Author: Dija Online

Është traditë në Japoni që të pihet ujë menjëherë pasi që të zgjohet nga gjumi në mëngjes.
Pas një analize shkencore u dëshmua vlera e saj.Ne do të japim disa të dhëna më poshtë dhe një përshkrim se si ta përodrim ujin lexuesit tanë.
Vlen për sëmundjet e mëparshme dhe serioze,gjithashtu edhe për sëmundjet moderne të kohës sonë, trajtimi i ujit ishte i sukseshëm nga medicina Japoneze si 100 % shëruese për këto sëmundje:
Kokëdhimbje, dhimbje trupi, sistemin e zemrës, artritin, për rrahjen e shpejtë të zemrës, simptomat e epilepsisë, mbipesha, bronkiti, astma, TB (tuberkuloza) , meningitis, funskinimi i veshkave, sëmundjet e sistemit të urinimit, të vjellurit, gastriti, diarea, diabeti, kapsllëku, majasili, sëmundjet e syve, mitra , kanceri dhe çregullimet menstruale, sëmundje të hundës, veshit dhe fytit.
Metoda e trajtimit:
1.Para se të ngriheni nga shtrati për t’i larë dhëmbët, pini prej 1 deri ne 4 gota me 160 ml ujë.
2.Lani dhëmbët dhe gojën, por mos ha asgjë për 45 minuta.
3.Pas 45 minutave mund të hani dhe pini normalisht.
4.”15 minuta pas mëngjesit, drekës dhe darkës, mos hani dhe mos pini asgjë për 2 orë të tëra.
5. Ata që janë të moshuar, apo të sëmurë dhe nuk kanë mundësi që t’i pijnë 4 gota ujë në fillimin e terapisë, le të përpiqen dhe le të fillojnë dalë ngadalë, nga një gotë, pastaj nga 2, deri sa ta arrijnë normën e 4 gotave në ditë.
6.Kjo metodë e trajtimit do të shëron të sëmurit, kurse të tjerët që do ta praktikojnë do të kanë një jetë të shëndetshme.
Lista që do ti numërojmë më poshtë e jep numrin e ditëve për trajtimin e nevojshëm për të shëruar/kontroluar/dhe regulluar këto sëmundje:
1.Presioni i lartë në gjak (30 ditë)
2.Lukthi dhe stomaku (10 ditë)
3.Diabeti (30 ditë)
4.Kapsllëku (10 ditë)
5.Kanceri (180 ditë)
6.TB ( Tuberkuloza) (90 ditë)
7.Artriti ,pacienti duhet të ndjekë trajtimin e mësipërm vetëm për 3 ditë në javën e parë,kurse filluar nga java pas kësaj do të vazhdon trajtimin 2 ditë në javë.
Kjo metodë e trajtimit nuk ka efekte anësore ,por gjatë trajtimit mundet që njeriu vetëm të urinojë më shumë se normalja.
Është më mirë për ne që të vazhdojmë me këtë dhe ta bëjmë këtë procedurë shprehi në jetën tonë. Pra pini ujë, qëndroni të shëndetshëm dhe aktiv.
Kjo vërtet ka kuptim …Kinezët dhe Japonezët pinë çaj të nxehtë gjatë ngrënies e jo ujë të ftohtë. E ju që dëshironi të pini ujë të ftohtë, ky artikull është shumë i vlefshëm që ti ta zbatosh këtë.
Ndoshta na duket e këndshme që të pijmë një gotë ujë të ftohtë pas ngrënies. Mirëpo, uji i ftohtë do ti ngurtësojë gjërat e yndyrshme që i ke konsumuar. Dhe kjo do ta ngadalësojë tretjen.
Pra, kjo jashtëqitja e hollë me acide, do të ngadalësohet dhe do të thithët më shpejtë nga zorrët se sa ushqimet e ngurta. Dhe do ti rrudhë zorrët.
Dhe shumë shpejtë, kjo do të shëndrohet në yndyrë dhe do të çojë drejt kancerit. Është me e mira që të pihen supa të nxehta apo ujë të ngrohtë pas ngrënies.
Një shënim serioz për ata me sulm në zemër:
-gratë duhet ta dinë se jo çdo sulm në zemër mund të jepë simptome në dëmtimin e krahut të majtë.-të ketë kujdes nga dhimbjet e shpeshta rreth nofullës në fytyrë.-mund që mos të keni dhimbje në gjoks gjatë një sulmi në zemër.-neveria dhe djersitja janë gjithashtu simptome që shfaqen.-60% të njerëzve që kanë sulme në zemër gjatë fjetjes nuk zgjohen përsëri.-dhimbjet e nofullës mund që tju zgjojnë nga gjumi i rëndë.Pra të jemi të kujdesshëm dhe të vetëdijshëm. Aq më tepër që mësojmë për këtë,aq më të mëdha janë shanset për mbijetesë.

DUDI ZI (Morus nigra)
Përmbajtja: flavonoide, taninë, kumarinë, sheqer, vitamina A,B1, B2, C.Vetitë– përdoret për shërim te faringut të pezmatuar gjithashtu, në mjekimin– kundër anemisë,– për luftimin e krimbave parazitarë të aparatit tretës,– kundër dhimbjes së dhëmbëve.– për mjekimin e plagëve të shkaktuara nga djegie të ndryshme.– përdoret për shërim te faringut të pezmatuar gjithashtu,– për uljen e tensionit të lartë të gjakut– kundër sëmundjeve të mëlçisë– dhembje reumatike– janë antibakteriale,– anti diabetik– qetësues,– për ngjyrosjen e flokëve.
Morus nigra ose dudi(mani zi)eshte fryt me perqindje te lart te fruktozes dhe materjeve tjera si tanina dhe pektina.permban ne vete shume vitamina dhe elemente.ne mjekesine tradicionale frutat e pjekur perdoren per qetesimin e pezmatimit te mukozes se gojes, ndihmon tretjen dhe është laksativ i lehtë.
Përvec frytit përdoret edhe gjethi kundër diabetit, në gjeth përvec vitaminës C e cila dominon përmban edhe inulinë.
Në mjekësin kineze manat konsiderohen tonik natyral për gjak se pastrojnë dhe forcojnë tërë sistemin kardiovaskular. Ja si t’i përdorni më së miri.
Të pasur me antioksidantë, nutrientë e vitamina, manat vlerësohen në tërë botën si superushqim dhe një nga ilaçet më të mira nga natyra. Ka mana të zeza, të kuqe dhe të bardha dhe të gjithë këto janë shërues. Mund të përdorni lëvoren, gjethet, frutat e freskëta por edhe të thatë.Përveç që e gjithë bima është e pasur me antioksidantë, përmbajnë alkoloide të cilat ynë forcojnë imunitetin, balancojnë sheqerin në gjak, ndërsa frutat e thata konsiderohen si një nga delikatesat më të shëndetshme natyrore.
Për ta përmirësuar shikimin më së miri do të ishte që gjatë ditës të pini të paktën një gotë me lëng nga manat, sepse përmban vitaminën A. Kjo në veçanti rekomandohet për njerëz që kalojnë shumë kohë në kompjuter.
Ky lëng po ashtu është shumë i dobishëm për shërimin pas operacioneve ose sëmundjes, sepse shpejton shërimin, përmirëson qarkullimin dhe parandalon infeksionet. U rekomandohet edhe nënave pas lindjes.
Është interesante që manat nxisin prodhimin e melaninës në lëkurë, çka ndihmon të mbani dhe freskoni ngjyrën tuaj natyrale. Mund ta aplikoni direkt në flokë (vetëm lëng i pastër) për të përmirësuar rrënjën e flokëve dhe përshpejtuar rritjen e shëndetshme.
Çaji për sistemin kardiovaskular bëhet ashtu që sythat me gjethe të manit mblidhen dhe thahen, ndërsa nga ato përgatitet pija, e cila është e mirë edhe për dobësim.Korja e grimcuar e manit e shndërruar në pluhur shërben si melhem për shërimin e shpejtë të plagëve.
Diabetikëve u rekomandohet çaji nga gjethet e manit të zi. Duhet që 50 gr të këtij gjethi të grimcuar të qiten në gjysmë litri ujë të vluar dhe të qëndrojë 10 minuta me kapak me përzierje të kohë pas kohëshme. Pija pastaj kullohet dhe pihet gjatë ditës.
Edhe xhemi nga manat është delikatesë fenomenale dhe e shëndetshme për kafjall.

Sideritis syriaca L. Fam Lamiaceae (Çaj Mali )
Çaj mali shqiptar, Sideritis syriaca L. dhe lloje të tjera të lidhura me Sideritis [Fam Lamiaceae], i njohur gjithashtu si çaji i malit, është një bimë shumëvjeçare që rritet në zonat malore mes Evropës jugore dhe Mesdheun Lindor.Sideritis syriaca
Çaj mali shqiptar është i këndshëm, aromatike me vajra esenciale dhe ekstrakte të kësiaj barishte aromatike që është treguar se ka aktivitet të fuqishëm antioxidant në lipidet substrate. Ekstrakti i ngrirë dhe i tharë i Sideritis, para dhe pas hidrolizës, kanë dëshmuar të jenë të pasur në formë të detyruar me phenolic (fenolik) komponente të tilla si acidi hydroxycinnamic dhe flavonoide. Edhe Griseb Sideritis Scardia me përmbajtje saponi e shpërndarë gjerësisht në Shqipëri,ka efektet e favorshme popullariteti në organet e sipërme të frymëmarrjes që e bën këtë çaj gjerësisht të përdorueshëm nga shqiptarët, si një pije e përdorur veçanërisht në mot të ftohtë po edhe si barë natyral imuniteti që ka një sterol frakcion të njohur si anti-inflamator dhe imunomodulatorë.
Sideritis si barë medicinal kanë treguar se efektet e tyre anti-inflamator i ushtrojnë nga dy mekanizma të ndryshëm. Sideritis gjinia përmban polyfenol anti-inflamator dhe antioxidant me flavonoide. Sideritis përmban edhe diterpenoide që ndërveprojnë me sistemin eicosanoid,i pa testuar me funksionon e rruaza te bardha-Leukocite apo me lloje reaktive oksigjenin që mund të ndikon keq; këto kompinente në thelb janë jo-toksike dhe të rekomanduara si doza terapeutike. Ky produkt nuk skadonë shpejtë nëse është ruajtur në vend të freskët, te thatë, të mbyllur dhe të errët.
Sideritis-çaj mali, rritet në shumë vende të Ballkanit, Shqiperi i njohur mali i Gramosit,Maqedoni në veçanti në Malin Bistra dhe Bukoviku në Kërçovë,Greqi,Bullgari,Turqi etj.Numërohën afro 100 lloje të kësaj bime me efekt shërues dhe gati të gjitha llojet e Sideritis kan shije dhe aromë të njejtë.Sideritis scardica Caj-maliRritet deri mbi 20cm, edhe kjo bimë njihet si çaji i malit dhe është një bimë shumëvjeçare e përkryer me lesh shumë dekorativ të bardhë dhe të dendur, aromatike me kërcell të ngushtë dhe me lule të shkurtra e zbehtë e verdhë një miks ngjyre i të verdhës dhe të bardhës. Vendi i origjinës janë malet e Maqedonisë, Sharri, Bistra, Karaormani dhe një pjese e malit Korab, por gjindet edhe në Greqi dhe Shqiperi. Lulëzimi i cili shtrihet nga gjysma e trungut të bimes deri në maje, e dallon nga Sideritis siriaca nga ku vërehet lulëzimi në forma të tufa të lulzuara me gjethe të imta gati përgjate gjithë kërcellit të bimës.
Në intensitetin e tij shumë vjeqarë, ai rritet në shpatet shterpë dhe shkëmbore në vise të egra. Barinjtë dhe fermerët e mbledhin ato në traditën e vjetër, për të tha atë në tufa të vogla nën hije. Mvarësisht kushteve klimaterike dhe qëndrueshmëria e motit, mblidhet aty nga mesi i Korrikut deri në fundë të Gushtit, shkurtë, mblidhet në fazën e lulzuar.
Në popull përdoret si çaj më së shumti në kohë të ftohtë dhe kundër ftohjes,sëmundje të kapilarëve dhe zemrës,organet e sipërme të frymamrrjes me efekt shumë pozitiv kundër çdo ndezje, dhe i pergatitur me mjalte mali dhe kanelle ndihmon në pastrimin e gëlbëzas të organeve të frymarrjes,ndihmon të sëmurit nga Alchaim dhe njihet si antioskidans i shkëlqyer dhe forcon imunitetin.
Përgatitja dhe përdorim i bimës mjekuese:3-4 kërcell të çajit të malit Sideritis i kujdo qoftë race, zihet 2 minuta me rreth 1 litër ujë të nxehtë deri në (80 °), dhe lihet i mbuluar për rreth 10-15 minuta, dhe kjo mase përzierje qitet në termos për të pirë gjatë gjithë ditës,pihet edhe i ftohtë…Ose gjithmonë i pregatitur sipas nevojës pihet edhe i ngrohtë.Mund të ambëlsohet me mjaltë mali ose sheqer sipas dëshirës,por preferohet te pihet me mjaltë.

KOKRRAT E POLENIT TE LULEVE QE MBLEDH BLETA
Ç’është poleni?Poleni është organi mashkullor i shumimit tek bimët, të cilin bleta e mbledh dhe lëshon mbi të lëndët e saj jargore, gjë e cila i jep atij vetitë sheruese. Bleta e mbledh polenin dhe e deponon atë brenda hojeve për t’u ushqyer me të. Poleni është burimi kryesor i proteinës dhe vitaminave për bletët.Përbërësit e polenit:1. Proteina: 25-35% (Shumica e tyre janë aminoacide bazë që i nevojiten organizmit të njeriut dhe të cilat ai nuk mund t’i prodhojë vet.2. Yndyrera: 5%3. Sheqerna: 35%4. Ujë: 8-12%5. Vitamina: Grupin e vitaminave B, Vitaminë A, C dhe H.6. Minerale: Poleni përmban një numër të madh mineralesh të domosdoshme për njeriun, si: kalcium, kalium, natrium, zink, magnez, alumin, bakër, plumb, etj.7. Fermente dhe enzima: Poleni përmban një numër të madh prej tyre, si: invertasen, phosphatasen, amylasen, katalasen, saharasen, diastasen, etj.Vetitë sheruese dhe shkaqet e përdorimit:1. Poleni është element i rëndësishëm në ndërtimin e trupit për shkak se përmban një numër vitaminash bashkë me një përqindje të madhe aminoacidesh, prandaj ai nxit oreksin dhe shton peshën. Ai këshillohet për të sëmurët pas operacioneve që të rimarrin veten dhe të shërohen shpejt, ose pas shërimit nga një sëmundje e gjatë, me qëllim që t’i rikthejë trupit fuqinë dhe gjallërinë.2. Aktivizues seksual dhe shtues i pjellshmërisë.3. Pakëson shqetësimet nervore.4. Bar efektiv për rastet e mungeses së gjakut “anemisë”, sepse rrit përqindjen e hemoglobinës në gjak dhe në qelizat e kuqe të gjakut, si rezultat i përmbajtjes së hekurit që ka.5. Rregullon funksionin e zorrëve duke aktivizuar bakteriet e zorrëve për kryerjen e funksionit të saj. Prej këtu, poleni është i dobishëm për rastet e kapsllëkut kronik (afat gjate) dhe diarresë kronike (barkeqitjes afatgjate). Ai konsiderohet si ushqim i shkelqyeshem i zorrëve.6. Përmirëson funksionin e prostates dhe konsiderohet si ilaç i dobishëm kundër zmadhimit te prostates tek të mëdhenjtë në moshë, duke vepruar në heqjen e kongjestionit (ajtjes).7. Aktivizues i sistemit imunitar (mbrojtes) dhe anti infeksion.8. Ilaçi më i mirë që u këshillohet të sëmurëve nga mëlçia për përmirësimin e funksioneve të mëlçisë.9. Ndihmon në uljen e përqindjes së kolesterolit në gjak dhe në uljen e përqindjes së yndyrerave. Forcon muret e enëve të gjakut.10. Ushqen lëkurën, përmirëson ndërtimin e saj dhe i jep asaj elasticitet dhe freski.11. Shumë i dobishëm për të sëmurët me urinë diabetike, pasi që ndihmon pankreasin në përmirësimin e funksioneve të tij.12. I këshillohet nënave gjatë kohës së shtatëzanisë dhe të gjidhënies.13. Vepron në përmirësimin e aktivitetit të trurit dhe memories.14. Vepron kundër rënies së flokut me shumë efikasitet si rezultat i Glosidit “Rutine” që përmban.15. Forcon kapilarët e gjakut, sepse ndihmon në prodhimin e kolagjenit dhe elastinit (proteina që futen në përbërjen e kapilarëve të gjakut, kërceve dhe ligamenteve), përkrah lëndës “Rutine” që ai përmban dhe që është një lloj sheqeri i cili luan rol në rezistencën e mureve të brendshme të kapilarëve të gjakut.16. Permireson çrregullimet funksionale në organizëm me anë të stabilizimit të metabolizmit që ka mangësi apo defekt.17. Përmirëson depozitimin e vitaminës C.
Doza dhe mënyra e përdorimit:Doza përcaktohet në varësi të moshës, peshës dhe dietës së pacientit.1. Për të rriturit: 3-4 gram (një lugë gjelle), dy herë në ditë.2. Për sportistët: 10 gram ne dite.3. Për të vegjlit: Për foshnjat 6 muajsh: një lugë të vogël kafe, vetëm një herë në ditë. Për fëmijët 3-5 vjeç: 2 gram (një lugë të vogël), një deri dy herë në ditë. Për fëmijët 6-12 vjeç: 3 gram (një lugë e mesme), një deri dy herë në ditë.
Shpesh ndodh befasim tek ata që përdorin polen për herë të parë, për shkak të shijes së tij të veçantë, por shpejt ata mësohen me të, mirepo me kusht që të vazhdojnë ta marrin me rregull,munde te zgjedhim një nga mënyrat e mëposhtme:– Duke e përzierë sasinë e posaçme të polenit me një gotë qumësht apo limonadë, për ta pasur të lehtë perballimin e shijes së tij.– Duhet ta përtypësh mirë me qëllim që të fitohen sekrecionet e nevojshme, pastaj të pish një gotë ujë pas përcjelljes së tij.– Preferohet që poleni të merret me ngrënien e mëngjesit, por mundet që të shpërndahet në vaktet e tjera të bukës gjatë ditës.– Këshillohet që poleni të përdoret për një kohë jo më pak se tre javë rresht, sidomos në fillim të përdorimit të tij, me qëllim që të arrish dobite e tij.Këshilla që duhen pasur parasysh para përdorimit të polenit të bletës:Ekzistojnë disa raste sëmundjes, mbartësit e të cilave duhet të konsultohen me mjekun para se të përdorin polenin:1. Ata që kanë alergji në sistemin e frymëmarrjes (astmë, alergji në gjoks).2. Ata që kanë alergji në sistemin tretës.3. Infeksionet e stomakut (lukthit) dhe të duodenit (zorres se holle, dymbedhjetegishtore), sidomos nëse merret me përmasa të mëdha para ngrënies.4. Të sëmurët me urinë diabetike (të cilët mjekohen me insulin), nuk këshillohen të marrin shumë polen, sepse ai përmban shumë karbohidrate (sheqerna).
Ruajtja dhe depozitimi:1. Poleni duhet të ruhet larg dritës së diellit, sepse dielli i shkatërron grupet e flavonoideve, vitaminave dhe enzimave të tij.2. Larg nxehtësisë, sepse ajo ia ul vlerat dhe vetitë sheruese dhe ushqyese polenit.3. Poleni duhet të ruhet në vende të ftohta ose edhe i ngrirë, por në enë të mbyllura mirë, sepse lagështia e prish atë dhe në të mund të rriten disa lloj insektesh andaj duhet mbahet e mbyllur mire.4. Mund të ruhet edhe i përzierë me mjalt.

Sa herë ju ka ndodhur të zgjoheni në mes të ditës dhe të ndiheni në faj për të gjitha punët e pabëra dhe pamundësinë për t’i bërë më për shkak të mungesës së kohës.
Artikulli i mëposhtëm shpjegon të mirat e zgjimit herët, referuar dhe një libri të publikuar së fundmi mbi “Mëngjesin e mrekullive” nga Hal Elrod (The miracle Morning).
Pyetja që shtrohet krejt natyrshëm pasi zgjohesh çdo ditë me ndjesinë e mos përmbushjes së detyrave dhe afateve të papërfunduara, është a dëshironi të zgjoheni sërish pa motivim, me dëshirën për të qëndruar ende në krevat?

Faleminderit, por jo!
Kjo do duhej të ishte përgjigja e të gjithëve, dhe për të arritur këtë ju tregojmë sekretin: Zgjohuni herët!

Kjo është një praktikë që e ndjekin mijëra njerëz të suksesshëm, ndaj padyshim që ka diçka prej të cilës mund të mësojmë. Megjithatë, çështja nuk është të zgjohesh fiks në orën 5:30 apo në 6 por në çfarëdolloj ore (mjaft herët- pavarësisht dashurisë së madhe për krevatin) që ju lejon të kryeni të gjitha aktivitetet e nevojshme, në mënyrë që kjo të ketë një impakt pozitiv në gjendjen tonë shpirtërore, në produktivitet e deri në ‘nivelin e lumturisë’.

Duhet të krijoni një rutinë të përditshme zgjimi në të njëjtën orë dhe të planifikoni të gjitha aktivitetet që do t’ju ndihmojnë në organizimin e jetës suaj të përditshme, si më poshtë:

1. Mos mendoni për asgjë tjetër dhe …përqendrohuni.
Bëhet fjalë për meditimin. Provat shkencore për përfitimet e kësaj praktike janë gjithnjë e më të shumta dhe këshillohet që jo me patjetër duhet të qëndrosh këmbëkryq për një orë, pasi mjaftojnë dhe 5 minuta nëse praktikohet rregullisht, duke ju bërë të ndjeni menjëherë efektet pozitive të këtij aktiviteti. Mund të provoni dhe aplikacione që mund t’ju ndihmojnë si një guidë në fillim (Headspace dhe Calm).

Teknika e thjeshtë që sugjerohet:
1. Uluni në një vend të rehatshëm duke mbajtur shpinën drejt
2. Mbyllini sytë ose shikoni në një pikë fikse para jush3. Përqendrohuni tek frymëmarrja: me bark, me kraharor4. Shijoni qetësinë e momentit, provoni të jeni të përqendruar tek frymëmarrja dhe mos mendoni për asgjë tjetër5. Nëse vini re se mendja juaj kthehet tek mendimet e zakonshme, mos kini frikë. Rrini të qetë dhe rifilloni të përqendroheni tek frymëmarrja.
Përfitimet: Ndiheni më pak të stresuar dhe arrihet një qetësi më e madhe mendore. Me pak praktikë, do të ndiheni vërtetë ‘tjetërkund’ pasi t’i keni hapur sërish sytë.

2. Shkruani (10 minuta)
Përkushtimi ndaj të shkruarit, qoftë dhe për pak minuta, mund t’ju ndihmojë shumë. Ju lejon të kuptoni ‘gjendjen’ e gjërave dhe situatave, si dhe të kuptoni se çfarë ka më tepër rëndësi.

Si për shembull ju mund të shkruani:
1. Shkruani 3 gjëra ndaj të cilave jeni mirënjohës: familja, një lajm i mirë, një eksperiencë pozitive, një objektiv i arritur me sukses..2. Shkruani mendimet e momentit3. Rishkruani detyrat dhe objektivat që doni të realizoni brenda ditës4. Shënoni një citim apo një shprehje që ju motivon e doni ta memorizoni5. Ruani kujtimin e diçkaje që keni mësuar apo realizuar

Në fillim shkruani në një ditar komplet të bardhë, ndërsa më tutje mund të krijoni një ditar të personalizuar me një strukturë pyetjesh dhe informacionesh sipas preferencës.
Përfitimet: Do të ndiheni më të qetë dhe të përqendruar. Do të bëni një përmbledhje të progreseve tuaja dhe të gjërave pozitive që ju ndodhin në jetën e përditshme.

3. Memorizimi i objektivave (10 minuta)
Ka plot gjëra për të bërë. Mund të zgjidhni një ose të përshtatni tre, sipas dëshirës.
1. Pohimet. Fraza që i përsërisni vetes, që përshkruajnë personin që do donit të bëheshit.2. Vizualizimi: Kur vizualizoni, duhet të imagjinoni veten ndërsa me këmbëngulje realizoni dëshirat ose ndërsa kaloni momente të bukura. Duhet menduar dhe imagjinuar në të njëjtën kohë, ndjesia që mund të provoni në ato momente.3. Rikujtoni objektivat. Është momenti për të përcaktuar programin tuaj javor, ose të përcaktoni objektivat që duhet të arrini ose gjërat që duhet të kujtoni për një kohë më afatgjatë. Për shembull: “Të kaloj një ditë fantastike me familjen time, sepse janë prioriteti im kryesor”.Përfitimet: është karikuese dhe motivuese për ditën. Ndihmon në kujtesën e gjërave që duhet të bëni, motivet përse dhe sesi duhet t’i arrini në praktikë.

4. Lëvizni vendit (1 sekondë ose një orë e gjysmë)
Ka një motiv përse personat e suksesshëm praktikojnë sport, rregullisht; kanë kuptuar se duhet të jesh në formë për të arritur objektivat e për të jetuar një ditë me ritmin e duhur. Nëse doni të jeni dhe ju në formë duhet t’i përkushtoheni ushtrimeve fizike qoftë dhe pa pajisje të veçanta, pa u rregjistruar në palestër dhe pa asnjë detyrim tjetër. Kjo është e mundur:

1. Bëni vrap, qoftë dhe për 20 minuta, të paktën sa për të filluar2. Ndiqni programe të famshme stërvitje për të paktën 10 minuta
Ideja është të jesh në lëvizje dhe trupi të jetë sa më aktiv që në mëngjes; çdo mëngjes! Mund të praktikoni sporte të çfarëdollojshme, të shkoni në palestër, apo të bëni ushtrime trupore ne shtepi.
Përfitimet: Praktikimi i sportit, qoftë dhe për pak minuta, ju ndihmon të zgjoheni tërësisht, të shkarkoni stresin, të jeni plot energji. Dhe natyrisht ndihmon në një fizik e trup të shëndetshëm.

5. Lexoni (20 minuta)
Librat janë një burim dije të pashtershme. Çfarëdo objektivi që të keni, qoftë vrapimi në një maratonë, të beheni të pasur, të udhëtoni përreth botës, librat janë ata që mund të na shërbejnë më shumë për gjithçka.
Leximi për të paktën 20 minuta në mëngjes nënkupton përthithjen e informacioneve dhe dijeve që mund t’i praktikoni menjëherë për të arritur objektivat tuaja. Bëni përmbledhje për librat që ju kanë shërbyer më shumë dhe nisni të lexoni libra këshillues, produktiv dhe motivues.
Përfitimet: Persë të mos përfitosh nga eksperiencat e të tjerëve? Përfitoni shumë në pak kohë. Do të ndiheni mjaft të pasur si individë. Dhe nëse u thoni dhe të tjerëve çfarë keni mësuar, mund t’i ndihmoni dhe ata.

6. Bëni një bilanc personal
Bëni gjithmonë një bilanc të arritjeve tuaja duke inkurajuar veten dhe për arritje të tjera, gjithnjë e më të mëdha. Me vendosmëri dhe motivim mund të arrini më të mirën tuaj, çdo ditë, çdo minutë.

Opozita e bashkuar nuk është më e njëjta që nga anulimi i protestës së paralajmëruar më 26 mars.
Nga atëherë tri partitë opozitare kanë filluar të marrin vendime ndaras dhe pa u konsultuar me njëra tjetrën.Mirëpo, përsëri nëse do të shkohej në zgjedhje, partitë opozitare janë shprehur të hapura për koalicione parazgjedhore, raporton Indeksonline.Dje zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë se kjo parti është duke provuar të bëj një marrëveshje për bashkëpunim me Nismën për Kosovë, të cilën e ka quajtur parti serioze dhe partner të shkëlqyer në rrugëtimin opozitar.Lidhur me këtë anëtari i kryesisë së Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka thënë për Indeksonline se tashmë kjo parti ka nisur bisedimet me AAK-në për të ndërtuar një koalicion parazgjedhor.“Këshilli Kombëtar i Nismës ka miratuar propozimin e kryesisë për të filluar bisedimet me AAK-në për të ndërtuar një koalicion parazgjedhor. Mbi bazë të këtij vendimi edhe janë duke u zhvilluar bisedimet mes Nisma-s dhe AAK-së”, ka thënë Sherifi

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kryer 36 sulme ajrore kundër grupit militant ISIS në Irak dhe në Siri.Gjashtë prej këtyre sulmeve kanë goditur katër automjete dhe dy pozicione ushtarake, ka konfirmuar Task Forca e Përbashkët.
Këto sulme kanë ndodhur në 21 qytetet afër Mosulit. Gjithashtu tast Forca ka konfirmuar se ka shkatërruar edhe 51 anije ushtarake.