Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Tema»Universitete për nevoja të tregut të punës
    Tema

    Universitete për nevoja të tregut të punës

    Dija OnlineBy Dija Online26-07-201403 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Universitetet në Kosovë kanë plan-programet e tyre, por që fatkeqësisht ato plan-programe nuk bazohen në nevojat e tregut, vlerësojnë përfaqësues të bizneseve.
    Deri më tani, thonë ata, ka munguar një bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, universiteteve dhe përfaqësuesve të bizneseve për të diskutuar rreth hartimit të programeve që mund t’i përmbushin nevojat e tregut të punës.

    Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, thotë për Radion Evropa e Lirë se interesimi i madh i të rinjve për të studiuar në disa lëmi që nuk ka nevojë tregu i punës, po e rrit edhe nivelin e papunësisë në Kosovë.

    “Përveç kësaj, ajo që duhet të bëjnë universitetet është krijimi i kuadrove të vetëdijesuar se cili është sektori që duhet të orientohen. Synimi kryesor i secilit të diplomuar është që të punësohet në sektorin publik, e që kemi një numër të madh të të punësuarve dhe ka mbingarkesë. Sektori publik nuk duhet të shihet si vend ku gjendet një vend pune. Duhet të ngrihet vetëdija e të rinjve që të shohin sektorin privat ku mund të gjejnë punë apo vetë të krijojnë vende pune”, thotë Zeka.

    Edhe në këtë vit akademik, interesimi i të rinjve për t’u regjistruar në Fakultetin Ekonomik, Juridik dhe atë të Edukimit ka qenë jashtëzakonisht i madh.

    Në programet e Fakultetit Ekonomik, sipas të dhënave zyrtare të Universitetit të Prishtinës, kanë aplikuar mbi 3500 kandidatë, derisa në Fakultetin e Edukimit për 500 vende të lira kanë aplikuar 3150 kandidatë.

    Këshilltari për media në Universitetin e Prishtinës, Ardian Gola, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tregon se janë mbi 21 mijë kandidatë që kanë aplikuar për 10054 vende të lira të shpallura në konkursin për vitin e ri akademik.

    “Vlen të theksohet fakti që propozimet e dërguara nga fakultetet janë respektuar në tërësi, përfshirë këtu edhe ministrinë dhe konkursi ka dalë si rezultat i bashkëpunimit të thellë ndërmjet fakulteteve dhe Ministrisë së Arsimit. Fakultetet nuk mund të kenë arsyetime se nuk po respektohen kuotat që ata i kanë propozuar dhe kjo po reflektohet në mbingarkesë të stafit me numër më të madh të studentëve sesa që mund t’i përballojnë”, thekson Gola, duke shtuar se presin rritje të cilësisë pasi që janë respektuar propozimet e dërguara nga fakultetet.

    Gola tregon se propozimet që dërgohen nga fakultetet, bëhen konform kapaciteteve infrastrukturore, administrative dhe pedagogjike, që janë të pajisura këto fakultetet, derisa sa i preket përputhshmërisë së programeve dhe nevojave të tregut të punës, ai thekson se kjo çështje duhet të adresohet nga Qeveria e Kosovës.

    “Për hartimin e programeve, të cilat mund t’i përmbushin nevojat e caktuara të tregut, nevojitet një bashkëpunim më i thellë mes politikë-bërjes në nivel të qeverisë, subjekteve të caktuara afariste dhe universitetit dhe kjo çështje duhet të adresohet te Qeveria. Unë mendoj që në një të ardhme më të afërt duhet të mendohet më seriozisht për krijimin e një mundësie të një bashkëpunimi në mes këtyre aktorëve që janë të përfshirë në programet që mund t’i adresojnë nevojat e caktuara të tregut”, shpjegon ai.
    Një problem më i theksuar nga mospërputhshmëria e programeve universitare me nevojat e tregut të punës, sipas Arian Zekës nga Oda Ekonomike Amerikane, Kosova do ta ketë me ardhjen e investitorëve të huaj në vend.

    “Investitorët e huaj kërkojnë një fuqi më të shkathtë punëtore, sidomos për profile të caktuara. Me rritjen e investimeve të huaja, kjo do të jetë një problematikë, pasi që ne nuk do të arrijmë të ofrojmë më fuqi punëtore për profile të caktuara, për çka këta investitorë do të kenë nevojë”, shton Zeka. /rel/

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleKulla e Sylejman Vlokshit në Gjakovë – në shitje!
    Next Article Drejtori “Ramadan Mujës” arrestohet për abuzim seksual me të mitur!
    Dija Online

    Related Posts

    Zgjidhje profetike për pasigurinë financiare: Kultivimi i bereqetit, qëndrueshmërisë dhe paqes në zemër

    03-09-2026

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    10-03-2026

    Kur jeta bëhet e ndërlikuar, qartësoni qëllimin tuaj

    21-02-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    FP: Pse Hegseth duhet të largohet

    Lajme nga bota: Zelensky dënon kufizimet e Starlink; aksionet e çipave pësojnë rënie të ndjeshme

    THE: Lulëzimi i Inteligjencës Artificiale kërcënohet nga një epidemi shifrash të pasigurta

    Kompanitë turke të mbrojtjes ndalojnë hyrjen e automjeteve elektrike të huaja në kampuset e tyre, thotë CEO i TEI-së

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    FP: Pse Hegseth duhet të largohet

    THE: Lulëzimi i Inteligjencës Artificiale kërcënohet nga një epidemi shifrash të pasigurta

    FP: Arabia Saudite i korruptoi njerëzit e gabuar

    • Besimi

    Vizioni ekonomik Islam për një ummet që ka rreshtim strategjik – Dr. Almir Colan

    Kurani si udhëheqës drejt më supremes, më të drejtës – Naif bin Nahar

    THE: Inteligjenca artificiale po e ndryshon fenë, dhe fetë po përpiqen të ndryshojnë inteligjencën artificiale

    Ezani nuk ndalet në Tokë për asnjë sekondë: Projekti i ri digjital vërteton jehonën e pandërprerë të thirrjes për namaz

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read

    Shfuqizimi i Hilafetit islam, një fatkeqësi edhe për botën – Fatmir Baçi

    07-03-20264 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Shfuqizimi i Hilafetit islam, një fatkeqësi edhe për botën – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.