Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) njoftoi se 90 përiqnd e refugjatëve që ndodhen në Liban përballojnë nevojat themelore duke hyrë në borxhe, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i UNHCR-së, Adrian Adwards në një konferencë për mediat të mbajtur në Zyrën në Gjenevë tha se në konsultim me më shumë se 100 mijë familje refugjatësh kanë kryer një anketë të përbashkët me UNICEF-in dhe Programin Botëror të Ushqimit të OKB-së dhe rezultatet e anketës kanë zbuluar një rritje serioze nën masat e borxheve të refugjatëve në Liban.
Edwards ka thënë se për shkak të burimeve të pamjaftueshme ndihmat e OKB-së janë reduktuar dhe se refugjatët kanë vështirësi për të gjetur punë. Ai ka shtuar më tej se refugjatët sirianë për të plotësuar nevojat themelore në ushqim, nevojat shëndetësore dhe për pagesën e qirave vazhdimisht futen në borxhe.
“90 përqind e më shumë se 1 milionë refugjatëve përballojnë nevojat themelore duke hyrë në borxhe. Një familje refugjatësh hyn në një borxh prej 842 dollarësh në muaj. 40 përqind e familjeve të refugjatëve janë familje të cilat kanë borxhe ndaj pronarëve të shtëpive dhe nuk kanë paguar qiratë për 5 muaj me rradhë. Ndërsa më shumë se 75 përqind e tyre marrin borxh për ushqime për shtëpinë, dhe 70 përqind janë të detyruar të jetojnë mesatarisht me 3.84 dollarë në ditë”, deklaroi Edwards.
Ai ka potencuar se UNCHR-ja për refugjatët në Liban ka bërë thirrje për një ndihmë prej 1.87 miliardë dollarësh, por deri tani ka arritur të mbledhë vetëm 45 përqind të kësaj shume.
Browsing: Lajme
Profesori i letërsisë klasike arabe ka pranuar Islamin pas studimit dhe përkthimit të Kur’anit në gjuhën bullgare, njoftojnë mediume botërore dhe lokale bullgare.
Prof. dr. Svetan Teofanov, punon në departamentin e letërsisë klasike arabe në Universitetin e Sofjes, ku ligjëron Kuranin dhe tefsirin. Ai deri tani ka publikuar disa libra, si dhe tefsirin e Kuranit.
Dr. Teofanov ka mbaruar doktoraturën në Qendrën për studimet islame në Oxford, ndërsa doktoraturën e dytë e ka mbaruar në institutin e Orientalistikës në Moskë.
Dr. Teofanov thotë: “Para shumë viteve, me kërkesë të shtëpisë botuese shtetërore, fillova të përkthej Kuranin e Shenjtë. Kjo ishte në kohën e socializmit. Shumë shpejt pasi që fillova me punën në vitin 1989 ndodhi tranzicioni demokratik, ndërsa shtëpia botuese falimentoi dhe përkthimi i Kuranit në gjuhën Bullgare nuk u botua atë vit. Megjithatë edhe më tej punoja në përkthimin e Kuranit dhe që atëherë ndryshoi edhe jeta ime. Fillova ta kuptoj më mirë këtë libër madhështorë tonin dhe e doja me gjithë zemër.”
2Dr. Teofanov, i cili vazhdoi të ligjëroj në universitet, duke u fokusuar në gjuhën arabe, thotë se pranimi i islamit i hapi shumë dyer si dhe iu shtua interesimi edhe më shumë për avancimin e gjuhës arabe në jetën akademike.
“Kur fillova me përkthimin, Kur’anin e konsideroja si një libër të thjeshtë. Me kalimin e kohës fillova ta kuptoj më thellë tekstin kuranor. Në kolegj lexoja komentimet e Kuranit, mirëpo sinqeritetin dhe vërtetësinë e tij e ndjeva kur mbarova me përkthimin. Rruga ime e mohimit të Kur’anit ishte e gjatë, ndërsa në fund e pranova Islamin dhe tani jam musliman.”/Islampress
Gjuetia e turpshme e ujërave të turbullt
Justinian TopulliArmiku jonë më i madh si muslimanë është përçarja, dhe për këtë na ka siguruar si shpallja hyjnore ashtu edhe historia, dhe sidomos kur kjo përçarje motivohet nga çështje dytësore apo interesa të ngushta personale pushteti. Rasti më tipik për këtë më kujton Andaluzinë, sesi ai vend u copëtua politikisht mes principatave, dhe sesi në fund ato bashkëpunonin me të tjerët kundra njëra-tjetrës dhe në fund ishin pikërisht këta të tjerë që e zhbën Andaluzinë nga të qenit një vend musliman.Të gjithë e ndjejnë përçarjen dhe flasin për bashkim, por kur të gjithë artikulojnë faktin se ky bashkim duhet bërë mbi bazat e litarit të Allahut, ata nënkuptojnë veten e tyre, xhematin e tyre ose ideologjinë apo frymën që ata ndjekin, dhe kjo është për ata litari i Allahut në kohën e sotme.Diskutimi i kësaj teme është shumë i gjerë dhe aspak i lehtë, sepse përfshinë çështje doktrinare, metodike, historike, juridike etj. Megjithatë duke qenë se, ne si muslimanë i përkasim në një kuptim të përgjithshëm sunijve, që është edhe përkatësia e shumicës dërmuese të muslimanëve në mbarë botën, dhe i përkasim gjithashtu edhe të njëjtit komb dhe vend ku jetojmë, atëherë na duhet të gjejmë elementë të përbashkët të sunizmit si dhe interesit tonë lokal si muslimanë shqiptar, për tu bërë bashkë dhe për të mos shitur dhe braktisur njeri-tjetrin, për interesa momentale sektare apo edhe individuale.Ajo që të vjen keq, në këto momente të vështira që kalojnë muslimanët, është fakti sesi shfrytëzohet situata e ngarkuar politikisht dhe emocionalisht e jomuslimanëve karshi nesh, për t’i ndërsyer ata kundra një grupi apo fryme të caktuar mes nesh. Më konkretisht sesi një pjesë duan t’i faturojnë terrorizmin frymës selefiste (që e emërtojnë edhe me termin vehabizëm), thjesht për larje hesapesh të reja apo të vjetra apo për hakmarrje sektare apo edhe për përfitime individuale nga ndonjëri. Shembuj të dufit të këtij lloji ka nga të gjitha palët, mjafton këtu të përmendim rastin e vizitës së Presidentit turk në Shqipëri dhe deklaratës së tij anti-gyleniste dhe entuziazmit xhemator e sektar, që shpërtheu me atë rast!Është për të ardhur keq që ne si muslimanë shqiptar nuk gjejmë dot gjuhën e përbashkët, për tu marrë me hallet e bashkësisë sonë, por kërkojmë t’i zgjidhim ato duke përjashtuar tjetrin, edhe nëse mjeti i përdorur në këtë rast është i turpshëm dhe zullumqarë.E kemi thënë shpesh herë të shkruar dhe të folur, në kafe dhe në auditorë, në kontakte private dhe institucionale dhe do të vazhdojmë ta themi, edhe pse një pjesë nuk do të besojnë në sinqeritetin tonë, se për aq kohë sa nuk ka një gjithëpërfshirje reale në punët e Islamit në Shqipëri, nga të gjithë muslimanët dhe fryma që ata përfaqësojnë, gjendja nuk ka për tu përmirësuar. Tentativa për të marrë eskluzivitetin e përfaqësimit të fesë dhe muslimanëve në këtë vend, ndërkohë që kjo bëhet me metoda sektare dhe aspak morale, do të vazhdojë ta dëmtoj jetën fetare islame në këtë vend.Terrorizmi dhe ekstremzimi dhe çdo lloj deviance tjetër fetare, nuk luftohet dhe as shërohet duke stisur realitete të paqena apo fryrë të tjera që janë në faza tepër embrionale, tepër të brishta dhe të izoluara. Paturpësia më e madhe është kur këto bëhen gjuhë mediatike e individëve që përfaqësojnë institucionin. Institucioni apo më saktë individët që përfaqësojnë muslimanët e këtij vendi duhet të mësojnë të sillen drejt, mbi të gjitha me xhematin, të cilin pretendojnë se e përfaqësojnë. Prirja për të parë veten si etërit e Islamit në Shqipëri, thjesht për shkak të karriges që mbajnë, është sa jorealiste, por aq edhe dëmtuese. Ne e dimë shumë mirë se askush në këtë vend nuk ka tagrin moral nga brezi ynë, ta shes veten si trashëgimtarë i denjë atëror i muslimanëve të këtij vendi, sepse e dimë shumë mirë historinë që na ndau egërsisht dhe prerazi nga ata njerëz dhe ajo trashëgimi. Sot pas dy dekadash e gjysmë përjetojmë një realitet krejt tjetër, ndaj dhe tendenca për tu shitur ashtu siç nuk jemi është hipokrizi, e për më tepër bëhet për arsye sektare e ndonjëherë edhe të ulëta individuale.Institucionet mbi të gjitha përbëhen nga njerëzit, dhe njerëzit kanë përkatësi të caktuara sektare, ideologjike etj. ndaj ai që kapet në këtë rast është institucioni dhe zyrat e tij dhe jo vetë feja apo përfaqësimi i tyre moral. Kështu që shembulli më realist i ynë është, ai i dy vëllezërve, njëri pak më i madh në moshë, në përvojë, në dije fetare e në reputacion, në kontribut dhe ndikim xhemator, por pa zë dhe pushtet institucional dhe pa organizim të mirëfilltë, dhe tjetri, më i ri, më me pak përvojë, dije fetare, ndikim dhe kontribut në xhemat, por më i organizuar dhe me pushtet institucional. Kështu që, vëllai më i vogël nuk është aspak morale ta trajtojë më të madhin si i ati të birin, apo edhe si njerka fëmijën e burrit; ndërkohë që edhe vëllai i madh nuk duhet ta injorojë të voglin, apo edhe të sillet vende vende me hipokrizi ndaj tij, për shkak të karriges që ai mban.Edhe njëherë më duhet të theksojë se, nëse nuk ka gjithëpërfshirje në punët e fesë islame në këtë vend, por vetëm tendenca për të marrë eskluzivitetin e saj, gjithmonë do të prodhohen një larmi reagimesh, një pjesë do të bëjnë servilin, një pjesë hipokritin, një pjesë të sinqertin kritik që shikon punën e tij, një pjesë indiferentin, por natyrisht edhe të tjerë, që është e lehtë të merren me mend. E ndërsa tendencat për ta faturuar gjithë thelbin e problemit dhe dervitatet e tij tjetërkund, janë vetëm se shenja të analizës sektare apo gjuetisë në ujëra të turbullta.
Maroko pret 100% bankën e parë islame në tetor të këtij viti, e ka pozicionuar veten si i vetmi shtet në Afrikën e Veriut me investim të tillë.
Bankat marokene kërkojnë për të shfrytëzuar këtë sektor me një vlerë prej 1.8 milionë dollarë.
Agjencia Financiare e Akreditimit (FAA), një organizatë e sigurimit të cilësisë e përkushtuar për promovimin e standardeve të larta në shërbimet financiare, ka deklaruar se ajo kishte punuar ngushtë me qeverinë marokene për të futur një kornizë të qëndrueshme, duke përfshirë stafin e përgatitur të trajnuar të destinuar për industrinë e financave Islame.
Kërkesa e madhe për produktet e financave islamike kishte detyruar qeverinë maroken të futë ligje të reja bankare me dispozitat e sheriatit për të krijuar banka në përputhje me ligjet, ka thënë Agjencia Financiare e Akreditimit.
Në margjina të Forumit të Parë Ndërkombëtar për Financimin me Pjesëmarrje të mbajtur në Kazablanka më 19-20 tetor 2015, Agjencia e Financiare e Akreditimit, Amat TAAP Manshor theksoi nevojën për një trajnim të mirë dhe kuadër të fortë institucional në mbështetje të financave Islame në Marok.
Potenciali i financave islamike mund të tërheqë investitorët, që veprojnë në tregun e Malajzisë për të ardhur për të investuar në Marok, tha Agjencia Financiare e Akreditimit.
Me futjen e bankave Islame në tregun e financave, Maroku do të jetë i pozicionuar në mënyrë të favorshme për t’u bërë një qendër e fuqishme e financave islame në Afrikë, shtoi ajo.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për dënimin e 11 pjesëtareve të Njësisë për Operacione Speciale të Policisë së Kosovës ( ROSU), të cilët akuzoheshin se në vitin 2013 kanë keqtrajtuar shoqëruesit e Aleksander Vulinit në Kosovës, raporton Gazeta Express.Gjykata ka shqiptuar dënimin me gjithësej 9 vite burgim, 2 prej tyre me kusht, për të gjithë të akuzuarit.
Të lartëpërmenduarit janë Gani Konjuhi, Sabit Sadiku, Naim Durmishi, Sevdaim Abdullahu, Nexhmedin Sahiti, Jeton Ramadani, Nexhat Shabani, Xhafer Hyseni, Visar Kërqeli, Zenel Salihu dhe Ilmi Rexhepi.
Në vazhdim keni komunikatën e Gjykatës:
Sot, një trup gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë shpalli vendimin në rastin Konjuhi dhe të tjerët.
Rasti ka të bëjë me ngjarjet që kanë ndodhur më 7 dhe 8 janar 2013, kur nëntë të ndaluar të kombësisë serbe ishin arrestuar në stacionin e policisë në Graçanicë dhe pastaj ishin transferuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë. Të nesërmen, të ndaluarit ishin transportuar nga Njësia Speciale e Policisë, ROSU, në Gjykatën për Kundërvajtje në Prishtinë. Të ndaluarit kanë pohuar të jenë keqtrajtuar gjatë transferimit.
Në lidhje me këtë, në janar të vitit 2013 prokuroria e EULEX-it ka ngritur aktakuzë me 19 pika të akuzës për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare apo të autorizimeve publike, sulm dhe kërcënim.
Pas përfundimit të gjykimit kryesor, trupi gjykues i përbërë prej dy gjyqtarëve ndërkombëtarë dhe një gjyqtari vendas kanë marrë vendimin në vijim:
G.K. është shpallur fajtor për veprat penale të: keqtrajtimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike; sulm dhe kërcënim. I pandehuri është dënuar me një (1) vjet e gjashtë (6) muaj burgim, dhe me dënim plotësues prej dy (2) vjetësh të ndalimit të ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik;
S.S. është shpallur fajtor për veprat penale të: keqtrajtimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose të autorizimeve publike dhe sulm. I pandehuri është dënuar me dy (2) vjet burgim me kusht me pezullim të vuajtjes së dënimit për një periudhë tri (3) vjeçare të verifikimit nëse i pandehuri nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale, dhe me dënim plotësues prej tri (3) vjetësh të ndalimit të ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik;
S.A. është shpallur fajtor për veprat penale të: keqtrajtimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose të autorizimeve publike dhe kërcënim. I pandehuri është dënuar me një (1) vjet dhe gjashtë (6) muaj burgim me kusht me pezullim të vuajtjes së dënimit për një periudhë të verifikimit prej dy (2) vjetësh nëse i pandehuri nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale. S.A. po ashtu i ndalohet të mbajë çfarëdo lloji të armës gjatë periudhës së verifikimit dhe është dënuar po ashtu me dënim plotësuese prej dy (2) vjetësh të ndalimit të ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik;
N.D. është shpallur fajtor për veprat penale të: keqtrajtimit gjatë ushtrimit të detyrës publike ose të autorizimeve publike dhe sulm. I pandehuri është dënuar me dy (2) vjet burgim me kusht me pezullim të vuajtjes së dënimit për një periudhë verifikimi prej dy (2) vjetësh nëse i pandehuri nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale, dhe me dënim plotësues prej tri (3) vjetësh të ndalimit të ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik;
N.Z. është shpallur fajtor për veprat penale të: keqtrajtimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose të autorizimeve publike dhe sulm. I pandehuri është dënuar me një (1) vjet burgim me kusht me pezullim të vuajtjes së dënimit për një periudhë verifikimi prej (2) vjetësh nëse i pandehuri nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale, dhe me dënim plotësues prej dy (2) vjetësh të ndalimit të ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik;
I.R. është shpallur fajtor për veprat penale të: keqtrajtimit gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike dhe sulm. I pandehuri është dënuar me një (1) vjet dënim me kusht me pezullim të vuajtjes së dënimit për një periudhë dy (2) vjeçare të verifikimit nëse i pandehuri nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale, dhe me dënim plotësues prej dy (2) vjetësh të ndalimit të ushtrimit të funksionit në administratën publike ose në shërbimin publik;
Të gjithë të pandehurit e tjerë në këtë rast janë liruar nga akuzat meqë pohimet kundër tyre nuk janë vërtetuar.
Turqia, në vend që të marrë sistemin e mbrojtjes raketore me trajektore të gjatë nga Kina, do t’ia japë këtë sistem për prodhim Industrisë së saj Ushtarake Elektronike pra ASELSAN.
Në kuadër të një prej projekteve më të mëdha të mbrojtjes së Turqisë, me një buxhet prej 4 miliardë dollarësh, u mor vendimi për të përfunduar bisedimet e tenderit që planifikoheshin të bëheshin me Kinën.Ky vendim nxori në shesh tendencën për të filluar punimet mbi projektin e raketës kombëtare.Në këtë kuadër, planifikohet që projekti të përparojë me bashkëpunimin ASELSAN-ROKETSAN.Faza e parë e rëndësishme e projektit, radari dhe sistemet e komunikacionit do të prodhohen nga ASELSAN, ndërsa etapa tjetër pra raketat do të prodhohen nga ROKETSAN. Krahas firmave vendore që do të jenë edhe kryesoret në projekt, qëndrohet edhe mbi mbështetjen e prodhuesit të huaj.Në projektin e Turqisë në vjeshtën e vitit 2013 për raketa me trajektore të gjatë, kishin filluar negociatat për kontratën me Kinën kurse partneriteti Francë-Itali ishte në radhë të dytë ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës në të tretin.Fillimi i negociatave ndërmjet Turqisë dhe Kinës në këtë projekt të rëndësishëm kishte shkaktuar reagimin veçanërisht të NATO-s dhe Amerikës.Në negociatat që vazhdonin prej dy vjetësh edhe pse pala turke insistoi në transferimin e teknologjisë, udhëheqja e Pekinit nuk përmbushi pritshmëritë në këtë temë.
Si funksionon dhe kush drejton ISIS, një organizatë e paarritshme për botën e jashtme që ka marrë përsipër përgjegjësinë e atentateve të fundit në Paris, në Bejrut dhe kundër avionit rus që u rrëzua në Sinain egjiptian?
– Kush e drejton ISIS-in?ISIS drejtohet nga Abou Bakr al-Baghdadi, që shpalli në qershor të vitit 2014 “kalifatin” në territoret e fituara në Siri dhe në Irak.Ai luan një rol të madh, por përgjegjësitë e veprimeve ushtarake dhe administrative të “kalifatit” janë ndarë mes përgjegjësve të tjerë, veçanërisht të vendosur në Raqa dhe Mosul, bastione të ISIS-it në Siri dhe në Irak.Nga shqetësimi për të funksionuar si një shtet, ISIS-i ka krijuar administratë për drejtimin e shërbimeve.“Baghdadi duket se është një figurë e planit të parë në procesin e vendimeve”, thekson Aymenn al-Tamimi, studiues në “Middle East Forum”.“Por mendoj se ekziston një fare autonomie akorduar për çdo shkallë të hierarkisë lokale”, shton ai.– Kush i urdhëron sulmet?Nuk ka gjithmonë prova të prekshme që zyrtarët e lartë të ISIS kanë urdhëruar sulmet e kryera të premten e 13 nëntorit në Paris, edhe pse është Baghdadi që merr vendimet strategjike.“Ne nuk kemi për momentin asnjë provë që sulmet në Paris janë urdhëruar nga kreu më i lartë i ISIS”, konfirmon Tamimi.“Operacionet janë në mënyrë të dukshme të ekzekutuara nga komandantët nën urdhrat e Baghdadit”, nënvizon nga ana e tij Harleen Gambhir, nga Instituti “For the Study of War”.Agjentët e lidhur me ISIS-in kanë tentuar të sulmojnë Evropën disa herë këtë vit.
Si bëhen rekrutimet?ISIS përdor një makinë propagande shumë të zhvilluar për të prodhuar video, foto dhe deklarata përsa i përket aktiviteteve duke përfshirë ekzekutimet brutale të kryera në publik, për ta ndihmuar të tërheqë të rekrutuar.Por, për një operacion si ai i ndërmarrë në Paris, të kesh agjentë me lidhje në Evropë është një faktor kyç.”ISIS ka zgjedhur të përdorë luftëtarët e huaj evropianë për sulmet në Paris, sepse luftëtarët mbajnë lidhje me rrjetet radikale dhe kriminelët në vendet e tyre”, thekson Harleen Gambhir.“Këto rrjete ndihmojnë në furnizimin me armë dhe logjistikën e nevojshme për zbatimin e një operacioni, si sulmet në Paris”, shton ajo.– Cilat janë burimet e financimit?Ka shumë burime, sipas ekspertëve. Në territorin që ISIS kontrollon në Irak dhe në Siri, praktikon shantazhin dhe vendos taksa për popullsinë lokale. Kësaj i shtohet dhe kontrabanda e naftës dhe sendeve të antikitetit apo ryshfetet për lirimin e pengjeve.Sipas një hetimi të “Financial Times”, publikuar në muajin tetor, vetëm trafiku i naftës i siguronte ISIS 1,5 milionë dollarë në ditë me një çmim mesatar për një fuçi naftë 45 dollarë.Por, operacionet e jashtme janë të financuara në mënyrë të pavarur, edhe pse ato mund të mbështeten në një financim të organizatës.“Funksionimi i ISIS është ndryshe nga ai i Al-kaedës”, nënvizon Matthew Levitt, ish-zyrtar i Thesarit amerikan në “Washington Institute”.”Kjo ndodh pasi ai kontrollon një pjesë të madhe të territorit dhe mund të përdorë vendosjen taksave për popullsinë, forma shantazhi dhe çdo lloj aktiviteti kriminal”, shton Lewitt.
– Sa kushtojnë sulmet?Jo shumë, kryesisht në raport me shumat e mëdha të shpenzuara për t’iu përgjigjur apo për t’i penguar.Kostoja varet nga numri i personave të përfshirë në ekzekutim dhe përgatitje.“Nuk bëhet fjalë për shuma të mëdha. Këto gjëra kanë kosto të ulët”, thekson Matthew Levitt.”Operacioni i ndërmarrë në Paris mund të ketë kushtuar 50 000 dollarë (46 900 euro)”, shtoi ai, në funksion të numrit të personave të përfshirë./trt
Erdogan: Nëse armatimi i dërguar për PYD kalon në duart e PKK atëherë do ti godasim
Presidenti Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi Presidenti amerikan Barak Obama që në qoftë se armatimi i dërguar në kuadër të luftës kundër DAESH për grupet kurde në Siri, përdoret nga ana e PKK-së, atëherë do të goditet edhe YPG që është zgjatim i PKK-së në Siri.Presidenti Erdogan dhe homologu i tij Barak Obama zhvilluan një takim në kuadër të samitit të G-20 që u mbajt fundjavën e kaluar në Turqi e që zgjati 70 minuta.Sipas lajmeve të publikuara në shtypin turk, të dy liderët biseduan në lidhje me çështjen e armatimit të dërguar organizatës PYD që është zgjatim i PKK në Siri.Erdogan paralajmëroi homologun e tij se armatimi i dërguar PYD në kuadër të luftës kundër DAESH do të mund të kalojnë në duart e organizatës terroriste PKK nëpërmjet YPG që është krahu ushtarak i PYD.Duke i thënë Obamas se “PYD është zgjatimi i PKK në Siri dhe nëse furnizohen me armatim atëherë kjo punë nuk do të ecë”, Presidenti Erdogan e paralajmëroi homologun e tij që në rast se ky armatim kalon në duart e PKK atëherë YPG do të bëhet objektivi legjitim për ata, ndërsa dha mesazhin se do ti “godasin”.Ndërkaq Obama tha se “Jemi të vetëdijshëm për ndjeshmërinë e juaj. Ne jemi duke bërë çdo gjë që është e mundur që këto armë të mos kalojnë në duart e PKK”.Ndërsa çështja tjetër mbi të cilën qëndroi Presidenti Erdogan ishte përpjekja e PYD për të kaluar në perëndim të lumit Eufrat dhe iniciativa për bashkimin e kantoneve në veri të Sirisë.Erdogan dha mesazhin se PYD nuk duhet të krijoj një situatë “de facto” në veri të Sirisë.Të dy liderët ranë dakord për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Sirisë dhe se Esadi nuk ka vend në të ardhmen e Sirisë.
Në bazën Ushtarake të KFOR-it “Village Italia” në Pejë, në organizim të Kontingjentit të KFOR-it slloven, të premten është mbajtur gara tradicionale ushtarake “SYNCON 31 CHALLENGE”,…
Edhe pse nuk ka statistika të sakta në Shqipëri e Kosovë, duke ju referuar statistikave botërore, një në katër persona janë me probleme të shëndetit mendor.…