• Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Facebook Twitter Instagram
Të reja
  • Digjet shtëpia – shpëton vetëm Kurani
  • Java e punës me 4 ditë, një sukses i madh
  • Nuk e duam më lirinë e skllavit!
  • Vitin e kaluar inflacioni shënoi kulmin dhe pritet të jetë kundërshtar i yni edhe këtë vit kalendarik
  • Bashkësia Islame e Kosovës inicion aksion për t’i ndihmuar të prekurit nga vërshimet
  • Pse në Turqi pihet më shumë çaj se kudo tjetër?
  • Avokati Asdren Bytyqi: Rritja e çmimit të tatimeve në pronë, është komunizëm
  • Pse duhet bojkotuar produktet serbe?
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest RSS
Dija Online
Leaderboard Ad
  • Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Dija Online
Ju jeni nëHome»Edukim»Ankesat e grave ndaj burrave të tyre

Ankesat e grave ndaj burrave të tyre

0
By Dija Online on 11-12-2014 Edukim, Fetva

Ankesat e grave ndaj burrave të tyre
Allahu i Lartësuar thotë: ” Dhe në qoftë se ndonjë grua ka frikë nga ashpërsia e burrit ndaj saj ose nga braktisja e saj.” (En-Nisa: 128)

Çfarë të bëjë gruaja e devotshme nëse frikësohet nga ashpërsia e burrit ndaj saj apo nga braktisja e saj? Çfarë të bëjë gruaja e devotshme nëse ndodh mes asaj dhe burrit të saj ndonjë problem? Çfarë të bëjë gruaja e devotshme nëse sheh tek burri i saj ndonjë send që nuk i pëlqen asaj?
Çfarë të bëjë gruaja e devotshme nëse ndërhyn shejtani mes saj dhe burrit të saj? Si duhet të sillet gruaja e devotshme nëse ndodh një problem brenda shtëpisë nga ana e burrit?

Këtu do të sjellim disa pyetje të cilat ia kanë parashtruar disa gra dijetarëve dhe përgjigjet e tyre:

1. Pyetja e parë
Burri im nuk e fal namazin, e shan fenë (flet keq për fé) dhe sillet keq me mua. Çfarë të bëj me të?
Shejh Abdul Aziz bin Bazi, Allahu e mëshiroftë, përgjigjet: “Nëse është realiteti i burrit tënd ashtu siç e përshkruan ti në pyetjen tënde, se ai nuk fal namaz dhe e shan fenë, ai me këto vepra është qafir (jobesimtarë) dhe ty nuk të lejohet të jetosh me te dhe as të qëndrosh në shtëpinë e tij. Ti duhesh të shkosh tek familja jote (prindërit, vëllezërit etj), ose në ndonjë vend të sigurt dhe në të cilin do të jesh e qetë. Allahu i Lartësuar thotë në lidhje me besimtaret ndaj jobesimtarëve: “…as ato (besimtaret) nuk janë të lejuara për ta (jobesimtarët) e as ata (jobesimtarët) nuk janë të lejuar për to (besimtaret).” (El Mumtehine: 10)

Po ashtu, Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Ajo e cila na dallon ne prej tyre (jobesimtarëve) është namazi dhe ai i cili e lë namazin ka bërë kufër.” (Ahmedi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Hibani dhe Hakimi, kurse shejh Albani ka thënë se hadithi është Sahih, shih Sahih el Xhami es-sagir nr.4143)

Gjithashtu edhe fyerja e fesë është kufër i madh (që e nxjerr njeriun prej Islamit) sipas të gjithë muslimanëve dhe ti e ke obligim ta urresh personin që shan fenë për hir të Allahut dhe ta luftosh atë dhe mos të lejosh që ai të të prekë ty. Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe kushdo që ka frikë Allahun dhe përmbush detyrimin ndaj Tij, Ai do të sjellë rrugë për të për të dalë (nga çdo vështirësi). Dhe Ai do t’i sjellë atij rizk (furnizim e të mira) prej nga ai as nuk mund ta mendonte.” (Et-Talak 2-3)

Allahu ta lehtësoftë gjendjen dhe të shpëtoftë nga sherri (dëmi) i tij – nëse je e sinqertë- dhe Allahu e udhëzoftë atë në rrugën e vërtetë dhe ia mundësoftë të pendohet. Me të vërtetë Allahu është bujar.
2. Pyetja e dytë

Burri im (Allahu e faltë) është shumë i moralshëm dhe e ka frikë Allahun, mirëpo nuk merret me mua fare në shtëpi dhe gjithmonë qëndron me fytyrë të mrrolur, gjoksngushtë – nganjëherë më thotë se ti je shkak për këtë – mirëpo Allahu e di se unë elhamdu lilah i kryej të gjitha obligimet e mia ndaj tij dhe mundohem t’i ofroj atij rehati dhe qetësi dhe mundohem t’i largoj nga ai çdo send që e urren dhe bëj durim ndaj sjelljeve të tij (e këqija) ndaj meje.
Dhe sa herë që i flas apo e pyes për ndonjë gjë hidhërohet, grindet dhe më thotë këto fjalë janë boshe dhe pa vlerë dhe duke e ditur se ai është i gëzueshëm me shokët dhe kolegët e tij, kurse unë nuk shoh tek ai tjetër veçse qortime dhe sjellje të këqija dhe kjo është ajo çfarë më mundon dhe më ka lënduar shumë dhe shumë herë kam qenë në dilemë që ta lëshoj shtëpinë. Unë –elhamdu lilah- kam dituri mesatare dhe i kryej obligimet që m’i ka obliguar Allahu.
O dijetar i nderuar: Nëse unë e lëshoj shtëpinë dhe vazhdoj t’i edukoj fëmijët e mi dhe jetoj me mundime të jetës, a e kam mëkat? Apo të qëndroj me burrin tim në këtë gjendje dhe të mos flas dhe të mos bashkëpunoj me te në zgjidhjet e problemeve të tij?
Më udhëzoni se çfarë të bëj. Allahu ju shpërbleftë.

Shejh Abdul Aziz bin Baz, Allahu e mëshiroftë, përgjigjet: Nuk ka dyshim që të dy bashkëshortët e kanë obligim të çojnë një jetë të lumtur dhe të jenë fytyrëçelur, të buzëqeshur ndaj njëri-tjetrit, po ashtu të jenë të sjellshëm ndaj njëri-tjetrit. Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe çoni jetë të mirë me to.” (En-Nisa: 19) Dhe ka thënë: “Dhe ato kanë të drejta (mbi burrat e tyre për shpenzimet, për jetesën, për pasurinë etj) të barabarta (me të drejtat e burrave) mbi ta (edhe për bindje, respekt etj) në atë shkallë që është e arsyeshme, por burrat kanë një shkallë më tepër (përgjegjësie) mbi to.” (El Bekare: 228)

Po ashtu Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Respektimi është prej sjelljes së mirë.” (Muslimi) Dhe ka thënë: “Mos e nënvlerësoni asnjë gjë të mirë (të pëlqyer), edhe nëse ajo është buzëqeshja ndaj vëllait tënd.” (Muslimi)
Po ashtu ka thënë: “Besimtari me iman më të plot është ai i cili ka moral të mirë dhe më i miri prej jush është ai i cili është i sjellshëm me gratë e tij dhe unë jam më i sjellshmi me familjen time.” (Hadithin e transmeton Ebu Hurejra, Tirmidhiu 1/217-218, Ahmedi 2/250, 472, shejh Albani ka thënë se hadithi është sahih, shih Silsiletus-Sahiha 1/511.)

Dhe shumë hadithe të tjera të cilat flasin për vlerën e sjelljes së mirë dhe jetës së mirë ndërmjet muslimanëve në përgjithësi, e sidomos mes dy bashkëshortëve dhe familjes.

Ti ke bërë shumë mirë që ke bërë durim nga të gjitha ato sjellje të këqija të cilat i ke përjetuar nga burri yt dhe unë të porosis që të bësh ende durim dhe të mos e lëshosh shtëpinë sepse (inshallah) ka dobi nëse ti nuk e lëshon shtëpinë dhe përfundimi do të jetë i mirë, siç ka thënë Allahu i Madhëruar: “Të jeni të durueshëm se Allahu është me të durueshmit.” (El Enfal: 46) dhe ka thënë: “…ai që ruhet dhe bën durim, s’ka dyshim Allahu nuk humb shpërblimin e punëmirëve.” (Jusuf: 90), po ashtu ka thënë: “…ndërsa të durueshmëve u jepet shpërblimi i tyre pa masë!” (Ez-Zumer: 10) dhe thotë: “Pra, të jesh i durueshëm se përfundimi (i lavdishëm) është për të devotshmit.” (Hud: 49)

Po ashtu është e preferuar që të bëhesh tërheqëse për të dhe t’i flasësh atij me fjalë të cilat ia qetësojnë zemrën dhe këto gjëra do t’ia përkujtojnë atij obligimet ndaj teje dhe mos kërko nga ai ndonjë gjë nga gjërat e dynjasë përderisa është i angazhuar me punë të rëndësishme derisa të zgjerohet zemra e tij për t’i kryer obligimet e tij ndaj teje dhe do ta falënderosh përfundimin inshallah, Allahu ju lehtësoftë punët e mira dhe jua përmirësoftë gjendjen e burrit tënd e udhëzoftë atë duke i dhuruar sjellje të mirë dhe jetë të mirë me familje.

Shejh Abdul Aziz bin Baz

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Dija Online

Related Posts

Përçudnimi i natyrës njerëzore

Mjerë për ata që falen…!

Dhimbja

Leave A Reply Cancel Reply

You must be logged in to post a comment.

  • Të Fundit
  • Të popullarizuara
05-02-2023

Digjet shtëpia – shpëton vetëm Kurani

05-02-2023

Java e punës me 4 ditë, një sukses i madh

02-02-2023

Nuk e duam më lirinë e skllavit!

30-01-2023

Vitin e kaluar inflacioni shënoi kulmin dhe pritet të jetë kundërshtar i yni edhe këtë vit kalendarik

20-12-2014

Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

23-09-2014

Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

23-09-2014

SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

12-07-2014

A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

  • Fetva
27-10-2022

Mjerë për ata që falen…!

16-09-2022

Kthejani të drejtën atyre që u takon!

18-07-2022

T’i bësh reklamë të keqes dhe ta provokosh atë

28-06-2022

Anti-Islami po nis dhe mbulohet si anti-hoxhë

Video nga kanali
Error type: "Forbidden". Error message: "The request cannot be completed because you have exceeded your quota." Domain: "youtube.quota". Reason: "quotaExceeded".

Did you added your own Google API key? Look at the help.

Check in YouTube if the id dijaonline belongs to a username. Check the FAQ of the plugin or send error messages to support.
  • Studime
17-03-2018

Kurani dhe Menaxhmenti

07-02-2018

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

31-01-2018

E vërteta rreth martesës “mut’a”

24-01-2018

Ju sjellim librin “Dashuria dhe afërsia mes Familjes Fisnike dhe sahabëve”

  • Edukim
19-01-2023

Përçudnimi i natyrës njerëzore

26-09-2022

Dhimbja

16-09-2022

Kthejani të drejtën atyre që u takon!

27-08-2022

Relativizimi i së keqes

Mbi ne

Dija Online

Portali informativ Dija Online, paraqet portal të informacionit për aktualitetet në vend dhe në botë, sjellë informacione mbi besimin, kulturën, shkencë, teknologjinë dhe shëndetin.

Na kontaktoni

    Emri(e domosdoshme)

    Emaili(e domosdoshme)

    Subjekti

    Mesazhi Juaj

    Copyright © 2023 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.