Ka dështuar seanca përfundimtare në rastin e rrahjes së deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi dhe Bekim Haxhiu.
Trupi Gjykues ka vendosur që të rihapet procesi gjyqësor për shkak se janë vërejtur disa lëshime në raportin mjekoligjor raporton ‘zeri.info”
Në seancë kanë munguar deputetët Rexhep Selimi dhe Visar Ymeri. Poashtu në seancë ka munguar edhe prokurorja e rastit. Seanca e ardhshme për këtë rast do të mbahet me 20 prill në ora 09.30.
Author: Dija Online
Burime të informacionit pranë Eulexit, bëjnë të ditur se tani më është më se e sigurt që deputeti i PDK- së, Azem Syla do të arrestohet.
Deputeti Azem Syla është i lidhur, sipas akuzave të Bllacës me të gjitha vrasjet dhe veprimet që i ka bërë ky grup pas luftës.
Burime brenda Eulexit, bëjnë gjithashtu të ditur, se mos arrestimi i tij ka ardhur si rezultat direkt i presionit të PDK-së, por edhe qarqeve ndërkombëtare.
Vlen të theksohet se Azem Syla ka qenë shtylla kryesore e PDK-së në bisedimet për koalicionin me LDK- në, i cili është arritur me ndërmjetësimin e palës ndërkombëtare.
Tani që është më se e sigurt që mandati i Eulexit do të vazhdojë edhe pas qershorit, organet e këtij institucioni të drejtësisë, bashkarisht me drejtësinë vendore, do të fillojnë aksionet për ekzekutimin e lëndëve, që kanë pritur vite me radhë, si rezultat i drejtësisë selektive, që kanë bërë në radhë të parë ndërkombëtarët, pastaj edhe vendorët.
Komisioni për legjislacion ka kërkuar nga Ministria e Transportit që të bëjë riformulimin e nenit 4 për të sqaruar se kush është organi kompetent për lëshimin e patentë shoferëve ndërkombëtarë.Ndërsa tek neni 17, është kërkuar të specifikohet forma dhe mënyra e gjobës për shkelësit e rregullave në komunikacion.Komisioni u pajtua për mbajtjen e një punëtorie për shqyrtimin e Ligjit të Kuvendit, si dhe krijimin e një grupi punues për harmonizimin e amendamenteve për projektligjin e procedurës së përgjithshme administrative.
Në një takim që të premten Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka zhvilluar me Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashin, është thënë se në Kosovë gjendja e punëtorëve të sektorit privat është e rëndë.
Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi në takimin me Abrashin ka thënë se në Kosovë janë rreth 120 mijë punëtorë pa kontrata dhe ka punëtor që paguhet me 120 euro pagë në muajt.
Në një komunikatë të kësaj sindikate, thuhet se një pjesë e firmave nuk u paguajnë kontribute punëtorëve me vite të tëra, dhe se nuk ka bashkëpunim të mirë në mes të sindikatës dhe inspektoratit të punës.kohaislame
Të ardhura të ulta nga nafta, sanksione, probleme strukturore – ekonomia ruse ndodhet në krizë, rezervat po shkojnë drejt fundit. Megjithatë konfliktet me perëndimin nuk do të shuhen, madje mund të shtohen.
Rusia vuan nga kriza ekonomike. Në vitin e kaluar kapaciteti ekonomik i vendit ra me 3,8 %, ndërsa për këtë vit, Banka Botërore pret një rënie tjetër me 1,9%. Vendi përballet me një listë të gjatë problemesh: Fillimisht çmimi i naftës, i cili në dy vitet e fundit gati është përgjysmuar. Shteti dhe firmat kanë tani shumë më pak të ardhura.Stefan Meister, ekspert gjerman i Shoqërisë Gjermane për Politikën e Jashtme (DGAP) thotë se „është e vështirë të financosh buxhetin me këto çmime të gazit dhe naftës.” Qeveria mund t’i mbushë vrimat buxhetore duke vënë në përdorim rezervat e fondeve shtetërore, të cilët para disa vitesh sillnin shumë fitime, për shkak të bumit të biznesit energjitik.Sanksionet e Perëndimit, një reagim pas aneksimit të Krimesë dhe konfliktit me Ukrainën e kanë rritur presionin. Tregtia ka pësuar goditje të fortë, madje nga kjo vuan edhe tregtia gjermane e automjeteve dhe prodhimit të makinerive. Për Rusinë është më e vështirë, sepse sanksionet vështirësojnë financimin e investimeve.
Problemet me financimin„Sanksionet perëndimore i kanë hequr mundësinë firmave dhe bankave tona të huazojnë para jashtë vendit, dhe jo vetëm në Europë, por në të gjithë botën“, thotë Vladimir Milov, drejtor i Institutit të Moskës për Politikën Energjitike në bisedë me Deutsche Wellen, „Askush nuk na huazon para, madje as Kina.“ Milov është themelues e kryetar i partisë opozitare, „Zgjedhja Demokratike“.Kreditë kanë qenë baza e rritjes ekonomike ruse në vitet e fundit. Sipas Mirov, sanksionet e kanë ulur vëllimin e kredive nga 700 miliardë dollarë në vitet e kaluara në 470 miliardë dollarë aktualisht. Rrjedhja e ndjeshme e kapitalit jashtë vendit ka luajtur rol negativ duke bërë që rubla të humbasë gjysmën e vlerës përballë dollarit.Kësaj i shtohen problemet strukutore. Ekonomia ruse sundohet në të vërtetë nga disa pak koncerne shumë të fuqishme të sektorit energjitik, të cilët veprojnë me këshilla nga politika. “Mungojnë kushtet për konkurrencën e lirë dhe shtetin ligjor”, thotë eksperti Meister për Deutsche Welle-n.
Probleme strukturoreProblemet strukturore janë bërë të ndjeshme që para sanksioneve dhe rënies së çmimit të naftës, thotë eksperti rus, Milov. “Që në vitin 2013 ekonomia ruse nuk kishte më rritje ekonomike. Ajo është e varur nga disa monopole shtetërore që nuk janë efiçiente, tani shtohen sanksionet dhe rënia e çmimit të naftës. Janë këta faktorë që nuk të bëjnë optimist, se në vitet e ardhshme do të kemi rritje ekonomike.”
Qeveria ruse po kundërvepron me privatizimin e firmave shtetërore dhe planifikon aktualisht valën më të madhe të privatizimit të viteve të fundit. Por ajo nuk parashikon të shesë shumicën e aksioneve që zotëron. “Qeveria luan me kohën”, thotë eksperti gjerman, Stefan Meister. “Nuk merren vendime me efekt të gjatë veprimi për të përmirësuar gjendjen ekonomike, por ka vetëm përpjekje për të shitur aksione të firmave, deri sa të rritet çmimi i naftës.”Pasojat i vuan popullsia. Sipas përllogaritjeve të Bankës Botërore numri i të varfërve në Rusi do të rritet në më shumë se 20 milionë vetë, në një popullsi prej 140 milionësh. Kjo është rritja më e madhe e varfërisë prej 9 vjetësh. Edhe shtresa e mesme, shtylla e konsumit rus, është bërë e përmbajtur. Përqindja e inflacionit zyrtarisht kap shifrën e 12,9%.
RepresionetPapunësia në vend nuk ka shënuar ndonjë rritje, por rritja e pakënaqësisë mund të kthehet në të ardhmen në një problem për Putinin, kundër të cilit presidenti rus po përgatitet që tani. “Ne vëmë re zgjerimin e aparatit të represionit. Nuk ka shumë kohë që është krijuar garda kombëtare”, thotë Meister. “Regjimi përgatitet për një konflikt me shoqërinë”, thotë eksperti që beson se në të ardhmen në Rusi mund të ketë rebelime lokale. Megjithatë sipas Stefan Meister “nuk shoh ndonjë opozitë që mund t’i drejtojë ata. Po ashtu nuk shoh gatishmëri tek popullata për demonstrata masive.”Por pyetja më themelore është se kur do t’i mbarojnë Rusisë paratë. Ministri i Financave, Anton Siluanov ka thënë që në fund të janarit se nga fundi i vitit 2016 mund të mbarojnë mjetet e fondit të rezervave të shtetit. Po qe se çmimi i naftës nuk rritet, Rusia mund të vazhdojë “dy ose tre vjet” kështu, thotë Stefan Meister, por “treni ndjek drejtimin e përplasjes”. Eksperti pret që regjimi të ashpërsojë konfliktin me perëndimin, në mënyrë që të largojë vëmendjen nga kriza ekonomike.
Punonjës të shërbimeve sekrete hapin firma fiktive për mbulimin e aktivitetit të tyre. Sipas gazetës SZ* kjo shihet edhe në “Panama Papers”. Alexander Andreev komenton anën e errët të “operacioneve të fshehta”.
Shërbimet sekrete në vendet demokratike kanë një mangësi të madhe: ndonjëherë për të mirën e përgjithshme atyre u duhet të shkelin ligjin. Jo vetëm ligjet e vendit “armik”, por edhe ligjet e vendit të vet. Në të shumtën e rasteve kjo ndodh në të ashtuquajturat operacione sekrete, ku shkelen edhe ligjet, vendimet parlamentare apo edhe e drejta ndërkombëtare. Këtu bëhet fjalë për sabotazhe me motive politike, vrasje me porosi apo veprime që kanë të bëjnë me spiunazhin dhe analizën e të dhënave. Ndërkohë që shërbimet sekrete në vendet jo demokratike gjithësesi nuk i respektojnë ligjet apo mediat.
Aksionet e njohura sekreteNjë prej rasteve më të njohura është varsja me porosinë e Stalinit e Leo Trockit, në vitin 1940. Por operacionet sekrete pWrjetuan një bum në kohën e Luftës së Ftohtë. KGB-ja dhe shërbimet “vëllazërore” sekrete në Lindje i asgjësonin (edhe fizikisht) opozitat qytetare në shumë vende dhe instalonin qeveritë kukull të regjimit sovjetik, apo kanë vrarë disidentë si bullgarin Georgi Markov apo agjentin e dyfishtë rus Alexander Litvinenko. Por edhe shërbimet e kontrolluara nga një shtet ligjor, si CIA, kanë kryer shumë operacione sekrete: rënia e kryeministrit iranian Mossadegh apo e presidentit të Guatemalës Cosma, vrasja e Che Guevarës në Bolivi, atentatiet ndaj Castros në Kubë… Panama Papers na rikujton tani edhe aferën “Iran-Contra”. Më 1986 CIA dërgoi armë në Iran, ndonëse ky vend ishte nën embargo, për të liruar pengjet amerikane në Liban. Ka dërguar para edhe për të financuar kryengritjen kundër qeverisë së Nikaraguas.
Kjo aferë sqaron edhe pasojat e problemit kryesor të shërbimeve sekrete në shtetet demokratike: kur e shkelin shtetin juridik në operacionet sekrete, ato nuk mund të financohen nga mjetet buxhetore. Ndaj detyrohet që ato shfrytëzojnë burime alternative. Në një seri televizive të BBC, të bërë sipas romanit të John Le Carré (“The night manager”), CIA dhe MI6 bëjnë tregti ilegale në shkallë të gjerë me armë. Ky është vetëm roman, por rasti i fundit i Panama Papers tregon edhe mënyrën se si mund të funksionojnë këto gjëra.
Pa shërbime të vetfinancuara!Shërbimet në vendet jo demokratike merren edhe me gjëra të tjera: shitjen e drogës, armëve dhe thyerjen e embargove apo vjedhjen e teknologjive – kështu ka qenë edhe në kohën e KGB-së të Stasi & Co. Këto përvoja janë një paralajmërim i mirë se si nuk duhet vepruar. Në veçanti sot, kur mund të ketë keqpërdorime në emër të pastrimit të parave nga burime të dyshimta apo në emër të luftës kundër terrorizmit. Spiunë, që veprojnë për llogari të vet, nuk i duhet asnjë shteti demokratik.
Në fjalën që mbajti në darkën e shtruar për liderët e vendeve islame Presidenti Erdogan tha se synimi i tyre gjatë presidencës së radhës do të jetë të sigurojë që Bota Islame të shikojë me shpresë drejt të ardhmes.
Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se objektivi i tyre është të sigurojnë që Bota Islame të ketë shpresa për të ardhmen e saj.
Për kryetarët e delegacioneve mysafire që marrin pjesë në Samitin e 13-të të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), që filloi punimet të enjten në Stamboll, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan shtroi një darkë në Pallatin Dolmabahçe.
Në fjalën që mbajti këtu Presidenti Erdoan i falënderoi mysafirët për pjesëmarrjen dhe uroi që vendimet e marra në samitin e mbajtur me temën “Bashkim dhe Solidaritet për Drejtësi dhe Paqe” të jenë të dobishme për Botën Islame.
Presidenti Erdoan tha se pritshmëria e madhe nga ky samit është që të gjithë myslimanëve në botë t’u jepet mesazhi, që vendet islame janë të bashkuara dhe në unitet me njëra-tjetrën.
Synimi ynë është të sigurojmë që Bota Islame të ketë shpresë për të ardhmen, nënvizoi Erdoan dhe shtoi: “Urojmë që ky samit të shërbejë si një rast për fillimin e një periudhe të re për të gjithë ne. Qëllimi ynë është që me anë të këtij samiti të pakësojmë sadopak gjakun dhe lotët që derdhen”.
“Ne e kemi nisur rrugën tonë me qëllimin për të shërbyer në krijimin e një klime dialogu edhe më të mirë ndërmjet vendeve islame”, sqaroi kreu i shtetit turk duke theksuar se “në plan të parë duhen nxjerrë emëruesit e përbashkët dhe jo dallimet”.
“Problemet që qëndrojnë përpara nesh janë të mëdha. Përballemi me çështje shumë serioze, po kalojmë një periudhë të vështirë dhe të dhimbshme. Por shpresën nuk do ta humbasim asnjëherë. Në botëkuptimin tonë mysliman nuk mund të ketë kurrë vend për pesimizëm”, nënvizoi Presidenti Erdoan.
“Solidariteti që do të demonstrojmë si vende anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, e cila është organizata e dytë më e madhe ndërkombëtare pas Kombeve të Bashkuara, do të na çojë drejt arritjeve edhe më të mira”, u shpreh Erdoan ndërsa shtoi se kjo kërkon më shumë punë në çdo fushë, rritjen e solidaritetit dhe konsolidimin e vëllazërisë.
Presidenti tha se drejtësia dhe paqja duhet të sundojë edhe brenda, edhe jashtë.
“Unë jam i bindur se nëse veprojmë me këto parime dhe me këtë vizion e ardhmja jonë do të jetë edhe më e ndritur”, – theksoi Erdoan.
Turqia, vijoi kreu i shtetit turk, do të punojë shumë për realizimin e këtyre idealeve gjatë presidencës së saj.
“Mbështetja dhe kontributi juaj në këtë rrugë ka shumë rëndësi. Suksesi i samitit është suksesi i të gjithëve, suksesi i Organizatës do të jetë suksesi i të gjithë Botës Islame”, përfundoi Erdoan.
Soria i cili pretendon se emri i tij kalon “gabimisht” në dokumente, mbeti në situatë të vështirë pasi me daljen e dokumenteve të reja u përgënjeshtruan thëniet e tij.
Ministri i Industrisë, Energjetikës dhe i Turizmit në Spanjë, Jose Manuel Soria (58) ka dhënë dorëheqjen, raporton Anadolu Agency (AA).
Soria i cili refuzon lidhjen e tij me kompaninë off-shore U.K Lines e formuar nga kompania ligjore panameze Mossack Fonseca dhe i cili pretendon se emri i tij kalon “gabimisht” në dokumente, mbeti në situatë të vështirë pasi me daljen e dokumenteve të reja u përgënjeshtruan thëniet e tij.
Soria në një deklaratë me shkrim në lidhje me dorëheqjen pasi ka vënë në dukje se aktivitetet tregtare në “Dokumentet Panama” në fjalë i përkasin periudhës të vitit 1995 para se të hynte në politikë ai ka pranuar se “ka bërë gabim”. Soria ndër të tjera ka theksuar se pavarësisht se dokumentet janë të vjetra ai ka zbatuar përgjegjësinë politike dhe se është dorëhequr për të mos dëmtuar qeverinë dhe partinë e tij.
“Të gjitha çështjet, aktivitetet politike duke përfshirë edhe shpjegimin duhet të jenë në cilësinë e shembullit. Jeni të detyruar të merrni përsipër përgjegjësinë në mënyrën e duhur kur nuk bëhet fjalë për këtë çështje ” u shpreh Soria.
Veljanoski shpreh bindjen se të gjitha subjektet të përfshira në procesin zgjedhor do të kontribuojnë që zgjedhjet të mbahen në atmosferë të qetë dhe demokratike.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Velanoski sot nënshkroi vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, njoftojnë nga kabineti i tij, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Në bazë të kompetencave të mia kushtetuese dhe ligjore, në pajtim me vendimin për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sot nënshkrova vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të cilat do të mbahen më 5 qershor të vitit 2016. Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve e dorëzova deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhor i Republikës së Maqedonisë, si organ për zbatimin e zgjedhjeve, deri te Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme”, thuhet në njoftimin e sotëm.
Velanoski shpreh bindjen se të gjitha subjektet të përfshira në procesin zgjedhor do të kontribuojnë që zgjedhjet të mbahen në atmosferë të qetë dhe demokratike.
Ai ka theksuar më tej se: “Besoj se të gjitha subjektet e përfshira në procesin zgjedhor do të kontribuojnë që zgjedhjet të kalojnë në atmosferë të qetë dhe demokratike dhe se secili prej nesh më 5 qershor do të realizojë të drejtën e tij për të votuar, gjegjësisht që t’ia jep besimin atyre subjekteve politike në të cilat beson se do të mund të realizojnë të tanishme stabile dhe të ardhme më të mirë”.
Kreu i Obiliqit, Xhafer Gashi, ka thënë se kjo komunë është shndërruar në një katastrofë mjedisore. Nëpërmjet një reagimi për media, Gashi është ankuar se gjatë…