Browsing: Lajme

Kur sot më së shumti thirremi në vlera të demokracisë, ku të drejtat e njeriut kanë marrë hovë të avancimit të tyre, ku secili ka të drejtë të shprehë atë që përmban si të drejtë të vetë siç është edhe e drejta e besimit, e praktikimit të fesë së tij, pikërisht sot ka evoluar kufizimi i këtyre të drejtave.
Miratimi i një sërë aktesh, dokumenteve të ndryshme e deri tek Kushtetuta si akti më i lart i një shteti për mbrojtjen e lirive fetare kanë rezultuar të jenë vetëm të shkruara në letër. Këto dokumente nuk po gjejnë zbatim në shtetin tone të brisht. Moszbatimi i tyre në praktik duket të del problem serioz për besimtarët që praktikojnë fenë e tyre.
Si shkaktar kryesorë i gjithë problemeve që rrjedhin në praktikimin e lirisë së fesë është përcaktimi i shtetit si shtet laik. Nuk e di se cili është kufiri për tu quajtur diçka diskriminim ku Kosova si shtet me popullsi mbi 96% të besimit Islam është përcaktuar shtet laik. Falë këtij laicizmi sot në Kosovë besimtaret mysliman abuzohen e përbuzen institucionalisht.
Kjo ka ndikuar shumë edhe në institucionet private, në kompani të ndryshme ku në të gjitha këto në kodin e etikës së tyre shkruan që secili i punësuar ka të drejtë të ushtrojë fenë e tij, por sa respektohet kjo e drejtë e tyre.

Ofertë për ta mohuar vetveten
Duke u nisur nga përvoja ime e hidhur që mu ndalua në shumë vende të punës të falem e që isha i detyruar të largohem nga puna për shkak se nuk më lejohej të falem, kjo u ndodhë edhe shumë myslimanëve të tjerë të cilët janë të detyruar ose të len namazin e të vazhdojnë të punojnë ose të braktisin punën e të vazhdojnë të jetojnë në identitetin e tyre fetar.
Për tu punësuar në institucione publike ashtu edhe në ato private një mysliman duhet të braktis namazin si shtylla kryesore e Islamit. Sa kandidati adekuat për pozita të kërkuara nuk ka mundur të punësohet si shkak veç se fal Namaz, e sa prej tyre të punësuar e kryejnë këtë obligim në mënyrë të fshehur e kur ndodh ndonjëri të zbulohet, largohet nga puna duke u ofertuar që ta braktis Namazin për tu kthyer në vendin e punës.

Sa të rinj mysliman nuk mund ta ushtrojnë profesionin e tyre si e drejtë e garantuar me kushtetutë veç se fal Namaz. A mund t’i themi këtij shtet ligjor, shtet demokratik?! Ku të drejtat elementare të një qytetari abuzohen në mënyrë tmerruese. Kjo sjell në pikëpyetje vlerat e një shteti demokratik mbi bazën e të cilave është ndërtuar shteti ynë dhe po synon të zhvillohet.
Në Kushtetutën e Republikës së Kosovës në nenin 38 paragrafi 2 shprehimisht thuhet: liria e besimit, e ndërgjegjes dhe e fesë ngërthen të drejtën për të pranuar dhe për të manifestuar fenë, të drejtën për të shfaqur bindjet personale dhe të drejtën për të pranuar ose refuzuar për të qenë anëtar i një bashkësie ose grupi fetar.
Gjithashtu unë nuk kam gjetur asnjë ligj që e ndalon qytetarin nga manifestimi dhe shfaqja e bindjeve fetare. Mirëpo në shtetin tone kjo ndalesë ndodhë në një rrafsh të gjerë. Përderisa Namazi është obligim fetar sipas besimit Islam atëherë ndalimi i Namazit në vendin e punës domosdo bie në kundërshtim me këtë që thuhet ne Kushtetutë.
Në paragrafin e lartcekur dhe në paragrafët 1 dhe 3 po të këtij neni ku thuhet:1 Liria e besimit, e ndërgjegjes dhe e fesë është e garantuar. 3 Askush nuk mundë të detyrohet ose të ndalohet në kundërshtim me ndërgjegjen e vetë, që të marrë pjesë në praktikimin e fesë si dhe të bëjë publike bindjet ose besimin e tij/saj.
Sa herë që shteti nuk është në gjendje të përfaqësoj popullin që shtrihet në hapësirën territoriale në të cilën ai është ngritur ai ka dështuar. Andaj, çdo përjashtim i një grupi nga e drejta për të qenë pjesë e shoqërisë ku realisht bënë pjesë nuk bënë gjë tjetër veçse cenon parimin demokratik.

Të gjitha qeveritë tona që kanë kaluar nëpër këtë kohë tranzicioni i kanë qëndruar mbas fjalës se ne jemi nisur drejt rrugës për në integrimin evropian. Por mohimi i të drejtës për tu Falur në vendin e punës bie ndesh me këtë pohim.
Në Evropë askush nuk e mohon asnjë pjesë të fesë dhe traditës së vetë. E kanë mësimin fetar nëpër shkolla. Një shembull, kur Barak Obama e dha betimin si president e vuri dorën mbi Bibël dhe u betua. Atij nuk i erdhi turp nga kjo sepse ajo që është e popullit të tij e manifeston me krenari.
Në vend të zërit kundër Islamit pushtetarë, ndërtojeni infrastrukturën e demokracisë. Respektojeni manifestimin e besimit të secilit qytetarë. Mos ia ngulfateni energjinë dhe vullnetin për të punuar vetëm për shkak se praktikojnë Islamin por filloni t’i vlerësoni në bazë të profesionalizmit sepse vendi ynë ka nevojë për të gjithë.
Përfundimisht mund të them se praktikimi i Namazit qoftë në institucionet publike ashtu edhe në ato private nuk e cenon aspak demokracinë, progresin, laicizmin. Prania e Tij në këto ambiente thjeshtë bënë të dukshëm konfigurimin e shoqërisë dhe në të njëjtën kohë rritë legjitimitetin e shtetit demokratik.
Shkruan: Argjent Xheladini
E diele 06.Dhjetor 2015

Për ata që pyesin pse e respektojmë Erdoganin!
Një fëmijë i kërkoi mësuesit të tij t’i dërgojë një kërkesë presidentit Erdogan që të prezentonte në gostinë e prindërve që e bënte shkolla dhe pasi fëmiu ishte jetim kishte dëshirë qe presidenti të ishte ne vend të babait të tij, mësuesi i tij i dërgoi letrën dhe i tha fëmiut që edhe nëse nuk vjen presidenti të mos mërzitej sepse ka obligime të shumta!Ditën e gostisë të gjithë mbetën të shtangur kur panë presidentin të hynte në sallë dhe tha: Unë jam përgjegjësi i fëmiut M.K. dhe erdha këtu pasi shkolla juaj m’a kërkoi!
Përktheu: Ridvan Vatovci

Zëvendëskryeminstrit të vendit dhe njëherësh ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi nuk i ka shkuar fare mirë dita e sotme. Ai u “injorua” keq nga Amerika, gjatë vizitës së sotme disa orëshe të sekretarit Amerikan të Punëve të Jashtme, John Kerry në Prishtinë, raporton Gazeta Blic.
Më saktësisht, është Ambasada Amerikanë në Kosovë, e cila e ka injoruar shumë keq Hashim Thaçin, duke mos e postuar asnjë fotografi të Kerryt me Hashim Thaçin. Në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ku për nder të vizitës së Kerryt janë postuar disa fotografi të tij me kryeministrin Isa Mustafa, dhe me disa studentë kosovarë që kanë studiuar në Amerikë, raporton Gazeta Blic.
“Sekretari i Shtetit, John Kerry vizitoi sot Kosova dhe u takua me kryeministrin Isa Mustafa, zëvendëkryeministrin / ministrin e Punëve të Jashtme, Hashim Thaçin dhe me zëvendëskryeministrin Branimir Stokanovic, ku u diskutua për për çështjet politike dhe bilaterale ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikanë, ku në asnjë fotografi të postuar nuk gjendet Hashim Thaçi.
Në anën tjetër, vetë Hashim Thaçi e ka vlerësuar si tepër të rëndësishme këtë vizitë të sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, derisa ka postuar edhe një fotografi me të.
Hashim Thaçi është duke lobuar në vazhdimësi që të vij në postin e presidentit, ashtu siç e parasheh edhe marrëveshja e koalicionit PDK- LDK, mirëpo për këtë i nevojitet edhe mbështetja e fuqishme ndërkombëtare, e sidomos e SHBA-ve.
Gazeta Blic i publikon të gjitha fotografitë e postuara në faqen zyrtare të Facebookut të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, me rastin e vizitës së sekretarit, Kerry, ku në asnjërën prej tyre nuk figuron Hashim Thaçi.

George Haswani, biznesmeni sirian dhe nënkontraktuesi i kompanisë ruse Stroytransgaz, është gjetur në listën e zezë të SHBA-ve dhe BE-së.
Hetimet e kryera nga institucionet kompetente të Bashkimit Evropian (BE) konfirmojnë se biznesmeni sirian George Haswani është ndërmjetësi kryesor në tregtinë e naftës ndërmjet organizatës terroriste DAESH dhe regjimit sirian të presidentit Bashar al-Assad, dhe që gjithashtu ka kontratë bashkëpunimi me një kompani ruse të energjisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas rrëzimit të avionit ushtarak rus javën e kaluar, që kishte shkelur hapësirën ajrore turke në zonën e saj të kufirit jugor, zyrtarët rusë kanë ngritur disa pretendime, që një numër vendesh, përfshirë edhe Turqinë, blejnë naftë nga DAESH-i, për të cilat deri më tani nuk ka kurrfarë dëshmish, por të dhënat e marra nga organet relevante ndërkombëtare për këtë çështje, tregojnë të kundërtën.
Në seancën e 7 marsit të Këshillit të Ministrave të BE-së këtë vit, kanë futur sanksione kundër një numri të personave juridik dhe fizik për bashkëpunim me DAESH-in, kurse lista e zezë hedh drejtë edhe mbi kanalet e tregtisë të naftës së DAESH-it.
Biznesmeni sirian Haswani gjendet në listën e zezë, ndërsa bëhet fjalë për bashkë-pronarin e kompanisë për projektim dhe ndërtim HESCO.

Shtetasit e Egjiptit dje dhe sot votojnë në gati se gjysmën e shtetit, më konkretisht në 27 provinca për balotazhin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare, ndërkohë që raportohet për shkelje të ndryshme, ndërsa më e përhapur është blerja e votave.
Dalja e votuesve të martën ishte e ulët, gjë të cilën e dëshmonin pamjet televizive nga transmetimet e drejpërdrejta në të cilat shfaqeshin qendra të zbrazëta të votimit.
Ndërkohë, aktivistët kanë publikuar në internet disa video- incizime në të cilat shfaqen kandidatët për deputet se si japin para në mënyrë që qytetarët të votojnë për ata.

Duke folur për mbylljen e xhamive, ministri francez i Punëve të Brendshme Bernard Kaznev deklaroi se ato për herë të parë në këtë vend mbylljen për shkak të “radikalizmit”.
Njëra nga xhamitë, rreth 35 kilometra në lindje të Parisit në vendin Lagny-sur-Marne ishte cak i bastisjes policore sot herët në mëngjes ku policia ku policia konfiskoi një revole të kalibrit nëntë milimetra, një hard disk kompjuterik dhe literaturë “propagandistike xhihadiste”.
Gjatë bastisjes një person është arrestuar, për 22 persona është caktuar masa e ndalesës së braktisjes së vendit, ndërsa nëntë personave iu është caktuar arrest shtëpiak.
Dy xhamitë tjera, në Lyon dhe Gennevilliers në qarkun e Parisit janë mbyllur javën e kaluar.

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, tha se “në luftën kundër DAESH asnjë vend tjetër në botë nuk ndërmerr një luftë gjithëpërfshirëse dhe rezultatdhënëse sa Turqia. Teksa dikush nën pretekstin e DAESH po realizon në Siri projektet e tij, Turqia edhe pse përballet drejtpërdrejtë me sulmet e organizatës terroriste ka zgjedhur të marrë pjesë në anë të vëllezërve të saj të shtypur”.
Këto deklarata Presidenti Erdoğan, i ka bërë gjatë një ceremonie ku është nderuar me titullin “Doktor Honoris Kauza” nga Universiteti i Katarit, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdoğan gjatë fjalimit është shprehur: “në luftën kundër DAESH asnjë vend tjetër në botë nuk ndërmerr një luftë gjithëpërfshirëse dhe rezultatdhënëse sa Turqia. Teksa dikush nën pretekstin e DAESH po realizon në Siri projektet e veta, Turqia edhe pse përballet drejtpërdrejtë me sulmet e organizatës terroriste ka zgjedhur të marrë pjesë në anë të vëllezërve të saj të shtypur”
Erdoğan ka vazhduar më tej duke thënë se do të vazhdojnë deri në fund me vendosmëri të qëndrojnë në anë të vëllezërve në rajonin e tyre dhe të luftojnë efektivisht kundër terrorizmit”.
Presidenti Erdoğan duke tërhequr vëmendjen se në botë ndodhen 60 milionë njerëz që janë detyruar të largohen nga vendet e tyre ku 20 milionë prej tyre ndodhen në statusin “refugjat” është shprehur më tej se:
“Të vëresh se pas qëndrimeve që përjashtojnë dhe mbyllin dyert ndaj refugjatëve qëndron diskriminimi fetar dhe etnik është jashtë mase i trishtueshëm. Të krahasosh terrorizmin me fenë ishërben më shumë terroristëve. Në të njëjtën mënyrë edhe të përjashtosh për shkak të feve dhe rrënjëve njerëzit që largohen nga terrorizmi dhe presioni drejt lirisë i shërben segmeteve që ushqehen nga retorika ndarëse. Çfarë thonë ‘Na dërgoni vetëm jo musimanët” thonë. Kemi dëgjuar edhe deklarata kur thonë se ‘Na dërgoni ata të cilët janë të kualifikuar” dhe se “mos na dërgoni ato që nuk janë të kualifikuar”. Ndërsa Turqia nuk bën asnjë dallim të tillë. Ne kemi marrë si ata që janë ashtu edhe ata që nuk janë muslimanë sepse ne i duam njërëzit e krijuar për hir të krijuesit. Ky është dallimi ynë. Turqia si një vend fqinj me Irakun dhe Sirinë që prej 5 vitesh po përballet me këtë tragjedi njerëzore. Ne këtë përgjegjësi njerëzore dhe morale e vazhdojmë me politikat tona me dyer të hapura ndaj këtyre njerëzve”.
– Ne kemi marrë një rol aktiv për zgjidhje të çështjeve rajonale dhe globale”
Presidenti Erdoğan duke shprehur se Sirianët në kohët e fundit i janë drejtuar Europës për arsyen se e kanë humbur plotësisht shpresën për të bërë një jetë njerëzore në vendin e tyre ka theksur ndër të tjera:
“Që në fillim të krizës e kemi shprehur dhe e shprehim se kjo krizë do të ndjehet nga një pozitë e gjërë gjeografike. Nuk do të mund të mundim krizën e refugjatëve nëse nuk gjendet një zgjidhje të vërtetë me ndryshimin e politikës. Kontributet e Turqisë në rajonin e sajë dhe në botë kundrejt stabilitetit dhe mirëqenies nuk janë të kufizuara vetëm me qëndrimet kundër krizës. Reformat që ne kemi realizuar në 13 vitet e fundit në vendin tonë kanë siguruar që qytetarët tanë të shikojnë me siguri të ardhmen. Në shumë platforma të formuara për zgjidhje të problemeve globale dhe rajonale marrim pjesë si anëtarë aktivë”.
Erdoğan duke shpjeguar se gjatë presidencës së G20 kanë treguar përpjekje për ndërtimin e një sistemi ekonomik më gjithëpërfshirës në masë globale ai tha se “sollëm në rendin e ditës në Samitin e Lideërve G20 në Antalya pikëpamjen tonë se nuk është i mundur zhvillimi ekonomik pa ndërtimin e një sistemi të paqes dhe stabilitetit global. Gjtihashtu në këtë samit sollëm në rend për herë të parë edhe “Women 20″ në lidhje me gratë”.
Presidenti Erdoğan në lidhje me politikën e jashtme që ndjek Turqia ka theksuar :
“Politika e jashtme e përqendruar në diplomacinë njerëzore që kemi ndjekur në Afrikë më së miri mund të tregohet me shembullin në Somali dhe Turqia ofron kontribute konstruktive në zgjidhjen e problemeve të vëllezërve tanë muslimanë në Paqësorin Aziatik. Në Filipinet jugore në procesin e paqes që vazhdon japim mbështetje me ftesën e përbashkët edhe të qeverisë Pifilipinave edhe të Frontit Çlirimtar Islamik Moro. Gjithashtu edhe në ngjarjet ku preken muslimanët Rohingya në Mianmar jemë ndër vendet e para që vendosim saktësisht reagimet që në ditën e parë. Dëshirojmë që në të gjithë punimet tona të shikojmë më shumë në anën tonë mbështetjen e fortë të miqëve tanë kryesisht të Katarit. Në nder të njerëzisë e kemi obligim që Islamin i cili është fe e paqes dhe që me të vërtetë i jep rëndësi të drejtës ta rivendosim në një situatë si një adresë e zgjidhjeve të problemeve të njerëzisë. Të gjithë sëbashku duhet të punojmë gjithmonë në çështjet si varfëria, sigurimin e ushqimeve, mjedisi dhe çështje themelore si të drejtat e njeriut dhe të jemi jo vende që ndjekin por që të ndiqemi. Ai që është i fortë nuk është ai që ka të drejtë, por ai që ka të drejtë është i fortë”.
Në ceremoni kanë qenë të pranishëm bashkëshortja e presidentit Erdoğan, Emine Erdoğan, Ministri i energjisë dhe burimeve natyrore Berat Albayrak, Ministri i Transportit, Çështjeve Detare dhe Komunikimit Binali Yıldırım, dhe Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Urban Fatma Güldemet Sarı.

Me rastin e vizitës së tij në Kosovë, sekretari amerikan i shtetit ka dhuruar një paraqitje të gjatë para medieve, i shoqëruar nga kryeministri Isa Mustafa.Zyra e këtij të fundit e ka dërguar fjalimin e mysafirit amerikan, të përkthyer në shqip dhe atë mund ta lexoni më poshtë:
Zoti kryeministër.
Ju faleminderit shumë për këtë mikpritje kaq të ngrohtë dhe bujare këtu.
Po i shoh gjithë këto shenja, flamuj. E pash edhe posterin, i cili dukej aq fuqishëm, aq impresiv. Dhe, po ashtu, Gardën e Nderit kur erdha, dhe me të vërtetë është shenjë e miqësisë dhe respektit, dashurisë për vendin tonë. Prandaj, jam shumë mirënjohës për gjithë këto gjeste. Dëshiroj t’iu falënderoj edhe në emër të të gjithë atyre në Shtetet e Bashkuara të cilët e kanë për zemër Kosovën, dhe për të gjithë atë udhëtim të përbashkët që e kanë bërë, një udhëtim të rëndësishëm në të cilin kemi respekt dhe dashuri të ndërsjellë.
Jam shumë i lumtur që jam këtu në Prishtinë, dhe ju kërkoj ndjesë paraprakisht të gjithëve për këtë vizitë të shkurtër, pasi që Kosova meriton një vizitë më të gjatë nga Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, dhe do ta ketë një të tillë. Ju premtoj se do të kthehem kur të kem pak më shumë kohë.
Por, mendova se është e rëndësishme, meqenëse jam duke shkuar në Beograd, dhe do të takohem me kryeministrin e Serbisë, i cili është pjesë e dialogut, dhe dëshirova që të flas me të dy palët e dialogut.
Mendova se është me të vërtetë e rëndësishme që të vija këtu, të sigurohem që Kosova e kupton se ne kemi respekt dhe jemi të përkushtuar për këtë proces.
Për këtë arsye, në emër të Presidentit Obama, ju sjell përshëndetjet e tij dhe përkushtimin e fuqishëm dhe të vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Republikën e pavarur të Kosovës.
Siç e tha edhe kryeministri, sapo e përfunduam një takim shumë produktiv. Gjatë kësaj kohe që e patëm, së bashku me zëvendëskryeministrin Thaçi dhe me zëvendëskryeministrin Stojanoviq, folëm për një varg çështjesh, çështje ekonomike, të sigurisë, të tranzicionit, të demokracisë, të sfidave në Kuvend, si dhe folëm edhe për mundësitë.
E dimë se ka një popullatë të re këtu, nën moshën 30 vjeç. Ndoshta 60 për qind e popullatës është nën moshën 30 vjeç, dhe njerëzve ju duhen vende pune dhe kanë nevojë për vende pune. Dhe unë jam këtu që të them që edhe kryeministri dhe zëvendëskryeministrat janë në rrugë të duhur për t’i dhënë ato mundësi.
Nevojitet pakëz durim, punë, dhe natyrisht këto duhet të ndodhin. Por fakti qëndron se ka mundësi të shumta për kosovarët, për njerëzit e këtij rajoni, dhe ka shumë mënyra që kombet tona t’i përmbushim ato mundësi, nëse punojmë bashkërisht.
Siç e përmendëm pasdite sot, Kosova me të vërtetë ka arritur përparim të fuqishëm në rrugën e integrimeve të plota euroatlantike.
Dhe nënshkrimi i kohëve të fundit i Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, paraqet një hap të rëndësishëm në këtë drejtim. Këto të arritura janë rezultate të drejtpërdrejta të gatishmërisë së Kosovës për të bërë progres në dialogun e lehtësuar nga BE-ja me Serbinë.
Dhe jemi të vetëdijshëm që Marrëveshjet që Kosova ka nënshkruar, nuk janë të lehta, kanë qenë vendime të vështira politike. E kuptojmë këtë. Por aftësia për të marrë vendime të zorshme, që janë të nevojshme për të mirën e vendit, quhet lidership.
Dhe unë jam këtu sot, për t’iu përcjell respektin e Presidentit Obama dhe të popullit amerikan për lidershipin që po i bënë të gjitha këto zgjidhje.
Shtetet e Bashkuara janë shumë të kënaqura që udhëheqësit e Kosovës e kanë treguar gatishmërinë dhe qëndrueshmërinë e tyre, për t’i bërë gjërat, të ndryshojnë gjërat, gjatë dialogut me Serbinë.
Ne i mbështesim këto përpjekje.
Mos u gaboni, ne nuk do të mbështesnim asnjë marrëveshje, e cila do ta kërcënonte sovranitetin, sigurinë apo pavarësinë e Kosovës.
Kemi investuar tepër shumë, ne vetë, së bashku, në të ardhmen e Kosovës, për ta vënë në rrezik.
Për këtë arsye jam shumë i lumtur që kemi një numër të të rinjve këtu, që janë një shembull i shkëlqyeshëm i investimit tonë të përbashkët për të ardhmen tuaj.
14 nga më shumë se 1000 gra dhe burra që kanë marrë pjesë në programe të ndryshme të shkëmbimit, mes Kosovës dhe SHBA-së, janë këtu sot. Dhe do ta kem rastin që t’i përshëndes, pasi të përfundoj këtë fjalim.
Por, në mesin e këtyre të diplomuarve, siç janë për shembull Sali Shoshi, i cili ka marrë pjesë në njërën prej programeve për udhëheqësi, tash është i përkushtuar për ruajtjen e trashëgimisë së pasur multietnike kulturore të Kosovës. Kjo është puna e tij. Këtë e ka zgjedhur ai vetë. Dhe Saliu është duke udhëhequr përpjekjet për restaurimin e Kalasë së Prizrenit, projekt i cili është i financuar nga Ambasada Amerikane dhe Qeveria e Kosovës.
Një anëtare tjetër është Nora Latifi, e cila pasi ka marrë pjesë në programin tonë të Fulbright-it, tash punon tek Instituti GAP, njëra prej organizatave më me ndikim që promovon zhvillimin ekonomik të këtij vendi.
Shtetet e Bashkuara nuk do të mund të jenë më të lumtura, se sa kur shohin aq shumë gra dhe burra, sikurse Saliu dhe Nora, që përvojën e tyre në vendin tonë, e përdorin për ndërtimin e një Kosove më të fuqishme dhe më me prosperitet.
Dhe për ta siguruar Kosovën me prosperitet dhe më të sigurt, nevojitet punë e madhe, punë e mundimshme.
Kosovarët kanë arritur shumë në vitet e fundit, por nevojitet edhe më shumë përkushtim nga ana e të gjithë qytetarëve për sundimin e ligjit, për lirinë e shprehjes, dhe të drejtën për protesta paqësore, të cilat janë të drejta fondamentale për çdo demokraci .
Por dhuna është e papranueshme. Kuvendi i Kosovës duhet të jetë vendi ku ka debat domethënës për politikat publike, ku njerëzit mund të dëgjojnë njëri-tjetrin në paqe, pa marrë parasysh sa e kundërshton idenë, ose ke një ide tjetër vetë.
Liria e shprehjes do të thotë se njerëzit kanë të drejta ta thonë atë që e mendojnë, edhe nëse nuk ju pëlqen juve. Por kjo pastaj sjell ide tjera, përpjekje të reja për të ndihmuar që të gjendet një mes i përbashkët. Dhe gjetja e këtij mesi të përbashkët është shumë i rëndësishëm.
Për shembull, senatori McCain dhe unë vijmë nga dy parti të ndryshme. Të dy kemi qenë kandidatë për president nga dy parti të ndryshme, me dy prapavija të ndryshme. Por kemi gjetur rrugën e përbashkët për të punuar bashkë, që ta hedhim prapa luftën e Vietnamit, në mënyrë që të kemi marrëdhënie të plota diplomatike me këtë vend me të cilin kemi qenë në luftë.
Prandaj, ne e kuptojmë për çfarë jeni duke u munduar, që ta lini luftën prapa dhe të shkoni drejt së ardhmes.
Por, më lejoni të qartësoj: debati duhet të bëhet në demokraci, në veçanti në Kuvend, që duhet të jetë tempull i demokracisë, vend i respektit. Nuk është vend ku duhet të hidhet gaz lotsjellës, apo edhe të bëhen kërcënime.
Të gjitha partitë duhet të dënojnë përdorimin e dhunës në jetën publike, dhe t’i përkushtohen angazhimit në mënyrë paqësore dhe konstruktive, për t’i zgjidhur dallimet e tyre për interesin e vendit.
Prandaj, një e ardhme demokratike për Kosovën, kërkon që çdo qytetar të trajtohet në mënyrë të drejtë, pa marrë parasysh qëndrimet e tij apo të saj, sa i përket çështjeve të ndryshme, apo edhe pozitës së tyre në jetë, pa marrë parasysh etninë, gjininë, apo orientimin seksual.
Kjo po ashtu kërkon që Kosova të përmbush zotimin për themelimin e Gjykatës Speciale, në mënyrë që të zgjidhen të gjitha ato pohimet e viteve të konfliktit, njëherë e përgjithmonë, dhe që kombet vetë të pajtohen.
Kërkon, po ashtu, që udhëheqësit kosovarë ta kundërshtojnë korrupsionin, dhe të insistojnë që të gjitha rastet korruptive të hetohen, dhe kushdo që gjendet fajtor duke abuzuar me besimin e publikut, të dal para drejtësisë.
Shtetet e Bashkuara do t’i qëndrojnë Kosovës përkrah në të gjitha këto përpjekje, dhe që nga koha e pavarësisë së Kosovës, jam krenar që mund të them se kombi im ka investuar pothuajse një miliard dollarë në ndihma të ndryshme për Kosovën, në qeverisje, demokraci, paqe, zhvillimin ekonomik, në sundimin e ligjit, apo ndihma humanitare apo ndihma të tjera.
Kemi punuar ngushtë me Kosovën për adresimin e çështjes së ekstremizmit të dhunshëm dhe të terrorizmit, dhe të luftëtarëve që kthehen nga Siria, nga fronti DAESH.
Dëshiroj që të them se Kosova ka vënë një shembull të fuqishëm në rajon, duke arrestuar disa njerëz të profilit të lartë, dhe duke miratuar ligje të fuqishme, dhe siç ia përmenda edhe vetë kryeministrit më herët, pjesëmarrja e Kosovës në Samitin e Presidentit Obama në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Kosova po jep një shembull të fuqishëm me arrestime të profilit të lartë dhe me legjislacion edhe më të fuqishëm.
Por, natyrisht, më duhet që ta them se nevojitet që të punohet edhe më shumë, nga të gjithë ne. Sapo u ktheva nga një takim në Bruksel me NATO-n, ku folëm gjerë e gjatë për mënyrat se si duhet të mundohemi edhe më shumë, të punojmë edhe më shumë, për shkatërrimin e ISIS-it. Jemi të përkushtuar për ta realizuar këtë gjë.
Më vjen mirë që e kemi ritheksuar rëndësinë e një dere të hapur për në NATO, me ftesën për pranimin e Malit të Zi, fqinjit tuaj.
Duhet që të punojmë bashkë për të luftuar premtimet false të ISIS-it, dhe premtimeve false për lavdi që ekstremistët përdorin për të joshur të rinjtë, në një jetë e cila nuk çon askund. Është një rrugë qorre.
Me Kosovën e drejtuar kah Evropa, me një infrastrukturë më të mirë dhe me një sistem më të fuqishëm të drejtësisë, atëherë Kosova do të tërheq më shumë investime të huaja.
Njerëzit që i kanë paratë dëshirojnë të dinë se ku po i dërgojnë ato para, dhe dëshirojnë që të kenë besim në sistemin e drejtësisë, besim në kontrata, dhe se çfarëdo ndryshime në to, do të zgjidhen në mënyrë të drejtë, dhe nëse investojnë para, atëherë do të kenë rastin më të mirë për të bërë para, duke krijuar vende të punës, duke ndarë prosperitetin e tyre me ata që i fitojnë ato vende pune.
Pra, partneriteti i ri me kompaninë amerikane, e cila quhet “Contour Global”, për zëvendësimin e Termocentralit “Kosova A”, me një termocentral më të pastër “Kosova C”, është një shembull i rëndësishëm se çfarë mund të bëjmë bashkë.
Folëm edhe për shembuj të tjerë, si gjëra që mund t’i bëjmë për të inkurajuar rritjen e bizneseve të vogla dhe zhvillimin e tyre.
Shtetet e Bashkuara gjithmonë janë në favor të zgjidhjeve të reja për energji të ripërtëritshme dhe të ripërdorueshme. Për këtë, kemi qenë në Paris duke negociuar. Dhe unë do të kthehem sërish në Paris për të vazhduar negociatat në ditët në vijim, sepse kjo është një prej prioriteteve dhe objektivave më të rëndësishme strategjike që i kemi në botë tash.
Duke i përmbushur nevojat e menjëhershme të Kosovës për energji elektrike, ne besojmë se “Kosova C”, me bashkëpunimin tonë, do të prodhoj shumë më pak ndotje, dhe 30 për qind më pak emetim të gazit që aktualisht prodhon “Kosova A”. Kështu që Kosova do të jap kontributin e saj në luftën globale të të gjitha kombeve që janë të përkushtuara për t’u marrë me çështjen e ndryshimeve klimatike.
Por, përveç kësaj, vijnë edhe punët e reja, të cilat janë të teknologjisë së lartë. Të gjithë ata që kanë shkuar për t’u edukuar jashtë, këta të rinjtë do të tërhiqen që të kthehen dhe të ndihmojnë në rritjen dhe forcimin e Kosovës në një vend stabil, demokratik dhe multietnik.
Kjo është pikërisht e ardhmja që e meritoni, dhe e di që është e ardhmja për të cilën Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara që të punojnë me juve, që ta përmbushni.
Prandaj, më lejoni që t’iu them në fund, se nga Prishtina do të shkoj në takimin ministror të OSBE-së në Beograd, dhe e mirëpres një ditë kur Kosova do të jetë po ashtu aty, si anëtare e plotë dhe e barabartë.
Zoti kryeministër.
Edhe njëherë ju faleminderit shumë juve dhe zëvendëskryeministrave për mikpritjen tepër bujare dhe të ngrohtë.
Më e rëndësishme se sa ardhja ime këtu, është partneriteti që e kemi për të ecur përpara.
Jemi shumë krenar për gjithë atë që e kemi arritur, dhe shpresojmë se do të vazhdojmë të punojmë së bashku me ju që të kemi tregime edhe më të mira në të ardhmen, në ditët dhe vitet në vijim.
Faleminderit shumë.

Video xhirimet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin e shpërthimit te një metro në “Bajrampasha” në Stamboll është publikuar në Youtube.
Xhirimet tregojnë momentin e shpërthimit për të cilin besohet se është ndërtuar me dorë. Shpërthimi ka shkaktuar panik në metro dhe disa njerëz janë lënduar. Mediat turke raportojnë se ka edhe të vdekur.

Debat i ashpër është zhvilluar ndërmjet anëtarëve të Komisionit për zhvillim ekonomik, tregti, industri dhe infrastrukturë, lidhur me projektin e Termocentralit “Kosova e Re”, ku ka raportuar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, për ecurinë e realizimit të kë tij projekti.
Megjithëse në përgjithësi të gjithë të pranishmit u pajtuan me marrëveshjen e arritur në mes të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe kompanisë “Contour Global” për ndërtimin e termocentralit, kurse kryetari i komisionit, Muhamet Mustafa, u shpreh i kënaqur me përfshirjen e Bankës Botërore në këtë projekt.
“Tash e kemi Bankën Botërore këtu që kemi garanci për aspektet mjedisore, kemi garanci për rregullsinë e aspekteve financiare edhe të tenderëve që kanë me u ndërtua. Natyrisht do të jetë edhe qeveria, kështu që edhe investitori i angazhuar do të jetë i monitoruar në realizimin e projekteve”, theksoi Mustafa.Mirëpo, së pari ishte anëtari i LDK-së, Fatmir Rexhepi i cili kritikoi uljen e kapaciteteve, i cili tha se me interes për vendin ka qenë ndërtimi i 1100 megavatë orë energji.
“Se ne nuk e kemi zënë hapin dhe e kemi humb hapin është tjetër muhabet. Tash mund të gjejmë edhe relacione tjera të themi jo ambienti, ose energjia alternative, e që ato janë muhabete tjera. Por, askush në këtë vend nuk ka dhënë përgjegjësi për ato para publike që janë investuar në KEK, për ato keqpërdorime të donacioneve që janë bërë aty, edhe me i mbyll sytë para një situate alarmante që ka ndodhë edhe me shumë gjasa me një korrupsion që ka dominuar aty”, theksoi Rexhepi.Kurse ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, reagoi duke thënë se për çfarëdo lloj keqpërdorimi të parasë publike, deputetët e kanë obligim ligjor që këto gjëra t’i procedojnë në prokurori.
“Ne nuk jemi korrekt me qytetarin e as me veten, nëse dimë diçka sepse do të bëhemi bashkë-pjesëmarrës të atij aktiviteti nëse kemi informacione, dhe kemi argumente e nuk e tregojmë. Pra po them publikisht, që nëse çdo kush nga ne, ka argumente, e kemi obligim ligjor dhe mund të ndiqemi penalisht nëse nuk tregojmë”, tha Beqaj.Sa i përket “Kosovës së Re” edhe Beqaj, theksoi de defektin që mund ta sheh për momentin në projekt është kalimi nga dy blloqe me nga 300 megavatë në një bllok me 500 megavatë.
Ndërsa, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, duke folur për ecurinë e projektit, tha se dy tema kryesore që i kanë diskutuar me kompaninë në projekt kanë qenë norma e madhësisë së prodhimit dhe norma e brendshme e kthimit në intervalin prej 23-27%.
“Gjithmonë kemi shprehur qëndrim që duhet të kemi furnizim me energji elektrike dhe që çmimet të jenë të përballueshme pë r qytetarë t. Kompania ka marrë në mënyrë serioze qëndrimin tonë dhe ka filluar të bëjë disa ndryshime e sidomos përballueshmërinë e çmimit”, tha Stavileci.Ai ka shpjeguar se fillimisht kapacitetet prodhuese kanë qenë të parapara prej 600 megavatësh, por në konsultime me Bankën Botërore, ka dalë që diçka e tillë është e pamundur, sepse do të ketë një pa-përballueshmëri të çmimeve.
Stavileci shtoi se ka pasur edhe alternativa tjera me kapacitete më të ulë ta, por kanë vendosur për një zgjidhje të mesme, e cila sipas tij, ka qenë më e mira nëse merret për bazë faktori i sigurisë, i aspektit social dhe ai mjedisor.
“Me kapacitetin prej 600 megavatësh ne rrezikonim që të hynim në një marrë veshje, ku në masë të konsiderueshme afektohej buxheti shtetit, sepse duhej kontribuar me rreth 200 milionë euro dhe në faza të tjera. Ajo që ishte më e papranueshmja edhe për Bankën Botërore impkati në tarifa dhe në çmime të energjisë elektrike”, theksoi Stavileci.Kryetari i Komisionit, Mustafa theksoi se pas një periudhe dhjetëvjeçare të projektit “Kosova e Re” si duket tanimë janë afër rrumbullakimit të këtij projekti shumë të rëndësishëm për vendin.
Edhe ai theksoi se brengë ka qenë çmimi i energjisë elektrike, e që sipas tij, duke u bazuar në të dhënat e KEDS-it, tani 1 kilovat orë energji elektrike kushton 65 euro, ndërsa pas finalizimit të projektit dhe fillimit të startimit të tij, kilovati do të rritet deri në 90 euro.
Mirëpo, ai theksoi se e rëndësishme është që do të ketë 1 miliard euro investime, e që Kosova se ka pasur më parë kë të investim. Duke folur për Termocentralin “Kosova A”, ai tha se çdo investim që bëhet në të është investim jorentabil i parasë publike.
“Retivalizimi i blloqeve të ‘Kosovë s A’ duhet të shkojë më shpejt që ta përfundojmë këtë proces. Mbajtja gjallë në mënyrë artificiale e ‘Kosovës A’ është zgjidhja më jorentabile”, tha ai.Banka Botërore (BB) dhe Qeveria e Kosovës, do të jenë garantuese të aspekteve financiare e mjedisore të projektit për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”. Fillimi i ndërtimit të këtij termocentrali do të fillojë në fund të vitit 2016 apo në fillim të 2017-ës dhe do të përfundojë ndërmjet viteve 2020-2022.