Browsing: Lajme

Ghafoor Hussain nga Anglia i shpenzoi edhe 6000 £ për ta shndërruar një autobus në një kuzhinë mobile, përmes së cilës synon që të ushqej refugjatët sirianë që e kalojnë dimrin në rrugët e Evropës.
Ai shpreson se përmes kësaj iniciative do të mund të ushqyej deri në 15.000 njerëz në ditë.

Ai ka filluar gjithashtu një iniciativë për ngritjen e fondeve, që ta ndihmoj atë për t’i atë të plotësuar nevojat e këtij misioni.
www.gofundme.com/sadqaforhumanity

Komandanti ushtarak i Hizbullah-ut, Samir Kuntar është vrarë sot gjatë një sulmi ajror në qarkun Al-Homs në afërsi të kryeqytetit sirian, Damask, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga Hizbullah-u fajësuan Izraelin për këtë sulm në të cilin u shënjestrua, siç theksojnë, ndërtesa në të cilën Kuntar ka qëndruar me luftëtarët e tjerë.
Grupi terrorist shiit Hizbollah në njoftimin e sotëm, vdekjen e Kuntarit e quajti “vrasje e sulmeve ajrore sioniste”.
Nga ana tjetër, në Izrael askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin, por disa zyrtarë megjithatë “përgëzuan” këtë hap.

Derisa numërojmë ditët deri në fundin e këtij viti kalendarik, ju ri sjellim ngjarjet që shënuan këtë vit dhe të cilat bota nuk do t’i harrojë.
Ajo që do të jetë e paharruar, janë sigurisht sulmet terroriste në disa shtete në botë, në radhë të parë në Francë. Në mesin e ngjarjeve kryesore që shënuan këtë vit është lufta në Siri e cila po zgjat tashmë pesë vite dhe ku si pasojë miliona njerëz janë detyruar që të braktisin shtëpitë e tyre. E gjithë kjo solli deri te kriza humanitare dhe e refugjatëve, në radhë të parë në Evropë.
Në mesin e ngjarjeve të cilat bota me siguri nuk do t’i harrojë, e që shënuan vitin që e po e lëmë pas, janë sulmet terroriste në Paris, rrëmuja në Mina gjatë Kurban-Bajramit, tërmeti në Nepal dhe sulmet terroriste të DAESH-it.
Po ashtu, në maj të këtij viti është gjetur edhe varreza masive e muslimanëve Rohinga në një kamp të fshehur në pyjet e jugut të Tajlandës, ndërsa dramën e këtyre njerëzve e shikoi e mbarë bota.
Sivjet është ngritur edhe flamuri i Palestinës para selisë së Kombeve të Bashkuara në New York pasi presidenti palestinez Mahmoud Abbas para Asamblesë së Përgjithshme tha se shpreson se Palestina do ta marrë vendin e vet të mirë të merituar në OKB.
Gjatë vitit 2015 në mbarë botën janë vërejtur shumë katastrofa natyrore të cilat morën jetën e mijëra njerëzve. Në gjysmën e dytë të vitit Nepali u godit nga tërmeti më i madh gjatë 80 viteve të fundit, ku humbën jetën më shumë se 8.000 persona.
Në fokus të opinionit botëror ishte edhe situate e rëndë e mijëra refugjatëve nga Bangladeshi dhe Arkani si dhe fati i tyre në varka dhe anije. Në mesin e ngjarjeve të vitit 2015 sigurisht është edhe vizita e kryetarit të Çështjeve Fetare të Republikës së Turqisë (Diyanet), Mehmet Gormez në Jerusalem ku mbajti ligjëratë (hutbe) para disa mijëra muslimanëve në xhaminë Al Aksa.
Pas 50 viteve, sivjet për herë të parë u takuan liderët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kubës. Sivjet, po ashtu forcat e armatosura të Republikës së Turqisë me dy avionë ushtarakë F-16, më 24 nëntor rrëzuan një avion ushtarak rus jo larg rajonit Bayirbucak, pasi avioni shkeli hapësirën ajrore turke, ku më pas dy vendet përkeqësuan marrëdhëniet.
Turqia sivjet ishte vendi pritës i Samitit G20. Po ashtu këtë vit në Siri humbi jetën edhe gazetari i AA-së Salih Mahmud Leyla. Pas zjarrit në një diskotekë në Bukuresht dha dorëheqje kryeministri rumun, Viktor Ponta.
Megjithatë, në fokus të opinionit botëror do të mbahen mend sulmet terroriste në Paris në të cilat u vranë 130 persona, ndërsa mbi 350 u lënduan.

Lëvizja talebane e Pakistanit ka akuzuar organizatën terroriste DAESH se bën “krime barbare”.
Lëvizja talebane e Pakistanit ka akuzuar organizatën terroriste DAESH se bën “krime barbare” dhe thekson se ideja e tyre e “kalifatit” është e papranueshme.Lëvizja talebane e Pakistanit në një deklaratë ka dënuar ashpër krimet e DAESH-it, duke shtuar se aktivitetet dhe idetë e tyre janë në kundërshtim me parimet islame.“Udhëheqësi i DAESH-it, Ebu Bekr al-Bagdadi nuk është Kalif. Kalif është një funksion i rëndësishëm që siguron drejtësinë në shoqëri, kurse DAESH vetëm vret njerëz të pafajshëm. Bagdadi nuk ka autoritet mbi të gjithë bashkësinë islame. Fjala e tij respektohet vetëm në një rreth të ngushtë”, theksuan talebanët pakistanezë.Në javët e fundit DAESH është duke tentuar që të zgjerojë fushën e veprimit edhe në Afganistan. Prandaj, ndodhin përleshje të shpeshta me grupet lokale të talebanëve, veçanërisht në rajonet e Nangarhar dhe Kunar pranë kufirit të Pakistanit.

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu në fjalimin e tij të mbajtur në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Bordit të Marrëdhënieve Ekonomike të Jashtme i bëri një vlerësim rendit të ditës.
Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, në fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Bordit të Marrëdhënieve Ekonomike të Jashtme e cila u organizua në “Swiss Hotel Stamboll” tha se: “Turqia e vjetër ishte ajo e cila ishte tërhequr në guaskën e saj dhe e mbyllur në brendi, ndërsa Turqia e re është ajo e cila ka thyer të gjitha guaskat e saj dhe në çdo aspekt është hapur ndaj botës.
“Turqia ka kthyer sytë e saj tek bota dhe kjo lindi rezultate të konsiderueshme”Kryeministri Davutoglu, i cili theksoi se frutat e stabilitetit politik janë marrë më së shumti në ekonomi, tha se: “Turqia në 14 vitet e fundit, duke e kthyer fytyrën, e jo shpinën botës, arriti rezultate shumë të rëndësishme në aspektin e aktiviteteve ekonomike. Vëllimi i tregtisë së jashtme në vitin 2002 ishte 87,6 miliardë dollarë, ndërsa në vitin 2014 duke u rritur 3,6 herë arriti në 400 miliardë dollarë. Eksporti ynë i cili në vitin 2002 ishte 36 miliardë, në vitin 2014 arriti në 158 miliardë”.Davutoglu, duke e bërë të ditur se në takimin me homologun e tij grek, Alexis Cipras në Bruksel kanë vendosur që takimin e ardhshëm të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë ta realizojnë në qytetin Izmir të Turqisë në gjysmën e parë të muajit shkurt, tha se: “Shpresoj që Linjat Ajrore Turke do të fillojë fluturimin Athinë-Izmir dhe mysafiri i parë që do të presë do të jetë kryeministri i Greqisë “.
“Askush mos të presë prej nesh të lëshojmë pe”Duke u shprehur se: “Duam që edhe një herë të tregojmë se kemi një vullnet të fortë politik për të vazhduar në mënyrë më të mirë, ashtu si ishim më parë, marrëdhëniet tona me Rusinë të tensionuara kohëve të fundit”, Kryeministri Ahmet Davuoglu vijoi me këto fjalë:“Ne jemi gati për bisedimet me Rusinë dhe për çdo lloj shkëmbimi mendimesh. Por, nuk do të lejojmë që neve të na diktojë asgjë. Duke u përpjekur që këtë krizë politike të zgjidhim në rrethin e tavolinës, nuk do të lejojmë që me sanksionet ekonomike të prishen marrëdhëniet. Rusia sipas vetes zbaton disa sanksione. E them këtë haptazi, këto sanksione ndaj Turqisë nuk i shohim të përshtatshme me kuptimin e shtetit të madh. Turqia nuk është shtet që do të bjerë në vështirësi me anë të sanksioneve.”
“Turqia nuk ka bashkëpunuar dhe nuk do të bashkëpunoj me asnjë organizatë terroriste”“Pse akuzat të cilët para një muaj nuk ju kanë drejtuar Turqisë, po ju drejtohen tani ? Putini, para një muaj nuk e ka ditur se ne jemi shtet mysliman? Para një muaj në Samitin G-20 në Antalia ku u takua me presidentin tonë, nuk e dinte politikën e jashtme të vendit tonë? Nëse Turqia ka bashkëpunuar me DAESH-in pse atëherë nuk ka folur? Nuk bëhet fjalë për këtë. Turqia nuk ka bashkëpunuar dhe nuk do të bashkëpunoj me asnjë organizatë terroriste. Por, ne e dimë se kush është sot në kontakt me DAESH-in dhe PKK-në për të shqetësuar Turqinë. Edhe një herë dua që të theksoj se do të ruajmë kufijtë të vendit tonë dhe do të garantojmë të ardhmen”.
“Kurrë nuk i harruam ato ditë”Kryeministri Davutoglu, i cili tha se nuk e njohim pushtimin e Krimesë nga Rusia, shtoi se: “Ne nuk pranojmë mërgimin dhe shtypjen mbi tartarët e Krimesë. Tani për mirëqenien dhe zhvillimin e tartarëve të Krimesë, në mënyrë aktive sipërmarrësit tonë dhe bota të vlerësojnë mundësitë në dispozicion”.
“Sulmet e DAESH-it ndaj rajonit ku gjendet kampi jonë i trajnimit, gjithë botës i ka treguar se ne jemi me të drejt딓Me kërkesën e autoriteteve irakiane, për të luftuar kundër DAESH-it, ne sigurojmë mbështetje me pajisje dhe trajnim, edhe Peshmergëve, por edhe vullnetarëve lokal në Mosul. Kjo mbështetje do të vazhdojë deri në shpëtimin e Mosulit. Sulmet e DAESH-it ndaj rajonit ku gjendet kampi jonë i trajnimit, gjithë botës i ka treguar se ne jemi në të drejtë”.
“Zgjidhja e krizës në Siri është e mundur nëse Asadi vendin e tij e liron për një qeveri legjitime”Kryeministri Davutoglu i cili përmendi edhe luftën civile në Siri, tha se: “Shohim se bashkë me vendimin e marrë dje në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kemi ardhur në një prag kritik në rrugën për zgjidhjen e krizës në Siri. Dua të them haptazi se zgjidhja e krizës në Siri është e mundur nëse Asadi vendin e tij e liron për një qeveri legjitime”.

NATO-ja do të mbështesë Turqinë në mbrojtjen tokësore, ajrore dhe detare. Aleanca e Atlantikut Verior njoftoi se do të dërgojë në Turqi përforcime për mbrojtjen, përfshi këtu dhe avionë zbulimi e paralajmërimi të hershëm.
Përgatitjet në këtë suazë kanë nisur 10 muaj më parë me kërkesë të Turqisë, e cila percepton kërcënime të sigurinë në kufirin e saj jugor.Kërkesa e Ankarasë u miratua në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s, mbajtur më datë 2 dhjetor.Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, theksoi për mediat se kjo çështje nuk ka të bëjë me rrëzimin e avionit rus, që dhunoi hapësirën ajrore turke.Në paketën e përforcimeve parashikohet dërgimi i avionëve të paralajmërimit të hershëm (AWACS), sistemeve të mbrojtjes ajrore, fregatave siluruese dhe i luftanijes komanduese.Paketa në fjalë do të zgjasë edhe afatin e raketave Patriot, që janë instaluar nga NATO-ja në Turqi.Luftanijet dhe avionët, që do të dërgohen në Turqi, do të qartësohen më shumë në bisedimet dypalëshe të ditëve në vijim.Avionët AWACS, me rreze fluturimi deri në 400 km, janë të aftë që t’u transmetojnë të dhënave bazave komanduese tokësore, detare dhe ajrore përmes lidhjeve digjitale.AWACS-ët operojnë nën urdhrat e Komandës Supreme të Forcave Aleate në Evropë (SACEUR).

Kosova përfundon “autostradën” energjetike drejt Shqipërisë, nesër bëhet testimi.
Kosova përfundon “autostradën” energjetike drejt Shqipërisë, nesër do të bëhet energjizimi testues i linjës së re interkonektive të tensionit të lartë 400 kV deri në kufi, e cila lidhë nënstacionet Kosova B dhe Tirana 2, duke kaluar nëpër territorin kosovar në zonat e 8 komunave – Obiliq, Vushtrri, Drenas, Malishevë, Rahovec, Gjakovë, Deçan e Junik dhe të mëse 45 fshatrave.Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-KOSTT në njoftimin e dërguar bën të ditur se në linjën energjetike 400 kV Kosovë-Shqipëri, në pjesën kosovare, në momentin e energjizimit testues mund të paraqiten fenomene që mund të paraqesin rrezik nga tensioni i lartë për qytetaret, prandaj duhet patur kujdes gjatë lëvizjeve në afërsi të linjes në lokalitetet nga kalon.Në linjën interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri, në pjesën kosovare në fund të muajit shtator u përfundua me ngritjen e të gjitha shtyllave elektrike. Ngritja e shtyllës së fundit elektrike, 239, u bë pranë kufirit në Qafë Morinë, ndërkohë që ishin shtruar mbi 50 km përçues elektrikë.Kosova dhe Shqipëria në vitin 2016 inaugurojnë “autostradën” energjetike, paralajmëronte kryeministri kosovar Isa Mustafa, i pyetur nga ATSH në një konferencë për shtyp në verë, muajin gusht, ku ka folur edhe për bashkëpunimet në fushën e energjetikës e të tjera.“Rrjeti energjetik mendojmë se vitin e ardhshëm duhet të aktivizohet. Sivjet presim që të kryhen të gjitha punimet në pjesën tonë, edhe në pjesën e Shqipërisë kryhet vitin e ardhshëm dhe do e inaugurojmë”, ka theksuar kryeministri kosovar Mustafa.Kreu i qeverisë së Kosovës ka bërë të ditur se, është duke u punaur që të sigurohet edhe tregu i përbashkët i energjisë elektrike, që të bëhet këmbimi i saj. Që para fillimit të punimeve, në fazat e përgatitjeve, burimet në Prishtinë kanë njoftuar se projekti për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri konsiston në ndërtimin e një linje te tensionit të lartë me gjatësi rreth 238 km, prej së ciles 85.5 km në territorin e Kosovës dhe 153.5 km në territorin e Republikës së Shqipërisë.Me atë rast u theksua se ecuria e mirë e punimeve në ndërtimin e linjës 400 kV Kosovë- Shqipëri, ku 1/3 e projektit ishte përfunduar, rriste pritshmëritë se deri në fund të këtij viti do të përfundonte pjesa nga Kosova dhe deri në pranverën e vitit të ardhshëm edhe pjesa e Shqipërisë.

Konfliktet me viktima të mëdha civile dhe migrimet masive duhet urgjentisht të zgjidhen përmes bashkimit, deklaroi presidenti i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan.
Në vërejtjet e bëra gjatë “Konferencës për neutralitet” të mbajtur në kryeqytetin turkmen Ashkabat, Presidenti turk Recep Tayyp Erdogan tha se “Konfliktet kanosin paqen dhe stabilitetin, si dhe pasigurinë që me vete bartin këto konflikte, në mënyrë të pakushtëzuar ndikojnë në të gjitha vendet”.“Dëshiroj që këto konflikte, të cilat kanë dimensione humanitare me viktima civile dhe migrime masive, urgjentisht të zgjidhen në kuadër të ligjeve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”, tha Presidenti Erdogan.Ai i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe institucioneve që të marrin përgjegjësi, duke shtuar se bota do t’i tejkalojë konfliktet e ardhshme përmes unitetit.Erdogan, po ashtu, potencoi “rëndësinë e veçantë” të lidhjeve mes Turqisë dhe Turkmenisë.“Historia e rrënjosur dhe vlerat tona të përbashkëta që i kemi me Turkmeninë krijojnë bazë të fortë për marrëdhëniet tona dhe unë besoj se këto marrëdhënie do të vazhdojnë të forcohen në periudhën e ardhshme”, shtoi ai.“Dita e neutralitetit”, njeh dhe e mbështet statusin e shpallur për neutralitet të përhershëm të Turkmenisë. Sivjet mbushen 20 vite nga kjo ngjarje.Turqia ishte vendi i parë që njohu Turkmeninë, e cila shpalli pavarësinë e vet më 27 tetor të vitit 1991, dhe e para emëroi ambasador në Ashkabat.Vizita e kaluar e Erdoganit në Turkmeni ishte më 15 gusht të vitit 2013, në kohën kur ishte kryeministër i Republikës së Turqisë. Vizita e tanishme është vizita e parë në këtë vend në cilësinë e presidentit të Turqisë.

Ndaj rajonit Bayırbucak Turkmen në fushën rurale Latakia të Sirisë, në orët e para të mëngjesit njësitë e Esadit kanë filluar një operacion të mbështetur edhe nga ajri për të fshirë ekzistencën e turkmenëve nga ky vend.
Sipas informacioneve të marra nga burimet vendore mësohet se gjatë dy ditëve të fundit, trupat e regjimit të Esadit, kanë nisur operacion ndaj kodrës Kırıkaltı me një taktikë të ndryshme lufte.Burimet njoftuan se në sulmet me mbështetje ajrore në fillim goditën gjerësisht me bomba misketë rajonet Bayırbucak dhe Cebel Ekrad, më pas ata filluan operacion tokësor për detyrim emigrimi plotësisht të civilëve në këtë rajon.Në bombardime janë marrë në objektivë provinca dhe fshatra në afërsi me kufirin e Turqisë.Ndërkaq nën bombardime të dendura kanë qenë edhe fshatrat Obin, Naciye, Bidama të Sirisë që gjenden në afërsi të kampeve të strehuarve.Qindra familje të mbetura nën bombardimet në rajon kanë ardhur në kampin Yamadi.

Shteti jonë i brishtë përveç që shumicën e buxhetit e shpenzon në mënyrë të korruptuar, duke e humbur në destinacione, aktivitete, e projekte fiktive, ai edhe atë pjesë të vogël që mbetet e shpenzon në projekte jo prioritare, e shpesh edhe të panevojshme e besa edhe përkundër vlerave dhe traditave të popullit.
Kjo ndodh në të gjitha nivelet qeveritare. Një fotografi e shkrepur nga Arber Elezi në sheshet e Prishtinës, shpërfaq hipokrizinë shoqërore dhe institucionale, humbjen e vlerave të solidaritetit, dallimet e mëdha në të ardhura në shoqëri, e shumëçka tjetër.
Ajo tregon qartë se ata që në këto ditë të ftohta janë ngrohur nga standardi i lartë i jetesës, ndezin drita për Krishtlindje e Vit të Ri thjesht për çështje imazhi, qejfi dhe hipokrizie, me këtë trajtim të gabuar, me mos drejtësinë në shpërndarjen e buxhetit dhe pasurisë shuajnë vazhdimisht shpirtra në nevojë, të mërdhirë nga shëndeti i mangët, ushqimi i pakët, dinjiteti i humbur dhe i ftohti i motit.