Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë verdiktin në lidhje me rastin e dy ish- ministrave të Kulturës, Astrit Haraçisë dhe Valton Beqirit, si dhe ndaj Armond Morinës e Nehat Fejzës.Astrit Haraçija është shpallur fajtor në pikën 2 për “Shpërdorim të pozitës zyrtare”. Për këtë vepër, ish-ministri i Kulturës është dënuar me 10 muaj me kushtNdërkaq, ish-ministri tjetër i Kulturës, Valton Beqiri, është shpallur fajtor në pikën 3, ndërsa edhe ky do të vuajë dënimin prej 10 muajsh dënim me kusht, raporton Koha.netArmond Morina, i akuzuari tjetër i këtij rasti, për “Mashtrim në detyrë”, është dënuar me 6 muaj dënim efektivHaraçija lirohet nga pika 1 e aktakuzës.Nehat Fejza është shpallur i pafajshëm sepse, sipas Gjykatës, i njëjti ka realizuar projektin filmik.Në dhjetor të vitit 2012 Prokuroria kishte ngritur aktakuzë kundër ish-ministrave të Kulturës, për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe Armond Morinës dhe Nehat Fejzës për mashtrim. Ata akuzohen se kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës në vlerë 390 mijë euro për dy filma që nuk janë bërë kurrë, njofton Koha.netIsh-ministri Haraçija akuzohet për veprën penale “shpërdorim i detyrës zyrtare, ose autorizimit”, sepse ne tejkalim të autorizimit te tij kishte nënshkruar, në kundërshtim me ligjin, dy kontrata në vlerë 570 mije euro. Kurse pasardhësi i tij, Beqiri, kishte nënshkruar aneks-kontratën me “Morina Films”, duke transferuar 100 mije euro si subvencione për realizimin e filmit “Mysafir në Sofër”. Filmat nuk u realizuan asnjëherë.– See more at: http://gazetafjala.com/ish-ministrat-haracija-dhe-beqiri-denohen-me-nga-10-muaj-burg/#sthash.CE7lfNmV.dpuf
Browsing: Lajme
Mbi 1 milionë euro për subvencione dhe rreth 450 mijë euro në grante është buxheti që këtë vit është ndarë për bletarët nga Ministria e Bujqësisë. Dhe kjo mbështetje do të rritet në vitin e ardhshëm.Ministri Memli Krasniqi ashtu siç edhe ua ka premtuar bletarëve do ta rrisë shumën e subvencionimit, nga 10 euro për koshere në 15 euro. Kjo besojmë se do të ndikojë dukshëm në qëndrueshmërinë e fermave me bletë dhe do ta forcoj edhe më shumë sektorin.“Ne e kemi pasur zgjerime të mbështetjes dhe rritje të kërkesës. Kjo tregon se në këtë sektor ka interesim dhe ka shumë potencial dhe prandaj ne nga viti i ardhshëm po e rrisim subvencionimin dhe po ashtu po bëjmë hapa të përbashkët për forcimin e sektorëve në bujqësi, pasi kjo rritje vjen si kërkesë dhe diskutim me vetë shoqatat e bletarëve”, ka thënë ministri Krasniqi.
Gazeta Jeta në Kosova ka zbuluar se kontrata e vlefshme qindra mijëra euro e lidhur mes Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe firmës private “Alt3c”, ka krijuar pakënaqësi tek industria multimilionëshe e sigurimeve. Dy prej kompanive kanë akuzuar se kjo kontratë krijon ‘monopol tipik’. Nëpërmjet kësaj kontrate BKS-ja ka obliguar të gjitha kompanitë të përdorin sistemin e njejtë të krijuar nga kjo firmë private. Banka Qendrore, autoriteti mbikqyrës i BKS-së, ka konkluduar se kontrata ka kosto të lartë dhe se nuk është studiuar tregu për këtë shërbim.
Para më shumë se dy vjetësh, më 13 tetor 2013, në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të industrisë së sigurimeve u mor një vendim që shihej me dyshim nga disa prej anëtareve të kësaj industrie.
Përfitues doli firma “Alt3c”, e cila u angazhua që ta implementojë një sistem softuerik për nevoja të kompanive të sigurimeve.
Por përveç përfaqësuesve të dhjetë kompanive të biznesit fitimprurës të sigurimeve aty ishin edhe Faton Abazi, drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe zëvendësdrejtori Gani Thaçi.
Statuti i BKS-së obligon drejtorin ekzekutiv që ta përfaqësojë Byronë në Asamblenë e Përgjithshme.
Gazeta Jeta në Kosovë kërkoi një koment nga BKS-ja dhe Gani Thaçi se pse ishte e nevojshme që të ishte i pranishëm edhe zëvëndësdrejtori. Nuk mori përgjigje.
Vendimi që u mor atë ditë shkon në favor të firmës private “Alt3c”. Dy prej aksionarëve të saj, Ilir Pushka-drejtor dhe Ardian Kelmendi, kanë miqësi me Kushtrim Thaçin, djalin e Gani Thaçit.Në llogarinë e Kushtrim Thaçit në Facebok janë postuar fotografi ku ai shihet në shoqëri me Pushkën dhe Kelmendin. Njëra prej tyre ka mbishkrimin “me dostat”. Aktualisht llogaria e tij në Facebook është e mbyllur.
Gazeta Jeta në Kosovë ka siguruar procesverbalin e mbledhjes së mbajtur më 31 tetor të vitit 2015.
Aty tregohet se dy prej dhjetë prej kompanive kanë kundërshtuar fuqishëm lidhjen e kontratës me këtë kompani private.
Kanë vlerësuar se një vendim i tillë i krijon pozitë monopoliste kësaj firme dhe se më e arsyeshme është që secila prej kompanive të ketë softuerin e vet.
Por vendimi i Asamblesë obligon të gjitha kompanitë e sigurimeve që për katër vjet të përdorin softuerin për sistemin bonus-malus të krijuar nga firma “Alt3c”.
Kontrata mes BKS-së dhe kompanisë “Alt3c”, u nënshkrua më 1 janar të vitit 2014.
Kjo kontratë do të jetë në fuqi për periudhën 4 vjeçare nga dita e nënshkrimit të saj, gjejgësisht nga 1 janari 2014 e deri më datën 1 janar 2018.
Në sistemin bonus-malus mund të përfshihet çdo i siguruar në Kosovë që posedon polisë të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve.
Rëndësia e këtij sistemi është se nga bonusi do të përfitojnë shoferët e mirë dhe të disiplinuar dhe ata që janë të kujdesshëm në trafik dhe në të njëjtën kohë nëpërmjet malusit shoferët e papërgjegjshëm që shkaktojnë aksidente do të jenë në disavantazh.
Nëse në sistem figuron se një shoferë ka histori të mirë, atëherë përfiton zbritje për vitin e ardhshëm në sigurimin e automjetit.
Byroja Kosovare e Sigurimit u themelua më 1 gusht të vitit 2011 dhe ka për autoritet mbikqyrës Bankën Qendrore.
BKS-ja ka statusin e Byrosë Nacionale të Sigurimit me të drejta të pakufizuara, është përfaqësuese kombëtare në Këshillin e Byrove dhe është përgjegjëse për të gjitha detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi në sistemin e kartonit të gjelbër. BKS-ja kryen edhe funksionin e Fondit të Kompensimit për pagesën e dëmeve të parashikuara me këtë ligj.
Kompetencat e BKS-së janë të parapara në Ligjin për Sigurimin e Detyrueshëm nga Autopërgjegjësia të miratuar në Kuvendin e Kosovës në muajin qershor të vitit 2011.
Banka Qendrore: Kontratë me kosto të lartë, e pa testuar në treg dhe me rrezikshmëri
Vendimi i asamblesë së sigurimeve është kritikuar edhe nga Banka Qendrore si autoritet mbikqyrës i kësaj industrie. Gazeta Jeta në Kosovë ka siguruar raportin ekzaminues të Departmentit të Mbikëqyrjes së Sigurimeve të BQK-së. Ekzaminimi është kryer mes datave 2 deri më 23 shkurt të vitit 2015.
BQK-ja ka konkluduar se gjatë vitit 2014 janë shpenzuar 401 mijë e 85 euro për sistemin bonus-malus.
Po ashtu BQK-ja ka konkluduar se kontrata mes BKS-së dhe “Alt3c” ka paraparë që kompania brenda tre muajve të ofrojë çmimin e aplikacionit softuerik bonus-malus.
“Mirëpo gjatë ekzaminimit nuk është ofrtuar dëshmi se BKS-ja ka kërkuar që shitësi të përmbushë detyrimin konform kontratës,” thuhet në këtë raport ekzaminimi.
Po ashtu në raport thuhet se BKS-ja edhe përkundër kërkesës dhe kohës së mjaftueshme nuk ka bërë funksionalizimin e Qendrës Informative të Sigurimeve përmes së cilës do të gjeneroheshin të dhënat e nevojshme për implementimin e sistemit bonus-malus.
“Njëherazi mospronësia e aplikacionit softuerik ka ndikuar që BKS-ja këtë shërbim të kontraktojë me operatorë përkatës, kontratë e cila karakterizohet me kosto të lartë, jo e testuar në treg dhe e cila mund ta ekspozojë BKS-në ndaj rrezikut ligjor,” thuhet në raportin e Bankës Qendrore.
Gazeta Jeta në Kosovë ka kërkuar një koment nga Zyra për Media e Bankës Qendrore lidhur me këto gjetje. BQK-ja ende nuk ka dhënë përgjigje.
Gazeta Jeta në Kosovë e ka pyetur Rexhep Idrizajn, drejtorin e kompanisë “Elsig” dhe kryuesuesin e Asamblesë së Përgjithshme të Sigurimeve se pse nuk ka pasur tenderë publikë dhe për arsyen e angazhimit të kësaj kompanie. Po ashtu e ka pyetur lidhur me shumën vjetore që merr kjo kompani nga BKS-ja.
“Mendoj që ne si kompani private apo asociacion i kompanive private nuk i nënshtrohemi Ligjit mbi Prokurimin Publik. Prandaj besoj që ]eshtjet e ngritura nga ana juaj nuk janë relevante për interesin publik dhe si të tilla sigurisht hyjnë në transakcione me interes privat dhe me ligj nuk lejohet publikimi i tyre, pa pëlqimin e të dy palëve,” thotë Idrizaj.
Ndërkaq Ilir Pushka, drejtor i firmës “Alt3c”, ka folur në emër të kësaj kompanie për Gazetën Jeta në Kosovë. Ka deklaruar se kompania që drejton ka qenë meritore për të lidhur ketë kontratë me Byronë Kosovare të Sigurimeve.
“Kompania jonë është e involvuar në fushën e sigurimeve tashmë 11 vjet dhe mendoj se ka përvojen e duhur dhe ndoshta edhe me të madhen në rajon, sa i perket sigurimit te autopergjegjesisë,” thotë Pushka.
Gazeta Jeta në Kosovë ka pyetur Pushkën edhe për miqësinë me djalin e zëvendësdrejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve.
“Në të gjitha punet ne kemi kalu komision pas komisioni ( të përbërë nga drejtorët e kompanive të sigurimit) dhe BKS është vetëm partner implementues e jo ajo që negocion me ne. Duke i pasë parasysh këto fakte i bie që njohja apo mosnjohja me zt. Kushtrim Thaçi është Irelevante,” thotë Pushka.Por bazuar në procesverbalin e siguruar nga Gazeta Jeta në Kosovë del se pjesë e komisionit që ka negociuar me Firmën “Alt3c” është edhe Faton Abazi, drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve.
Po ashtu përveç përfshirjes së drejtorit në komision negociues edhe zëvendësdrejtori Gani Thaçi ka qenë pjesëmarrës në mbledhjën e Asamblesë së Përgjithshme të anëtarëve të industrisë së sigurimeve ku është diskutuar lidhur me ofertën e firmës “Alt3c”.
Byroja Kosovare e Sigurimeve në një përgjigje dhënë Gazetës Jeta në Kosovë ka njoftuar për arsyet se pse është kontraktuar kjo kompani.
“Asambleja e Përgjithshme si organi me i lartë i BKS-së me vendim ka perzgjedhur kompaninë Alt3c Sh.p.k. pasi që kjo kompani ka qenë me vite të tëra në tregun e sigurimeve për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemit softverik në Industrine se Sigurimeve të Kosovës,” thuhet në përgjigjen e BKS-së.
Po ashtu Byroja… thotë se kompanisë “Alt3c” sipas kontratës i paguhen 1.10 euro për çdo policë TPL të lëshuar.
Gazeta Jeta në Kosovë e ka pyetur BKS-së lidhur me shumën vjetore që fiton kjo kompani nga kjo kontratë.
BKS-ja ka deklaruar se e ka të vështirë të japë këso informacione.
“…nuk kemi asgjë kundër për ti’u derguar informacionet por u informojmë se lidhur me këto pyetje ne kemi kërkuar nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave për një sqarim se a mundemi mediave t‘u japim këso lloj informacione, për shkak se në të ardhmen mund të ballafaqohemi në gjykata me kompanitë e sigurimeve të cilat janë pjesë e byrosë,” thuhet në përgjigjen e BKS-së.
Por Agjencia për Mbrotjen e Dhënave Personale i tha Gazetës Jeta në Kosovë se nuk është në mandatin e saj të trajtojë kërkesa të tilla.
Agjencia thotë se e ka obligim që të merret me përpunimin e të dhënave të personave fizikë.
Akuzat për monopol
Kritikat për monopol janë pjesë e procesverbalit të mbledhjës së Asamblesë së Industrisë së Sigurimeve, dokument të cilin e ka siguruar Gazeta Jeta në Kosovë.
Raportimi i komisionit për negociatat me firmën “Alt3c” për sistemin bonus-malus ishte në rend dite në këtë mbledhje të mbajtur më 13 tetorit të 2013-es.
Ibrahim Kastrati, kryetari i komisionit, bazuar në procesverbal deklaroi se kanë mbajtur tri takime me përfaqësues të firmës private me të cilët është diskutuar me orë të tëra.
Kastrati tregoi para anëtarëve të asamblesë se oferta e fundit e kompanisë “Alt3c” është 1.10 euro, plus TVSh-ja për një policë të shtypur të sigurimit.
Bazuar në këtë procesverbal para anëtarëve të asamblesë u deklarua edhe Faton Abazi, drejtor i BKS-së që ishte edhe anëtar i komisionit për negocim me firmën “Alt3c”.
Abazi deklaroi se brenda tre muajve pas lidhjes së kontratës kompania private obligohet të njoftojë Byronë Kosovare për vlerën e softverit.
“Softuerin mund ta blejnë kompanitë e sigurimeve pas kalimit të kohëzgjatjes së kontratës pas katër vjetësh,” deklaroi Abazi.
Por në këtë mbledhje kishte shprehur kundërshtime Arben Breshani, drejtor i atëhershëm i kompanisë së sigurimeve “Insig”.
Breshani, bazuar në procesverbal deklaroi se lidhja e kontratës me këtë firmë private krijon situatë monopoli.
“Për këtë duhet bashkuar drejt prishjes së këtij monopoli ashtu që kompanitë ose do ta blejnë softverin në tërësi, ose secila nga kompanitë të mund të kenë programet e tyre për të cilat do të mund të raportohet edhe në Bankën Qendrore të Kosovës dhe në Byronë Kosovare të Sigurimit”, kishte deklaruar Breshani, bazuar në këtë procesverbal.
Po ashtu në procesverbal shënohet se Breshani ka theskuar se “…kompania ‘Insig’ ka programin paralel për këtë i cili do të mund të vihej në funksion në momentin kur të lejohet nga BQK-ja. Tani kemi ardhur në një situatë ku aq sa ka kërkuar kompania “Alt3c” do të paguajmë. Por duhet të mendohet për një program alternativ”.
Gazeta Jeta në Kosovë ka pyetur kompaninë “Insig”, lidhur me pohimet që janë bërë në emër të kësaj kompanie në këtë mbledhje.
Altin Majko, drejtor aktual, tha se lidhur me këtë çështje është mirë që gazeta t’i drejtohet drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Këshillit Administrativ apo kryesuesit të Asamblesë së Sigurimeve.
Majko shtoi se lidhur me këtë çështje ka kryer ekzaminim Banka Qendrore por se kompanive të sigurimeve ende nuk u është dorëzuar raporti final i ekzaminimit.
Një tjetër anëtar i asamblesë që kishte diskutuar në këtë mbledhje ishte edhe Rexhep Idrizaj, drejtor i kompanisë “Elsig”.
Ai kishte deklaruar se ka qenë i informuar lidhur me propozimin e kompanisë nga Eleonora Ndrecaj, anëtare e komisionit e punësuar në kompaninë që ai e menaxhon.
Idrizaj kishte deklaruar se është pro lidhjes së kontratës me këtë firmë private, por kishte kundërshtuar diçka tjetër.
“Sa i përket çështjes së blerjes së softverit prapëseprapë e shtrenjtë do të jetë mirëmbajtja. Andaj çështja e blerjes nuk duket të jetë shumë logjike,” kishte deklaruar Idrizaj.
Kritika kishte adresuar edhe Roland Kaçani i firmës “Sigma”.
Ai kishte shprehur keqardhje lidhur me diskutimin që po bëhet.
Kaçani kishte deklaruar se çështja është alarmante pasi që bëhet fjalë për monopol tipik.
“…dhe as që ia vlen të diskutohet çmimi. Është diskutabile se çfare duhet të bëhet nëse nesër kompania “Altec” kërkon çmim më të lartë për një policë. Më tutje ky është një investim që po bën industria e sigurimeve dhe kompania “Sigma” nuk e ka këtë të drejtë për të bërë investime por këtë të drejtë e ka bordi i kompanisë në Vjenë”, kishte deklaruar Kaçani, bazuar në procesverbal.
Ai kishte rekomanduar që kjo të diskutohet me Bankën Qendrore të cilët mund të japin dritën jeshile për të vazhduar me këtë çështje.
Kaçani shtoi se duhet që urgjentisht të mbahet një takim me përfaqësues të BQK-së për të realizuar këtë proces për faktin se nuk pajtohet me monopolin.
Sipas tij duhet që secila kompanitë të ketë sistemin e vetë dhe të mbajë kontakte të rregullta me Bankën Qendrore dhe Byronë Kosovare të Sigurimeve.
Atij i është kundërpërgjigjur Abazi që ka thënë se ka qenë vetë Kaçani që ka votuar pro autorizimit të komisionit për te negociuar me firmkën “Alt3c”.
“…anëtarët e asamblesë së përgjithshme kanë deklaruar se puna e komisionit do të merret për bazë 90 për qind, ndërsa tani po shprehet për monopolin”, pati deklaruar Abazi.
Gazeta Jeta në Kosovë i ka dërguar pyetje Kaçanit për të marrë një koment lidhur me pohimet e tij të bëra në këtë mbledhje të Asamblesë së Përgjithshme të Industrisë së Sigurimeve. Ende nuk ka dhënë përgjigje.
Ndërkaq pas diskutimeve në këtë mbledhje Asambleja e Përgjithshme vendosi që të miratojë ofertën e kompanisë “Altec”,.
Avionët luftarakë rusë, në vendin Azez në Halep të Sirisë kanë bombarduar një konvoj me ndihma humanitare. SI pasojë e këtij sulmi katër persona janë vrarë ndërsa 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve lokale avionët kanë goditur disa kamionë të cilët kanë qenë të parkuar dhe janë përdorur për transport të ndihmave.
Informacionet e para flasin se në sulmin i cili la të djegur dhjetë kamionë, katër persona janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur.
Të plagosurit janë transportuar në spitalet e improvizuara në rajon, ndërkohë 11 me plagë më të rënda janë dërguar për shërim në Turqi.
Avionët rusë, ditë më parë poashtu sulmuan një konvoj tjetër humanitar duke lënë të vrarë shtatë civilë dhe 10 të tjerë të plagosur.
Nga shtatori i këtij viti, fluturaket ruse po sulmojnë në qytetet Idlib, Humus, Hama dhe Halep duke goditur rajone të banuara me civilë që janë nën kontrollin e opozitës siriane, duke lënë të vdekur 263 civilë.
Policia e Kosovës para pak çastesh ka arrestuar Ismail Kurteshin, deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, me rastin e daljes së tij nga objekti.
Në arrestimin e deputetit Ismail Kurteshi i cili është shoqëruar në polici, kanë marrë pjesë rreth dhjetë policë, ndërsa disa prej tyre civilë.
Pasi u legjitimuan me kërkesën e shoqëruesve të deputetit Kurteshi, ata në mënyrë të qetë vazhduan drejt veturës ndërsa Kurteshi tha se e kupton detyrën e tyre.
“Është me vetëdije…është për të mirën e vendit dhe sigurisht edhe ju do të na bashkoheni dhe do ti bëni të njëjtat veprime…” deklaroi Kurteshi me rastin e shoqërimit të tij nga policia.
Kurteshi ishte njëri nga dy deputetët e opozitës të cilët e kishin pamundësuar mbajtjen e seancës plenare, pasi që së bashku me deputetin e Nismës, Haxhi Shalën, kishin hedhur gazin lotsjellës dhe kishin shkaktuar ndërprerjen e punimeve.
Më pas, Kuvendi i Kosovës kishte vazhduar punimet pa prezencën e opozitës e cila është ndaluar nga sigurimi policor i Kuvendit që të hyjë brenda, për çka opozita kishte hedhur gaz lotsjellës edhe në hollin e Kuvendit.
Një burim ushtarak irakian nga rajoni Nineve, ka bërë të ditur se nga sulmet ajrore të forcave franceze janë vrarë 28 fëmijë, dhe kjo ka ndodhur në një shkollë fillore afër qytetit Mosul.
Aeroplanët francezë, të mërkurën, e kanë bombarduar shkollën fillore Fatime Ez-Zehra“, ka shpjeguar gjenerali ushtarak Zenun Sabavi.
„Gjatë sulmit janë vrarë 28 fëmijë, kurse pesë të tjerë janë të lënduar“, ka pohuar ai.
Shkrimtarë arabë dhe aktivistë me popullaritet kanë nisur një e-kampanjë që synon mbështetjen e mallrave turke përballë sanksioneve ekonomike ruse kundër Turqisë që u miratuan pak çaste pas rrëzimit të aeroplanit rus që shkeli hapësirën ajrore të Turqisë, të martën e kaluar.
Aktivistët kanë nisur hashtagje të ndryshme në Twitter me përmbajtje të tillë si: #I_am_a_Muslim_and_in_solidarity_with_Turkey; #I_am_an_Arab_and_in_solidarity_with_Turkey; dhe #Supporting_the_Turkish_goods.
Aktivistët kanë thënë nëpërmjet Twitter se mbështetja për mallrat turke përbën një “detyrë për çdo arab dhe mysliman”, duke shkuar gjithashtu se produktet turke janë “të kualitetit të mirë dhe kanë çmime të arsyeshme”, ndërsa kompanitë turke janë “të shpërndara në të gjithë botën arabe”.
Mbështetësit e shquar të fushatës përfshijnë thirrësin e njohur nga Kuvajti Hamed al-Ali; Prezantuesin televiziv egjiptian Ahmed Mansour; Shkrimtarin e Kuvajtit Faleh ibn Hajari; Shkrimtarët saudit Mohamed al-Hudhaif; prezantuesin televiziv nga Saudia Ali al-Zafiri; Shkrimtar saudit Mohamed al-Yahya; Shkrimtarë të shumtë nga Katari, kryeredaktori i gazetës Al-Sharq Jaber al-Harami; dhe shkrimtari saudit Ahmed bin Rashid bin Said.
ERDOGAN RUSIA NUK PO BOMBARDON ISIS-in (ISIS-in), POR OPOZITËN SIRIANE TURKMENE, NË RAJONIN E BAYIRBUCAKUT. DIHET QË RUSIA ËSHTË MBËSHTETËSE KRYESORE E KRIMINELIT ASAD.“Erdogan: ISIS (ISIS) nuk është në rajonin e Bayirbucakut të Sirisë.Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdoğan tha se, “Rajoni ku janë Turkmenët e Bayırbucak-ut nuk është rajoni ku ndodhet ISIS (ISIS).Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdoğan tha se, “Rajoni ku janë Turkmenët e Bayırbucak-ut nuk është rajoni ku ndodhet ISIS. Askush të mos e mashtroje askënd. Atje janë Turkmenët e Bayırbucak-ut, janë bashkëatdhetarët tanë, janë të afërmit tonë dhe duke thënë se “Jemi duke goditur organizatën terroriste ISIS” godasin Turkmenët e Bayırbucak-ut”.Presidenti Erdoğan në kuadër të Ditës së Mësuesve në Turqi dha një pritje në Pallatin Presidencial Ak Saray bëri vlerësime në lidhje me ngjarjet e fundit.Erdoğan tha se Turkmenët e Bayırbucak-ut janë në përpjekje të mbrojtjes së tokave të tyre dhe i kanë dërguar familjet e tyre nëpër kampe, vazhdojnë të rezistojnë.Turkmenët e Bayirbucak-ut për shkak të afërsisë farefisnore me vendin tonë ashtu siç janë Turkmenët e Halepit, Humusit, Damaskut, Golanit kanë një vlerë të ndryshme për ne. Shumë mirë i dimë qëllimet pas sulmeve të cilat i marrin si objektiv Turkemnët e Bayırbucak-ut nga ana e regjimit të Asadit dhe ata të cilët mbështesin regjimin. Qëllimi i vetëm në këtë rajon ku ISIS-i nuk ka asnjë prani është mbështetja e regjimit të Asadit. Turqia ka vendosur që linjën nga Cerablus e deri në Detin e Mesdheut ta pastrojë nga organizatat terroriste. Ne si Turqi i mbështesim vëllezërit tanë që jetojnë në këtë rajon dhe do të vazhdojmë ti mbështesim” tha Erdoğan.– “Mobilizojmë të gjitha mundësitë tona për ti ndihmuar vëllezërit tanë”Presidenti Erdoğan duke theksuar se populli asnjëherë nuk do ti falë ata që janë duke i sabotuar ndihmat e bëra për Turkmenët e Bayirbucak-ut vetëm për të krijuar një perceptim kundër tij dhe qeverisë tha se, “Mobilizojmë të gjitha mundësitë tona edhe në vendin tonë por edhe në anën tjetër të kufirit për ti ndihmuar vëllezërit tanë që janë duke luftuar në rajon në kushte të vështira”.Erdoğan i cili theksoi se së bashku me shtetet aleate së shpejti do ta zbatojnë praktikën rajoni i sigurisë në linjën Cerablus-Deti Mesdhe, tha se në njërën anë do ti parandalojnë dramat e reja njerëzore ndërsa nga ana tjetër do ti ofrojnë mundësi refugjatëve të cilët duan të jetojnë në atdheun e tyre. Erdoğan në vazhdim tha: “Ata të cilët nuk do ti ndihmojnë ose do ta parandalojnë Turqinë në këtë përpjekje, do të jenë shkaktar të vdekjes të çdo njeriut në Siri”.Presidenti turk në vazhdim tha: “Ne nuk kemi asnjë përpjekje tjetër përveç se ti sigurojmë popullit të Sirisë një të ardhme të sigurt dhe qëndrueshme. E dimë se edhe siguria jonë kalon nga kjo. Njësoj edhe shpëtimi i Evropës nga kriza e refugjatëve dhe terrorizmit kalon nga stabiliteti i Sirisë. Shpresojmë që ditët e ndritshme për vëllezërit tanë janë afër. I uroj suksese vëllezërve tanë Turkmenë në luftën e tyre, lutjet dhe mbështetjet tona do të jenë deri në fund me ata”.”
Zëvendës ministri i jashtëm i Izraelit Tzipi Hotovely u takua me përfaqësuesit e YouTube dhe Google për të diskutuar mënyrat për të bashkëpunuar në atë Izraeli e quan luftën kundër “nxitjes së dhunës dhe terrorizmit”.
Gazeta izraelite Maariv njoftoi dje se Hotovely kanë rënë dakord që të punohet me Google dhe YouTube në mënyrë që të krijojë një mekanizëm të përbashkët pune për të monitoruar dhe për të parandaluar publikimin e “materialeve inflamuese”, me origjinë nga territoret palestineze.
Që nga përshkallëzimi dhunës në kohët e fundit në mes të palestinezëve dhe shërbimeve të sigurisë izraelite, shumë njerëz kanë shpërndarë videot që tregojnë qartë agresionin izraelit ndaj palestinezëve dhe kjo ka ndikuar që bota gjithnjë e më shumë ta kuptojë perspektivën e vërtetë të konfliktit. Gazeta arabe Al-Araby Al-Jadeed me bazë në Londër ka shprehur shqetësime se takimet e tilla haptas sugjerojnë Censurimin e materialeve palestineze nga ana e shtetit izraelit./kohaislame.com
Shqipëria – partnere e Europës në luftën kundër terrorit, por edhe gati për të pritur valë refugjatësh në dimër, shprehet ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati pas konferencës rajonale në Berlin.
Deutsche Welle: Zoti Bushati ju morët pjesë në konferencën e ministrave të Jashtëm të Ballkanit në Institutin Aspen, me ftesë të ministrit të Jashtëm gjerman Steinmeier dhe atij italian, Gentiloni. Çfarë masash u diskutuan në lidhje me krizën e refugjatëve në Ballkan, kjo krizë ishte edhe në fokus të kësaj konference që zhvillohet një herë në vit?
Ditmir Bushati: Konferenca këtë vit u fokusua tek çështjet e sigurisë, zgjerimit të Bashkimit të Europian, natyrisht çështjet që kanë të bëjnë me krizën e refugjatëve, terrorizmin dhe cënueshmërinë le të themi të arkitekturës europiane, sidomos pas ngjarjeve të fundit në Paris. Ne këmbyem pikëpamje në lidhje me angazhimin e vendeve të Bashkimit Europian, Gjermanisë, Italisë, vendeve të rajonit tonë, të cilët janë prekur nga kriza e refugjatëve, po ashtu u këmbyen pikëpamje për opcionet e ndryshme që mund të përdoren për shkak të stinës së dimrit dhe rrugëve të ndryshme se si mund të përballohet kjo krizë. Në konferencë u theksua rëndësia e një përgjigjeje të përbashkët në nivel europian dhe e një bashkëveprimi e sinkronizimi sa më të mirë mes vendeve të BE-së dhe rajonit për të përballuar këtë krizë të paprecedentë, e cila nuk duket se do të përfundojë shpejt.
Përmendët se keni diskutuar opcione të ndryshme në konferencë, a është edhe Shqipëria një opcion, pra a preket Shqipëria nga vala e refugjatëve në periudhën e dimrit?
Të gjitha opcionet janë të hapura, duke përfshirë këtu edhe një prekje të mundshme të Shqipërisë, Italisë apo Malit të Zi, në qoftë se mund ta konsiderojmë kështu pjesën Adriatike të Ballkanit. Shqipëria ka marrë masat përkatëse në bashkëpunim me partnerët, në bashkëpunim me vendet anëtare të BE-së, po ashtu kemi përgatitur planin e kontigjenteve. Natyrisht ne jemi një vend me kapacitete të kufizuara, qoftë nga pikëpamja e burimeve njerëzore dhe infrastrukturës, e është kjo arsyeja që masat paraprake duam t’i marrim në kohë dhe në bashkëveprim me vende të tjera.
Po a keni të dhëna se Shqipëria mund të preket gjatë dimrit?Për momentin nuk mund të flitet me garanci të plotë për një skenar që do të prekte drejtpërdrejt Shqipërinë, Italinë apo Malin e Zi, por me afrimin e dimrit , potencialisht kjo mund të kondicionojë akset kryesore, të cilët përdorin njerëzit që duan të shpëtojnë nga lufta.Ju u shprehët pas konferencës se kriza e refugjatëve në Ballkan nuk duhet të prekë integrimin. Çfarë keni parasysh me këtë, a dyshoni se kjo krizë mund të prekë vërtet proceset e integrimit?
Nga ana e dy ministrave të Jashtëm, atij gjerman dhe italian ka një qartësi përsa i përket jo thjesht procesit të integrimit europian dhe avancimit të rajonit në hapësirën euroatlantike, por edhe për të eliminuar çdo lloj spekulimi apo tendence për të ngatërruar krizën e refugjatëve me procese, të cilat kanë nisur me kohë në rajonin tonë. Pata mundësi të ritheksoja faktin, se procesi i zgjerimit apo çdo lloj pakti mbi çështjet e sigurisë, që adreson jo thjesht çështjen e refugjatëve, por edhe çështjet që kanë të bëjnë me luftën kundër terrorizmit duhet të shkojë paralelisht, të ecë bashkërisht me procesin e zgjerimit, përkundrazi situata, të cilën po e përjeton sot për sot rajoni ynë dhe BE, mendoj se bëjnë thirrje për një veprim më të shpejtë strategjik ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Mendoni se e regjistruan dy ministrat e Jashtëm të BE-së këtë thirrje për veprim të shpejtë strategjik?Ministri i Jashtëm gjerman dhe ai italian janë shumë të qartë dhe të kthjellët në këtë pikë, shpresoj që në muajt në vijim do të kemi mundësi të dëshmojmë një gjë të tillë.Pas ngjarjeve në Paris, terrori i Shtetit Islamik është kthyer në një sfidë për Prëndimin, por edhe në rajon rreziku nuk është më i vogël. Çfarë u tha për këtë në Berlin?Natyrisht u diskutuan programet, me të cilat vendet që janë pjesë e aleancës kundër të ashtuquajturit “Shtet Islamik” bashkëveprojnë me njëra-tjetrën, përpjekjet që bëhen për shkurajimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj, edhe përpjekjet që po bën Shqipëria posaçërisht në këtë drejtim edhe përmes krijimit të qendrës rajonale për përballimin e ekstremizmit të dhunshëm, si pjesë e strategjisë kombëtare kundër ekstremizmit të dhunshëm, të miratuar në Këshillin e Minstrave javën e kaluar. Kjo qendër rajonale që do të ngrihet vitin e ardhshëm në Shqipëri, me mbështetjen e partnerëve strategjikë do të fokusohet tek elementët edukativë, ata të bashkëjetesës fetare, pra për të punuar me komunitete të ndryshme, për të rrezatuar atë që është unike në Shqipëri apo hapësirën shqiptare për sa i përket bashkëjetesës më të mirë fetare. Ka disa forma si mund të luftohet ekstremizmi i dhunshëm, ndër to edhe programet edukative, kulturore, të cilat ne synojmë t’i kultivojmë sa më shumë që të bëhen shembull rrezatues edhe për vende të tjera.Zoti Bushati të kalojmë në zhvillimet në Shqipëri – Shqipëria pret hapjen e negociatave me BE-në, por BE në progresraport e vuri gishtin tek plagët e vjetra në Shqipëri si reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit, dekriminalizimi, vetëm pas këtyre reformave do të ketë negociata – një qëndrim i qartë i BE-së ky. E meritonte qeveria shqiptare hapjen e negociatave me BE-në, në një kohë kur ende disa detyra shtëpie nuk i ka bërë?
Më lejoni të theksoj se sipas raportit të Komisionit Europian, Shqipëria është i vetmi vend që ka njohur progres të qëndrueshëm në të gjitha fushat që janë objekt vlerësimi nga Komisioni Europian krahasuar me vendet e tjera, pjesë e dosjes së zgjerimit. Ky progres është i dukshëm sidomos në fushat që konsiderohen parësore, për sa i përket sundimit të së drejtës, e sundimit të së drejtës në ekonomi. Jo vetëm Komisioni Europian, por qeveria shqiptare, shumica parlamentare institucionet kryesore e aktorë të tjerë e kanë vënë gishtin tek një plagë do ta quaja e shoqërisë shqiptare, që është gjendja e mjerueshme e sistemit të drejtësisë. Ka një angazhim politik të fortë në këtë drejtim, po punohet me Komisionin e Venecias, është pozitive që të gjithë aktorët kryesorë politikë dhe parlamentarë kanë referuar opinionet e qëndrimet e tyre pranë Komisionit të Venecias. Opinioni dhe përfshirja e ekspertizës së këtij komisioni, që gëzon reputacion të lartë në Shqipëri, do t’i japë një legjitimitet më të madh të gjithë procesit të reformës në drejtësi.
Pas kompromisit me opozitën për çështjen e dekriminalizimit, a shpresoni që ky model bashkëpunimi me opozitën mund të funksionojë edhe për reformën në drejtësi, ministri i Jashtëm gjerman Steinmeier ju inkurajoi për çuarjen përpara të reformës në drejtësi?Besoj se çdo reformë që vjen si fryt i kompromisit, pa cënuar standartet më të larta demokratike, do të ishte jo vetëm e mirëpritur nga ne, por ne do punojmë për ta arritur një gjë të tillë. Ne po punojmë për këtë dhe ka një gatishmëri edhe nga ana e Komisionit Europian dhe vendeve anëtare për të na mbështetur në këtë proces, me qëllim që të krijohet terreni për rekomandimin për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit. Shumë punë është bërë, por ende shumë punë mbetet për t’u bërë në këtë drejtim. Kompromisi për ligjin për dekriminalizimin mendoj se mund të shërbejë si një ogur i mirë edhe për reforma të tjera që do të kërkonin një mirëkuptim të gjerë politik, pa cënuar standardet e kërkuara./DW