Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Fokus»A përbën blerja e hurmave izraelite ndihmë për pushtuesin?
    Fokus

    A përbën blerja e hurmave izraelite ndihmë për pushtuesin?

    EMBy EM13-02-202607 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    A përbën blerja e hurmave izraelite ndihmë për pushtuesin?
    A përbën blerja e hurmave izraelite ndihmë për pushtuesin?
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

     

    Pyetje: Kohët e fundit, shohim se sa herë vjen Ramazani në treg, qarkullojnë hurma që vijnë nga Izraeli si Medjool, Deglet Noor, King Salomon etj. A lejohet t’i blejmë hurmat e tyre?

    Përgjigje: Në parim, tregtia e hurmave apo produkte që vijnë nga jomyslimanët është e lejuar, qofshin këta hebrenj ose të tjerë. Në jurisprudencën islame tregtia me jomyslimanët është e lejuar, për sa kohë ky shkëmbim nuk shkel rregullat e tregtisë sipas normave islame. Argument për këtë është hadithi ku Aishja tregon se Profeti (alejhissalatu uesselam) bleu ushqim nga një hebre me pagesë të shtyrë dhe i la peng parzmoren e tij prej hekuri. (Buhariu, nr. 2552 & Muslimi, nr. 1603)

    Megjithatë, çështja ndryshon sipas rrethanave dhe ajo që përmendëm më sipër si parim zhvendoset nga lejimi tek e ndaluara, kur kemi të bëjmë me marrëdhëniet që lidhen me ata që njihen në jurisprudencën islame si muharibin. Allahu thotë në Kuran:

    “Allahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftojnë për shkak të fesë e që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja. Allahu i do ata që mbajnë drejtësinë. Allahu ju ndalon t’u afroheni vetëm atyre që ju luftojnë për shkak të fesë, që ju nxjerrin prej shtëpive tuaja dhe që ndihmojnë në dëbimin tuaj. Ai ju ndalon të miqësoheni me ta. Kushdo që miqësohet me ta, është mizor!” (el-Mumtehine: 8-9)

    Së pari, nuk duhet të harrojmë dhe neglizhojmë faktin se entiteti sionist është ngritur mbi një tokë të pushtuar dhe të grabitur, mbi një territor që është vakëf islam, siç është Kudsi dhe Xhamia Al-Aksa. Kështu që në rastin e produkteve izraelite kjo vlen për të gjitha kompanitë e tyre, sepse ata janë pushtues dhe grabitës të tokës islame, dhe produktet e tyre, që nxirren nga kjo tokë e grabitur, konsiderohen të ndaluara të blihen, sepse përbëjnë ndihmesë të drejtpërdrejtë për këtë shtet pushtues.

    Dijetarët islamë janë të një mendje se është e ndaluar që armiqtë, me të cilët janë në luftë myslimanët, të përfitojnë nga tregtia dhe marrëdhënia me myslimanët.

    Imam Neveviu, në shpjegimin e Sahihut të Muslimit (11/41), ka thënë: “Muslimanët kanë rënë në konsensus (ixhma) për lejimin e marrëdhënieve me dhimitë (jomyslimanët nën mbrojtjen e muslimanëve) dhe të tjerët prej jomyslimanëve, nëse nuk vërtetohet të qenit haram i asaj që ai [jobesimtari] posedon; porse, nuk i lejohet muslimanit t’u shesë armiqve në luftë (ehlul-harb) armë dhe mjete lufte, e as atë me të cilën ata mbështesin zbatimin e fesë së tyre…” (shih edhe el-Mexhmu’ (9/432)

    Ibn Battali në Sherh Sahih el-Buhari (6/338) ka thënë: “Marrëdhënia me jomyslimanët është e lejuar, përveç shitjes së asaj me të cilën armiqtë në luftë mbështesin [luftën e tyre] kundër muslimanëve.”

    Imam el-Kasani në Beda’i es-Sana’i (7/102) ka thënë: “Nuk lejohet t’u shiten atyre [armiqve në luftë] armë, as kuaj, dhe asgjë me të cilën ata forcohen në luftë… sepse në këtë ka ndihmë për nxitjen e kufrit (mosbesimit).”

    Imam el-Kurtubi në shpjegimin e ajetit kuranor: “Ndihmoni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat, dhe mos e ndihmoni njëri-tjetrin në gjynahe dhe armiqësi.” (el-Maide: 2) thotë: “Nuk lejohet t’u shitet atyre asgjë me të cilën ata forcohen kundër muslimanëve.” (el-Xhami’ li Ahkam el-Kur’an)

    Kështu që nisur nga këto pohime të këtyre dijetarëve klasikë, çfarë mund të thuhet për blerjen e produkteve të sotme izraelite, të cilat prodhohen në një shtet që jo vetëm ka pushtuar dhe grabitur një vakëf islam, por ka vrarë, vret dhe dhunon në vazhdimësi jetën, nderin dhe pronën e myslimanëve palestinezë dhe jo vetëm, ndërkohë që dihet se çfarë rëndësie të madhe ka sot ekonomia e një shteti, qoftë edhe ajo private, për vazhdimësinë e luftës.

    Së dyti, njihet që herët roli i rëndësishëm që ka bojkoti ekonomik në presionin politik ndaj një shteti apo grupi të caktuar. Idhujtarët kurejsh për të ushtruar presion ndaj Profetit (alejhi salatu ue selam) dhe besimtarëve të tjerë morën vendim të bojkotonin të gjitha marrëdhëniet me ta, duke përfshirë këtu edhe ato ekonomike. Ngjarje kjo e mirënjohur në jetën e profetit. A mos vallë idhujtarët e dikurshëm në luftë kundër së vërtetës janë më efikas sesa myslimanët e sotëm në mbrojtje të së drejtës?!

    Profeti (alejhi salatu ue selam) e miratoi bojkotin e Thumame ibn Athalit kur ai vendosi se në Mekë nuk do t’iu shkonte asnjë kokërr gruri nga vendi i tij Jemameh, deri sa këtë ta lejonte i Dërguari i Allahut. Ky veprim pati efekt të menjëhershëm te Kurejshët, të cilët u detyruan t’i përulen Profetit që të ndërmjetësonte për ndalimin e këtij bojkoti dëmtues për ta. (Buhariu nr. 4372)

    Së treti, si në Kuran edhe në Sunet ka me dhjetëra ajete dhe hadithe, të cilat nxisin myslimanët të luftojnë kundra padrejtësisë dhe të jenë në krah të atyre që u bëhet zullum dhe në veçanti kur këta janë vëllezërit e tyre besimtarë dhe se kjo betejë me të keqen shtrihet në çdo aspekt, qoftë ky material, financiar, propagandistik dhe shpirtëror. Kështu që bojkoti i produkteve izraelite është minimumi i kontributit që myslimanët mund të japin në mbështetje të palestinezëve të dhunuar e të masakruar nga gjenocidi sionist i Palestinës.

    Së fundmi, për vite me radhë janë dhënë fetva të shumta, nga dhjetëra dijetarë dhe komisione të ndryshme fetvash, të cilat kërkojnë jo vetëm nga shtetet, por edhe besimtarët e thjeshtë myslimanë bojkotin e produkteve izraelite dhe të atyre që mbështesin drejtpërdrejtë gjenocidin. Ky është një detyrim moral fetar për çdo mysliman, që ndjen se mund të kontribuojë sadopak në ndihmë të palestinezëve dhe në betejën kundër ligësisë me të cilën ata përballen.

    Allahu e di më së miri!

    Komisioni i Pyetje & Përgjigjeve pranë LHSH

    Kush dëshiron të thellohet më tepër për këtë çështje këtu po referojmë disa nga fetvatë e shumta që lidhen me bojkotin e produkteve izraelite apo në raste të ngjashme të atyre që masakrojnë muslimanët:

     

    Fetvaja e shtatëdhjetë dijetarëve dhe hoxhallarëve të Sudanit në lidhje me bojkotin e produkteve izraelite:

    https://shamela.ws/book/1541/4328

    https://hawaaworld.com/%D9%81%D8%AA%D9%88%D9%89_%D8%A8%D9%88%D8%AC%D9%88%D8%A8_%D9%85%D9%82%D8%A7%D8%B7%D8%B9%D8%A9_%D8%A7%D9%84%D8%A8%D8%B6%D8%A7%D8%A6%D8%B9_%D8%A7%D9%84%D8%A3%D9%85%D8%B1%D9%8A%D9%83%D9%8A%D8%A9_%D9%88%D8%A7%D9%84%D8%A5%D8%B3%D8%B1%D8%A7%D8%A6%D9%8A%D9%84%D9%8A%D8%A9-709761

     

    Fetvaja e pesëdhjetë dijetarëve dhe hoxhallarëve nga Jordania në lidhje me bojkotin e produkteve izraelite:

    https://www.aljazeera.net/news/2010/5/12/%D9%81%D8%AA%D9%88%D9%89-%D8%AA%D9%88%D8%AC%D8%A8-%D9%85%D9%82%D8%A7%D8%B7%D8%B9%D8%A9-%D8%A5%D8%B3%D8%B1%D8%A7%D8%A6%D9%8A%D9%84

     

    Fetvaja e Mexhlisit të dijetarëve të Indonezisë në lidhje me bojkotin e produkteve izraelite:

    https://mui.or.id/storage/fatwa/0feb928dbef07889b15363cba09ecff2-lampiran.pdf

     

    Fetvaja e Myftinisë së Libisë në lidhje me bojkotin ndaj shteteve dhe kompanive që mbështesin sionistët në gjenocidin ndaj Gazës:

    (بيانُ مجلسِ البحوثِ والدراساتِ الشرعيةِ التابعِ لدار الإفتاء بشأن وجوب مقاطعة الدول والشركات الداعمة للـ صهـ ـ اينة في العدوان على غزة)

     

    Fetvaja e Unionit Ndërkombëtar të Dijetarëve Musliman në lidhje me bojkotin ndaj entitetit sionist:

    https://pic.iumsonline.org/Uploads/MainContent/%D9%81%D8%AA%D9%88%D9%89%20%D8%B1%D9%82%D9%85%203%20%D9%84%D9%84%D8%AC%D9%86%D8%A9%20%D8%A7%D9%84%D8%A7%D8%AC%D8%AA%D9%87%D8%A7%D8%AF%20%D9%88%D8%A7%D9%84%D9%81%D8%AA%D9%88%D9%89%202024-2029%20%D8%A8%D8%B4%D8%A3%D9%86%20%D8%A7%D8%B3%D8%AA%D9%85%D8%B1%D8%A7%D8%B1%20%D8%A7%D9%84%D8%B9%D8%AF%D9%88%D8%A7%D9%86%20%D8%B9%D9%84%D9%89%20%D8%BA%D8%B2%D8%A9%20%D9%88%D9%88%D9%82%D9%81%20%D8%A7%D9%84%D9%87%D8%AF%D9%86%D8%A9_20250402235733.pdf

     

    Thirrja e Ligës së Dijetarëve Muslimanë për bojkotin financiar ndaj entitetit sionist:

    https://muslimsc.net/%d8%a8%d9%8a%d8%a7%d9%86-%d8%b9%d9%84%d9%85%d8%a7%d8%a1-%d8%a7%d9%84%d9%85%d8%b3%d9%84%d9%85%d9%8a%d9%86-%d8%ad%d9%88%d9%84-%d9%83%d8%b3%d8%b1-%d8%a7%d9%84%d8%ad%d8%b5%d8%a7%d8%b1-%d8%b9%d9%86-%d8%ba/

     

    Fetvaja e Shejh Albanit në lidhje me blerjen nga pushtuesit sionistë:

    https://www.al-albany.com/audios/content/4532/%D9%87%D9%84-%D9%8A%D8%AC%D9%88%D8%B2-%D8%A7%D9%84%D8%B4%D8%B1%D8%A7%D8%A1-%D9%88-%D8%A7%D9%84%D8%B9%D9%85%D9%84-%D9%85%D8%B9-%D8%A7%D9%84%D9%8A%D9%87%D9%88%D8%AF

     

    Fetva e ngjashme e Shejh Albanit në lidhje me blerjen e mishit të therur hallall nga Bullgaria në kohën kur ky vend masakronte pakicat myslimane turke atje:

    https://www.al-albany.com/audios/content/10676/%D8%A8%D9%8A%D8%A7%D9%86-%D8%A7%D9%84%D8%B4%D9%8A%D8%AE-%D8%AD%D9%83%D9%85-%D8%A7%D9%84%D9%84%D8%AD%D9%85-%D8%A7%D9%84%D8%B0%D9%8A-%D9%8A%D8%A3%D8%AA%D9%8A-%D9%85%D9%86-%D8%A8%D9%84%D8%BA%D8%A7%D8%B1%D9%8A%D8%A9

     

    Fetvaja e Shej Ibn Uthejminit në lidhje me bojkotin ndaj atyre që masakrojnë myslimanët në ish Jugosllavi:

    https://binothaimeen.net/ar/voice_library/lessonDetails/%D8%A7%D9%84%D8%A8%D8%AD%D8%AB/%D9%88%D8%A7%D8%AC%D8%A8%D9%86%D8%A7%20%D8%AA%D8%AC%D8%A7%D9%87%20%D8%A7%D9%84%D9%85%D8%B3%D9%84%D9%85%D9%8A%D9%86%20%D9%81%D9%8A%20%D9%8A%D9%88%D8%BA%D8%B3%D9%84%D8%A7%D9%81%D9%8A%D8%A7%20%D9%88%D8%B6%D8%B1%D9%88%D8%B1%D8%A9%20%D8%A7%D9%84%D9%85%D9%82%D8%A7%D8%B7%D8%B9%D8%A9/36a5cdeb-8847-4ddd-a039-10b74b6bfb51

     

    Fetvaja e Shejh Dr. Jusuf Kardauit në lidhje me bojkotin e produkteve izraelite:

    https://www.al-qaradawi.net/node/4174

     

    Fetvaja e Shejh Dr. Abdullah el-Xhibrin në lidhje me bojkotin e produkteve izraelite dhe të jomyslimanëve armiqësorë:

    https://shamela.ws/book/5913/2699

    https://cms.ibn-jebreen.com/fatwa/home/book/228#sec1000002

     

    Thirrja e Shejh Muhamed Husejnit, Myftiu i Kudsit rreth bojkotit të produkteve të kolonive sioniste në Palestinë:

    https://www.darifta.ps/news/shownew.php?title=%D8%A7%D9%84%D9%85%D9%81%D8%AA%D9%8A%20%D8%A7%D9%84%D8%B9%D8%A7%D9%85%20%D9%8A%D8%AF%D8%B9%D9%88%20%D8%A5%D9%84%D9%89%20%D9%85%D9%82%D8%A7%D8%B7%D8%B9%D8%A9%20%D8%B4%D8%B1%D8%A7%D8%A1%20%D8%A8%D8%B6%D8%A7%D8%A6%D8%B9%20%D8%A7%D9%84%D9%85%D8%B3%D8%AA%D9%88%D8%B7%D9%86%D8%A7%D8%AA

     

    Fetvaja e Shejh Dr. Taha Ahmed ez-Zejdi, anëtarë i Këshillit të Lartë të Fetvasë në Akademinë Irakiane të Fikhut:

    ما حكم المقاطعة الاقتصادية لمنتجات مساندة للكيان الصهيوني؟

    Fetvaja e Shejh Dr. Ali Kureh Dagi në lidhje me bojkotin e produkteve izraelite:

    حكم وجوب مقاطعة البضائع الاسرائيلية

    Thirrja e Muftiut Taki Usmanit për bojkotonin e produkteve izraelite:

    https://tribune.com.pk/story/2539101/mufti-taqi-usmani-calls-for-complete-boycott-of-israel-stresses-peaceful-protests

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleMiratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk merr pjesë në votim
    Next Article Si ndikoi liberalizimi i vizave? Kosova me rritje më të ulët se vendet e rajonit
    EM

    Related Posts

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    31-05-2026

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    31-05-2026

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    31-05-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.