Browsing: Besimi

Coca-Cola është një pije që cilësohet si shumë e dëmshme për organizmin tonë. Në një studimim të realizuar nga studiuesi turk Xhanan Karataj, i cili nxjerr në pah dëmet që shkakton një gotë Coca-Cola për 60 minuta.
Studiuesi ka renditur disa probleme kryesore që na vijnë nga konsumimi i kësaj pije, siç janë;
Në 10 minutat e para të konsumimit të pijes, gjaku juaj perthith 10 lugë çaji sheqer, një sasi 100 herë më e madhe se masa normale që i duhet trupi tonë.
20 minutat e para, nga pija rritet niveli i sheqerit në gjak, duke bërë që pankreasi të prodhojë më shumë insulinë dhe teprica e sheqerit fillon të depozitohet në trajtë yndyre në mëlçi.
Pas 40 minutash vëmë re se e gjithë kafeina ka hyrë tashmë në qarkullim, ky është një proces i cili bën që të na rritet presioni i gjakut dhe të prodhohet më shumë sheqer nga mëlçia ai kalon perseri në gjak dhe rrit nivelin e sheqerit.
Ndërkohë që pas 60 minutash nga koha që ne kemi pirë Coca-Cola krijohet një ndjenjë urie. Pra lind nevoja e të ngrënit dhe ju përsëri do të pini Coca-Cola dhe të hani ëmbëlsira.
Siç duket kjo është një pije me të cilën duhet të bëjmë kujdes nëse duam që të kemi një organizëm të shëndetshëm. /albeu.com/

Dr. Erkut Borazanci që punon në Qendrën Onkologjike “G. Piper” në Virginia të SHBA, arriti që të shëroj 2 të sëmurë nga kanceri i pankreasit
Mjeku turk Dr. Erkut Borazanci që punon në Qendrën Onkologjike “G. Piper” në Virginia të SHBA, arriti që të shëroj 2 të sëmurë nga kanceri i pankreasit.
“Ky lloj i kancerit është njëra prej llojeve më vdekjeprurëse të kësaj sëmundjeje”, thotë Dr. Borazanci ndërsa shtoi se në mesin e 10 pacientëve të sëmurë nga kjo sëmundje, tek 6 prej tyre arriti sukses rreth 30% ndërsa 2 janë shëruar plotësisht.
Mjeku turk synon që të arrijë këtë sukses edhe tek pacientët të tjerë, ndërsa mendon se metoda e tij e kurimit do të mund të shkaktoj një revolucion në trajtimin e kancerit të pankreasit./trt/

Si kafja ashtu edhe duhani veprojnë si stimulues, të cilët njeriut shumë shpejt ia rregullojnë disponimin dhe e bëjnë atë të kthjellet dhe të jetë i gatshëm për aksionin ditor.Për më tepër, kafja për shumicën e njerëzve në periudhë afatgjatë është përgjithësisht e shëndetshme. Megjithatë, studimet shkencore tregojnë se ky nuk është kombinimi i preferuar i mëngjesit. Dihet se duhani është përplot substanca kancerogjene, por disa studime të kohëve të fundit kanë treguar se cigarja e ndezur në mëngjes herët është dukshëm më e pashëndetshme se të gjitha cigaret e mëvonshme.
“Kemi zbuluar se duhanpirësit që pinë duhan menjëherë pasi të zgjohen kishin nivele më të larta të NNAL-it kancerogjen në gjak në krahasim me duhanpirësit të cilët e kishin shtyrë cigaren e parë për gjysmë ore apo më shumë, dhe atë pavarësisht se sa cigare i kishin pirë më vonë gjatë ditës,” tha Steven Brensteter nga universiteti shtetëror i Pennsylvanisë, udhëheqësi i studimit të kryer në vitin 2013, në mostrat e 2.000 duhanpirësve të rritur.
Pirja e kafesë në stomak të zbrazët herët në mëngjes stimulon sekretimin e acidit klorhidrik në sistemin e tretjes, transmeton Koha.net. Kjo mund të jetë veçanërisht problematike për njerëzit që vuajnë nga ulcera dhe gastriti.
Kafja gjithashtu mund të shkaktojë iritim të zorrës së hollë dhe të çojë në spazma, dhimbje dhe sindromin e zorrës irritabile, e cila në vitet e fundit diagnostikohet gjithnjë e më shumë. Gjithë këtë kafja do ta shkaktojë më fortë nëse e pimë në stomak të zbrazët.
Ekipi grek i shkencëtarëve nga Shkolla Mjekësore në Athinë ka zbuluar se duhani, kur konsumohen në të njëjtën kohë me kafenë, shkakton ngurtësim më të madh arterial se kur konsumohen veç e veç, në kohë të ndryshme. Ngurtësimi arterial pengon qarkullimin e gjakut dhe vepron keq në shëndetin e zemrës. /Telegrafi/

Nëse jeni duke pirë duhan, kemi disa lajme të mira për ju: nëse e lini duhanin dhe nuk e ndizni më asnjëherë, trupi juaj do të fillojë të pësojë transformime të mahnitshme në vetëm pak minuta
Lexoni më poshtë dhe mësoni se çfarë i ndodh trupit tuaj momentin që nuk pini më duhan!
Çfarë ndodh nëse nuk pini duhan:
Pas 20 minutash: Ndryshimet në trup tek ata që lenë duhanin ndjehen që në 20 minutat e para. Presioni i gjakut, temperatura trupore dhe rrahjet e pulsit shkojnë drejt normales.
Pas 2 orësh: Simptomat e para të rënies së nivelit të nikotinës në trup, zakonisht shfaqen pas 2 orësh nga cigarja e fundit. Në të përfshihet, ndjesia e ankthit, rritje të oreksit dhe dëshirë të madhe për të pirë një cigare.
Pas 8 orësh: Niveli i monoksidit të karbonit në gjak bie ndërsa niveli i oksigjenit rritet, duke shkuar drejt normales.
Pas 24 orësh: Shanset për të pësuar atak në zemër bien.
Pas 48 orësh: Aftësia për të shijuar dhe nuhatur përmirësohet, pasi mbaresat nervore kanë nisur të rigrupohen.
Pas 3 ditësh: Nikotina është larguar tërësisht nga trupi. Frymëmarrja do të bëhet më e lehtë.
Pas 2 deri në 3 muaj: Kapaciteti i mushkërive rritet me mbi 30 për qind. Qarkullimi i gjakut përmirësohet dhe të ecurit bëhet më e lehtë.
Pas 1 deri në 9 muaj: Kongjestioni sinuseve (nazal) dhe vështirësia në frymëmarrje ulet. Cilia (qerpikët) që fshijnë mbeturinat nga mushkëritë rriten sërish, duke rritur aftësinë e tyre për të përballuar mukusin, për të pastruar mushkëritë dhe për të zvogëluar infeksionin. Gjithashtu vihet re një shtim i energjisë.
Pas 1 viti: Rreziku i sëmundjeve koronare përgjysmohet në krahasim me duhanpirësit.
Pas 2 vitesh: Rreziqet e atakut në zemër bien në nivele normale. Pas 5 vitesh: Shanset për t’u prekur nga kanceri në mushkëri përgjysmohen. Rreziku për goditje cerebrale ulet. Gjithashtu, rreziku i prekjes nga kanceri në gojë, fyt dhe ezofag përgjysmohet, në krahasim me duhanpirësit.
Pas 10 vitesh: Shkalla e vdekjes nga kanceri në mushkëri është e ngjashme me një njeri që nuk pi duhan. Qelizat pre – kancerogjene janë zëvendësuar.
Pas 15 vitesh: Rreziku i sëmundjeve koronare të zemrës është i njëjtë me atë të personave që nuk kanë pirë ndonjëherë duhan.
Përfitimet afatgjata: Joduhanpirësit jetojnë mesatarisht 14 vite më shumë se duhanpirësit.
(Zeri)

Shpejtësia e teshtitjes mund të arrij deri në 100 km/h, dhe kur teshtini fortë mund të thyeni edhe ndonjë brinjë.
Nëse do të mundoheni ta ndalni teshtimën kjo do të mund të provokoj daljen e gjakut nga koka dhe fyti, çka do të kishte për pasojë vdekjen. Edhe pse teshtima zgjat një sekondë apo edhe më pak, gjatë saj ndalon me punë aparati i frymëmarrjes, trakti i tretjes dhe urinës si dhe zemra.
Pas kësaj ato vazhdojnë me punën nëse dëshiron Allahu sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Andaj për shkak të kësaj duhet të themi “Elhamdulilah”, për ta falënderuar Allahun për këtë.
Burimi: akos.ba
(Islampress)

Një analizë e gjakut mund t’i ndihmojë njerëzit të cilët planifikojnë ta lënë duhanin duke u dhënë atyre shanse më të mira për ndërprerjen e duhanit, thotë studimi i ri i Lanvetit.Studimi konstatoi se 60 për qind e njerëzve të cilët përpiqen ta lënë duhanin përsëri fillojnë me të qysh në javën e parë, përcjell BBC-ja.Hulumtuesit ende nuk dakordohen rreth matjes se sa kohë një personi i duhet që ta shpërbëjë nikotinën dhe lidhshmërisë se sa do t’i ndihmonte kjo në lënien e duhanit. Nikotina është një nga substancat nga e cila më së shumti ‘varen’ në cigare.
Duhanpirësit kërkojnë më shumë nikotinë kur nivelet e kësaj substanca bien në trupat e tyre, duke i bërë ata që ta ndezin një tjetër cigare. Por, jo çdo organ e shpërbën nikotinën me të njëjtën shpejtësi. Disa ekspertë thonë se njerëzit organizmat e të cilëve e shpërbëjnë shpejt nikotinën kanë dëshirë më të fortë për cigare, dhe kjo do t’ua vështirësonte vendimin që ta lënë duhanin. Në këtë studim, hulumtuesit i monitoruan më shumë se 1200 njerëz në faza të ndryshme të ndërprerjes së duhanit.
Ata e analizuan gjakun e çdo vullnetari në hulumtim për të parë se me çfarë shpejtësie organizmi i tyre e shpërbën nikotinën. Vullnetarët morën flasterë me nikotinë ose pilulë me ilaçin Varenicline, i cili nuk është i bazuar në nikotinë. Të gjithë i vizituan dhe konsultuan ekspertët.
Studimi gjeti se njerëzit që e shpërbëjnë nikotinën me shpejtësi ‘normale’ kishin një shans më të mirë të ndërprerjes së duhanit derisa e kishin marrë ilaçin se ata të cilët kishin marrë flasterë. Edhe pse njerëzit organizmat e të cilëve e kishin shpërbërë nikotinën me shpejtësi më të ngadalshme kishin rezultate të ngjashme, megjithatë kishin efekte anësore më të forta nga ilaçi që e kishin marrë.
Ekspertët që e kishin kryer studimin thonë se shanset për ndërprerjen e duhanit tek njerëzit me metabolizëm normal mund të jenë më të ulëta me flasterë, por ato do të rriteshin me përdorimin e ilaçeve, derisa në njerëzit me metabolizëm më të ngadalshëm ishin më të mirë flasteret. Megjithëse analizat e gjakut tani për tani përdoren vetëm për hulumtim, ato lehtë mund të zhvillohen për përdorim shumë më të gjerë.

Halifi emevit El- Velid në Damask në vitin 706 ka ndërtuar spitalin e parë në botën muslimane. Janë shëruar sëmundje të ndryshme, duke futur këtu edhe swmundjen e syve dhe zgjebjen. Standardi dhe organizimi i këtij spitali kanë qenë model për spitalet e mëvonshme. Deri në shekullin e 12 spitalet u shëndruan në institucione të përparuara.
Sulltani El-Mensur në vitin 1285 në Kairo dha urdhërin që të ndërtohet spitali më i madh në botë deri në atë kohë. Ai ishtë një kompleks prej katër ndërtesave që kishin një bukuri të rallë me Fontana dhe gjelbrime.
Ekzistonin reparte të ndara për sëmundje të ndryshme, si dhe laboratori, dispanzere, kuzhina, banja, biblioteka, mesxhide, mësimore, dhe reparte të vecanta të ndërtuara në mënyrë mahnitëse për të sëmurët mental. Për të sëmurët që vuanin nga pagjumësia kishte muzik klasike dhe angazhonin recitues professional për tu recituar.
Shërbimet e spitalit ishin pa pagesë, qofshin për gra, meshkuj, robër, të varfur apo të pasur etj.
Pacientëve të shëruar kur shkonin në shtëpi u jepeshin një shumë parash që të mos fillojnë menjëherë në punë.

Njerëzit që duan të lënë cigaren arrijnë kenë më shumë rezultate nëse e bëjnë atë menjëherë, tregon një studim në “Internal Medicine”.

Ata që kanë provuar këtë teknikë, kanë rezultuar 25% me sukses duke mos pirë për mbi 6 muaj cigare, në krahasim me ata që kanë provuar ta lënë gradualisht.
E rëndësishme është zgjedhja e një date në të cilën vendoset të lihet, të bësh një premtim dhe t’i qëndrosh besnik.
Sa herë që ta gjeni veten në vështirësi duhet t’i thoni vetes, “Nuk do të pi asnjë cigare dhe të rezistoni deri në momentin që periudha e krizës të kalojë.”
Sipas studimit, në “British Heart Foundation”, rreth 7000 vullnetarë britanik janë regjistruar në dy grupe, në atë që të mundohen ta lënë cigaren gradualisht dhe ata që duan të ndërpresin menjëherë.
Pas 6 muaj, vetëm 15.5% e grupit që merrte pjesë në lënien graduale, ia kishin dalë me sukses në krahasim me 22% të atyre që kishin synuar lënien e menjëhershme.
Drejtuesi i kërkimit Dr. Nicola Lindson-Hawley, nga universiteti i Oxford-it tha se: “Ndryshimi qëndron në arsyetimit se grupi që punon për lënien graduale, ka si synim që ta ulë dozën e duhanpirjes, ndërsa pjesa tjetër është e determinuar për ta ndërprerë”.

Sot, konkurrenca në punë është bërë më e ashpër dhe më e ndërlikuar. Njerëzve u është hequr qilimi nën këmbë dhe ndjenja e tyre e sigurisë është lëkundur. Punët e rënda dhe me stres të madh duket se janë përgjegjëse për sëmundjet mendore apo problemet në shëndetin e akademikëve. Shumë punonjës që sapo janë diplomuar, për shkak se ata janë ende të rinj ndoshta vazhdojnë qëndrim të shkujdesur ashtu si në mjedisin shkollor. Megjithatë, me t’u futur në një mjedis tjetër me konkurrencë të ashpër dhe presion të lartë ata duhet të adaptohen me mjedisin e ri. Sot do të fokusohemi tek mënyrat si të eleminojmë stresin dhe presionin e të rinjve në punë.
1. Kalimi nga universiteti në punë
Të sapo punësuarit duhet të kuptojnë që ambjenti dhe përgjegjësia që kërkohet në punë është shumë e ndryshme nga universiteti. Për shumicën e vendeve të punës, objektivi është tek fitimi, ndërsa objektivi kryesor i mësimit është për të arritur rezultate të larta. Prandaj të gjithë të rinjtë duhet të jenë në gjendje të bëjnë dallimin.
2. Qëndrimi modest në ambjentin e punës
Nëse sapo jeni punësuar, për të krijuar një opinion të mirë këshillohet të mbani një qëndrim modest dhe të dëgjoni dhe mësoni më shumë nga kolegët e tjerë. Nuk është e përshtatshme që të shfaqni menjëherë karakteristikat personale. Sipas kulturës, ky qëndrim modest është edhe për t’u vetmbrojtur në vendin e panjohur.
3. Jini tolerantë dhe mos reagoni vrullshëm
Përveç përvojës dhe aftësisë në punë, duhet të jeni më tolerantë dhe të duruar në punë. Mos synoni vetëm për përfitimet afatshkurta, duhet të shfrytëzoni kohën e punës edhe për të kalitur durimin dhe arritjen e qëndrueshmërisë emocionale, që janë elemente të rëndësishme për suksesin në karrierë dhe në jetë. Prandaj, nuk ju sugjerojmë që të ndryshoni shumë shpesh vendet e punës, veçanërisht në fillim të karrierës suaj. Paqëndrueshmëria emocionale është pengesë për suksesin në karrierë dhe ndikon negativisht edhe në jetën tuaj.
Këto 3 sugjerime ndihmojnë të sapo punësuarit të përshtaten me vendin e punës. Pas kalimit të periudhës fillestare do të keni aftësinë të njiheni më mirë me marrëdhëniet e ndërlikuara mes kolegëve dhe profilin e veçantë të kompanisë. Disa punonjës mund të bien pre e konflikteve të ashpra dhe kjo do të pengojë zhvillimin. Më poshtë, ju sjellim disa parime për të lehtësuar presionet psikologjike si rezultat e marrëdhënieve në zyrë.
1. Hiqni dorë nga thashethemet për kolegët
Të flasësh për të tjerët, të merresh me thashetheme është diçka normale në ditët tona. Për disa thashethemet për të tjerët janë thjesht kalim kohe, për disa të tjerë ato bëhen për të njohur më mirë kolegët pikat e tyre të forta e të dobëta. Por askush sot nuk ka dëshirë që informacionet private të përhapen tek të tjerët dhe për këtë ata e mbrojnë me fanatizëm jetën e tyre private. Shkelja e privatësisë është fenomen i dënueshëm.
Thashethemet në vendin e punës krijojnë një situatë jo të përshtatshme punonjësit ndahen në grupe apo klane dhe flasin për njëri-tjetrin duke krijuar një gjendje jo të mirë në ambjentin e punës. Ky fenomen është tepër i dëmshëm sidomos për zhvillimin dhe mbarëvajtjen e kompanisë.
Prandaj, mirë është të mos merreni me thashetheme dhe të respektoni privatësinë e të tjerëve, duke krijuar një imazh dhe figurë të mirë për veten tuaj në punë. Kështu do të fitoni respektin e të tjerëve.
2. Mos u ankoni në punë
Ndrydhja e emcioneve ju con drejt depresionit apo problemeve të tjera psikologjike. Po, kjo nuk vlen në mjedisin e punës. Kolegët tuaj mund të jenë ose jo miqtë tuaj.
Nëse ankoheni shpesh për stresin që ju shkakton puna, ata do të mendojnë se ju nuk jeni ambicioz, nuk keni dëshirë të punoni për një karrierë të suksesshme.
Për këtë ata do të ulin nivelin e bashkëpunimit me një person që ankohet shpesh. Prandaj sugjerohet që të mos ankoheni në punë, por vetëm me familjarët dhe miqtë tuaj tepër të ngushtë.

Çfarë përfitojmë nga kombinimi i një molle jeshile, karote dhe panxhari? Përfitojmë pijen e mrekullisë!
Kjo pije u prezantua për herë të parë nga herbalisti kinez për trajtimin e kancerit të mushkërive. Por aktualisht ka fituar shumë famë në mbarë botën për vetitë e jashtëzakonshme tek shëndeti ynë.
Kjo pije përgatitet fare lehtë, mjafton të keni një mollë jeshile, një karotë dhe panxhar. Pasi i keni larë dhe grirë mirë të gjitha i fusni në një shtrydhëse frutash për të përftuar lëngun. Konsumojeni menjëherë. Për një rezultat dhe shije më të mirë shtoni pak limon dhe pak mjalt. Kurrsesi nuk duhet t’i shtoni sheqer.
Kjo pije që përbëhet nga fuqia e dy perimeve dhe një fruti ka antioksidantë që të shpëtojnë. Mollët përmbajnë vitaminë A, B1, B2, B6, C, E dhe K, folate, niacinë, zink, bakër, magnez, kalium, fosfor, hekur, kalcium etj. Karotat përmbajnë vitaminë A, B1, B2, B3, B6, C, E and K, folate, niacinë dhe acid pantothenic.
Po ashtu përmban mineralet si kalium, kalcium, fosfor, magnez. Një nga komponentët më të rëndësishëm tek karota është betakaroteni.
Dhe pa harruar panxharin i cili është një perime e pasur me vitaminë A, C, B-complex, kalium, hekur, magnez dhe bakër. Ai gjithashtu përmban substanca që luftojnë plakjen.
Me efektin e kombinuar të tyre ju përftoni të gjithë elementët ushqyes që ju duhen për shëndetin. Ja disa efekte të jashtëzakonshme që bën kjo pije:
•Kjo pije është shpresë e re për pacientët që vuajnë me kancer. Në fakt, disa vite më parë një herbalist kinez ia rekomandoi këtë pije një pacienti të tij që vuante nga kanceri i mushkërive. Duke e konsumuar këtë pije çdo ditë për 3 muaj pacienti u shërua nga sëmundja që i kërcënonte jetën. Nuk është vetëm efektive për sëmundjen e kancerit të mushkërive, por kuron gjithashtu çdo lloj kanceri dhe rritjen e qelizave të kancerit.
Pija është shumë efektive në ruajtjen e shëndetit të organeve si veshkat, mëlçia dhe pankreasi. Gjithashtu, ajo forcon edhe organe si zemra dhe mushkëritë.
Pija ndihmon sistemin tretës. Ruan të shëndetshëm stomakun dhe parandalon ulcerat. Rregullon lëvizjen e zorrëve dhe ndikon pozitivisht në rastet e kapsllëkut.
Është një prej mënyrave më të mira për të rritur efektivitetin e trurit. Pija ndihmon në ruajtjen e kujtesës dhe nxit funksionet e trurit.
Ndikon pozitivisht në dhimbjet menstruale. Këshillohet për femrat që kanë dhimbje të forta gjatë ditëve të ciklit, pasi lehtëson dukshëm krizat.
Ndihmon ata që mbajnë dietë. Pija rekomandohet për ata që mbajnë dietë, pasi jep maksimumin e energjisë dhe një numër minimal kalorish.
•Kjo pije i bën mirë zemrës falë komponentëve të saj si karotene dhe luteinë, Dy perimet së bashku me frutin luftojnë kolesterolin e keq mbajnë nën kontroll nivelin e tensionit të gjakut dhe mbrojnë zemrën nga shumë sëmundje. Pija e mrekullisë parandalon gjithashtu rrezikun e atakut.
•Hulumtuesit kanë zbuluar se pija e mrekullisë është një dhuratë nga Zoti për lëkurën me puçrra. Është shumë i vlefshëm për të zhdukur puçrrat dhe rrudhat në lëkurë. Prandaj një gotë me me këtë pije e bën lëkurën tuaj më të freskët.
•Pija gjithashtu ndihmon tretjen. I bën mirë jo vetëm stomakut, por edhe mbron atë gjithashtu nga ulçera. Po ashtu, lehtëson problemet që vijnë nga kapsllëku kronik.
•Është një nga pijet më të mira për shëndetin e trurit, pasi forcon kujtesën dhe funksionin e trurit.
•Pija ndihmon gjithashtu për sytë e lodhur. Nëse punoni për orë të tëra përpara kompjuterit mund të shkaktohet fenomeni i syrit të thatë. Kjo pije eleminon këtë thatësi, skuqjen e syve dhe lodhje e tyre. Ajo gjithashtu forcon shikimin.
•Është një pije e mrekullueshme për forcimin e imunitetit, ndërkohë që e mbron trupin nga shumë infeksione dhe alergji. Personat që vuajnë nga infeksionet në fyt duhet ta provojnë këtë pije dhe do të mahniten nga rezultati.
•Pija është e njohur edhe si një detoksifikuese e mëlçisë dhe pastruese e gjakut. Rrit prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.
•Gratë që kanë dhimbje menstruale duhet ta provojnë këtë pije dhe do të kenë lehtësira dhe qetësim të dhimbjes. Po ashtu ata që stërviten dhe ndjejnë dhimbje muskujsh duhet ta provojnë këtë pije.
•Pija është gjithashtu e dobishme për të humbur kilogramët pasi ofron energjinë e duhur dhe pak kalori.
•Pija e mrekullisë ka gjithashtu veti anti-inflamatore.
Po si dhe kur duhet ta konsumoni këtë pije?
Për një rezultat më të mirë konsumojeni këtë pije me stomak bosh, pra esëll, në mëngjes. Një orë më pas konsumoni mëngjesin si zakonisht. Këtë pije mund ta konsumoni dy herë në ditë, një në mëngjes dhe një gotë para orës 5 të mbrëmjes..