Facebook X (Twitter) Instagram
    Të reja
    • “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi
    • Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?
    • Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)
    • Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit
    • Presidenti turk, Erdoğan: Brenda një viti do të ndërtohen 488 mijë shtëpi të reja për viktimat e tërmeteve
    • Anije ruse manovra pranë Shqipërisë, mediat italiane: Aeroplanët u ngritën në qiell
    • Agjendat perverse nuk njohin kufi
    • Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim
    Facebook X (Twitter) LinkedIn Pinterest RSS
    Dija Online
    Leaderboard Ad
    • Ballina
    • Informacione
    • Edukim
    • Tema
    • Fetva
    • Multimedia
      • Audio
      • Video
    • Studime
    • Seminare
    • Të ndryshme
    Dija Online
    Ju jeni nëHome»Edukim»Therja ligjore

    Therja ligjore

    0
    By Dija Online on 28-03-2015 Edukim

    Me therjen ligjore kemi për qëllim therjen e shtazëve që nuk lejohet ngrënia e tyre, vetëm se duke e bërë prerjen e tyre me kushtet që do t’i përmendim më poshtë

     

    Therja është obligim, prandaj edhe dijetarët e fikhut janë në pajtim se ajo kafshë që nuk është prerë sipas dispozitave të sheriatit, nuk lejohet ngrënia e saj. Argument për këtë kemi ajetin e Kuranit : “Juve u janë ndaluar t`i hani: ngordhësirat, gjakun, mishi e derrit, ajo që therret jo në emër të Allahut, e furmja, e mbytura, e rrëzuara, e shpuara ( nga briri i tjetrës, ajo që e ka ngrënë egërsira, përveç asaj që arrini ta therrni (para se të ngordhë)…”(Maide, 3)

    Kushtet e therjes ligjore

     Kushti i parë:

    Personi i cili e bën therjen duhet të jetë:

    1. I mençur, nuk pranohet nëse prerjen e bën i çmenduri, i dehuri dhe fëmija e vogël që nuk është e vetëdijshme për atë që bën.
    2. Të jetë musliman.

     

    A lejohet ngrënia e shtazës së therrur nga jomuslimani?

    1. a) Nëse jomuslimani është nga ithtarët e librit (të krishterët dhe çifutët) atëherë është i lejuar. Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe ushqimi i atyre që u është dhënë libri (të krishterët dhe çifutët) është i lejuar për ju…” (Maide, 5)

    Buhariu thotë se  Ibën Abasi  ka thënë se qëllimi në këtë ajet “ushqimi i tyre”është ajo që e therin.[1]

    Nëse ithtari i librit nuk e përmend emrin e Allahut, a lejohet ushqimi  i tij?

    Në qoftë se nuk e dimë, a e ka përmendur apo jo, atëherë lejohet, në bazë të ajetit të mësipërm.

    Nëse e dimë të sigurtë se nuk e ka përmendur emrin e Allahut,  atëherë te dijetarët ka mospajtim dhe e verteta është se nuk lejohet,  për shkak se përmendja e Allahut gjatë prerjes është kusht. [2]

    Atë që është e nevojshme të përmendim këtu është edhe  ajo se nuk e kemi obligim të pyesim se si e kanë prerë ithtarët e librit kafshën, a e kanë përmendur emrin e Allahut apo jo.[3]

    Nëse përmend emrin e dikujt tjetër qoftë idhull apo profet (p.sh: Isait) atëherë nuk lejohet.

    1. b) Nëse jomuslimani është ateist apo idhujtar, atëherë prerja e tyre është e ndaluar. Argument për këtë është ajeti i lartëpërmendur ku lejon vetëm prerjen e ithtarëve të librit. Gjithashtu, mund të argumentojmë me hadithin e Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) kur është pyetur se çfarë është dispozita për adhuruesit e zjarrit (idhujtarët) ai ka thënë:“Vendosini atyre dispozitën e ithtarëve të librit ( për marrjen e xhizjes), përveç ngrenies së mishit të tyre dhe martesës me ta.”[4]

    Kushti i dytë:

    Të bëhet therja me mjete të mprehta (të rrjedhë gjaku).

    Kushtëzohet që mjeti të mos jetë prej dhëmbi, thoi apo kocka.

    I Dërguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: “Ushqehu me atë (prerje) që e rrjedh gjakun, perveç mos të jetë (mjeti) nga dhëmbi dhe thoi”[5]

    Kushti i tretë:

     Të bëhet prerja e pjesëve në fyt që të rrjedhë gjaku.

    Janë katër gjëra në fyt që priten gjatë therjes: kanali ku shkon ajri, kanali ku shkon ushqimi dhe dy kanale të gjakut. E mjaftueshme është që të priten tri nga këto katër kanale.

    Shejh Muhamed Salih Uthejmin thotë se mjafton edhe nëse priten vetëm dy kanalet e gjakut, me argumentin se Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Ushqehu me atë prerje që rrjedh gjaku…” e rrjedhja e gjakut bëhet me prerjen e këtyre kanaleve.

    Kushti i katërt:

    Përmendja e emrit të Allahut para prerjes.

    Allahu i Lartësuar thotë: “Ushqehuni nga ajo që është përmendur emri i Allahut!”

     

    Përgatiti: Alaudin Abazi

    [1] Shiko “ Mugni muhtaxh” IV, f. 467

    [2] Shiko “Eletime ue ahkamu sejdi ue dhekat” Salih el Feuzan,  f. 120.

    [3] Shiko “Ahkam udhije e dhekat” Muhamed ibën Uthejmin, f. 16.

    [4] Transmeton Bejhakiu.

    [5] Buhariu dhe Muslimi.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Dija Online

    Related Posts

    “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara
    14-03-2023

    “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

    11-03-2023

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    10-03-2023

    Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)

    09-03-2023

    Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit

    20-12-2014

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    23-09-2014

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    23-09-2014

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    12-07-2014

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    • Fetva
    23-02-2023

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    08-02-2023

    Tërmeti, frikësim dhe mësim

    27-10-2022

    Mjerë për ata që falen…!

    16-09-2022

    Kthejani të drejtën atyre që u takon!

    • Studime
    28-02-2023

    Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

    17-03-2018

    Kurani dhe Menaxhmenti

    07-02-2018

    Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

    31-01-2018

    E vërteta rreth martesës “mut’a”

    • Edukim
    14-03-2023

    “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

    11-03-2023

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    23-02-2023

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    14-02-2023

    Çka nëse (s’)lexojmë?

    Copyright © 2023 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.