Browsing: Lajme

Ja çfarë raportet ditore publikonte Franca mbi pushtimin e Algjerisë.
Dëshmitë janë shokuese për pjesën e botës e cila e imagjinon se Parisi ishte gjithnjë i karakterizuar nga romantika. Dëshmitë historike mbi krimet gjatë të kaluarës janë të tmerrshme dhe ato vijnë deri në ditët e vona.
Urojmë për një ndërgjegjësim të botës dhe të shmangen të gjitha llojet e gjenocideve dhe luftërave.

Kryeministri Ahmet Davutoglu, reagoi ndaj sulmeve kundër turkmenëve të Bayırbucak në Siri.
Kryeministri Davutoglu, bëri të ditur se pas informacionit se avionët rusë janë përfshirë në sulme, ambasadori i Federatës Ruse në Ankara Andrey Karlov është thirrur në ministrinë e jashtme turke.Kryeministri Ahmet Davutoğlu, reagoi ashpër ndaj Rusisë e cila është duke bombarduar fshatrat turkmene.“Nëse Rusia me ekzistencën ushtarake do të kryejnë bombardime, ti kryejnë ato ndaj ISIS-it. Por nëse do të shkaktojë masakra ndaj civilëve në kufirin e Turqisë, dhe nëse shkakton valë të reja refugjatësh, atëherë të gjithë ata që kontribuojnë në këtë çështje do të jenë përgjegjës” tha Davutoglu.Kryeministri turk tha se me pretendimin se po lufton kundër terrorit, askush nuk mund të bëjë legjitime masakrat ndaj turkmenëve, arabëve dhe kurdëve të Sirisë. Duke përfshirë të gjitha sulmet, përfshi edhe ato të fundit ndaj civilëve, regjimi sirianë ka treguar qartë se sa i përgjakshëm dhe barbar që është.Edhe Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Tanju Bilgiç në lidhje me këto sulme tha: “Aktet e palës ruse nuk janë luftë kundër terrorizmit, por janë bombardime kundër fshatrave turkmenë dhe kjo mund të çojnë në pasoja serioze. Këtë ja kemi komunikuar edhe ambasadorit rus në Ankara, Andrey Karlov, i cili u thirr në Ministri dhe ju bë e ditur se operacionet duhet të marrin fund menjëherë”.

Pas sulmeve të përgjakshme në Paris, gjithnjë e më shumë po flitet për ISIS. Prestigjozja britanike “The Guardian” tregon se si u krijua ISIS në një burg ushtarak në “Camp Bucca” në Irak, ndërsa amerikanët ishin po aty.
Në këtë burg amerikanët fusnin të rinjtë irakenë që dyshoheshin si xhihadistë dhe më pas merreshin në pyetje.
“Kampi ishte ambienti ideal për të planifikuar ISIS. Kur dolëm nga burgu na mjaftoi të gjenim njëri-tjetrin”, ka rrëfyer Abu Ahmed, një luftëtar i ISIS për “The Guardian”, transmeton lapsi.al.
Mes xhihadistëve ishte edhe Abu Al Baghdadi, të cilin amerikanët e lëshuan nga burgu pasi e shihnin si një negociator për të moderuar influencat radikale në Irak.
“Kur shkova në një qeli me Al Baghdadin na thanë të silleshim mirë pasi ky ishte Nelson Mandela i irakenëve. Ai do të shpëtonte Irakun. Amerikanët e kishin në burg Al Baghdadin dhe e liruan. Ja çfarë po u bën tani Mandela i tyre”, tregon ish-luftëtari i ISIS për “The Guardian”.
Abu Al Baghdadi është sot kreu i Shtetit Islamik dhe një nga njerëzit më të kërkuar në botë.

Komisioni i Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit ka themeluar Shoqatën e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit, ku kryetar i saj është zgjedhur Naim Zhitia.
Me këtë rast, u tha se nga sot e tutje ne e kemi adresën e duhur në Kosovë dhe në gjithë shqiptari.
Anëtari i Komisionit të Shoqatës së Familjeve, të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit, Idriz Ejupi ka thënë se për të themeluar këtë shoqatë janë shtyrë nga anashkalimi i institucioneve të vendit dhe nga mosnjohja e statusit të të gjithë dëshmorëve.
Kryetari i sapo zgjedhur i kësaj shoqate, Naim Zhitia tha se tani të gjithë familjet e dëshmorëve kanë një adres për të kërkuar të drejtën e saj e cila i takon.

Asociacioni i Komunave serbe është një fitore e kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, por në afat të shkurtër, ka thënë për Tanjug analisti Dukagjin Gorani.Gorani ka thënë se krijimi i Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe në afat të gjatë është në dëm të komunitetit serb dhe shoqërisë kosovare.
Ideja e Asociacionit ngadalë shndërrohet në një praktikë shumë të keqe, sepse, sipas Goranit “shkatërron mundësinë e krijimit të një komuniteti multietnik në Kosovë”.
Sipas Goranit, nëse pranohet Asociacioni, atëherë në një mënyrë jetën e serbëve e pranon si bashkësi të ndarë etnike, të cilët nuk do të jetojnë së bashku me shqiptarët, por në një hapësirë politike dhe kulturore në një mënyrë plotësisht të shpërndarë, transmeton Klan Kosova.
Analisti kosovar në intervistën e tij për agjencinë serbe Tanjug ka theksuar se ndarja etnike do të thellohej edhe më shumë sesa është tani dhe në fund e tërë kjo do të shkojë në dëm të komunitet serb.

​Këto tre foto të shkrepura në Tiranë, kanë sjell frikë dhe reagime në gjithë Shqipërinë. Ndërsa masat e sigurisë janë rritur, pas sinjaleve për sulme të mundshme terroriste në Shqipëri, në këto foto duken disa njerëz të veshur me të zeza.

Fotot janë bërë tek Unaza e Re në kryeqytet. “Noa.al” ka pyetur policinë e kryeqytetit, dhe në përgjigjen zyrtare theksohet se “ka qenë duke u zhvilluar një videoklip”. Megjithatë nga Policia e Tiranës thonë se gjera të tilla nuk duhet të bëhen më, pa një njoftim tek autoritetet, pasi është përhapur panik tek njerëzit.

Theksohet se në burgjet izraelite ndodhen 400 fëmijë palestinezë të moshave 11 deri në 17 vjeç, raporton Anadolu Agency (AA).
Bashkësia e të Burgosurve Palestinezë me rastin e 20 nëntorit, Ditës Botërore të të Drejtave të Fëmijëve në një deklaratë me shkrim ka theksuar se në burgjet izraelite ndodhen 400 fëmijë palestinezë, ku 11 prej tyre të burgosur “administrativë” dhe 6 vajza. Ndër të tjera theksohet se këtë vit janë kryer arrestime të qindra fëmijëve, madje në disa raste janë plagosur me plumba të vërtetë dhe më pas janë dërguar në spitalet izraelite.
Në deklaratë i bëhet thirrje institucioneve ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat e fëmijëve që të marrin një qëndrim kundër Izraelit dhe të bëjnë presion për lirimin e fëmijëve.
Izraeli që nga fillimi i muajit tetor e deri tani ka ndaluar 800 fëmijë palestinezë.
Sipas të dhënave të Bashkësisë e të Burgosurve Palestinezë mësohet se Izraeli që nga viti 2000 e këtej ka ndaluar 8 mijë e 500 fëmijë palestinezë. Ndërsa sipas të dhënave zyrtare theksohet se në burgjet izraelite ndodhen 6 mijë e 500 të burgosur palestinezë.

Nga ambasada britanike në Ankara sot është bërë e ditur se paratë do të ndahen për ndihmë humanitare, pajisjet për shkollë, spitalet dhe asistencë të plotë për pranimin e refugjatëve.
Britania e Madhe i ka premtuar ndihmë Turqisë në vlerë 420 milionë dollarë në dy vitet e ardhshme, në mënyrë që ky vend të përballojë problemet që shkaktoi konflikti në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga ambasada britanike në Ankara sot është bërë e ditur se paratë do të ndahen për ndihmë humanitare, pajisjet për shkollë, spitalet dhe asistencë të plotë për pranimin e refugjatëve.
“Britania e Madhe është e qartë se dëshiron të bashkëpunojë ngushtë me Turqinë, për të zgjidhur pasojat e konfliktit në Siri, duke përfshirë krizën e refugjatëve. Kjo është një mbështetje bilaterale që kontribuon në përpjekjet evropiane të ofrimit të ndihmës”, theksohet në komunikatën e ambasadës.
Aktualisht në botë më së shumti refugjatë i strehon Turqia. Presidenti i këtij vendi, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar të enjten se numri i refugjatëve sirianë dhe irakianë në Turqi ka arritur 2,5 milionë. Për refugjatët, sipas tij, Turqia që nga viti 2011 ka ndarë 8,5 miliardë dollarë.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi dje se myslimanët nuk mund t’i lemë në mëshirën e terroristëve.
Gjatë ceremonisë së mbylljes së Konferencës V të Ministrave të Shëndetësisë të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Erdogan theksoi se duke u bashkuar duhet të vendoset një qëndrim i qartë dhe parimor kundër DAESH-it, Al-Kaedës dhe Boko Haramit.“Në vendet e tjera reagimet kundër problematikave të shkaktuara nga terrorizmi dhe kriza e refugjatëve kanë nisur të drejtohen tërësisht nga bota islame dhe drejt të gjithë myslimanëve. Teksa në njërën anë në rajonin tonë vazhdon të përjetohet drama njerëzore kryesisht në Siri, tani po përballemi edhe me rritjen e sulmeve të urrejtjes, dhe qasjeve raciste kundrejt myslimanëve”, theksoi ai.”Lavdinë e 1,7 miliardë myslimaneve nuk mund ta braktisim në mëshirën e disa terroristëve. Vetë ne myslimanët kemi përgjegjësinë që t’i dalim në mbrojtje dinjitetit tonë, pavarësisë sonë, të ardhmes sonë”, deklaroi Erdogan.