Dy tërmete të fuqishme kanë goditur qytetin jugor të Japonisë. Tërmeti i parë është regjistruar se ishte i shkallës 7.1, i cili la të vdekur 9…
Author: Dija Online
Dy tërmete të fuqishme kanë goditur qytetin jugor të Japonisë. Tërmeti i parë është regjistruar se ishte i shkallës 7.1, i cili la të vdekur 9 persona.Japonia paralajmërohet nga Shërbimi Gjeografik i SHBA’së se mund të ketë edhe tsunami.
Japonia kohëve të fundit është goditur vazhdimisht nga tërmetet, mirëpo asnjëri prej tyre nuk ishte i shkallës kaq të lartë./
Autoritetet turke kanë bllokuar qasjen në ueb-faqen e agjencisë ruse të lajmeve, Sputnik. Mahir Boztepe, kryeredaktor i Sputnikut në Turqi, ka shkruar në Twitter se përdoruesit…
Autoritetet turke kanë bllokuar qasjen në ueb-faqen e agjencisë ruse të lajmeve, Sputnik.
Mahir Boztepe, kryeredaktor i Sputnikut në Turqi, ka shkruar në Twitter se përdoruesit turq nuk mund të hyjnë në asnjërën ueb-faqe të Sputnik-ut, që ekziston në 31 gjuhë.
Nuk ka ende asnjë koment zyrtar nga autoritetet e telekomit në Turqi.
Ky veprim mund të dëmtojë tutje marrëdhëniet midis Moskës dhe Ankarasë, të cilat edhe ashtu janë të tensionuara prejse Turqia ka rrëzuar një avion rus në nëntor të vitit të kaluar.
Dogana e Kosovës, ka njoftuar sot se ka suspenduar dy oficer doganor për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale falsifikim i dokumentit zyrtar e sanksionuar me nenin 434 të Kodit Penal të Kosovës.
E numri i doganierëve që janë suspenduar prej janarit të vitit 2016 deri më tani për shkak se kanë keqpërdorur pozitën e tyre, është tetë, sipas të dhënave të Doganës së Kosovës.
Para këtyre të suspenduarve sot, me 3 mars, nën dyshimin se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, më saktë lëshimin në rastin e doganimeve të mallrave për import, Dogana e Kosovës kishte suspenduar dy oficerë në pikët kufitare të Merdares.
Ndërsa me 15 prill, Dogana ka thënë se ka suspenduar dy doganier të tjerë.
“Pas dyshimeve fillestare, njësitet e doganës për hetimeve të brendshme kanë filluar një hetim lidhur me këtë rast dhe njëkohësisht kanë kontaktuar me prokurorinë kompetente dhe në bashkëpunim me prokurorinë janë zhvilluar hetimet penale”, thuhet në komunikatën e Doganës.
Me urdhër të prokurorit janë hapur hetimet dhe është ushtruar kallëzim penal ndaj oficerëve doganor të dyshuar.
“Oficerët doganor dyshohen se nuk kanë përmbushur detyrat në mënyrën e përcaktuar sipas legjislacionit të aplikueshëm nga Dogana e Kosovës dhe Kodit të etikës”, thuhet në komunikatë.
Përderisa muaj më parë, dy partitë opozitare Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, protestonin se bashku thoshin se ato i ka bashkuar kauza për shpëtimin e Republikës, tash këto dy parti janë ndarë dhe po shtyhen se cila e ka bajraktarin në opozitën e Kosovës.
Krejt kjo ka ndodhur kur së fundmi, tri partitë opozitare VV, AAK dhe NISMA, janë ndarë kur kanë nisur të flasin për krijimin e një liste të përbashkët politike, listë kjo së cilës do t’i printe Albin Kurti.
E tash, kur Aleanca ka thirrur protestë me 14 maj, pas protestës së anuluar e të planifikuar të mbahej me 26 mars, thotë se është e turpshme që VV të bëjë thirrje për të mos dalë në protestë vetëm pse do që të jetë bajraktari i opozitës.
“VV duhet të dalë në protestë. Është gabim që të bëhet thirrje të mos dilet në protestë e të veprohet sikurse veprojnë partitë në pushtet, vetëm pse AAK e ka thirrë protestën”, ka thënë Ardian Gjini, në emisionin Info Magazine.
Gjini ka thënë se VV e kishte anuluar protestën e 26 marsit pa e paralajmëruar AAK-në.
“Na kanë thirrë në orën 11:00 për të na lajmëruar se e kanë anuluar protestën”, ka thënë Gjini.
Sipas Gjinit, populli nuk e dëshiron këtë qeverisje dhe kosovarët nuk janë popull që nuk dinë të protestojnë. /Insajderi/
Deputeti Nenad Rashiq tha se e ka kuptuar se kurrfarë interesi nuk mund të realizojë në Prishtinë pa shkuar përmes Beogradit. “Çka është tragjiko-komike në fund unë shkova në Beograd që të realizoj të drejtën në Prishtinë”, tha ai.
Deputeti i PDS-së, Nenad Rashiq, gjatë debatit në emisionin “Jeta në Kosovë” me temën Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë tha se nuk po arrin që të realizojë asgjë në Kosovë pa intervenimin e Serbisë.
Rashiq tha se ka shkuar tri herë te kryeministri Isa Mustafa që të bisedojë me të, mirëpo ai nuk ka ndërmarrë asgjë.
“Brenda këtyre tre muajve tri herë kam shkuar te kryeministri (Isa Mustafa) me ide që sipas meje mendoja se ishin të mira. Kam dëshiruar që të tregoj se cila është një alternativë për zotërinë Mustafa në çfarë forme ne mund ta prezantojmë këtë si një formë alternative. Ju e keni atë pjesë kushtetuese se si duhet të kenë një numër të serbëve aty”, sqaroi ai.
Sipas tij, këto biseda të cilat kanë ndodhur gjatë kohës sa deputeti nuk ishte pjesë e Listës Serbe nuk kanë sjellë rezultate pa biseduar edhe me Beogradin.
“Unë pastaj kam hyrë sepse kur kuptova se kurrfarë interesi nuk mund të realizoj në Prishtinë pa shkuar përmes Beogradit dhe çka është tragjiko-komike në fund unë shkova në Beograd që të realizoj të drejtën në Prishtinë”, tha ai.
Sipas tij, pas kësaj ai ka kuptuar se ka vetëm dy zgjidhje në mes të cilave është dashur që të zgjedhë.
“Pastaj kuptova se kam dy zgjedhje: ose të mbetem aty si një figurë politike dhe pa pasur kurrfarë rezultate ose që ta gjej një mënyrë me të cilën si parti politike unë duhet ta mbijetoj këtë krizë dhe të vazhdojë”, tha ai.
Këtu mund ta gjeni të plotë debatin dhe emisionin “Jeta në Kosovë” rreth fushatës për zgjedhjet parlamentare serbe në Kosovë.
Qeveria pa qëndrim rreth shoqërimit të Gjuriqit nga ministrat e Kosovës
Gjatë vizitës së sotme në Leposaviq, drejtorin e zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq e kanë shoqëruar edhe zëvendësi i Isa Mustafës, Branimir Stojanoviq dhe ministri i Administratës së Pushtetit Lokal në qeverinë “Mustafa”, Lubomir Mariq.
Ndërkaq që për këtë çështje zeri.info ka kontaktuar zyrën për informin të kryeministritt Isa Mustafa.
Shefi i kësaj zyre Drilon Zogaj ka thënë se për këtë çështje duhet të kontaktohet Zëdhënësi i Qeverisë Arban Abrashi ose Bajram Gecaj, zv. ministëri i Pushtetit Lokal.
“ Ndoshta më mirë është të kontaktohet zdhënësi i Qeverisë Abrashi ose Bajram Gecaj”, ka thënë Zogaj shkurt për Zërin.
Gazeta ka tentuar të marr informacion rreth shoqërimit të Gjuriqit nga dy ministrat serb në Qeverinë e Kosovës por që kontakti me këta të fundit ka qenë i pamundur.
Gjatë vizitës së sotme në Leposaviq, drejtorin e zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq e kanë shoqëruar edhe zëvendësi i Isa Mustafës, Branimir Stojanoviq dhe ministri i Administratës së Pushtetit Lokal në qeverinë “Mustafa”, Lubomir Mariq.
Gjuriq u fut ilegalisht në territorin e Kosovës dhe nuk e respektoj fare vendimin institucioneve kosovare. Ai madje para mediave tha se “Kosova është Serbi” raporton “zeri.info”.
************
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, po qëndron në Kosovë, edhe pse ai ka një ndalesë nga autoritetet në Kosovë. “Zeri.info” ka kontaktuar Zyrën e Gjuriqit në Serbi, ndërsa ata kanë thënë që t’iu referohemi medieve serbe.
“Marko Gjuriq është në Kosovë, ju lutem që të shikoni portalet në Beograd, ‘Tanjug’-un”, ishte përgjigja e kësaj Zyre.
Ndërkohë ky portal ka raportuar se Gjuriqi po qëndron në Leposaviq dhe se për hyrjen e tij në Kosovë ka marrë leje nga përfaqësues ndërkombëtarë.
“Unë jam në Kosovë, po e kryej punën time normalisht. Është në interesin tonë që këtu të krijojmë kushte për jetë për popullin tonë, askënd nuk e pengojmë, duam bashkëpunim, si dhe jetë normale për të gjithë që jetojnë këtu”, ka thënë ai
Kurse, Gjuriq, dje nëpërmjet rrjetit social “Twitter” me një ton kërcënues ka shkruar se “shihemi në Kosovë e Metohi”.
“Kolegëve nga Prishtina, siç veproj në situata të ngjashme, i porosis: Shihemi në Kosovë dhe Metohi”, ka shkruar Gjuriq.***********
Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq po qëndron në Kosovë edhe përkundër se atij i është ndaluar hyrja në autoritetet qeveritare të Prishtinës.
Vetëvendosje po konsideron se masat e Qeverisë së Kosovës për ndalimin e zyrtarëve serb në Kosovë është vetëm një procedurë formale.
Adonisë Tahiri nga ky subjekt politikë ka thënë për zeri.info se roli i qeverisë aktuale është rol nënështrues i qëndrimit të Serbisë.
“ Roli i qeverise aktuale te Kosoves, dhe qeverise paraprake, ka qene dhe mbetet nje rol nenshtrues ne raport me qendrimin e Serbise dhe strukturave shteterore. Masat e fundit per gjoja ndalim, apo te ngjashme, jane vetem masa krejt formale meqenese sic e dime ne veri te vendit, ndryshe nga c’eshte deklaruar e reklamuar, strukturat ilegale e kriminale te Ministrise se Brenshme te Serbise bejne ligjin”, ka thënë Tahiri.
Ndryshe Ministrja për Dialog Edita Tahiri, përmes një komunikate për media njofton se duke filluar nga data 18 prill 2016 nuk do të lejohet hyrje/dalja në Republikën e Kosovës për të gjithë personat që posedojnë lejet ilegale të njoftimit (ID kartat) të lëshuara nga strukturat paralele të Serbisë në Kosovë. /ZËRI
*******
Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq po qëndron në Kosovë edhe përkundër se atij I është ndaluar hyrja në autoritetet qeveritare të Prishtinës.
Agjencia serbe e lajmeve Tanjug raporton se Gjuriq ka thënë para gazetarëve në Leposaviq se po e kryen punën e tij normalisht dhe se për qëndrimin në Kosovë i ka lajmëruar përfaqësuesit ndërkombëtarë.
“Unë jam në Kosovë, po e kryej punën time normalisht. Është në interesin tonë që këtu të krijojmë kushte për jetë për popullin tonë, askënd nuk e pengojmë, duam bashkëpunim, si dhe jetë normale për të gjithë që jetojnë këtu”, ka thënë Gjuriq.
Ministria për Dialog përmes një komunikate ka bërë të ditur se duke filluar nga data 18 prill 2016 nuk do të lejohet hyrje/dalja në Republikën e Kosovës për të gjithë personat që posedojnë lejet ilegale të njoftimit (ID kartat) të lëshuara nga strukturat paralele të Serbisë në Kosovë.
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, bëri me dije se pas shumë përpjekjesh në kuadër të dialogut të Brukselit që të ndalet dukuria e përdorimit të lejeve ilegale, ende ka raste kur ato shfaqen nga përdorues të ndryshëm.
“Në dhjetor të vitit të kaluar, kemi aplikuar masën e ndalesës për lejet ilegale dhe me kërkesën e Bashkimit Evropian kemi suspenduar këtë masë që t’i japim mundësi BE-së ta zgjidh këtë çështje. Në takimin për IBM në Bruksel, gjatë marsit të këtij viti, e kemi ngritur përsëri këtë shqetësim në Bruksel ku u morëm vesh se nëse vazhdojnë problemet, atëherë Qeveria e Kosovës do ta kthej në fuqi masën e ndalesës”, ka thënë Tahiri.
Ajo më tutje ka thënë se, “pavarësisht angazhimeve ndërmjetësuese të BE-së ky problem ka vazhduar, meqë ende ka raste të kësaj dukurie të përdorimit të lejeve ilegale nga persona të ndryshëm. Prandaj, që nga data 18 prill 2016 do të aplikohet masa e ndalesës për personat që tentojnë të hyjnë dhe dalin në Republikën e Kosovës me leje ilegale”.
Tahiri gjithashtu ka thënë se, “për këtë masë ndalesë jemi marrë vesh me BE-në si dhe paraprakisht e kemi njoftuar BE-në për vendimin dhe datën e rikthimit të masave ndaluese”.
Derisa brenda dy partnerëve të koalicionit qeverisës (PDK-LDK) po diskutohet për reformën zgjedhore, ku përfshihen mbyllja e listave dhe ulja e pragut zgjedhor, subjektet opozitare thonë se kjo reformë mund të bëhet pas zgjedhjeve të parakohshme.
Pasi, sipas tyre, legjislatura aktuale nuk e ka legjitimitetin për të marrë vendime, ndërsa përfaqësues të shoqërisë civile thonë se iniciativa për reformë zgjedhore duhet të jetë sa më gjithëpërfshirëse, të konsultohen grupe të ndryshme shoqërore, partitë politike, akademia dhe qytetarët.
Po ashtu, siç thonë ata, Kosova nuk ka shumë kohë për të kryer reformën zgjedhore, pasi në bazë të rregullave të Komisionit të Venecias reforma zgjedhore duhet të përfundohet të paktën një vit para zgjedhjeve të ardhshme, e në vjeshtën e vitit të ardhshëm në Kosovë do të mbahen zgjedhjet lokale. Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu, ka thënë për “Zërin” se legjislatura aktuale nuk ka legjitimitet që të vendosë për asnjë çështje, pra as reformën zgjedhore.