• Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Facebook Twitter Instagram
Të reja
  • Vdes ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani
  • Arabia Saudite njofton për numrin e haxhinjve për këtë vit
  • KMSH t’ju kthehet besimtarëve
  • A ishte e nevojshme vizita e kreut të KMSH-së në Vatikan?
  • Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve
  • Dyfytyrësia e tolerancës
  • “Masakrat e Francës në Algjeri nuk mund të harrohen”
  • Partitë politike po e shkatërrojnë KEK-un
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest RSS
Dija Online
Leaderboard Ad
  • Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Dija Online
Ju jeni nëHome»Tema»Me të vërtetë pas vështirësisë vjen lehtësimi

Me të vërtetë pas vështirësisë vjen lehtësimi

0
By Dija Online on 03-02-2016 Tema

Falënderimi i qoftë Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Paqja dhe lavdërimi qofshin mbi Pejgamberin tonë, Muhamedin sal-lallahu alejhu ue selem, familjen dhe shokët e tij.

Në këtë shkrim do të qëndrojmë me fjalën e Allahut të Madhëruar: “Dhe, ua ktheu shpinën dhe tha: “O dëshpërimi i im për Jusufin!”, dhe nga pikëllimi iu zbardhën të dy sytë, po i përmbajtur (nga pikëllimi).”[1]

Ky ajet kuranor e portretizon me saktësi gjendjen e këtij babai, Jakubit alejhi selam, që ka jetuar me vite në pritjen e birit të tij të dashur, Jusufit alejhi selam, kur papritmas i vjen lajmi edhe për birin tjetër, i cili ishte një pjesë e veçantë e dashurisë së tij që kishte për të. Allahu i Madhëruar e tregon këtë kur thotë: “Jusufi dhe vëllai i tij janë më të dashur te babai ynë sesa ne.”[2]

Atij nuk i mbeti rrugë tjetër përveçse të qëndronte larg tyre, pasi nuk dëshironte ta tregonte pikëllimin dhe dhimbjen e tij para askujt, nga frika se do të mendojnë se ai është i dobët. Por megjithatë sytë iu verbuan nga mërzia për të birin, sepse kjo është natyra e qenieve njerëzore. Pejgamberët e Zotit dhe të Dërguarit e Tij ndikohen në qoftë se ata i godet ndonjë fatkeqësi, por ata nuk e shfaqin dhe nuk e kundërshtojnë caktimin e Allahut. Të ndikuarit nga fatkeqësia nuk e mohon durimin.

Pejgamberi ynë, paqja qoftë mbi të, derdhi lot pikëllimi për Ibrahimin, djalin e tij, dhe kur disa nga shokët e tij, Allahu qoftë i kënaqur me ta, u habitën nga kjo që panë. Profeti, paqja qoftë mbi të, u tha atyre: “Syri le të lotojë, zemra le të pikëllohet, nuk themi përveç asaj që dëshiron Zoti ynë Fuqiplotë.”

Në fjalën e Allahut të Madhëruar: “Dhe ua ktheu shpinën e tha: “O dëshpërimi i im për Jusufin.”[3]

Vetëm për Jusufin të dëshpërohej? Thuhet se ai donte të përqendrohej në më të rëndësishmen, e kjo nuk do të thotë se kishte pakujdesi ndaj të tjerëve, me argument se ai kishte thënë para kësaj në ajetin 83: “…ka shpresë se Allahu do të m’i sjellë të gjithë…”[4]

Por ai nuk e dinte se ku ishte Jusufi , ndërsa Benjamini dhe vëllai i madh i tyre ai e dinte se ishin në Egjipt. Dëshpërimi më i madh është për atë që nuk i dihet vendi dhe ka kohë që është larguar.

Allahu i Madhëruar jep në Kuran fjalët e Jakubit alejhi selam: “O dëshpërimi i im për Jusufin”, dhe nga pikëllimi iu zbardhën të dy sytë, po i përmbajtur (nga pikëllimi).”[5]

Kur iu zbardhën të dy sytë Jakubit alejhi selam, disa mendojnë se ata iu zbardhën pasi tha këto fjalë. Ky është mendimi i disa komentuesve. E vërteta është se në këtë kontekst nuk aludon për një gjë të tillë. Unë jam menduar për këto fjalë dhe kam arritur ta kuptoj – dija i takon Allahut të Madhëruar – kjo mund t’i ketë ndodhur edhe më parë sepse shkronja “vav “ në ajetin 84 të lartpërmendur nuk tregon se pas dëshpërimit atij iu zbardhën sytë, megjithatë mendimi i parë është i drejtë.

Në fjalën e Allahut të Madhëruar thuhet: “…po i përmbajtur (nga pikëllimi).”[6], I pikëlluar, i brengosur për shkak të sprovave që përjetoi. Së pari humbi Jusufin, pastaj dy vëllezërit e tij dhe në fund të dy sytë, por sa herë që sprovat i shtoheshin, afrohej ndihma . Jakupi alejhi selam nuk e humbi shpresën nga mëshira e Allahut dhe fitoi në të dy botët. Allahu i Madhëruar ia solli të gjithë, ashtu siç ishte lutur. Ai fitoi me shpërblimin e durimtarëve dhe Zoti e la të përjetshëm rrëfimin mbi të në Kuran dhe e bëri shëmbëlltyrë deri në Ditën e Gjykimit.

Fjala e Allahut është më e vërteta: “Me të vërtetë, pas vështirësisë vjen lehtësimi!”

Zoti ynë, bëna prej atyre që i pasojmë gjurmët e Pejgamberëve dhe shijojmë kënaqësinë me shoqërimin e tyre në Ditën e Gjykimit!

Shkroi: Prof.dr. Naser Omer
Përshtati: Rashit Zylfiu

[1] Jusuf, 84.

[2] Jusuf, 8.

[3] Jusuf 84.

[4] Jusuf, 83.

[5] Jusuf, 84.

[6] Jusuf, 84.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Dija Online

Related Posts

Drejtuar grave të hoxhallarëve aktivë

Si shkatërrohen shtetet

Të ndryshuarit e së keqes me zemër

Leave A Reply Cancel Reply

You must be logged in to post a comment.

  • Të Fundit
  • Të popullarizuara
28-05-2022

Vdes ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani

19-05-2022

Arabia Saudite njofton për numrin e haxhinjve për këtë vit

12-05-2022

KMSH t’ju kthehet besimtarëve

11-05-2022

A ishte e nevojshme vizita e kreut të KMSH-së në Vatikan?

20-12-2014

Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

23-09-2014

Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

23-09-2014

SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

12-07-2014

A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

  • Fetva
09-05-2022

Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve

08-05-2022

Dyfytyrësia e tolerancës

09-04-2022

Mbulesa e gruas myslimane dhe zelli patetik i injorantëve

06-04-2022

Cili është thelbi dhe objektivi i agjërimit?

Video nga kanali
Error type: "Forbidden". Error message: "The request cannot be completed because you have exceeded your quota." Domain: "youtube.quota". Reason: "quotaExceeded".

Did you added your own Google API key? Look at the help.

Check in YouTube if the id dijaonline belongs to a username. Check the FAQ of the plugin or send error messages to support.
  • Studime
17-03-2018

Kurani dhe Menaxhmenti

07-02-2018

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

31-01-2018

E vërteta rreth martesës “mut’a”

24-01-2018

Ju sjellim librin “Dashuria dhe afërsia mes Familjes Fisnike dhe sahabëve”

  • Edukim
17-03-2022

Cilët deputetë votuan pro dhe cilët kundër martesave të personave të gjinisë së njëjtë?

14-03-2022

Ku ndikon leximi?

10-12-2017

Kur paraja na i ndryshon nijetet

10-12-2017

Jam vajzë e pamartuar, si të largohem nga masturbimi ?

Mbi ne

Dija Online

Portali informativ Dija Online, paraqet portal të informacionit për aktualitetet në vend dhe në botë, sjellë informacione mbi besimin, kulturën, shkencë, teknologjinë dhe shëndetin.

Na kontaktoni

    Emri(e domosdoshme)

    Emaili(e domosdoshme)

    Subjekti

    Mesazhi Juaj

    Copyright © 2022 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.