Browsing: Lajme

Mediat thonë se një ish-agjent i KGB-së ruse, Boris Karpichkov, ka thënë se urdhrin për rrëzimin e avionit nga i cili humbën jetën 224 pasagjerë e ka dhënë Rusia. Sipas Karpichkov, Putini këtë gjë e ka bërë në mënyrë që të rifitojë simpatinë e humbur nga populli dhe që të arsyetohet në luftën kundër ISIS-it, në mënyrë që të godasë edhe caqe të tjera, raportojnë mediat e huaja. Ky zhvillim e komplikon shume situaten e tensionuar politike midis NATO’s dhe Rusise, por ne vecanti Turqise dhe Rusise.
Ndër të tjera kjo është edhe presion direkt mbi qeverinë e puçistit Sisi, të cilën e bëri partner të saj dhe nënshkroi po në këto ditë marrëveshjen shumë miliardëshe për ndërtimin e centraleve bërthamore dhe atë për partneritet ushtarak. Ky pozicion i ri i Egjiptit është shumë i dëmshëm për Arabinë Saudite dhe Turqinë.

Lajmi që dha mbretëria e Arabisë Saudite për dyfshimin e çmimit të benzinës nga nata e sotme, bëri që kolona të mëdha të automjeteve të krijohen para pompave të benzinës nëpër Saudi. Saudianët po shfrytëzojnë rastin që të krijojnë rezerva të benzinës para mes natës, kur çmimi i benzinës do të dyfishohet dhe do të arrij në nivel të 24 cent (dollar) për litër.

1- Miratimi i Bankave Qëndrore për hapjen e degëve islame nga bankat me kamatë shtron një pyetje të rëndësishme: Si është e mundur që bankat qëndrore të mbrojnë aktivitetin e bankave islame dhe në të njëjtën kohë ti japin të drejtën bankave me kamatë që të hapin degë islame?2- Eksperienca ka treguar se pronarët e bankave me kamatë ose përgjegjësit kryesorë të tyre kanë manifestuar paaftësi në përpjekjet e tyre për të trasformuar këto degë drejt respektimit të plotë dhe gjithëpërfshirës të normave islame në veprimet e tyre bankare.3- Ofrimi i shërbimeve bankare islame nga bankat me kamatë do të shkaktonte pengimin e krijimit të bankave të mirëfillta islame dhe eleminimin e shkakut për ekzistencën e tyre ose për mos-themelimin e një numri me të madh të bankave islame.4- Marrëdhënia me degët islame mund të sjellë nxjerrjen e parave të muslimanëve jashtë vendit për tu investuar në emër të Islamit, për shkak se pjesa më e madhe e pronarëve të bankave me kamatë në shumë vende islame janë të huaj ose çifutë.5- Ofrimi i shërbimeve bankare islame përmes bankave me kamatë mund të shkaktojë cënimin e imazhit të bankimit islam dhe të paqartësi në qëndrimin fetar në lidhje me çështjen e kamatës.6- Hapja e degëve islame përmes bankave me kamatë do të sjellë shtrirjen e aktivitetit të bankave me kamatë dhe zgjatjen e jetës së tyre. Si pasojë kjo do të sjellë vazhdimësinë e largimit të bereqetit, si dhe vazhdimësinë e të keqes dhe gjynaheve që shoqërojnë kamatën dhe dukuritë e saj.Degët islame në bankat me kamatëStudim nën dritën e Ekonomisë IslameDr. Fehd Esh-Sherif
Përktheu: Genc Plumbi

Ky shkrim i sotshëm ka të bëjë me mënyrën e udhëtimit të Muslimanit Produktiv! Si mund të arrini më së miri ta shfrytëzoni kohën në ato orë të gjata në rrugë në mënyrë që më të vërtetë ato të shtojnë vlerën e jetës tënde (dhe botës tjetër) në vend që ta pakësojnë atë!
E tërë kjo varet prej faktit se cilin mjet të udhëtimit ju e përdorni (dhe më besoni, unë kam përvojë me të gjitha). Më poshtë keni një ndarje se çka mund të bëni në secilin lloj të mjetit të udhëtimit. Por para se të dalim tek ajo, disa para-rekuizita (parakushte):
Kur del nga shtëpia jote, mbaje mend lutjen e largimit nga shtëpia
بِسْمِ اللهِ تَوَكَلْتُ عَلَى الله وَلاَ حَوْلَ وَلاَ قُوَّةَ اِلَّا باِالله
Bismilah tewekeltu al-Allah we la hawle we la kuwete il-la bil-lah
“Me emrin e Allahut, mbështetem tek Allahu, nuk ka forcë e as fuqi përveç se me Allahun“
اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ أَنْ أَزِلَّ أَوْ أُزَلَّ أَوْ أَضِلَّ أَوْ أُضِلَّ أَوْ أَضْلِمَ أَوْ أُضْلَمَ أَوْ أَجْهَلَ أَوْ يُجْهَلَ عَلَيَّ
Allahumme innii e’udhu bike en ezil-le ew uzel-le ew edil-le ew udal-le ew adhlime ew udhleme ew exh-hele ew juxh-hele alejje.
“O Allahu im, kërkoj mbrojtje tek Ti që të mos e humbë dikë apo të mos më humbin, dhe të mos devijoj dikë apo të mos më devijojnë, dhe të mos shtyp dikë e as mos të më shtypin, e as të mos sillem si i pamend e as të mos më trajtojnë si të pamend.”
Mbaje mend lutjen kur e nget mjetin e udhëtimit:
بِسْمِ اللهِ ,الحَمْدُ لِلَّهِ ,سُبْحاَنَ ااَّذِي سَخَّرَ لَناَ هَذاَ وَماَ كُنَّا لَهُ مُقْرِنِينَ وَ إِنَّا إِلَى رَبِّنَا لَمُنْقَلِبُونَ
Bismilah, Elhamdulilah, Subhanel-ledhii seh-hara lene haadhe, we ma kunna lehuu mukriniin, we in-naa ilaa rab-binaa le-munkalibuun.
“Me emrin e Allahut, të gjitha Lavdërimet i takojnë Allahut. I pa të meta është Ai, I Cili na ka nënshtruar neve këtë (transport) për shërbimin tonë, ndërsa ne nuk do të kishim mundësi ta bënim këtë vetë, dhe tek Zoti jonë është kthimi përfundimtar.”

Investo në një “mp3 player” të mirë. Për shembull, një “mp3 player” me funksionet A-B ose një “iPod Touch”/ “iPhone” me aplikacionin për Kuran të instaluar në të. (Në website-in tonë ke një udhërrëfyes se si ta islamizosh pajisjen tënde për dëgjim të audiove).
Pasi që ti keni rregulluar gjërat e lartcekura, këtu i keni ca gjëra-për-ti-bërë gjatë udhëtimit në cilëndo prej mjeteve për udhëtim:
Biçikletë:Gjërat që mund ti bëni gjatë ngasjes së biçikletës:
Memorizo Kuranin: Duke përdorur “mp3 Player”-in tënd me funksionalitetet A-B ju mund të caktoni se në cilën pjesë do të fillojë të luaj MP3-shi juaj, dhe në cilën pjesë do të përfundojë, e pastaj e programoni përsëritjen e saj. Kjo do të thotë se ju mund të zgjidhni një sure të Kuranit dhe të caktoni se në cilin ajet të fillojë këndimi dhe në cilin ajet duhet të ndalet, e pastaj i përsërit këto ajete sa herë që dëshiron. Rezultati: Mësimi përmendësh i një grupi të ri të ajeteve! Ditën tjetër, vazhdo me grupin tjetër të ajeteve dhe përsërite këtë proces gjatë gjithë kohës së ngasjes së biçikletës. (Për të funksionuar kjo me të vërtetë, ju sugjeroj që së pari ti mësoni ajetet përmendësh në shtëpi, më së miri është pas namazit të Sabahut, e pastaj i dëgjon ato gjatë rrugës për në punë dhe prapa). Këto pajisje mund të funksionojnë shumë mirë nëse përdorim programin “iQuran Pro”. Një udhërrëfyes hap pas hapi se si ta përdorni “iQuran” e keni në website-in tonë).
Medito rreth krijimit të Allahut: Pjesa më e pëlqyeshme për mua gjatë ngasjes së biçikletës është meditimi rreth krijimit të Allahut: qiejt, toka, malet, dhe panorama që na rrethon neve, me të vërtetë më përkujtojnë ajetin:

أِنَّ فِي خَلْق ِالسَّمَاوَاتِ وَ الأَرْضِ وَاخْتِلافِ اللَّيْلِ وَالنَّهاَرِلَآياَتٍ لِأُوْلي ِالأَلْباَبِ
“Me të vërtetë në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt.” (3:190)
Për të medituar në mënyrën më efektive, ju sugjeroj që të përdorni një hartë dhe të niseni herët për në punë në mënyrë që të shkoni nëpër rrugë të ndryshme çdo ditë, ose ta shfrytëzoni rastin të silleni përreth parkut tuaj favorit ta paktën një herë para se të arrini në punë. Duke thithur ajër të pastër dhe duke i zbavitur sytë me natyrën është një kënaqësi absolute e cila ta rregullon disponimin tënd për tërë ditën.
Përkujtoje Allahun: Në lidhje me të lartpërmendurat, thjeshtë të shqiptuarit e fjalëve “SubhanAllah, Elhamdulilah, La ilahe il-Allah, Allahu Ekber” ose çfarëdo lutje ose përkujtim i Allahut është një mënyrë me të vërtetë produktive dhe shpërblim-prurëse e shfrytëzimit të udhëtimit. Kjo të lidh ty me Ahiretin (Botën e ardhshme), të bën të fokusohesh në pamjen e plotë të jetës pas kësaj bote dhe të përkujton se kënd je duke e adhuruar. Mënyrë e mrekullueshme për të filluar ose mbaruar ditën tënde.
Ushtrimet: Ngasja e biçikletës është një stërvitje natyrale, kështu që jo vetëm që je duke udhëtuar por njëkohësisht je duke ushtruar! Këshilla ime e vetme këtu është të sigurohesh që vendi yt i punës të ketë një banjë për të bërë dush (të pastrohesh/dhe natyrisht mos harro të mbash me vete një palë tesha!)
Vetura: Nëse je duke vozitur veturën ti mund ti zbatosh të gjitha gjërat që i cekëm më lart (përveç pjesës rreth ushtrimeve) plus këto në vijim:
Audio-libra/Ligjërata/Kurse/Seri ligjëratash: Unë vetëm sa kam rizbuluar kënaqësinë e të mësuarit përmes të dëgjuarit me pajisjen time të lidhur me pajisjen e radios së veturës. Unë mund të dëgjoj çfarëdo audio-libri, ligjërate, kurse islame mp3, ose seri ligjëratash të cilat i shkarkoj në iPod-in tim. Kam përfunduar një kurs 2 orësh trajnimi, një kurs marketingu (36 CD-ja), një kurs islam mbi Sirën (Jetëshkrimin e Pejgamberit a.s./32 CD-ja), dhe qindra orë të ligjëratave tjera duke shfrytëzuar këtë metodë.
E dimë se shumica e njerëzve i bëjnë këto gjëra në këtë apo atë mënyrë, POR këtu po i cekim disa metoda të avancuara në mënyrë që më të vërtetë të përfitoni më të mirën nga TË GJITHË audio fajllat që i keni:
Përgatit një plan të një kursi të strukturuar mirë – në mënyrë që të dini saktësisht se çfarë jeni duke dëgjuar dhe kur, dhe të ndërtoni diturinë tuaj në vend se të filloni me diç e pastaj të kaloni në diç tjetër … e pastaj prapë të ktheheni ku keni qenë!
Nëse përnjëmend dëshiron të nxjerrësh më të mirën nga ajo që e ke dëgjuar, provo të marrësh edhe shënime në kohët kur ndalesh për shkak të tollovisë së madhe në trafik OSE kur të kthehesh në shtëpi. Kjo do të të ndihmojë që të përforcosh atë që ke mësuar, dhe do të jesh më i prirë që ta përdorësh atë dituri inshAllah.
Trenat/Autobusët/Aeroplanët/Shoferët personal:
Përsëri, mund ti zbatosh të gjitha të lartcekurat plus këto në vijim:
Video shfaqjet: Shiko video shfaqje/Kurse, përmes pajisjes tënde ose ndonjë teknologjie prej teknologjive që shfaqin videot në ekran të vogël. Pra, mund ti shkarkoni këto kurse (nga të cilat kemi edhe sosh që janë pa pagesë) në laptopin tuaj e pastaj ti sinkronizoni në pajisjet tuaja për shikim.
Lexo libra/Studio: Kalo një vikend në një librari dhe blej një sasi të caktuar librash të dobishme për ti lexuar në udhëtimet tua të përditshme. S’ka më të mirë se mësimi i vazhdueshëm J. Përsëri, sigurohu që librat të jenë pjesë e “planit”, p.sh. të themi se je i interesuar në marketing gjatë kësaj jave, atëherë të gjithë audio fajllat që i bart në veturë apo librat që i lexon le të jenë të lidhura me këtë temë.
Përgjigju e-mailave tuaj offline (jashtë rrjetit të dukshëm): Nëse e bart laptopin me vete, mund ta bësh atë shumë të dobishëm (veçanërisht në tren/aeroplan) duke zënë rendin e e-mailave që të kanë ikur, dhe duke iu përgjigjur atyre duke mos qenë i kyçur në internet, si drafte të ruajtura që t’iu përgjigjesh më vonë. Për ata të cilët i kontrollojnë e-mailat e tyre online, do ti kisha sugjeruar shumë që të programojnë laptopin ashtu që ti shkarkojë TË GJITHË e-mailat nga llogaritë tuaja të ndryshme, në vetëm një klient e-mail, p.sh. Microsoft Outlook, Apple Mail, Mozilla Thunderbird e kështu me radhë. Në këtë mënyrë, nuk do të kesh nevojë vazhdimisht për lidhje interneti që ti kontrollosh e-mailat, sepse e-mailat shkarkohen kur je i lidhur me internet, dhe mund ti lexosh ata dhe pastaj të përgatitësh draft përgjigjet sipas mundësive tuaja.
Vendos agjenda: E mësova këtë prej David Allens, sistemit të produktivitetit “Si të përfundohen gjërat!”: Përgatit një agjendë për secilin person që do ta takosh. A nuk është irrituese ta takosh dikë të cilin ke pasur nevojë ta pyesësh për shumë gjëra ose ti tregosh për to, mirëpo s’mund të mbash mend më shumë se 2 gjëra prej kësaj liste?!

Përgatitja (shkrimi) e një agjende për secilin që do ta takosh ose ke nevojë ta shohësh është një metodë lehtësuese dhe produktive për të marrë maksimumin nga ai takim. Kështu që, nëse jeni i ulur në tren ose në aeroplan … shkruaj këto agjenda! Nëse jeni duke udhëtuar për një takim, dhe asnjë agjendë nuk është përgatitur, përdore këtë kohë që ke për ta shkruar një agjendë. S’do të thotë të jetë shumë shtjelluese, edhe një “listë e shkurtër” kryen punë.
Thirrjet Telefonike/SMS-at: Po pra! A jam unë ai personi irritues i cili nuk mbaron së foluri në telefon prej momentit që niset treni/autobusi deri në fund. OK?! Jo, unë nuk jam ai. Në fakt, i urrej këta njerëz. Mirëpo një udhëtim me tren ose udhëtim me autobus është koha më e përshtatshme për të përfunduar bisedat e shpejta telefonike/ose SMS-sat. Ata që më njohin e dinë se unë s’mund të ulem dhe të bisedoj në telefon edhe pse më pëlqejnë bisedat dhe shëtitjet … kështu që unë zakonisht e përdori kohën e shkuarjes deri në stacion të trenit ose kthimit, ose shkuarjes dhe kthimit në terminal për të përfunduar shumicën e thirrjeve telefonike. (Meqë ra fjala, këtu kemi një mësim jetësor: KURRË mos u ul përderisa je duke biseduar në telefon, veçanërisht nëse dëshiron të bindësh personin në anën tjetër të lidhjes për ndonjë gjë, ose do të pyetesh për pyetje të vështira. Unë mendoj që prej kësaj buron edhe “aftësia për të zhvilluar një qëndrim të mirë gjatë fjalimeve para publikut”).
Mendo dhe Medito: Ide/Ditarë të rinj:Duke medituar rreth krijimit të Allahut (shih më lartë) mendimet dhe idetë futen (dhe largohen) në mendjen time. Unë duhet ti kap mbërthej ato. Përveç kësaj, në ditarin tim i shkruaj të gjitha idetë në formë të hartave mendore, të dhënave protokollare, foto, tabela, etj… Shumica e publikimeve të mia më të preferuara në ProductiveMuslim.com kanë lindur në këto momente të çmuara të kohës sime në tren/autobus/aeroplan.
Ju tash mund ta shihni se pse unë e dua udhëtimin! S’ka rëndësi se në çfarë mjet udhëtimi më vendosni, me planifikimet e mia dhe me veglat e duhura, udhëtimi im ditor bëhet një pasuri e vërtetë e jetës sime në vend të një harxhues-kohe në trafik J.

Vozitni ngadalë, koncentrohuni, mos nxitoni, por nëse gjendja nëpër rrugë është katastrofale, më së miri është të mos vozitni fare.Dimri sa ka arritur, kurse të reshurat që kanë rënë dhe janë paralajmëruar për ditët në vazhdim na kanë nxitur t’ua përcjellim këshillat më të mira për vozitje dimrit.
Rregulla e parë dhe themelore është që vetëm nëse nuk keni mundësi ndryshe, të mos dilni fare në rrugë, kur ato janë të lagëta, të mbuluara me akull, borë ose kur era është shumë e fortë.Megjithatë, të gjithë shumë mirë e dimë që sot nuk mundemi pa automobil dhe që shumë nga ne janë të dënuar të udhëtojnë me të në punë dhe kështu me radhë. Disa edhe në distanca pak më të gjata. Pikërisht për këtë arsye duhet të jemi të gatshëm për më të keqen.
Ja si të sillemi kur kushtet në rrugë janë ekstreme.
Vozitja nëpër borë dhe akull paraqet me siguri skenarin më të keq të mundshëm në rrugë, e cila atëherë bëhet e paparashikueshme. Megjithatë, disa këshilla mund t’ju ndihmojnë të arrini sigurt në destinacion, nëse duheni të vozitni me patjetër.
• Gjithmonë mbani me vete mbulesë ose batanije, jelek reflektues dhe çokollatë në rast se bllokoheni në rrugë. Po ashtu mbusheni telefonin para nisjes.• Gjithmonë para nisjes pastroni MIRË xhamat e automobilit, dhe kontrolloni fshesat e xhamave.• Nëse keni mundësi, mos u nisni për rrugë kur bie bora e parë, sepse ka shumë mundësi që rrugët të mos jenë të pastruara.• Vozisni ngadalë, sepse akulli mund të gjendet në cilëndo pjesë të rrugës, i fshehur nën borën e hollë. Kujdes të veçantë bëni në kryqëzime dhe rrethrrotullime.• Ndaluni në ndonjë vend të sigurt derisa të mos kalojë moti i keq – nuk ia vlen të vozitet kur dukshmëria është e keqe.• Mbani distancën e sigurt – që të mund të frenoni me kohë dhe pa pasoja.• Sa herë që mundeni frenoni me motor dhe jo përmes frenave, për shkak të fërkimit dhe rrëshqitjes.• Nëse automobili juaj tërheq me rrotat e pasme kini kujdes me peshë prapa si dhe sidomos nëpër kthesa.
Rrugët e lagështa dhe vërshimet është skenari i dytë më i keq. Vërshimet vijnëbefasishëm, shkatërrojnë çdo gjë para vetes, por edhe shiu i zakonshëm mund t’ua vështirësojë vozitjen. Uji paraqet problem të njëjtë edhe kur fillon shkrirja e sasive të mëdha të akullit dhe dëborës. Frenimet e papritura apo të vrullshme nuk duhet të ndodhin, kështu që:
• Gjithmonë mbani distancë të dyfishtë nga ajo që do ta mbanit në mot të thatë. Sa më larg, më mirë.• Kujdes nga pellgjet – gjatë shpejtësive të mëdha kur hasni në ndonjë pellg uji, rrotat mund të humbin kontaktin me sipërfaqen, ndërsa ju kontrollin e automobilit. Nëse vjen deri te kjo, mos bëni panik, por mbajeni fort timonin dhe kurrsesi mos e shtypni shumë fort frenin.• Gjatë lëvizjes dhe kthimit në sipërfaqe të lagështa automobilat mund të sillen si në akull, prandaj bëjeni ngadalë këtë gjë.• Rrini larg nga cepi i rrugës, sepse koncentrimi i ujit aty është më i madh; kini kujdes nga automobilat nga drejtimi i kundërt dhe këmbësorët që lëvizin në trotuar.• Kurrë mos vozitni mbi rrëketë që kanë përmbytur rrugën – nuk është mirë të rrezikoni.• Testoni frenat kur dilni me automobil nga uji i thellë.• Mos vozitni shumë afër vozitësit para jush, sepse spërkatja nga rrotat e tij ua zvogëlon shikimin.• Shmangni kalimet nëpër ujin e thellë në rrugë, sepse mund të ndodhin dëmtimet dhe prishjet serioze në automjet.Era po ashtu nuk është mike e vozitësve. Veçanërisht nëse vozitni automjete të larta si kombi, SUV (xhipa), etj.• Kini kujdes në lugina dhe në terrene të hapura për të cilat janë karakteristike erërat e forta.• Gjithmonë mbani të dy duart në timon, ashtu që në rast se ju sulmon era të mund të reagoni si duhet.• Ngadalësoni – automobili është më stabil kur e vozitni ngadalë./autolajme/kohaislame

20 ÇAJRAT QË MJEKOJNË SHUMË SËMUNDJE !
Çajrat nuk mund t’i shërojnë të gjitha sëmundjet, por zbusin shumë dhembje. Kështu që, para se të merrni barnat, provoni dhuratën e natyrës.
Forcon imunitetin
’Echinacea’Përgatitja: Një lugë me gjethe të thara, më pas i zieni me dy decilitra ujë dhe leni të qëndrojë ashtu për gjysmë ore. Gjatë tërë ditës konsumoni tri herë çaj sipas dëshirës.Zbut stresinNenexhiku ‘Melissa officinalis’
Përgatitet: Hidh një gotë me ujë të valuar përmbi gjethet e nenexhikut. E lini të qëndrojë ashtu së paku dhjetë minuta. Për një periudhë prej gjashtë javësh pini nga tri gota çdo ditë.
Për kollitje më të lehtë
“Althaea officinalis”
Përgatitet: Hidhni ujë në një enë ku gjendet fletë të prera të bimës. E lini të qëndrojë ashtu për dhjetë minuta, e më pas vazhdoni. Çajin e përzieni me mjaltë dhe e konsumoni gjersa është i ngrohtë.
Zbut ftohjen
Çaj kaçeje ‘Rosa corymbifera, Rosa canina’
Përgatitet: Hidhni ujë në ujë të valuar në kaçen. E lini të qëndrojë ashtu nja dhjetë minuta, e më pas vazhdoni. Shtoni mjaltë apo lëng limoni, varësisht nga shija juaj. Konsumoni sipas dëshirës.
Shëron gripin
’Sambucus nigra’
Përgatitet: Një lugë me gjethe të bluara e hidhni në ujë të valuar, e mbuloni, më pas e lini të qëndrojë ashtu për rreth dhjetë minuta, pastaj vazhdoni. Konsumoni sipas dëshirës, shëron gripin, shkakton djersitje dhe ul temperaturën.
Për të sëmurit nga astma
Gështenja ‘Castanea sativa’
Përgatitja: Një gështenjë të shtëpisë e vendosni në ujë të ftohtë, e lini ashtu të qëndrojë, e më pas vazhdoni. Konsumoni dy deri në tri gota në dite, apo thjesht vetëm pastroni fytin me të.
Zbut sëmundjet e mushkërive
Dëllinja ‘Juniperus communis’
Përgatitet: Një enë të mbushur me dëllinja e përzieni me ujë të valuar, e mbuloni enën dhe e lini të qëndrojë ashtu për rreth 5–10 minuta. E ëmbëlsoni me mjaltë apo sheqer. Gjatë ditës konsumoni dy gota me këtë lloj çaji.
* Ky çaj nuk ju preferohet personave me veshkë të ndjeshme.
Kundër diarresë
Borzilok ‘Origanum majorana’
Përgatitet: Hidhni një gotë ujë të valuar mbi një qese dhe vazhdoni pas tre minutave. Konsumojeni sipas nevojës. Ky çaj nuk ju preferohet nëse keni kokëdhembje të shpeshta.
Zbut gastritin
Jamball ‘Glycyrrhiza glabra’
Përgatitet: Dy lugë nga gjethja e jamballit i përzieni me ujë të valuar, e mbuloni enën dhe e lini të qëndrojë rreth 10-15 minuta. Konsumoni nga tri deri pesë gota në ditë.
Për sëmundjet e veshkave
Majdanoz ‘Petroselinum crispum’
Përgatitet: Hidhni ujë të valuar përmbi dy lugë me gjethe të majdanozit. Enën e mbuloni dhe e lini të qëndrojë rreth 10–20 minuta, e konsumoni gjithmonë para ushqimit. Konsumoni së paku tri gota çaj në ditë.
Kundër depresionit
Kantarion ‘Hypericum perforatum’
Përgatitet: Mbushni një enë me ujë dhe vendosni tri lugë me kantarion, e lini të qëndrojë së paku dhjetë minuta, e më pas vazhdoni më tutje. Konsumoni tri deri katër gota brenda ditës. Për shërimin e depresionit çajin së paku duhet përdorur katër javësh që të keni rezultate të kënaqshme.
Zbut migrenën
’Centaurium erythraea’
Përgatitet: Zieni një lugë të kësaj bime, e lini të qëndrojë rreth 6–10 orë, e më pas vazhdoni më tutje. Së pasi çajin ngroheni, shtoni një lugë mjaltë, e më pas e konsumoni.
Për reumatoidet
’Fraxinus excelsioe’
Përgatitet: Zieni një enë me gjethe të kësaj bime. E lini të qëndrojë rreth 3–5 minuta, më pas vazhdoni dhe konsumojeni. Për të vërejtur përmirësime, çajin konsumojeni dy herë në ditë për dy javë rresht.
Për problemet me zemër
’Berberis vulgaris’
Përgatitet: Një lugë me gjethe e hidhni në enën e mbushur me ujë dhe e lini ashtu të qëndrojë. Ashtu le të qëndrojë rreth pesë minuta. Brenda ditës konsumoni një ose dy gota, por së pari duhet të konsultoheni me mjekun.
Ul shtypjen
Përzierje e çajit vendor
Përgatitja: Përzieni pak nga pak kantariona, nenexhiku me gjysmë litre ujë të valuar. Le të qëndrojë ashtu rreth 10–15 minuta, më pas e përzieni edhe me mjaltë për shije më të ëmbël. Konsumojeni disa herë brenda ditës.
Ul kolesterolin
Fenugrikë ‘Trigonela foenum-greacum’
Përgatitet: Dy lugë të kësaj bime i përzieni me ujë të ftohtë dhe i lini të qëndrojnë ashtu për rreth tri orë. I zieni dhe menjëherë përgatisni çajin. Kur të ftohet, atëherë i shtoni edhe një lugë mjaltë dhe e konsumoni gjersa është i ngrohtë.
Për ata që vuajnë nga diabeti
Luleradhiqe ‘Taraxacum officinalis’
Përgatitet: Rrënjën e thatë të kësaj bime e vendosni në dy decilitra ujë të ftohët, e zieni mbi zjarr ngadalë, e largoni nga zjarri dhe e lini të qëndrojë përreth 15 minuta. Gjatë ditës pini dy gota çaj.
Kundër pezmatimit të vezoreve
’Quercus robur’
Përgatitja: Një lugë të mbushur nga lisi i ri e mbushni me ujë të valuar, e mbuloni mirë dhe e lini të qëndrojë ashtu për 10 minuta. Konsumoni dy gota gjatë ditës.
Për lehtësimin e dhembjeve të shtatzënisë
’Alchemilla vulgaris’
Përgatitet: Dy lugë të gjetheve të thara e përzieni me ujë të valuar dhe e lini të qëndrojë për dhjetë minuta. Çajin e konsumoni sipas nevojës. Flavonoidet që përmban forcojë mitrën dhe zbusin dhembjet në pjesën e poshtme të stomakut.
Kundër Endometriozës
Përzierje çajrash
Përgatitja: Përzieni kaçen me dy decilitra ujë të valuar. E lini të ftohet dhe konsumoni dy herë nga një gotë brenda ditës.
mjekesiaislame.com

A jeni pyetur ndonjëherë se pse gripi është sezonal? Sipas një studimi të realizuar kohë më parë, përhapja e gjerë e virusit ka të bëjë me nivelet e lagështisë.Në regjionet me klimë të mesme, si në Amerikën Veriore dhe Evropë, gripi arrin kulmin gjatë sezonit të dimrit, kur lagështia është e ulët. Por, kërkuesit amerikanë kanë vërejtur se në disa regjione tropikale virusi influenca shpërthen gjatë sezoneve me reshje.Pasi kanë matur shkallën e mbijetesës së virusit influenca A në nivele të ndryshme të lagështisë, kërkuesit kanë arritur në përfundim se gripi është më i shpeshtë gjatë muajve të dimrit pasi mbijetesa e virusit në mukus rritet kur lagështia relative është 50 për qind. Megjithatë, studiuesit kanë gjetur se virusi po ashtu lulëzon kur lagështia është afro 100 për qind.Shkencëtarët kishin hedhur viruset në lëngje të ngjashme me gjendjen e traktit respirator si dhe në mukusin njerëzor, dhe pastaj kanë matur përqindjen e mbijetesës së viruseve pas ekspozimit në nivele të ulëta, mesatare dhe të larta të lagështisë.Kur lagështia është e ulët jashtë, si gjatë dimrit, pikëzat respiratore ishin avulluar plotësisht. Nën këto kushte të thata, virusi ishte më i aftë të mbijetojë.Kur lagështia rritej në nivele mesatare, pikat nuk avulloheshin krejtësisht, andaj virusi mbetet i ekspozuar ndaj niveleve të larta të lëndëve kimike, dhe është më pak i aftë t’i infektojë qelizat.Kërkuesit kanë arritur në përfundim se lagështia prek përqendrimet e kripërave dhe proteinave në lëngjet respiratore, që ndikon në mbijetesën e virusit të gripit. Kjo është arsyeja se pse gripi është sezonal.Në zonat e Amerikës Veriore dhe Evropës, gripi fillon që nga tetori dhe vazhdon deri në majin e vonshëm.

Ju duhet të synoni ti shndërroni 7 aktivitetet Produktive shpirtërore në shprehi tuajat, në mënyrë që me shpresë do të vazhdoni të përfitoni prej tyre gjatë gjithë jetës suaj. Unë i konsideroj këto aktivitete si të pandara nga njëra tjetra sa i përket çdo Muslimani Produktiv. Ti zhvilloni ato si shprehi është esenca e nisjes për në udhëtimin drejt dashurisë së Allahut (Subhanehu ue te‟ala) dhe drejt ngritjes së vazhdueshme të imanit tuaj, inshAllah:
1) Fali Namazet sunnet para dhe/ose pas Namazeve obligative:
E di që është më e lehtë që vetëm ti falësh namazet e obligueshme dhe të vraposh jashtë xhamisë! Megjithatë, kur ti kuptojmë shpërblimet që i humbim me mosfaljen e këtyre namazeve sunnet, nuk do ti lëmë më ato.
Gjatë viteve kam mësuar se ekziston vetëm NJË mënyrë e detyrimit të vetvetes për faljen e këtyre namazeve sunnet në vazhdimësi: Kyçu në shprehinë e faljes së tyre! Së shpejti ato do të bëhen pjesë dhe parcelë e namazit tënd dhe namazi yt do të ndihet i pakompletuar pa kryerjen e këtyre veprave.
2) Përkujtimi i Allahut pas namazit:
Sërish, është e lehtë të ngutemi drejt daljes nga xhamia për shkak të jetesës sonë të ngarkuar; por, le të bëhemi të sinqertë, sa kohë na merr thënia e duave pas namazit? (Përgjigja: 5-7 minuta!). Nëse nuk jeni të sigurt se në çfarë po aludoj, ju mund ti gjeni vetë duatë tek libërthi “Mburoja e Muslimanit”.
Ditëve të sotme ju mund të gjeni laptopë xhepi ose aplikacione telefoni që i përmbajnë këto dua. Kyçu në shprehinë e recitimit të tyre çdo ditë pas çdo namazi për ta pasuruar të përjetuarit e namazit.
3) Përkujtimi i Allahut mëngjes/mbrëmje
Hapi i dytë përfshihet gjithashtu në këtë shprehi. Ekziston një përmbledhje e bukur e duave/përkujtimit të Allahut nga sunneti i të dërguarit Muhamed (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) të cilat i thoshte para lindjes së diellit dhe para perëndimit të diellit.
Ato janë me të vërtetë larguese të stresit dhe përforcuese të energjisë, të cilat nuk dështojnë asnjëherë ti shndërrojnë ditët dhe netët e mia në të bekuara.Edhe këto dua mund ti gjeni në “Mburojën e Muslimanit.”
4) Namazi i natës:
Elhamdulilah, gjatë Ramazanit ne kemi Taravitë e mrekullueshme për ti falur. Megjithatë, jashtë Ramazanit ka shumë raste të volitshme që ende të mbahet shpërblimi i namazit të natës. Nëse je i ri në namazin e natës (Tehexhud) apo nuk e falë atë vazhdimisht gjatë vitit, sigurohu të provosh që ti falësh namazet për çdo natë me xhematë në xhami(posaçërisht vëllezërit), dhe vendosja vetvetes ligjin e “s‟kaarsyetim”-it.
Zhvilloje shprehinë e të falurit të Tehexhudit dhe të vazhdimit të faljes së këtij namazi për 30 ditë rresht; kjo do të vendosë në një rrugë më të mirë për të vazhduar me namaz nate përgjatë tërë vitit inshAllah.
5) Namazi i Duhasë:
Ky është top sekreti i Muslimanit Produktiv për të pasur një ditë produktive: 2 rekate të cilat njihen si namazi i Duhasë, të cilat mund ti falni në çdo kohë pas lindjes së diellit e deri para se dielli të arrijë zenitin e tij (rreth 30 minuta para drekës).
Shpërblimi për këtë namaz është i njëjtë me dhënien e lëmoshës për çdo kockë të trupit tënd, ndërsa energjia dhe lëvizshmëria që do ta ndjesh gjatë ditës është e mrekullueshme.
6) Lutjet para se të flesh:
Ju vetëm se keni pasur një ditë të gjatë dhe je shumë i lodhur. Ti arrin në shtratin tënd dhe dëshiron të hidhesh në jastëk… por … prit! Para se ta bësh këtë, a mund t‟ia ndash vetes tënde vetëm edhe 10 minuta më shumë për ti lexuar lutjet para se të flesh? Kjo është e tëra.
Provoi këto dhe gjeje veten tënde duke përjetuar gjumin më të këndshëm që ke bërë ndonjëherë dhe zgjimin e lehtë për namazin e Sabahut, inshAllah.
7) Recitimi i Kuranit nga një orë për çdo ditë:
Vërejtje: Unë po them lexo Kuran një orë për çdo ditë dhe jo një xhuz ose një sure. Sasia e Kuranit që ti e lexon nuk është aq e rëndësishme sa është kualiteti i kuptimit tënd.
Nëse ti kalon një orë duke recituar një ajet mirëpo plotësisht e kupton atë, është më e rëndësishme dhe më fitimprurëse sesa leximi i një sasie të madhe të Kuranit meshpejtësi marramendëse përderisa nuk e kupton asnjë fjalë.
Pra ja ku jemi, 7 shprehi shpirtërore produktive që mund ti zhvillosh përgjatë vitit duke filluar që nga SOT
Perkthimi i muslimanit prooduktiv
productivemuslim/motraime

Turqia do të vendos bazën e saj ushtarake në Katar në kuadër të marrëveshjes për mbrojtje qëllimi i së cilës do të jetë ndihmë atyre shteteve që të përballen ndaj”armiqëve të përbashkët”, ka deklaruar ambasadori turk në Katar Ahmet Demirok. Marrëveshja e nënshkruar në vitin 2014, e të cilin parlamenti turk e ka ratifikuar në qershor, promovon partneritetin turk me Katarin në kohën e shtimit të jostabilitetit në rajon.Këto dy shtete japin mbështetje Vëllezërve mysliman në Egjipt si dhe forcave opozitare siriane të cilët luftojnë për të rrëzuar kryetarin Bashar al Asad. Ambasadori turk ka thënë se në bazën ushtarake e cila do të jetë instalimi i saj i parë ushtarak në Lindjen e Afërt, do të jenë të stacionuar 3000 ushtar. Aty do të jenë njësitë detare, ajrore si dhe trajnerët për ushtrinë si dhe njësitë speciale intervenuese. Shtoi më tutje se “baza shumëshërbimesh” do të shfrytëzohet primarisht si lokacion për ushtrimet e përbashkëta ushtarake. Marrëveshja poashtu Katarit i lejon mundësinë e vendosjes së bazës ushtarake në Turqi, ka thënë Demirok.
“Turqia dhe Katari kanë probleme të përbashkëta dhe të dyja shtete janë shumë të shqetësuara me ngjarjet në rajon, si dhe për shkak të gjendjes jo të sigurtë në shtete tjera. Përballemi me armiqët të përbashkët. Në këtë kohë kritike në Lindjen e Afërt bashkëpunimi ynë është shumë i rëndësishëm”, ka thënë ai. Demirok ka thënë se momentalisht në Katar gjenden 100 trupa ushtarake të cilët stërvisin pjesëtarët e ushtriës së këtij vendi .Nuk ka dhënë afatin kohor gjat së cilës baza ushtarake do të jetë e përfunduar. Sot nuk ndërtojmë aleancën e re por rizbulojmë lidhjet vëllazërore historike”, ka thënë ai.

Borxhi publik i Kosovës gjatë këtij viti është rritur, por, megjithatë mbetet më i ulëti krahasuar me vendet e rajonit.Sipas statistikave të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, deri në shtator të këtij viti, borxhi publik ka arritur në 719.5 milionë euro, nga 550.9milionë euro sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.Shprehur në përqindje, borxhi publik ka arritur 12.5 për qind të Bruto Produktit Vendor. Kjo vlerë Kosovën e vë në pozitë mjaft të volitshme sa i përket borxhit publik, prandaj ka hapësirë të mjaftueshme për të marrë kredi vetëm për qëllime zhvillimore, ka shkruar në rrjetin social facebook, ministri i Financave, Avdullah Hoti.Ndryshe, sipas Ligjit për Borxhet Publike, në asnjë rast shuma e papaguar e borxhit të përgjithshëm, nuk duhet të tejkalojë dyzet për qind të Bruto Produktit Vendor (BPV).Në rast se borxhi i përgjithshëm e tejkalon këtë përqindje të Bruto Produktit Vendor, atëherë Qeveria duhet t’i paraqesë Kuvendit strategjinë për të kthyer Borxhin e Përgjithshëm nën pragun dyzet për qind.Edhe ekspertë për çështje ekonomike, konsiderojnë se shuma e borxhit aktual nuk është e lartë, por shqetësues, sipas tyre, mbetet fakti se ky borxh po rritet shumë shpejt.Ibrahim Rexhepi, drejtor Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale “STRAS” për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se borxhi kryesisht po rritet për të ruajtur qëndrueshmërinë buxhetore dhe jo për investime kapitale.“Nëse kemi parasysh se para dy vjetësh borxhi publik ka qenë dy herë më i ulët dhe pjesëmarrja e tij në BPV ka qenë rreth 5 për qind, tashmë rritja është shumë e shpejtë. Dhe, për fat të keq, ky borxh publik po rritet vetëm për të ruajtur bilancin buxhetor, do të thotë për të financuar deficitin buxhetor dhe jo përinvestime në projektet kapitale”, vlerëson Rexhepi.Edhe eksperti tjetër për çështje ekonomike, Naim Gashi, thotë se vlera e borxhit nuk është e lartë, por megjithatë, sipas tij, për të marrë borxhe dhe për t’i ikur rrezikut të mundshëm, Qeveria e Kosovës duhet të krijojë një strategji nacionale.“Shfrytëzimi dhe menaxhimi iborxheve publike bëhet siç shfrytëzohet edhe buxheti i Republikës se Kosovës. Do të thotë nuk kemi një standard më të lartë ose më të ulët të atyre mjeteve, me përjashtim kur vendet kreditore janë të përfshira drejtpërdrejt në menaxhimin e atyre fondeve”, thekson Gashi.Ibrahim Rexhepi, ndërkaq, thotë se nëse autoritetet kompetente dëshirojnë të hyjnë në borxhe tek institucionet financiare vendore dhe ndërkombëtare, duhet të realizojnë projekte, të cilat garantojnë kthim..“Kosova edhe në të ardhmen nëse orientohet te rritja e borxhit publik, te shfrytëzim i huadhënies apo kredive nga burimet e ndryshme, duhet të ketë parasysh se ku duhet t’i investojë këto para”.“Këto para nuk mund të shkojnë në projekte, të cilat nuk garantojnë kthim, edhe nëse nuk do të jetë kthim efektiv në para, atëherë mund të jetë kthim përmes përmirësimit të ambientit për investime, që do të thotë do se ndikojë dukshëm në rritjen e qëndrueshme ekonomike”, thotë ai.Por, zyrtarë qeveritarë kanë thënë se nëse hyjnë hua tek institucionet financiare ndërkombëtare, mjetet do të shfrytëzohen për projekte kapitale, siç janë projektet e sistemeve të ujitjes së tokave bujqësore, projektet për hekurudha, rrjete energjetike dhe projekte të tjera strategjike.Ndryshe, nga borxhi i përgjithshëm, 352 milionë euro janë borxhe të brendshme, kurse borxhi i jashtëm ka arritur në 367.2 milionë euro./REL