Browsing: Besimi

Stresi – Nëse ndiheni të stresuar përpiquni ta ktheni të gjithë këtë energji negative në një forcë që do t’ju ndihmojë pozitivisht në jetën tuaj të përditshme.
Ne të gjithë përballemi me stresin në një çast ose në një tjetër. Por a e keni menduar ndonjëherë që mund ta ktheni stresin në favorin tuaj? A nuk do të ishte diçka e mrekullueshme të përmbushnit me sukses të gjitha sfidat stresuese që ju sjell jeta duke e përdorur stresin si një nxitje?
Stresi vjen në forma të ndryshme. Ndonjëherë është i pakët, si për shembull mund të vij nga shfryrja e gomës së makinës ose vonesa për në punë. Herë të tjera është më i madh dhe shkaktohet nga ngjarje që ju ndryshojnë jetën si për shembull vdekja e një të afërmi, divorci apo një humbje e madhe personale. Megjithatë, gjëja më e mirë që mund të bëni është të mos e mendoni gjatë e gjerë, por të ndryshoni mënyrën se si përballeni me stresin dhe të ecni përpara. Ja se si mund ta ktheni stresin në mikun tuaj më të mirë:
Shkëputuni nga rutina
Gjithçka në jetën tonë duket se na mban të lidhur ose na pengon për të arritur diku. Nëse jeni i stresuar, gjithçka që ju duhet të bëni është të shkëputeni nga rutina e përditshme dhe të jetoni jetën. Dilni nga shtëpia për një ditë, por mos e merrni celularin tuaj, mos e kontrolloni email-in. Jepini vetes një çast pushimi dhe shihni se si kjo mund të bëjë mrekulli në jetën tuaj. Shkëputja nga rutina e aktiviteteve të përditshme mund t’ju japë një karikim të baterive dhe t’ju kthejë sërish te vetja.
Ndani kënaqësinë dhe problemet
Stresi mund t’ju bëjë të ndiheni të dobët. Nëse ndiheni shumë të zënë në grackë prej tij, duhet të diskutoni për këtë gjë. Mund ta diskutoni me partnerin tuaj, prindërit, shefin ose këdo që ju bën të ndiheni mirë. Ndarja e problemit me të tjerët e përgjysmon barrën e tij. Diskutimi me miqtë e ngushtë do t’ju ndihmojë në motivimin dhe do të gjenerojë ide se si të ecni përpara. Gjithashtu do ta qartësojë problemin tuaj dhe do të hapë dyert për mundës të tjera që mund të mos i keni vënë re.
Flini mirë
Që të ruani shëndetin tuaj fizik dhe mendor, duhet të bëni gjumë të mirë. Sigurohuni që të pushoni për të paktën 8 orë në ditë në mënyrë që të merrni kohë për reflektim dhe qetësi. Nuk ka nevojë të nxitoni. Një gjumë i konsiderueshëm do t’ju pastrojë nga mendimet negative që ju kanë shqetësuar.
Jini në lëvizje
Qëndrimi shtrirë ndërkohë që jeni të stresuar do t’ju bëjë të ndiheni më keq. Duhet të çoheni dhe të jeni në lëvizje në mënyrë që të pakësoni nivelin e stresit dhe të ruani qetësinë. Krijoni një rutinë ditore lëvizjeje ose shkoni në palestër. Duhet ta nxisni veten në mënyrë që të arrini atë që dëshironi.
Përqendrohuni
Stresi ju merr energjinë dhe shkatërron dëshirën tuaj për të punuar. Gjithçka që duhet të bëni është të përqendroheni në aspektet e ndryshme të problemit tuaj dhe të merrni kohën e nevojshme për ta zgjidhur atë. Nëse stresi ju fut në telashe, mendoni rreth jetës suaj ndryshe dhe gjeni mënyra të tjera se si të përballeni me të.
Përqendrohuni në çështjet e ndryshme nëpër të cilat po kaloni, bëni një listë dhe filloni të gjeni mënyrat e duhura si t’i zgjidhni ato.
Pranoni faktin që disa gjëra nuk ndryshohen
Është më mirë të pranoni atë që tashmë dihet: nuk ka mënyrë për ta ndryshuar të shkuarën. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të pranoni faktin se gjithçka ndodh për një arsye dhe se disa gjëra nuk mund të ndryshohen. Mësoni të mos e çoni më dëm kohën dhe energjitë duke u përqendruar te gabimet e së shkuarës. Çfarë ka kaluar nuk kthehet më, ndaj filloni të jetoni me të dhe kërkoni mundësi të reja në jetë.
Jini optimistë
Fiksimi te gabimet tuaja dhe ndjesa e fajit gjatë gjithë kohës krijon energji negative që mund të dëmtojnë shumë besimin tuaj te vetja. Nëse jeni të stresuar për shkak të gabimeve që keni bërë, nuk duhet të ndiheni të zemëruar. Kërkoni ndihmë për gjërat që nuk i zgjidhni dot vetë. Gjithashtu jini optimistë dhe përpiquni të lini mënjanë ndjenjat negative. Mësoni aftësi të reja dhe bëni gjëra që ju bëjnë të lumtur.
Krijoni një perspektivë të re
Stresi mund t’ju ndihmojë ta shihni jetën ndryshe. Për shembull, nëse keni kaluar nëpër një divorc dhe jeni të stresuar nga vetmia, bëni miq të rinj dhe përpiquni të gjeni njerëz me të cilët mund ta shijoni jetën. Ndoshta ju dhe partneri/ja juaj i/e mëparshëm/e nuk ka qenë e thënë të jeni bashkë. Suksesi fillon duke i parë gjërat ndryshe.
*Burimi: Life Hack.

Falënderimi i qoftë Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Paqja dhe lavdërimi qofshin mbi Pejgamberin tonë, Muhamedin sal-lallahu alejhu ue selem, familjen dhe shokët e tij. Në këtë…

Pejgamberi salallahu alejhi ue selem thotë: “Ekziston frika se do të mblidhen popujt kundër jush siç mblidhen njerëzit rreth ushqimit.” Thanë: “Pse, do të jemi pak…

Transmetohet nga Ebij Seijd elhuderij se ka thënë: “Kam dëgjuar, Pejgamberin salallahu alejhi ue selem duke thënë: “Kush sheh nga ju ndonjë te keqe, le ta…

I ftohti dhe era janë dy agjentë të jashtëm të cilët e dëmtojnë shumë lëkurën. Dimri është periudha më delikate e vitit për lëkurën, ndaj për këtë është e nevojshme që të jeni të kujdesshëm dhe të siguroheni, që t’i dedikoheni me kura të nevojshme. Për të evituar skuqjet apo problemet e tjera është mirë që të ndiqni disa rregulla të përditshme për t’i ardhur në ndihmë lëkurës tuaj. Ja se cilat janë 10 këshillat të cilat mund t’i ndiqni nëse dëshironi të keni një lëkurë të mëndafshtë, të butë, të thatë dhe mbi të gjitha të hidratuar.
1. Kujdes çfarë hani
Ushqimi mund të bëjë diferencën mes një lëkure të bukur dhe një lëkure të dëmtuar e të ashpër nga i ftohti. Sigurohuni që në dietën tuaj ushqimore të ketë patate, vezë dhe shparg. Të gjitha këto ushqime janë të nevojshme për një epidermë të shëndetshme.
2. Përdorni serum
Gjeni një serum të veçantë që mund t’i përshtatet llojit të lëkurës suaj, duke e shpërndarë atë në mënyrë të tillë që të eliminojë skuqjen nga i ftohti.
3. Përdorni vaj për bebe
Nëse kremi që përdorni nuk ju jep asnjë lloj efekti dhe lëkura juaj është gjithmonë e thatë, provoni të përdorni vajin klasik të bebeve, nuk ka hidratues më të mirë se ai.
4. Kujdesuni për duart dhe këmbët
Mos i lini pas dore duart dhe këmbët tuaja, përndryshe rrezikoni të dukeni më e madhe në moshë. Dedikojini kohë një herë në javë manikyrit dhe pedikyrit, nuk je e detyruar të shkosh te një qendër estetike, mund t’i bësh edhe në shtëpi.
5. Bëni spa
Edhe në këtë rast bëhet fjalë për një spa në shtëpi, e organizuar me vajra dhe esenca parfumesh në banjën tuaj. E rëndësishme është që të relaksoni nervat.
6. Bëni maskën javore
Një herë në javë mund të pastroni në thellësi lëkurën dhe ta hidratoni atë me ndihmën e një maske. Në këtë mënyrë ajo do të pastrohet në thellësi dhe lëkura do të vazhdojë të marrë frymë.
7. Mos përdorni ujë të ngrohtë
Uji i ngrohtë ju duket shumë i mirë në dimër, por gjithashtu ai është edhe i dëmshëm. Shmangeni sa më shumë atë dhe mos përtoni ta lani fytyrën me ujë normal, pse jo edhe të gjithë trupin.
8. Dedikojini një ditë në javë lëkurës tuaj
Një ditë në javë është e domosdoshme që ju të bëni një kontroll lëkurës tuaj, ta mirëmbani ashtu siç duhet, por mos lini pas edhe kontrollin e produkteve tuaja, për të verifikuar nëse bëjnë më apo jo. Produktet e skaduara do ta shkatërronin lëkurën tuaj shumë keq.
9. Bëni kërkime
Mos u kënaqni me produktin e parë që gjeni, zgjidhni një krem hidratues perfekt për lëkurën tuaj, konsultohuni me dermatologë ose farmacistë.
10. Hidratoni lëkurën dhe përdorni një mbrojtës kundër diellit
Nuk duhet të harroni që ju duhet të pini vazhdimisht shumë ujë gjatë ditës dhe të vendosni krem mbrojtës kundër diellit, gjithmonë edhe kur koha është me re apo me shi.

Ndonjëherë zgjohemi nga gjumi natën me ankesën që nuk mbushemi me frymë. Kjo ndodh për shkak të bllokimit të hundëve dhe nervozohemi më shumë nëse nuk na zhbllokohen menjëherë.
Hundët e bllokuara mund të na shqetësojnë gjatë të gjithë dimrit. Veçanërisht tek fëmijët ne përdorim pikat për zhbllokimin e hundëve.Por nuk duhet harruar se përdorimi për një kohë të gjatë i tyre dëmton mukozën e hundës dhe e than atë. Prandaj rruga më e mirë është zhbllokimi i hundëve me anë të rrugëve natyrale dhe bimëve.Dr. Gürkan Kubilay dëshiron të ndajë me ne një recetë. Ne mund të shërojmë hundët e bllokuara me anë të produkteve të konsumuara. Sipas recetës së mjeku Kubilajt, konsumimi i një gote me lëng molle, rrushi të zi, dardhe apo shege në ditë gjatë dimrit është shumë i dobishëm dhe ndihmon në zhbllokimin e hundëve. Edhe mjeku vetë pohon se gjatë dimrit konsumon çdo ditë një gotë me lëng molle, shege dhe rrushi të zi të përziera bashkë dhe në këtë mënyrë i zhbllokohen hundët.Rriheni pak lakrën. Më pas ziejeni me një gotë ujë për dhjetë minuta. Lëngun e përftuar përdoreni si pika për të zhbllokuar hundët ( 3 pika në temperaturën e dhomës).Një metodë tjetër është dhe avulli. Vendosni pak kamomil, mendër dhe qepë të grirë imët në një tas dhe sipër hidhini ujë të valuar, përpiquni të thithni avullin e lëshuar nga ata 3 herë në ditë nga 5 minuta. Kjo kurë mund të jetë e vështirë për fëmijët por për të rriturit është një kurë ideale./aonline/kohaislame

Njerëzit që vuajnë nga depresioni dimëror kanë një gjë të përbashkët; ata janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj dritës, apo mungesës së saj.
Një ndjenjë trishtimi vjen mbi njerëzit në fund të vjeshtës, së bashku me gjethet e fundit, ngricat e mëngjesit, dhe diellin që perëndon më herët çdo ditë. Disa mund të thonë se një çaj nxehtë dhe një pallto e ngrohtë mund të jenë të gjitha që nevojiten për të përballuar dimrin e ftohtë, por për shumë njerëz, dimër do të thotë depresion dhe melankoli.
Depresioni dimëror është ende një mister për shkencëtarët të cilët e studiojnë atë. Shumë gjëra të tilla si, kimikate të trurit, jone të ajrit, dhe gjene të trupit duket se përfshihen. Por shkencëtarët janë të një mendimi se njerëzit që vuajnë nga depresioni dimëror – i njohur gjithashtu si “çrregullim emocional stinor”, kanë një gjë të përbashkët; ata janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj dritës, apo mungesës së saj.
Shumë studime kanë treguar se njerëzit me çrregullim emocional stinor ndjehen më mirë pas ekspozimit në dritë. Kjo duket mjaft e thjeshtë; në zonat malore, ditët e dimrit janë më të shkurtra, kështu që njeriu ekspozohet më pak në diellit. Në këto raste ekspertët rekomandojnë dritën të artificiale për të zevendësuar dritën e diellit. Por të tjerë thonë se kjo është në fakt shumë më komplekse, pasi nuk është vetëm çështje e gjetjes së dritës, por edhe që drita të merret në kohën e duhur – dhe koha më e rëndësishme për të marrë dritë është në mëngjes.
Shkencëtarët mendojnë se çrregullim emocional stinor ndodh për shkak të një ndryshimi në mospërputhjen e orës së zakonëshme me orën e brendshme të trupit. Për shembull, ora në mur mund të thotë se është koha për të marrë dritë, por ora e brendshme e trupit thotë se është koha për pushim a gjumë.
Në shumë vende që respektojnë ndryshimin e orës (Kursimin e Kohës Ditore), mund të mendohet se duke kthyer akrepin një orë prapa, kjo do t’i keqësonte simptomat e çrregullimit emocional stinor, sepse dielli lind një një orë më herët. Por në fakt, studimet kanë treguar se ndodh e kundërta, pasi njeriu zgjohet para agimit dhe dielli nuk e gjen në shtrat.
Të tjera studime thonë se çrregullimi emocional stinor është kryesisht problem biologjik dhe nuk lidhet me kohën. Në Fairbanks të Alaskës, për shembull, gjatë dimrit, koha nga agimi në muzg zgjat vetëm 4 orë, dhe me kaq pak rreze dielli, duket sikur askush nuk mund t’i shpëtojë depresionit dimëror. Por të dhënat tregojnë se vetëm rreth 9 për qind e banorëve në Fairbanks vuajnë nga çrregullim emocional stinor, dhe mendohet se është qëndrimi aktiv një kusht që i bën ata të shmangin depresionin në dimër. Shkencëtarë të tjerë ofrojnë shpjegime të mundshme se banorët në zona të ftohta mund të jenë të predispozuar gjenetikisht për të qenë më pak të ndjeshëm ndaj depresionit.
Shkencëtarë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Mendor (SHBA), kanë propozuar një shpjegim të ri për çrregullim emocional stinor, që mund të rrjedhë nga sasia e lartë e melatonin në tru (kur gjëndrat pompojnë shumë melatonin, njeriu ndjehet i përgjumur), dhe rekomandojnë që në rastet kur melatonin është fajtori kryesor, terapi të lehta me barna për kontrollin e nivelit të melatonin mund të jenë të efektshme.
Shkencëtarë të tjerë në Kanada, aktualisht, janë duke studiuar rolin e kimikateve të trurit si, serotonin dhe dopamine, të cilat dihen se ndërveprojnë me ritmin cirkadian që lidhet me orën biologjike.
Disa barna kundër depresionit si Prozac dhe Paxil përdoren për disa raste të çrregullimit emocional stinor, por këto janë parë si ilaçe tepë të forta dhe të panevojëshme për një çrregullim të tillë.
Terapia me jone negative është provuar si një mënyrë tjetër e re për të trajtuar çrregullimin emocional stinor. Kjo terapi përfshin drejtimin e një rryme jonesh të ngarkuara negativisht në shtratin e posaçëm të një pacienti. Zbulimi se densiteti i lartë i joneve negative (jo jonet të njëjta me ato të prodhuara nga filtrat e ajrit në shtëpi) ndihmon njerëzit me çrregullim emocional stinor, ndodhi aksidentalisht gjatë një studimi rreth diçkaje tjetër, dhe një studim i dytë, gjeti se kjo terapi është e dobishme.
Dihet se ajrit është plotë jone negative në pranverë, dhe jo në dimër. Por kjo nuk mund të të shpjegojë se si punon terapia me jone. Deri tani një përgjigje nuk ka, por shkencëtarët janë të bindur se terapia me jone është e efektshme.
/Astrit Lushi

Pyetja: Selam alejkum. A është i lejuar planifikimi familjar? Përgjigjja: Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij…