Author: Dija Online

Ne të gjithë urinojmë, dhe si një funksion normal trupor, ne zakonisht nuk i kushtojmë mjaftë vëmendje, por ka disa gjëra të rëndësishme që urina juaj mund t’ju thotë.
Ndonjëherë, ajo dërgon sinjal se është e çdo gjë në rregull, por ndonjëherë shenjat e tjera mund të kalojnë pa u vënë re. Këtu janë disa nga gjërat e rëndësishme, që urina juaj mund t’ju tregoj.
1. Urina e shëndetshmeGjëja e parë gjenerale që urina juaj mund t’ju tregoj, është se në përgjithësi u duhet të njihni urinën tuaj, për tu siguruar që nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Kjo do të thotë që ju duhet të dini se çfarë arome ka dhe si duket urina juaj “normale”. Nëse ju nuk e dini, si do të jeni në gjendje për të vërejtur ndonjë ndryshim? Ju gjithmonë duhet të merrni dhe të shiqoni urinën tuaj, dhe, ju mund të shihni ndonjë ndryshim në qëndrueshmërinë, ngjyrën dhe aromën. Urina e shëndetshme duhet të jetë e verdhë e ndritshme / e artë si ngjyra e kashtës dhe mjaf e pa aromë.
2. Ndryshimi në kohëJu në përgjithësi e dini se sa herë në ditë urinoni, kështu që nëse ka ndonjë ndryshim në numrin e, se sa herë ju shkoni për të urinuar, kjo është diçka për tu menduar. Frekuenca është një nga gjërat që urina juaj mund t’ju tregoj në lidhje me ndryshimet në trupin tuaj. Nuk ka nevojë për t’u shqetësuar nga ndonjë ditë e veçantë pune, por një ndryshim i zgjatur mund të jetë një shenjë se ju keni një infeksion ose inflamacion në fshikëzën tuaj ose në traktin urinar.
3. Urinoni më shpeshE njëjta vlenë edhe nëse ju urinoni më shpesh, edhe ky është një sinjal. Shkaku i kësaj dukurie është se ju mund të kaloni deri në dehidratim. Ky është një mesazh i qartë se ju nuk jeni duke pirë mjaftueshëm. Uji është i nevojshëm për të pastruar (larguar) toksinat nga trupi, kështu që nëse ju nuk urinoni me rregull, ju do ti bëni disfavore imunitare trupit tuaj. Nëse urina juaj është më pak e shpeshtë, më e vogël në sasi dhe më e errët në ngjyrë, ajo është padyshim dehidratim, kështu që filloni të pini më shumë lëngje dhe ujë menjëherë. Urinimi ulur gjithashtu mund të jetë shkaktar i infeksioneve.
4. Ndryshimi i aromës (erës)Siç kemi përmendur, urina e shëndoshë nuk ka shumë aromë (nëse lihet të qëndroj në tualet), kështu që një ndryshim i aromës (erës) është një tjetër shenjë që urina juaj është duke ju thënë diçka. Nëse veçanërisht nuhasni aromë të fortë, kjo mund të jetë për shkak se ju mund të keni ndonjë infeksion. Por, edhe disa ushqime mund të ndryshojnë erën e urinës, të tilla si shpargu (dhe gjithashtu edhe kafea e fortë për disa njerëz). Nëse vëreni një erë si të amoniakut, kjo është zakonisht një shenjë që na dërgon drejt dehidratimit. Aromë myku, mund të jetë një tregues i sëmundjeve të mëlçisë ose një çrregullim i metabolizmit. Një aromë e ëmbël mund të jetë një çrregullim metabolik – shpesh edhe çrregullim i diabetit.
5. Ndryshimi në konsistencë (qëndrueshmëri)Gjërat që urina juaj ju tregon, janë tregues kyç i shëndetit. Ashtu si frekuenca dhe aroma, qëndrueshmëria është një tjetër shenjë treguese. Ndonjëherë, urina mund te duket thjesht e trashë dhe e errët në ngjyrë, në qoftë se ju nuk keni urinuar për një kohë, por ndryshimet në konsistencë, gjithashtu mund të tregojë një sëmundje apo infeksion. Nëse urina juaj është e turbullt, kjo mund të thotë që ju keni një infeksion apo edhe gurë në veshka. Nëse urina juaj është e shkumëzuar kjo mund të thotë se ka një ndërtim të proteinave, një tjetër tregues i një problemi potencial i veshkave.
6. Ndryshimet në ngjyrëKur ju e dini ngjyrën tuaj normale të urinës, ju duhet të jeni në gjendje të vëreni ndonjë ndryshim. Në përgjithësi, ka një arsye të vlefshme dhe të pakomplikuar për ndryshimin ngjyrës së urines, sepse ngjyra e urinës mund të ndikohet edhe nga kimikatet, ushqimi dhe medikamentet. Disa ndryshime të ngjyrës, megjithatë, janë një tregues i diçkaje më serioze dhe mund të paraqesin ndonjë problem serioz. Më poshtë po ju tregojmë disa sqarime për ngjyrat e urinës:
Ngjyrë portokalli: Më shpesh shkaktohet nga ushqimet me këtë ngjyrë (portokalli) – ato të cilat përmbajnë një proporcion të lartë të karotenit. Antibiotikët, barërat, kimioterapia, laxatives, enët e gjakut dhe madje edhe medikamentet për infeksionet e traktit urinar mund të shkaktojë urinën të jetë ngjyrë portokalli.
Ngjyrë kafe: Nëse urina juaj është ngjyrë kafe e errët (si çaj i fortë), ajo mund të jetë shenjë e çrregullimit të veshkave ose sëmundjeve të mëlçisë. Urina ngjyrë kafe e qelët mund të shkaktohet duke ngrënë në masë raven (lloj rrepe) ose fasule Fava. Përsëri, disa medikamente mund të kthejnë urinën në ngjyrë kafe, të tilla si laxatives, relaxants i muskujve, tabletat anti-malaria, dhe disa lloje të antibiotikëve.
Ngjyra e kaltër dhe e gjelbër: Një indikator i zakonshëm në këtë rast është shpargu (lloj bime barishtore), por përsëri medikamente të caktuara mund t’i japin urinës një nga këto nuancat, duke përfshirë edhe barëra të përziera, medikamente të zemres dhe disa multi-vitamina.
Ngjyra e kuqe dhe vjollce: Kjo është një nga ngjyrat e urinës që i dërgon njerëzit në një panik, sepse ata supozojnë automatikisht se kjo është shkaktuar nga gjaku. Por, urina e kuqe mund edhe të tregojë infeksionin, kancerin, sëmundje të veshkave, gurët e fshikëzës ose sëmundje të mëlçisë. Por, gjithashtu mund të shkaktohet nga “anesthetics, laxatives” dhe disa barnave antipsikotike. Përveç kësaj, si ndryshimet e tjera të ngjyrës, ajo mund të jetë edhe për shkak të ushqimeve të pasura me ngjyra, të tilla si raveni, manaferrat dhe panxhari. Ajo mund gjithashtu të jetë një tregues i merkurit kronik ose helmimit me plumb.
7. Simptoma të tjeraGjë tjetër që të jeni të vetëdijshëm është që të verifikoni atë çfarë ndjeni gjatë aktit të urinimit. Kur ju urinoni, ju mund të përjetojni një ndjesi thumbuese ose djegie, kruajtje pasi ju të fshiheni, ose madje edhe dhimbje. Këto janë të gjitha shenjat që diçka nuk është si duhet të jetë. Ju mund të keni një infeksion të fshikëzës apo të traktit urinar, cistave, ose një IST.
Disa nga këto gjëra, urina juaj mund t’ju tregoj, dhe ju duhet të kërkoni këshilla mjekësore, veçanërisht në qoftë se shenjat janë të pranishme me simptoma të tjera si vjellje, marramendje, dhimbje koke, humbje e oreksit, dhimbje barku, diarre, humbje peshe, ose ethe. /femra.net/

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se organizmi ynë ka nevojë për një sasi të mirë ujë çdo ditë për tu hidratuar në mënyrën e duhur. Uji është vlerësuar nga të gjithë si shumë i dobishëm për shëndetin.
Sipas ekspertëve 75% e muskujve, 90% e trurit, 22% e kockave dhe 83% e gjakut janë të përbërë nga uji, ndaj dhe konsumi i tij rregullisht çdo ditë merr një rëndësi të veçantë për të gëzuar shëndet të plotë. Për të përfituar sa më shumë prej tij, këshillohet që të pihen së paku katër gota ujë në ditë, menjëherë në zgjim, ose thënë ndryshe me stomakun bosh.
Por pse duhet bërë kjo? Të gjitha organet kanë nevojë për ujë për të funksionuar në mënyrë korrekte dhe nuk ka gjë më të mirë se të hidratohen që në mëngjes. Pirja e ujit me stomakun bosh, luan rol të rëndësishëm për eliminimin e toksinave dhe mbetjeve të tjera në organizëm që mund të dëmtojnë shëndetin.
Në këtë mënyrë nëse pini ujë me stomakun bosh, pastrimi i organizmit bëhet më mirë. Kur pini ujë me stomakun bosh, merrni përfitime të tjera, për shkak të rregullimit të temperaturës së brendshme dhe oksigjenimit të qelizave. Gjithashtu pirja e ujit me stomakun bosh, ndihmon për të humbur peshë, për shkak se ky lëng krijon ndjesinë e ngopjes dhe frenon dëshirën për të ngrënë.

Lodhja dhe mungesa e energjive janë karakteristikë e pranverës:. Por këto gjendje, natyrisht jo e dëshirueshme, mund të luftohet me një ushqyerje të balancuar, të pasur me fibra dhe vitamina.
Përveç të gjitha të mirave që sjell, pranvera është një stinë që më shumë se energji, sjell me vete një gjendje pasive dhe lodhjeje, e cila të pengon të kryesh aktivitetet e jetës së përditshme. Shumë njerëz gjatë kësaj periudhe e ndjejnë veten të plogësht dhe kjo, shpeshherë edhe nga kequshqyerja apo produktet e përzgjedhura që nuk janë gjithmonë në favor.
Është shumë e domosdoshme të përdorësh produktet e duhura ushqimore, në mënyrë që ta shmangësh këtë gjendje debulese, të kesh shëndet më të mirë dhe të ndihesh gjatë gjithë ditës i çlodhur.
Disa nga ushqimet pranverore që na mbajnë larg lodhjes:
Drithërat integrale të sigurojnë një gjendje të mirë në stomak, për shkak se janë të pasura me fibra dhe gjithmonë të krijojnë ndjesinë e ngopjes.
Perimet e stinës: Produktet më të mira janë ato të stinës, si bishtajoret, të cilat falë proteinave që përmbajnë, të japin shumë energji.
Orizi i kuq është një produkt që të ndihmon më shumë për të bërë gjumë të qetë edhe në ditët më të lodhura. Sugjerohet të përdoret në darkë një pjatë, në mënyrë që të bësh orë të plota dhe të nesërmen ta ndiesh veten të çlodhur.
Shpargu ka efekt detoksikues dhe të ndihmon të ndihesh sa më lehtë gjatë gjithë ditës. Karakteristikë e kësaj bime është hidratimi që të siguron. Sa më shumë shparg, aq më pak nevojë për ujë do të kesh.
Uji. Në rast se e ke të vështirë të pish thjesht ujë, mund t’i shtrydhësh një limon ose portokall, mente etj. (Si mund t’i japësh shije ujit e gjen këtu). Organizmit do t’ia heqë të gjitha toksinat dhe trupin e bën më të lehtë.
Qitro është një produkt që të jep energji edhe falë vitaminës C, por përveç kësaj, qitro rekomandohet gjatë kësaj periudhe edhe për shkak se është mbrojtëse shumë e mirë ndaj virozave të stinës. Rekomandohet në mëngjes.
Frutat e thata janë shumë kalorike dhe të japin energji, shkruann revista class. Rekomandohen të merren çdo ditë me vete për t’i ngrënë në punë ose shtoja kosit për mëngjes për të marrë të gjitha energjitë që të duhen gjatë ditës. /Telegrafi/

Më së shumti e nxjerrim me frymëmarrje!! Një studim tregon se kur humbin kilogramët, 84% e tyre shëndrrohen në dioksid karbon the largohet nga trupi nëpërmjet mushkërive. 16 % të mbetura bëhet ujë dhe largohet nga trupi nëpërmjet djersitjes, lotëve dhe urinës.
Ky nuk është ndonjë fakt që është botërisht i njohur, studjuesit kanë pyetur 150 mjekë, dietantë dhe trajnerë ndërsa 50% e tyre nuk e dinin këtë gjë. Pyetja kryesorë është, sa kohë na duhet që të nxjerrim jashtë atë kifle që e kishim me çaj në mëngjes? Studimi ka llogaritur se gjatë 24 orëve, një preson nxjerr jashtë rreth 200g karbon nga trupi i tyrevetëm duke bërë aktivitetet e zakonshme: ulja, gjumi dhe aktivitetet e lehta.
Një kifle 100 g mund të nxjerret jashtë për rreth 5 orëve. Në anën tjetër, nëse shkoni në vrap, do e nxjerni për 1 orë.

Vrapimi është shumë i rëndësishëm për shëndetin e njeriut.
Nëse një person vrapon çdo ditë, padyshim që do të vërejë ndryshime pozitive në trupin e tij.
Këto janë nëntë arsyet pse vrapimi duhet të jetë pjesë e përditshme e njeriut:
1. Vrapi ju forcon zemrës, rrit numrin e kapilarëve dhe qelizave të kuqe në trup.
2. Rrit kapacitetin e muskujve për të përdorur oksigjenin.
3. Liron stresin.
4. Liron hormone endorfina, ndryshe hormone” të lumturisë”
5. Rrit aktivitetin mendor
6. Forcon sistemin imunitar dhe rrit hemoglobinën në gjak
7. Të qetëson, ul ndjesitë e urisë dhe ndihmon për të pasur një gjumë më të mirë
8. Rigjeneron qelizat e mëlçisë
9. Parandalon osteoporozën te të moshuarit

Nëse tashmë keni provuar pothuajse të gjitha që erës nga goja juaj t’i jepni një aromë më të mirë dhe nuk jeni të kënaqur me rezultatet e eksperimentimeve, ndoshta është koha që duhmën me erë të keqe ta largoni me dy jogurtë të thjeshtë.
Të shtyrë nga rezultatet e efektit të jogurtit në zvogëlimin e probabilitetit të prishjes së dhëmbëve, një grup i shkencëtarëve japonezë ka ardhur në përfundim se jogurti është i mirë për shëndetin e gojës, fytit dhe problemeve me lukth.
Në hulumtimin e kryer ka dalë se me marrjen ditore të çfarëdo lloji të jogurtit zvogëlohet sasia e erës së pakëndshme në gojë. Zvogëlohen edhe shtresat e ushqimit në dhëmbë dhe parandalohet inflamacioni i mishit të dhëmbëve.
Gjatë hulumtimit të anketuarit kanë marrë udhëzime të njëjta për higjienën e dhëmbëve, mënyrës së të ushqyerit dhe marrjes së ilaçeve. Nga secili person janë marrë dhe ruajtur mostrat e pështymës dhe shtresat nga gjuha dhe nën të dhe është matur koncentrimi i përbërësve të sulfurit, e pas gjashtë javësh së marrjes së jogurtit niveli i përbërësve të cilët shkaktojnë erë të pakëndshme ka rënë për 80 për qind.
Mjaftojnë dy jogurtë në ditë për të larguar erën e pakëndshme, për të zvogëluar krijimin e shtresave dhe gurëzve të dhëmbëve dhe për të shëruar ose për të zbutur pezmatimin e mishit të dhëmbëve. Numri i baktereve në gojë mbetet i njëjtë, që mund të shpjegohet me atë se me marrjen e jogurtit disa lloje të baktereve të cilat shkaktojnë frymë të rëndë i zëvendësojnë llojet tjera, “të mira”, të baktereve, të cilat gjenden në jogurt.