Është arrestuar i dyshuari mashkull Kosovar/Shqiptar, pasi që i njëjti duke e keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht e ka futur me dhunë viktimën femër në veturën tij civile të tipit BMW X5.
Rasti ka ndodhur dje pasdite në Gjakovë, raporton Indeksonline.
Pas hetimeve intensive të zyrtarëve policor, i njëjti është ndaluar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Njësiti i hetimeve është duke u marrë përkitazi me rastin.