Ministri Tufenkci ishte i ftuar në panelin editorial të AA-së në Ankara, ndërsa me këtë rast iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve dhe redaktorëve të AA-së. Ministri…
Author: Dija Online
Ministri turk për Çështjet e Bashkimit Evropian, Volkan Bozkir, deklaroi se Ankaraja pret që raporti i tretë dhe i fundit, që Komisioni i BE-së do të…
Në Kosovë është përuruar fabrika “Orient Kosova”, një investim kosovaro-gjermano-turk që prodhon mozaikë, dhe që 80% të prodhimit synon ti eksportojë. Është përuruar në Mitrovicë, Fabrika…
Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Syla, po dyshohet të jetë edhe “komandant” i një grupi kriminal që është marrë me…
Gazetari Zoran Bozhinovski sot në mëngjes u paraqit para gjykatësit hetues në Gjykatën Themelore Shkup 1, pasi që javën e kaluar u ekstradua nga Serbia për…
Kompania FRUTEX është duke vazhduar t’i ndihmojë qytetarët e Kosovës me fondacionin e saj. Një investim të tillë Fondacioni “Golden Eagle” e ka bërë edhe Gjilan,…
Edhe lakra e kuqe edhe ajo e gjelbër kanë shumë vitamina C (me zierje humben), kalcium, fosfor, kalium, hekur, bakër, zink, magnez, squfur, acid laktik, karoten, vitamina të grupit E, K dhe B. Vetëm në lakrën turshi është e pranishme edhe vitamina U, çudibërëse tek i thati në stomak.
Pasi që veçoritë shëruese të lakrës, edhe pse të vërtetuara edhe shkencërisht, nuk i shfrytëzojmë edhe aq mjaftueshëm, po ua rikujtojmë disa nga ato.
Lakra e pagatuar dhe në turshi parandalon avitaminozën, shëron mukozën e organeve tretëse dhe mbrojnë nga kanceri i gjirit. Bollëku i materieve minerale dhe kaliumit nxisin sekretimin e ujit dhe shëron sëmundjet e krijuara me çrregullimin e metabolizmit (gihti dhe reuma), ndërsa squfuri lakrës i jep efekt antiseptik. Edhe lakra dhe rasoji (shëllira) ndihmojnë te kapsllëku kronik.
Gjethet e freskëta dhe të shëndetshme përdoren edhe si kompresa. Duhen të lahen, të thahen, të hiqen pjesët e trasha, të zbuten dhe të nxehen pak para se të vihen në vendin e lënduar. Gjethet forcohen me fasha. Kompresat ndihmojnë të bronkiti dhe astma (duhen të mbahen gjatë natës), abscesi, i thati, dermatoza, plagët, djegiet, pickimet e insekteve dhe mavijosjet.
Para vënies së kompresave plagën ose të thatin pastrojeni me alkool të lehtë ose çaj kamomili. Kompresat vendosen edhe në pjesën e stomakut te dhimbjet e ndryshme, inflamacionet dhe diarreja. Janë të dobishme edhe te inflamacioni i mitrës dhe menstruacionet e rënda.
Lëngu i freskët i lakrës ndihmon edhe te bronkiti (me mjaltë), sëmundjet e zorrëve, i thati në stomak, problemet tretëse, kollitja, ngjirja e zërit, dhimbja e kokës pas dehjes, anemia. Lëngu vepron vetëm nëse është i freskët. E fitojmë ashtu që lakrën (500g) e pastrojmë, e presim, e kripim dhe e lëmë të qëndrojë. Masën e kullojmë me anë të një gaze të dyfishtë dhe shtojmë pak lëng limoni. Merret edhe në mes vakteve.
Lakra në turshi duhet të hahet e pazier. Me zierjen humbet një pjesë e madhe e acidit laktik shërues dhe mund të nxisë gazra dhe ngërçe. Lakra turshi është e pasur me kalcium, transmeton Koha.net. E pazier është e shkëlqyeshme edhe kundër avitaminozës; te gjakderdhja e mukozës dhe lëkurës si dhe tek të plogështia e përgjithshme duhet të konsumohet çdo ditë.
Më shëruese është nëse gjatë procesit të bërjes turshi shtohet një gjeth i hardhisë, rrush, copa të ftoit dhe mollës, misër, qimnon, kopër dhe pak kripë.
(GE)
Pranvera është koha e alergjive dhe është shumë e rëndësishme të shpërlahet hunda për të përmirësuar problemet që shkaktohen nga poleni dhe pluhuri.
Kjo pije natyrale për hundë mund të ju ndihmoj: përbëhet nga rrënjët e alteve dhe do tu ndihmoj të largoni fërkimin dhe teshtimën.
Përgatitja
Merreni një lugë gjelle alte dhe vendoseni brenda 200 mililitrave ujë të ftohtë. Lëreni të qëndroj për 3 orë. Pastaj pastrojeni hundën me të.
Këshillë
Për parandalimin e alergjisë brenda hundës tuaj, para se të largoheni nga shtëpia, shpëlajeni hundën me vaj ulliri.
(GE)
Megjithëse, askush nuk dëshiron ta prekë shkaku i sipërfaqes me gjemba, përdorimi i kaktusit të përpunuem asht shumë i mirë për shëndetin.
Super ushqimi i fundit, i ka rranjët te shkretëtirat me ajër të thatë dhe diell të pafund.
Nga kjo bimë e pasun me minerale dhe antioksidant, merren rrajët, kërcelli, gjethet dhe frytet, të cilat vihen në sallatë, sandviç apo kokteje të ndryshme.
Kaktusi asht i mbushun me fibra dhe pektin, tue e ba këtë bimë të aftë në luftimin e diabetit dhe kolesterolit të naltë.
(Rrokum)
Mushknitë janë të ekspozueme gjatë tanë kohës ndaj ndotësve të ajrit, andaj edhe duhemi me u kujdese që me i largue toksinat për me funksionue normalisht.
Mendra asht e mirë për pastrimin e mushknive.
Përbamësit e çajit:
Nenexhik (mendër) të thatë; Ujë; Mjaltë;
Pregaditja:
Mendrën e coptoni dhe e hishni në nji filxhan me ujë të vaktë. E leni me u shkri mendrën për 5 deri 10 minuta, e mbasi të ftohet shtojani mjaltin n’bazë të dëshirës.
(Rrokum)