Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi ka ngritur kërkesën e banorëve të Rugovës për t’u bërë komunë.
Thaçi tha se ditë më parë ka qenë në këtë lokalitet dhe ka dëgjuar hallet e këtyre banorëve, që kanë qenë gjithmonë mbrojtës të kufirit, raporton RTK.
Kreu i Qeverisë, kërkoi nga ministri i ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal që t’i kryej të gjitha veprimet e nevojshme në këtë drejtim që t’i përgatis të gjitha aspektet procedurale dhe teknike për formimin e komunës së Rugovës.