe të drogës.
Në disa provinca të vendit furnizimi i rrymës bëhet me orar. Kjo sipas Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar nuk i josh ndërmarrjet për investime. Kushtet e jetesës së qytetarëve janë të këqija. Prodhimi i Brendshëm Bruto është 2’600 euro, sa i Mongolisë. Askund në Europë nuk ka më shumë të papunë – ajo shkon nga 45 deri në 80 për qind. Eksporte nuk ka, përveç metalit të vjetër të nxjerrë nga hekurishtet e automjeteve të vjetëruara. Lulëzon vetëm puna në të zezë me 30 deri 40 për qind. Të rinjtë shesin cigare në rrugë.
Pastaj vjen gjendja politike. Herë pas herë plasin konfliktet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Pika më e nxehtë e tij është Mitrovica, një qytet me 100’000 banorë në veriun e dominuar nga serbët – njërin ndër vendet e fundit të ndara në Europë. Në mes paqëruajtësit e Natos. Këto tensione e ngufasin zhvillimin e Kosovës.
Por, problemet nuk do të zgjidheshin edhe sikur Kosova një ditë ta nxirrte bujarinë e natyrës në shesh. Reportazhi kujton zhvillimet e dhunshme në vende të tjera me pasuri natyrore si nafta, gazi, apo ari. «Toka e tyre është e pasur, populli i tyre i varfër». Dy ekonomistë amerikanë, Jeffrey Sachs dhe Andrew Warner, e kanë gjetur një korrelacion në këtë mes: Rezervat nuk janë vetëm një bekim, ato mund të shëndrrohen në një mallkim. «Nëma e burimeve», quhet fenomeni. Qeveritë që iu bie diçka e tillë në prehër bëhen indiferente. Ato nuk investojnë më në shkolla, rrugë, spitale. Nuk çajnë kokën për ajrin e ndotur apo lumenjtë e helmuar. Nuk kujdesen për drejtësi, rend a transparencë. Në marrëveshjet për lëndën e parë ata kujdesen që të fitojë vetëm klani i tyre. Nepotizmi dhe dhuna e përcaktojnë përditshmërinë. Në shtetet të cilat jetojnë nga pasuritë nëntokësore gjasat e një lufte qytetare janë 23 për qind, transmeton reportazhi. Në vendet me mungesë të këtyre burimeve ky rrezik është një gjysmë përqind.
Përse duhet të jetë krativ dhe produktiv një vend që korr pa mbjellë? – pyet autori i artikullit Stefan Beutelsbacher. Përse duhen kushte për investitorët, apo investime në sektorë përreth? Aty ku perandoria e tokës mban thesare, ekonomia ritet ngadalë, sepse mungon nxitja për zhvillim. Këto vende vuajnë nga luhatjet e çmimeve në tregjet botërore. Kjo situatë kërkon planifikim të mirë, por qeveritë i josh vetëm jeta në kohën e tashme. Dhe ato jetojnë mirë – në kurriz të ekonomisë së keqe. Ky fenomen për herë të parë është vrojtuar në Holandë, kur në brigjet e saj më 1959 papritur u gjet gaz. Eksporti solli miliarda, kurse shteti vujati nga paraja si nga një infeksion. Prandaj ekonomistët e kishin quajtur atë «Sëmundja holandeze».
Në botë janë gjithë ato vende që dergjen nga mallkimi i burimeve: Nigeria, Kongo, Çadi, Gabuni, Venezuela, Birma, Rusia. Kosova mund të zgjedhë një rrugë tjetër nga regjimet që kanë humbur në qerthullin e burimeve. Për shembull duke i investuar miliardat e mëvonshme të lëndës së parë në infrastrukturë dhe shkkollim, e transmeton autori profesorin e Oxfordit. Duhet forcuar institucionet dhe prerë korrupsionin. Qeveria do të duhej të ngrinte fonde të mineraleve për të mos iu ekspozuar humorit të tregjeve botërore. Ideja është që vendi të pajiset për një të ardhme pa qymyr. Sepse, dhe kjo është e vërteta më e thjeshtë për burimet: Një ditë ato do të harxhohen. ks

Shumë shqiptar po gjejnë rrugën e vërtetë drejt Zotit të tyre, për të prehur shpirtërat në fenë Islame, prehje e garantuar në këtë jetë por edhe në botën e amshuar.
Ky fenomen me rritje rekorde në mbarë botën por edhe tek shqiptarët, karakterizohet me rikthimin në praktikën fetare dhe përmbushjen e adhurimeve të atyre njerëzve që kanë lindur si muslimanë por që nuk kanë qenë praktikantë më parë, por është shumë ngazëllyes fakti se shumë të krishterë anë e mbanë botës po e bëjnë të njëjtën gjë, madje shumë bashkëkombas të besimeve të krishtere po e ndjekin këtë rrugë. Shumë në heshtje e disa edhe në mënyra publike. Një rast i tillë ndodhi sot në Xhaminë “Dine Hoxha” ku shërben si imam hoxha i njohur Ahmed Kalaja
“Allahu ja shpërbleftë vëllaut tonë Klitit i cili sot u konvertua nga Ortodoks në Musliman.Falënderimi i takon Allahut që na u ëmbëlsua Xhumaja me një lajm të tillë!”
Një falënderim shkon edhe për vëlla Denisin që na mundësoi këtë suprizë, tha imami Kalaja duke iu referuar shokut të Klitit i cili i kishte treguar atij fenë./kohaislame.com