Browsing: Lajme

Banka Qendrore Evropiane zëvendëson kartmonedhat e brezit të parë të Euros. Pas 5 dhe 10 Eurove tani hidhet në qarkullim edhe kartmonedha e re e 20 Eurove. Ajo do të jetë më e sigurtë ndaj falsifikimeve.
Kartmonedha e re 20 Euro në qarkullim nga 25.11Monedha e përbashkët europiane, Euro, u hodh në qarkullim para 20 vitesh. Kartmonedhat e brezit të parë po zëvendësohen hap pas hapi që prej më shumë shumë se 2 vitesh. Këtë të mërkurë do të futet në qarkullim kartmonedha e re 20 Euro. 5 Euro e re qarkullon që nga maji 2013, ajo me vlerë 10 Euro që nga shtatori 2014. Dalëngadalë do të zëvendësohen edhe karmonedhat me vlerë më të lartë.
Fillimisht në qarkullim do të jenë si karmonedhat e vjetra ashtu edhe të rejat. Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka në plan t’i heqë ato gradualisht nga qarkullimi. Në plan afatgjatë ato do ta humbasin statusin si mjet pagese. Se kur do të vijë dita, këtë Mario Draghi, presidenti i BQE, dhe ekipi i tij ende nuk e kanë deklaruar.
Kartmonedha falso më e preferuarSipas Bankës Federale 20 Euro është kartmonedha falso më e përhapur deri tani: katër nga pesë të tilla në Gjermani mbajnë shifrën 20. Kartmonedhat e reja Euro do të jenë më të sigurta se të mëparshmet ndaj falsifikimeve. 20 Euro e re përmban shumë elemente të reja dhe të përmirësuara sigurie.
Europa në seriNjë element i ri sigurie i 20 Euros së re është një hologram i tejdukshëm. Nëse e mban kartmonedhën përpara një burimi drite, një portret i Europës do të shfaqet në anën e përparme dhe të pasme të kartmonedhës. BQE i quan kartmonedhat e reja “Seria e Europës”. Figura mitologjike që i jep emrin kontinentit, shfaqet vazhdimisht tek kartmonedhat, mes të tjerash si shenjë uji.

Ngjyrë smerald dhe relievNjë element tjetër sigurie i kartmonedhës së re është shifra e smeraldit, siç quhet – shifra 20, e cila e ndryshon ngjyrën e saj nga e gjelbër smeraldi në blu të errët dhe mbi të cilën, nëse e kthen kartmonedhën më një anë, lëviz një shirit drite. Buzët e kartmonedhës së re si dhe një 20 e madhe, e cila shihet lart në qendër, kanë reliev, i cili mund të ndihet duke e prekur me gisht.

Më shumë ngjyra dhe tis të verdhëSë jashtmi, kartmonedha e re 20 Euro ka ndryshuar shumë pak. Ngjyra blu e kartmonedhës së brezit të parë ishte më e çelët dhe nuk kishte refleksin e verdhë në anën e pasme. Në karmonedhën e re, fjala „Euro“ është vendosur jo vetëm në shkrimin latin dhe grek, por edhe në atë cirilik, dhe akronimin „BQE“ e gjejmë tashmë në tetë gjuhë dhe jo vetëm në pesë si deri tani.
Arkitektura si motiv kryesorMotivi kryesor i karmonedhave euro, „epoka dhe stile“, ruhet edhe në brezin e ri të tyre. Kartmonedhat përmbajnë të njëjtat figura arkitekturore të epokave të ndryshme. Kështu 20 Euro e re tregon përsëri një fasadë gotike, kurse në 10 Euron e re vazhdon të jetë një hark porte i stilit roman./dw

Mbi 200 emigrantë janë përpjekur të kalojnë nëpër tela me gjemba duke synuar kalimin nga Greqia në Maqedoni.Ata kanë hedhur gurë ndaj Policisë, kurse pesë emigrantë që kanë pasur mundësi të kalojnë kanë bërtitur në drejtim të maqedonasvee: “Hapni kufirin”.
Por, më pas emigrantët janë kthyer në Greqi, transmeton Klan Kosova.
Që nga java e kaluar, Maqedonia ka marrë vendim që t’ua lejojë hyrjen vetëm personave që konsiderohen refugjatë të luftës nga Siria, Iraku dhe Afganistani. Përfaqësuesit e të gjitha kombeve tjera që konsiderohen emigrantë ekonomikë do të kthehen mbrapa.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se shteti i tij nuk e ka ndërmend t’i kërkojë falje Rusisë për rrëzimin e aeroplanit afër kufirit me Sirinë.Në një intervistë për CNN, presidenti turk ka theksuar se është pala tjetër ajo që duhet të kërkojë falje për hyrjen në hapësirën ajrore të Turqisë.
“Mendoj se është një palë tjetër që duhet të kërkojë falje, jo ne”, ka thënë Erdogan. “Ata të cilët e shkelën hapësirën tonë ajrore duhet të kërkojnë falje. Pilotët tanë dhe forcat tona të armatosura, ata vetëm përmbushën detyrat e tyre, për të cilat janë përgjegjëse”, transmeton Koha.net.
Në një takim me liderët turq në Ankara, Erdogan ka thënë: “Nëse ndodhë e njëjta shkelje edhe sot, Turqia do të veprojë në të njëjtën mënyrë”.
Rusia sot iu kundërpërgjigj Turqisë se nuk kishte paralajmërime as përmes radios as vizuale nga forcat ajrore turqe.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se aeroplani ishte rrëzuar një kilometër brenda territorit sirian, derisa Erdogani ka thënë se aeroplani është rrëzuar në Turqi.

Katedra e Gjuhës Shqipe në Universitetin e Ankarasë dhe Stambollit!Ministria e Arsimit dhe Sporteve të Shqipërise dhe Këshilli i Arsimit të Larte të Turqisë YOK, firmosen një marrëveshje të mirë e cila do të zhvilloje më tej marrëdhëniet në fushën e Arsimit midis dy vendeve tona! Njohja e diplomave dhe titujve shkencore, çelja e katedrave të gjuhës Shqipe në Universitetet Turke, shkëmbime të profesoratit dhe përvojës në fushën e akreditimit të universiteteve janë disa nga pikat e rëndësishme të marrëveshjes!

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në ujërat greke, ku një anije ushtarake ka tentuar të fundosë një barkë të tejmbushur me refugjatë sirianë në mes të të cilëve edhe shume gra e fënijë. A mund të sillet kështu një vend i Bashkimit Europian?!
Marina greke sulmon një barkë të pambrojtur refugjatësh. Nuk ka tokë për refugjatët e tmerruar sirianë, madje as det nuk ka për to…
E gjithë ajo që ne shohim në këtë video nuk është gjë tjetër veçse një fatalitet për njerëzimin si dhe të gjithë vlerat morale të këtij shekulli.
Shumë refugjatë po vdesin sot në det. Një pjesë e tyre prej fatit të keq dhe një pjesë prej rojeve bregdetare greke. Ky nuk është incidenti i parë i flotës greke. Dhjetra kufoma janë regjistruar prej saj…
A mos vallë edhe fëmija i vogël kurd Aylon është viktimë e gardës helene?!
Ta shpërndajmë këtë video si presion mbi qeverinë greke. Respektoni jetën e njeriut pa marrë parasysh fenë dhe kombësinë e njerëzve.

Qysh në gjysmën e dytë të shekullit XIX, stereotipi negativ për shqiptarët ka qenë i shprehur në një sërë librash të autorëve serbë pa ndonjë redaktim të veçantë shkencor.
Më i përhapuri ka qenë, sigurisht, ai për urrejtjen ndaj serbëve.
Olivera Milosavleviq
“Me politikën pushtuese të qeverisë serbe ndaj arbanasve, në kufirin perëndimor të Serbisë janë krijuar marrëdhënie të tilla që në të ardhmen e afërt vështirë mund të pritet paqe dhe gjendje stabile […] shtypi ynë, në një garë katastrofale për të ndihmuar një politikë të referuar dhe ekzekutuar në mënyrë të neveritshme, me muaj dhe vite (ka) përhapur mendime tendencioze për arbanasit […]
Ky është edhe sot mjeti i vetëm me të cilin shtypi shovinist krijon te populli serb urrejtjen ndaj arnautëve “të egër”, duke fshehur, si nepërka këmbët e egërsirës, atë që populli serb ka bërë ndaj tyre. […] Ballkanicus dhe dr. Vlladan [Gjorgjeviqi] kanë shkruar nga një libër të plotë me dëshirë të qartë për ta ndrydhur këtë popull të mjerë arbanas dhe ta dëshmojnë paaftësinë e tij për një jetë të kulturuar dhe kombëtare. […] me qëllim që të dëshmojnë se ai popull si racë, nuk ka sens për jetë të kulturuar dhe të pavarur, ata gjithë atë që në primitivizmin e atij populli ekziston, e paraqesin jo si shprehje të shkallës së historisë në të cilën ata gjenden dhe nëpër të cilat kanë kaluar edhe popujt e tjerë, por si shprehje të paaftësisë së tyre racore për zhvillim kulturor në përgjithësi. […]
Zelli i Ballkanicusit për nënvlerësimin e popullit arbanas si racë shkon deri aty ku rolin historik të Skënderbeut ia atribuon origjinës nga serbja Vojisllava” (Dimitrije Tucoviq [1914] 1980:17-44).
Nuk mund të mohohet se sot shqiptarët konsiderohen si “armiqtë” më të mëdhenj të serbëve. Në qoftë se këtë mund ta shpjegojmë lehtë me ngjarjet aktuale politike dhe me përshkrimin e “karakterit” të tyre nga mediat e pahijshme, është e nevojshme që më seriozisht të analizohen arsyet e përbuzjes së tyre që, ndonjëherë haptas e ndonjëherë fshehurazi, iu janë të ekspozuar gjatë gjithë shekullit XX. Intelektualët bashkëkohorë shkruajnë për shqiptarët kryesisht brenda stereotipit për urrejtjen e “lindur” të tyre ndaj serbëve dhe dëshirës për shkatërrimin e tyre, i cili është produkt i “tipareve”, “primitivizmit” dhe “grabitjes” së tyre dominuese. Autorët e vjetër, megjithatë, kanë insistuar edhe në një element. Kanë tentuar, mes tjerash, që të dëshmojnë se paaftësia e shqiptarëve për një jetë të pavarur shtetërore, përsëri vjen si pasojë e tipareve të tyre në “karakter”.
Ata pohonin se fiset shqiptare nuk kanë nevojë për shtet e as aftësi që të konstituojnë kombin e vet. Andaj, në përputhje me nevojat shtetëroro-politike të Serbisë, zgjidhjen e kanë parë në ndikimet kolonizuese fisnore të cilat, me përfshirjen e shqiptarëve dhe territoreve të tyre në shtetin serb, do të mundësonin trajnimin e tyre për një jetë të civilizuar. Në këtë kuptim, klasifikimi i stereotipave nënçmuese për shqiptarët do të mund të bëhet në këtë mënyrë: “Shqiptarët i urrejnë serbët”: ata kanë veti specifike në “karakter” nga të cilat rrjedh kjo urrejtje; shqiptarët janë konvertuar në masë të madhe, të ashtuquajturit serb të arbanizuar, me të cilat shpjegohen edhe dy “vetitë” e mëhershme. Me këto vlerësime bashkëkohore me rregull shkojnë edhe ato që gjatë gjithë shekullit kanë variuar për shqiptarët të cilët nuk e kanë konstituuar kombin dhe të cilët nuk kanë aftësi civilizuese për organizimin e shtetit të pavarur, e produkti i stereotipit të fundit është edhe argumenti se Skënderbeu është serb.
Me emrin shqiptar, nga mesi i viteve tetëdhjetë, në veçanti janë përdorur fjalët “gjenocid”, “shtypje”, “plaçkitje”, “dhunim”, andaj konotacion negativ ka mbajtur çdo përmendje e pakicave kombëtare në fjalimet politike dhe private. Pas librit për Kosovën të autorit Dimitrije Bogdanoviq të vitit 1985 dhe intervistave të tij të shpeshta po atë vit, të shkruarit për shqiptarët nga ana e intelektualëve serbë, ka qenë e pranueshme vetëm nëse është shkruar në drejtim të dëshmimit të “gjenocidit të planifikuar” ndaj serbëve, ku vetë Bogdanoviq së shpejti është tejkaluar në të ngarkuarit negativ ndaj objektit të analizës.
Bogdanoviq ka riaktivizuar argumentin e vjetër se vendosja e shqiptarëve në tokat serbe nga shekulli XVII deri në kohën tonë, ka lënë “gjurmë të përgjakshme të dhunës në ndërgjegjen historike të popullit serb”, derisa e ka shtjelluar me shembuj shtypjen individuale, plaçkitjen, masakrat dhe “dëbimin e serbëve nga toka e tyre”, si dhe me argumente që baza e dëbimit të shqiptarët duhet të kërkohet në islamizimin e tyre të përcjellë me asimilim dhe “dhunë brutale”.
Ashtu, sipas tij, populli serb është bërë viktimë, jo vetëm të një elementi, por edhe të një “plani për shkatërrimin e tij fizik”. Përhapja e një fotografie të tillë negative në një popull të tërë është bërë përmes vlerësimit të lëvizjes politike shqiptare si “agresive, pushtuese, revanshiste, konservative dhe nacionaliste”, qëllimet e të cilit janë që të shkatërrohet populli serb “me ndihmën e vrasjeve, dëbimit, fshirjes së ndërgjegjes historike”, dhe “ta përvetësojnë tokën serbe” që “me plan ta thyejë dhe rrethojë popullin serb”.
Sipas Bogdanoviqit, teza për prejardhjen ilire të shqiptarëve është raciste sepse me të përcaktohet e drejta e tyre agrare për territoret. Përveç kësaj, duke folur për migrimin e serbëve në Ballkan, për kohën që e shënon si parahistori të shqiptarëve, ai përmend paraardhësit e shqiptarëve duke mos e definuar kush kanë qenë ata (Bogdanoviq [1985] 1990:29–31,139,154,318–325,443–445).
Për Radovan Samarxhiq “arbanasit“ qysh në shekullin e XVI kanë qenë në ekspansion përderisa turqit janë ata të cilët “ua turrin” serbëve “që si pykë shkatërruese të futen në atdheun e tyre të vjetër”. Sipas tij shqiptarët kanë shtypur popullin serb me “vrasje, plaçkitje, me djegien e tërë fshatrave, me vjedhjen e tokës dhe islamizim të dhunshëm” (Samarxhiq, 1989:123,253). As për Marko Mladenoviq, shpesh të pranishëm në publik, gjenocidi dhe aparteid në Kosovë nuk janë të kontestueshëm, e tregimi për prejardhjen ilire është “mjegull arkeologjike” me qëllim që të pretendojnë të drejtën e tyre për “gjoja atdheun e paraardhësve prehistorikë të shqiptarëve të sotëm”. Ai thekson se deri në shekullin XVII në Kosovë nuk ka pasur shqiptarë, e që deri në Luftën e Dytë Botërore nuk kanë qenë shumicë. “Persekutimi i serbëve nga Kosova e Metohia shtrihet nga të padisiplinuarit deri tek ballistët, pra nga islami deri tek nacionalizmi ekstrem” (Mladenoviq, 1989:63–69).
Sipas këtyre intelektualëve, nuk kontestohet as shfrytëzimi i fëmijëve për qëllime politike. Dallimi qëndron vetëm në kahun e përdorimit të tyre. Përderisa Bogdanoviq e sheh shfrytëzimin e fëmijëve shqiptarë në “nxitjen” e tyre për të sulmuar fëmijët serb (Bogdanoviq [1985] 1990:312), Mladenoviq e sheh atë në shfrytëzimin e tyre për të arritur dominimin në numër tek shqiptarët (Mladenoviq, 1989:86).
Atanasije Jevtiq thotë se qëllimi i shqiptarëve në Kosovë ka qenë prej kohësh ky: “Sa më shumë tokë, sa më shumë fëmijë dhe sa më shumë armë”, duke theksuar në veçanti “se fëmijët shqiptarë jo vetëm që janë “manipuluar, por në thellësi janë mbushur me urrejtje për gjithçka që është serbe dhe krishtere në Kosovë dhe Metohi”, duke ia atribuuar këtë prindërve, mësuesve, “frymës primitive fisnore” dhe “frymës myslimane” (Jevtiq, 1992:542–544).
Derisa, sipas Bogdanoviqit, shqiptarët kanë qenë mjet në duart e turqve, sipas Nikola Samarxhiqit ata kanë qenë mjet në duart e Kurisë Romake e cila “ka llogaritur në njerëz me fe të dobët, që e shkelin fjalën e dhënë, e të cilët ajo, pa shumë mundime, do t’i kthente në katolikë”. Duke dhënë karakteristikat e veta për shqiptarët, Samarxhiq përmend “natyrën e egër të arbanasve”, “fuqinë fantastike për riprodhim”, “urrejtjen çnjerëzore”, “orgji të përgjakshme” (N. Samarxhiq, 1990:56, 60).
Përndryshe, gjatë viteve ’90, paradigmatik ka qenë shkrimi i Miodrag Joviçiqit në përmbledhjen Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë për serbët dhe shqiptarët në shekullin XX. Shqiptarët janë aty “arnautët”, mizorët dhe grabitësit, me prirjen për dhunë “në gjak”. Edhe për Joviçiqin, islamizimi është përgjegjës për atë se pse shqiptarët kanë fituar nga turqit “carte blanshe që me mizori, grabitje dhe plaçkitje” të terrorizojnë popullsinë serbe.
Duke pranuar tezën se me traditë dhe me akumulimin e përvojës krijohen predispozita të caktuara biologjike dhe nacionale, ai thekson se gjitha shtresave të popullsisë shqiptare “i ka hyrë në gjak dhuna, por edhe urrejtja ndaj popullsisë serbe, e cila është fajtore që është gjallë”. Analiza e ngjarjeve historike si “kthimi i borxheve” këtu ka ardhur më direkt në pah. Edhe pse e pranon se shqiptarët në Mbretërinë e Jugosllavisë “nuk kanë qenë adhurues të regjimit”, megjithatë Joviçiq konstaton “se as për së afërmi nuk i kanë larë borxhet në mënyrë adekuate që i kanë ndaj popullsisë serbe gjatë pushtimit turk”. Në të njëjtin stil të historisë së merituar dhe pamerituar është edhe konstatimi se, duke pasur parasysh përvojat nga e kaluara, “pakicat shqiptare në Serbi, thënë thjeshtë, nuk e kanë merituar autonominë e vet”.
Përkundrazi, atë (pakicën shqiptare) “sipas mendimeve të ndryshme” është dashur që në vitin 1945 “ta vendosin në një karantinë të veçantë” ku ajo do të detyrohej që të ofrojë dëshmi që është e gatshme për bashkëjetesë të civilizuar, e mandej t’u jepet autonomia. Shqiptarët janë “armiqtë e gjakut të Serbisë dhe serbëve”, janë bartës të “shovinizmit dhe racizmit agresiv”, që dëshmon për “pamundësinë e krijimit të kushteve për bashkëjetesë normale të pjesëtarëve të etniteve të ndryshme në Kosovë dhe Metohi”. Ata ndiejnë “urrejtje të thellë ndaj Serbisë dhe serbëve”, e “sjelljen e tyre gjenocidale” e kanë “punë shekullore”. Zgjidhjen e këtij problemi autori e sheh në ndryshimin e fotografisë ekzistuese etnike të krahinës me kthimin e të dëbuarve, me popullim të ri dhe suspendim të autonomisë ekzistuese në kohë të caktuara (Joviçiq, 1991a:138–139,143–146,151–153).
Autorët bashkëkohorë shkruajnë për “inferioritetin historik të shqiptarëve” (Dragiq Kijuk, 1992: 411); për “gjenocidin e hapur ndaj popullit serb”, për të cilën gjë gjatë shekullit XIX janë përdorur “plaçkitje, vrasje, përdhunime dhe rrëmbim të grave të cilat më vonë janë konvertuar në islam” (Batakoviq, 1992a:453); për mostolerancën etnike dhe fetare ndaj serbëve e cila ka qenë “në themelet e gjitha lëvizjeve arbanase” (Batakoviq, 1991:38); për “bujën agresive dhe shkatërruese ndaj çdo gjëje që ishte serbe”, ashtu siç ka qenë “gjithmonë sjellja e tyre, okupuese dhe përvetësuese” (Jevtiq, 1992:542).
Duke iu referuar historisë shekullore të marrëdhënieve “serbo-shqiptare”, sot thuhet se “paraqitja e egër e agresive e nacionalizmit e separatizmit shqiptar rregullisht ndodh kur çrregullohet baraspesha demografike”, që është në natyrën “e organizimit primitiv fisnor” (Glushçeviq, 1992:620), si dhe që shqiptarët në persekutimin e serbëve kanë qenë “më radikal dhe më mizor nga të tjerët <vëllezërit tanë>: ata kanë përdorur mjetet më brutale, sipas traditës së vet muhamedano-turke dhe fashisto-balliste” (Qosiq, 1992a:64).
Qysh në gjysmën e dytë të shekullit XIX, stereotipi negativ për shqiptarët ka qenë i shprehur në një sërë librash të autorëve serb pa ndonjë redaktim të veçantë shkencor. Më i zgjeruar ka qenë, sigurisht, ai për urrejtjen ndaj serbëve. Madje edhe Haxhi Serafim Ristiq i ka përmendur shqiptarët si “armiqtë më të këqij të fesë krishtere dhe torturuesit më të zi të të rinjve të shkretë” (Ristiq, 1864:40), kurse Radosavljeviq Bdin, me disponim të gjerë patriotik, duke numëruar mjetet që gjithë armiqtë e serbëve (komshinjtë) i përdorin në punën e përbashkët për shkatërrimin e serbëve, për shqiptarët shkruan se kanë përdorur “thika, pluhur dhe plumb” (Bdin, 1903:15).
Haxhi-Vasileviq i ka vlerësuar arnautët si “kundërshtarët më të flaktë të serbëve” (Haxhi-Vasileviq, 1906:61), “armiqtë e serbëve” (Haxhi-Vasileviq, 1909a:2), duke thënë se “serbët i vlerësojnë arnautët si armiqtë më të mëdhenj të tyre dhe ata i karakterizojnë me këto fjalë: <serbët janë të ndarë nga turqit (nga turqit e vërtetë) sa ajo lëkura e qepës, e nga arnautët sa lëkura e buallit>“ (Haxhi-Vasileviq, 1913a:143). /DialogPlus/
Olivera Milosavleviq (1951-2015) ka qenë historiane serbe dhe ligjëruese në Fakultetin Filozofik në Beograd. Është e njohur për qasjen kritike ndaj historiografisë bashkëkohore serbe dhe thyerjen e miteve kombëtare të përhapura në librat e historisë. Teksti i mësipërm është pjesa e parë e një punimi të gjatë të Milosavleviq mbi raportet serbo-shqiptare. /Zhurnal

Kongresi i Manastirit nuk ka përfaqësuar vullnetin dhe dëshirën e popullit shqiptarë. Vilajeti i Kosovës nuk ka dërguar asnjë përfaqësues në Manastir, madje shumica e deputetëve të Kosovës me në krye Bedri Bej Pejanin, fillojnë fushatë kundër vendimeve të Manastirit, në gazetat “Tavsir-i Efkar” dhe “Sirati Mustakim”.
Kosova nuk dergon asnjë përfaqësues edhe në Elbansan, e përsëri shtyhet për shkake të Kosovës mbledhja e dytë në Manastir 1909. Pas vendimit për alfabetin latin, në Vilajetin e Kosovës dhe të Shkodrës, nuk ndalen protestat masive nëpër qytetet e mëdhaja të Vilajeteve, më e madhja e Shkupit me diku 10.000 protestues. Tentimi për hapjen e një shkolle me alfabetin latin ne Gjilan nga ana e Hasan Prishtinës, popullata i kundërvihet me djegje të shkollës dhe vrasje të disa personave aty. Pse ndalohet përdorimi i alfabetit latin vetëm në vilajetin e Kosovës me vendim nga ana e qeverisë xhonturke, kurse në 3 vilajetet tjera lejohet?! Duhet ti lexoni raportet nga të gjitha qytetet dhe ankesat e mallkimet pafund drejtuar Stambollit nga kosovarët…
Marrë nga Vali Kabashi

“Janë edhe 11 lokacione në rajonin e komunës së Mitrovicës, ku dyshohet se ndodhen trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës, por ato nuk po gjurmohen, pasi që KFOR-i nuk po krijon siguri për t’i hulumtuar”, ka thënë Bajram Çerkini, kryetar i shoqatës për të pagjeturit “Zëri i Prindërve” në Mitrovicë, dhe kryetar i Këshillit Koordinues i Asociacionit të Shoqatave të të Zhdukurve të Kosovës.Këto komente Qerkini i ka bërë gjatë një takimi me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Guglielmo Luigi Miglietta, derisa ky i fundit ka vizituar selinë e Shoqatës, i shoqëruar edhe nga përfaqësues të UNMIK-ut dhe të EULEX-it, me qëllim që të mësojë për vendet e dyshuara për varreza masive në rajonin e komunës së Mitrovicës.
Gjenerali italian ka thënë se duhet punuar që përfundimisht të mbyllen rastet dhe ka premtuar se do ta ndihmojë procesin.
“Kjo nuk do të thotë se ne dimë sigurt për varrezat masive dhe se kemi heshtur deri më tani për këto. Kam mësuar nga paraardhësit rreth çështjes së varrezave masive në këtë rajon, do të ishte shumë humane nëse mund të punojmë në mbylljen e këtyre rasteve”, tha gjenerali Miglietta.
Në anën tjetër, Bajram Çerkini tha se serbët nuk kanë bërë asgjë në mënyrë të fshehur, por në mënyrë të hapur.
“Ne kemi siguruar dëshmi për dyshime të bazuara për 11 lokacione, ku dyshohet se ka varreza masive me trupa të personave të pagjetur. Për ç’arsye KFOR-i nuk po krijon siguri për mjekësinë ligjore për t’i hulumtuar këto lokacione, ndonëse kemi bërë kërkesa me shkrim, por edhe përmes deklaratave publike. Për fat, është gjallë dëshmitari që tregon me datë, orë dhe me numër për një krim. Pse zvarritet dhe pse nuk zbardhet rasti? Pse nuk mundësohet hulumtimi? Unë mendoj se përgjegjës për këtë moskryerje të punës është KFOR-i. Zyrtarë të EULEX-it kanë thënë se nuk po hulumtohen lokacionet për shkak të mungesës së sigurisë, faji kryesor është tek KFOR-i francez që ka përgjegjësinë në këtë zonë, që nuk ka krijuar kushte sigurie për mjekësinë ligjore”, ka thënë Çerkini, me një dozë nervoze.

Në një operacion ajror turk janë shkatërruar strehimore dhe pikat e furnizimit të përcaktuara se përdoreshin nga anëtarët e organizatës terroriste seperatiste të PKK-së.
Në faqen e internetit të Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë lidhur me ngjarjet brenda vendit, thuhet se në një operacion ajror të ndërmarrë në rajonet Zap, Avaşin-Basyan, Hakurk dhe Kandil në veri të Irakut janë shënjestruar dhe shkatërruar ambientet strehimore dhe pikat e furnizimit të përcaktuara se përdoreshin nga anëtarët e organizatës terroriste seperatiste PKK.
Në operacionin e ndërmarrë gjatë orës 23:00 dhe 02:00 natën e kaluar morën pjesë 12 avionë luftarakë F-16 dhe dhjetë avionë lufatarkë F-4 2020 ku dhe janë goditur plotësisht 23 objektive.